12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8504

Eksperti anglez: Mosha për të kryer marrëdhënie seksuale duhet të ulet në 15 vjeç

0

cifti martesorSipas një eksperti, të kryesh marrëdhënie seksuale në moshën 15-vjeçare duhet të jetë e ligjshme.

Profesori John Ashton, President i Fakultetit të Shëndetit Publik në Britani thotë se mosha aktuale për të kryer marrëdhënie seksuale është “jashtë mode”.

Profesor Ashton është duke bërë thirrje për një debat publik mbi këtë çështje. “Pikëpamja ime është që kjo moshë të ulet në 15 vjeç, por kjo nuk mund të bëhet në qoftë se publiku nuk e mbështet idenë, dhe për këtë duhet të merret një mendim i opinionit publik”, tha John Ashton për ‘Sunday Times’.

“Unë personalisht nuk do të argumentoja për moshën 14-vjeçare, por për moshën 15 vjeç. Duke bërë këtë, njerëzit do të mund të organizojnë në mënyrë të ligjshme shërbime për të plotësuar nevojën”, vazhdon argumentimi i Profesor Ashton.

Sipas shifrave zyrtare, 1/3 e adoleshentëve kryejnë marrëdhënie seksuale përpara se të arrijnë në moshën 16-vjeçare.

Lista përfundimtare e votuesve certifikohet më 28 maj

0

Listat e votimitLista përfundimtare e votueseve do të certifikohet më 28 maj. Të drejtë vote kanë 1 milion e 778 mijë e 633 persona, në mesin e tyre edhe 7176 qytetarë serbë që jetojnë jashtë Kosovës. E në këtë listë janë futur edhe gati tetë mijë persona që nuk kanë shtetësi kosovare.

MPB-ja ka sqaruar se të gjithë këta persona janë verifikuar në librat amëz, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi, e ka arsyetuar përfshirjen e këtyre personave në këtë listë, për shkak të rrethanave politike.

Analisti Selatin Kllokoçi nuk sheh rrezik nga certifikimi i një liste të tillë, që përfshin persona që s’kanë shtetësi.

Zyrtarët e Sekretariatit të KQZ-së, së bashku me ata të OSBE-së, gjatë ditës së premte dhe së shtunës kanë qenë për vizitë në Serbi.

Alessandra Ambrosio: Të kesh një trup perfekt nuk është gjithçka

0

AlessandraAmbrosioAlessandra Ambrosio parakaloi në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë në premierën e ‘Two Days, One Night’.

Modelja 33-vjeçare dukej super tërheqëse me bizhuteri nga Chopard dhe një fustan nga Versace që kishte një të çarë të konsiderueshme që nxirrte në pah këmbët e saj elegante dhe super të tonifikuara.

Alessandra Ambrosio është një ndër modelet më të bukura, por për vajzën e saj dëshiron që të rritet konfidente dhe të kuptojë që pamja e jashtme nuk është gjëja më e rëndësishme. Alessandra është nënë e 2 fëmijëve Anja dhe Noah përkatësisht 5 dhe 2 vjeç.

AlessandraAmbrosio-festivali kanitNë një intervistë për revistën “Self”, modelja thotë: “Të kesh një trup perfekt nuk është gjithçka. Dëshiroj që vajza ime të jetë e edukuar dhe shumë e disiplinuar. Një pamje dhe një trup perfekt nuk e bën një njeri më të mirë. E gjitha ka të bëjë me të vetëndjerin konfident”.

Gjatë intervistës për revistën “Self”, ëngjëlli i Victoria’s dha këshilla sesi të kesh një fizik që të bën të ndjehesh mirë dhe gjithashtu foli edhe mbi regjimin e saj në fitnes.

Familjarët e të pagjeturve, të premten shkojnë në Rashkë

0

Rashka-gjenocidi serbFamiljarë dhe anëtarë të komisionit për të pagjeturit janë paraqitur sot para mediave. Të parët kanë bërë të ditur se të premten do të shkojnë në Rashkë të Serbisë për të parë nga afër se deri ku është arritur me punimet, ndërkaq të dytët apelojnë tek mediat për kujdes në raportime, në mënyrë që të mos sjellin huti tek familjarët.

Familjarët e të pagjeturve, të premten do të shkojnë edhe një herë në Rashkë të Serbisë për të parë nga afër se deri ku kanë shkuar punimet. Kështu deklaruan anëtarë të komisionit për të pagjeturit. Ata kërkuan nga mediat që të kenë kujdes në raportim dhe të mos përsëritet rasti i javës së kaluar kur u raportua kinse për një varrezë masive në një fshat të Gjakovës, pa u konfirmuar paraprakisht nga ekspertët, sepse të tilla informacione të paverifikuara ndikojnë keq te familjarët.

“Na jemi për transparencë mirëpo familjarët goditen nga lajme të tilla sepse ajo shpellë në Gjakovë mund të ketë eshtra qe nuk janë me origjinë njerëzore d.m.th tek kur ta japin informatën ekspertët ne mund të japim informacionin”, tha Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për të zhdukurit, transmeton RTK.

Në anën tjetër, përfaqësues të familjarëve kanë shprehur pakënaqësi me punën e ngadalshme në Rashkë, duke shtuar se nuk janë marrë disa mbetje mortore, edhe pse ato dolën në sipërfaqe. Por drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërrxhaliu, mohon një gjë të tillë, duke bërë të ditur se atje është duke u punuar, dhe se nuk ka mbetje mbi dhe. Gërxhaliu tutje sqaroi se deri më tani janë larguar me mijëra metra kub, por që hapësira ku po groposet është shumë e madhe.

“Asnjë pjesë nuk ka mbet kockore jashtë, por janë largu me shtresa kur të vini të premten e shihni. Tash jemi në atë fazën me brusha të jemi të qartë janë duke punuar edhe 2 eskavator. Jemi në pjesët anësore janë duke largu me mijëra kubik dhe kur të vini të premëtn keni me pa qafrë pune është duke u bërë aty”, tha Gërxhaliu.

Gjetaj ka bërë të ditur se për vitin 2014 janë të lokalizuara36 vende ku dyshohet për varreza masive, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

EULEX: Nuk ndryshohet vendimi i gjykatës, sundimi i ligjit nuk negociohet

0

EULEX-kosoveEULEX-i vazhdon të ndihmojë autoritetet e Kosovës lidhur me situatën e zhvilluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Urdhri i gjykatësit lidhur me transferimin e të gjithë të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, përgjatë periudhës kur do të mbahen seancat gjyqësore, nuk ka ndryshuar dhe është në fuqi, thuhet në një kumtesë të EULEX-it.

“Ne jemi të bindur se ashtu siç është planifikuar, seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor do të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Qëllimi i misionit është mos lejojë përshkallëzimin e situatës. EULEX-i do të ndihmojë autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës me vëzhgues policorë shtesë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kohës sa të pandehurit janë atje. Mision thekson edhe një herë se sundimi i ligjit nuk është i negociueshëm”, thuhet në kumtesë.

E parezistueshmja Amy Childs

0

amiAjo është një nga femrat më seksi në Britaninë e Madhe dhe për këtë arsye përpiqet që ta shfrytëzojë sa më shumë seksualitetin e saj.

Bëhet fjalë për yllin e televizionit Amy Childs, e cila nuk lë rast pe ekspozuar hiret e saj.

Këtë gjë ka bërë edhe ditën e djeshme, teksa 23-vjeçarja është shfaqur mjaft provokuese në Dubai.

UPZ demanton LDK-në

0

UPZ-objektiMenaxhmenti i UPZ-së ka demantuar akuzat që LDK-ja i ka bërë në drejtim të këtij institucioni.

“Reagimi i LDK-së rreth vizitës dhe ligjëratës së Kadri Veseli nuk është aspak parimor. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është institucion akademik apolitik. Ligjëratat e liderëve politik janë të mirëpritura, si çdo kund në botë”.

“ Sot mbajti një ligjëratë me temën “Integrimet Evropiane dhe sfidat drejt saj” edhe zv.kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, si lider politik dhe ekspert në fushën e integrimeve evropiane, i cili është para përfundimit të doktoraturës në Universitetin e Lubjanës. Pjesëmarrja e studentëve ishte në bazë të vullnetit të lirë”

“Universiteti Publik “Ukshin Hoti” është i hapur për bashkëpunim për të gjitha subjektet pa përjashtim”./PrizrenPress.com/

 

Enver Hoxhaj ikë nga debati i lexuesve të bibliotekës në Prizren

0

Hoxhaj-foto-e1400689485651Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dëshmuar dje se mbi të gjitha i intereson mbledhja e votave, dhe jo hallet e vërteta të qytetarëve.
I pari i diplomacisë kosovare të martën ka qëndruar në Prizren, ku i ka realizuar disa vizita dhe takime me qytetar, e njëra ndër to ka qenë ajo në Bibliotekën e qytetit.

Siç ka mësuar Gazeta Blic, Hoxhaj, e ka shfrytëzuar “fund e krye” takimin me lexues për të bërë fushatë, ndërsa ka braktisur takimin vetëm pak qaste pasi ata kanë filluar t’i shfaqin pakënaqësitë dhe kërkesat që qyteti i Prizrenit të ketë një bibliotekë më të mirë, e cila ofron kushte më të mira për lexim.

Njëri nga qytetarët e pranishëm në takimin me ministrin Hoxhaj, që në fakt ishte njëri nga lexuesit që u përfshi në bisedë ka treguar se si Hoxhaj ka ikur nga debati në momentin kur kanë filluar kërkesat për një bibliotekë të re në qytet.

“Dje në bibliotekën q qytetit të Prizrenit edhi ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, së bashku me katër këshilltar dhe një fotograf për të bërë fushatë në bibliotekë. Diskutuam pak, kur u futëm në tema që na interesoje neve si lexues të bibliotekës, pra për ndërtimin e një biblioteke, ai u zgjua dhe e la debatin”, ka treguar ai.

Ky person, që nuk ka dashur t’i bëhet i ditur identiteti ka treguar më tutje se ish-ministri i Arsimit e ka parë me “sytë e tij” se ku mësojnë lexuesit e Prizrenit, siç ka thënë ai, në një dhomë mbi pesëdhjetë veta.

“Edhe pse disa herë kemi kërkuar të na ndërtohet, bile e kemi bërë edhe një peticion, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, e çka është më e keqja kemi bërë peticion të na e sjellin një mirëmbajtëse të cilën Biblioteka nuk e ka, e ndodhë shpesh që vetë lexuesit dhe punonjësit e bibliotekës ta pastrojnë vendin. Besoi që një qytet i Prizreni e meriton një bibliotekë”, ka thënë ai.
Faktin se ka qenë në Prizren, dhe se është “fotografuar” në Bibliotekë, ku ka bërë fushatë, e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Jashtëm, Hoxhaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj, ka treguar se ka qëndruar në Prizren, ndërsa si “dëshmi” ka postuar disa foto.

“Në Prizren vizitova Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Bibliotekën e qytetit dhe American Corner, institucione të cilat i ofrojnë shumë qytetit, të rinjve e veçmas studentëve. Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj më informoi për veprimtarinë, fondin e librave dhe numrin e lartë të frekuentimit nga lexuesit. Jo vetëm në bibliotekën e qytetit, por edhe në American Corner takova studentë entuziastë të cilët janë të interesuar për më shumë hapësirë, libra dhe bursa studimi. U thashë se Misioni i Ri është në shërbim të të gjithëve e veçmas të rinjve për tu arsimuar dhe punësuar në qytetin dhe vendin e tyre”, përfundon postimi i tij./Gazeta Blic/

Rosie Huntington mrekullon në setin fotografik

0

Rosie HuntingtonSeti fotografik që modelja Rosie Huntington ka bërë për “V Magazine” e shfaq tejet sensuale për sezonin veror.

Në këto foto 27-vjeçarja mban veshje të Prada, Celine, Saint Laurent dhe Gucci të stiluara nga Mel Ottenberg. Nëpër foto ajo pozon gjysmë e zhveshur dhe shumë provokuese.

Rosie ka thënë më parë që kurrë nuk do të pozonte nudo për çfarëdo lloj shume të mundshme sepse sipas saj imazhe të tilla shpesh herë nxirren jashtë kontekstit dhe mund të keqpërdoren.

Gjithashtu, Rosie Huntington është shprehur se preferon më shumë të sfilojë për “lingerie” sesa për veshje.

“Kur nisa për herë të parë rrugën e modës kisha shumë besim në vete. Isha e hapur për çdo gjë. Më pas, gjatë adoleshencës fillova të bëhem më pak e sigurtë”. Nuk ishte aq e mrekullueshme sa unë mendoja. Dikush më sugjeroi që mund të bëhesha modele, por një nga agjentët më thirri mënjanë duke më thënë që kjo gjë nuk ishte punë për mua. Por, një vit më vonë u riktheva sërish, ku mora dhe punën time të parë”, tha Rosie.

Armand Shkullaku: Çelësi i Qeverisë së ardhshme në duart e Ramushit

0

ArmandShkullaku-kolumnistFakti që AAK nuk po shpreh preferencë për njërën ose tjetrën parti apo që Haradinaj ka refuzuar takime me prapavijë elektorale me liderët e partive të tjera, dëshmon se ata kanë lënë të hapur mundësinë për koalicion si me PDK ashtu dhe LDK. Pra me shumë gjasë, AAK do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Gazetari nga Tirana, Armand Shkullaku, flet për Express.
Express: Cili është vlerësimi juaj për fushatën zgjedhore, deri më sot?

A. Shkullaku: Fushata zgjedhore deri më sot për mendimin tim ka dy elementë që mund të veçohen. Së pari bie në sy një përpjekje e partive politike për ta vendosur debatin në çështje konkrete e të prekshme për qytetarët dhe jo në zhurmë e akuza për kundërshtarin politik. Deri tani, me ndonjë përjashtim të rrallë, fushata ka qenë pozitive dhe e përqendruar në tema jetësore si punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ka një debat për mënyrën e taksimit, krijimin e vendeve të punës, energjinë dhe zhvillimin e prodhimit vendas. Së dyti, për herë të parë kemi një fushatë të një stili tjetër, të cilën po përpiqet ta zhvillojë kryetari i PDK Hashim Thaçi. Jo vetëm konventa e stilit amerikan që pamë të martën, por edhe shumë aktivitete të tjera të Thaçit, janë një risi dhe ndryshim i madh për politikën e ngurtë në Kosovë. Jam i sigurt se ky stil fushate do të bëhet dominues në fushatat e ardhshme. Se sa efikas do të jetë këtë herë për kryeministrin Thaçi, kjo do të shihet në 8 qershor.

Express: A mendoni që Partia e Dytë më e madhe në vend është duke u dëshmuar mjaft e përgatitur për ta sfiduar Partinë më të madhe në vend, PDK’në?

A. Shkullaku: Është e lehtë ta kritikosh LDK në këtë aspekt sepse realisht ka bërë shumë pak për të sfiduar PDK-në. Nëse ndjek fushatën në Kosovë, ke përshtypjen se Thaçi është opozita që gjakon pushtetin dhe Isa Mustafa ai që po e ruan atë. Po të shohësh edhe fotot nga dreka Mustafa-Pacolli, kjo bindje të përforcohet dhe më shumë. Duket sikur LDK i ka varur shpresat për fitore në konsumimin e qeverisjes dhe në ndonjë rrjedhje të mundshme të votave të PDK tek nisma e Limajt. Vetë po bën shumë pak për t’u shndërruar në një forcë politike që gjeneron ndryshim. Isa Mustafa nuk mundi ta hapë plotësisht partinë dhe ta furnizojë atë me gjak të freskët. Në këtë mënyrë LDK kontraston jo vetëm me fuqinë e partisë në pushtet por edhe me parti të tjera të opozitës që janë shumë më energjike në kërkim të ndryshimit politik në vend. LDK ngjan më shumë me një alternativë që mund t’i mbetet pushteti në dorë se sa me një alternativë të pushtetit.
Express: Si i konsideroni lëvizjet e PDK’së drejt një flirtimi me partinë kryesore religjioze në vend, Partinë e Drejtësisë?

A. Shkullaku: Lëvizje me sfond të pastër elektoral që synon maksimalizim të votave në 8 qershor. Nuk shoh ndonjë lidhje tjetër mes këtyre dy partive, pavarësisht se kryetari PD ka qenë për një kohë të gjatë ministër në kabinetin e Thaçit.
Express: A konsideroni se një qasje e tille do t’i lëkundë themelet e shtetit tonë sekular, kur dihet se eksponent të kësaj partie kanë qenë mjaft kritik ndaj figurave kombëtare, si Nënë Tereza dhe Skënderbeu?

A. Shkullaku: Nuk besoj se një koalicion për një grusht votash më shumë do të lëkundte themelet e shtetit laik. Për më tepër që eksponentë eksibicionistë që kërkojnë të dallohen duke u marrë me figura të rëndësishme të historisë, ka patur gjithnjë, por nuk kanë lënë asnjë gjurmë në kohë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se politika në Kosovë, nuk duhet të jetë e kujdesshme për të mos lënë shtigje hapur që feja të penetrojë në vendimmarrjen shtetërore. Këto gjëra janë dhe duhet të mbeten të ndara.
Express: Cili do të jetë roli i AAK’së në këto zgjedhje, kur tashmë dihet se formimi i çfarëdo qeverie do të varet prej votave të këtij subjekti politik?

A. Shkullaku: Mendoj se do të jetë një rol kyç. Nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i qëndrojë parimit të saj për të mos bërë koalicion me establishmentin aktual politik, roli vendimtar mund të jetë për AAK’në. Haradinaj ka shumë gjasa të ketë në dorë çelësin për të hapur derën e qeverisë së ardhshme. Kjo po duket edhe gjatë kësaj fushate, ku AAK po kujdeset të jetë e barazlarguar nga të dyja partitë e mëdha, duke ruajtur kështu të drejtën për negociata pas zgjedhore me to, në varësi të rezultatit. Fakti që AAK nuk po shpreh preferencë për njërën ose tjetrën parti apo që Haradinaj ka refuzuar takime me prapavijë elektorale me liderët e partive të tjera, dëshmon se ata kanë lënë të hapur mundësinë për koalicion si me PDK ashtu dhe LDK. Pra me shumë gjasë AAK do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Express: Një numër i konsiderueshëm i analistëve po flasin për mundësinë që Haradinaj të zgjidhet Kryeministër i vendit pas zgjedhjeve, si e konsideroni ju një mundësi të tillë?

A. Shkullaku: Tani asnjëherë nuk mund të thuash jo ose po me siguri, aq më tepër në Kosovë ku kanë ndodhur koalicione nga më të panatyrshmit. Haradinaj kryeministër do të varej në radhë të parë nga numrat që vetë AAK do të kishte në parlamentin e ri sepse në bazë të tyre do të imponohej edhe në negociatat paszgjedhore. Por unë mendoj se për AAK nuk është aq jetik posti i kryeministrit se sa rritja e peshës së saj politike, që vitet e fundit ka rënë ndjeshëm. Deri tani, gjatë këtyre ditëve të fushatës, Haradinaj po dëshmon se ka vullnetin dhe dëshirën për ta ringritur partinë e tij. Nëse ai do të bëhej kryeministër, kjo mendoj se mund të ishte më shumë produkt i konjukturave politike se sa i rezultatit zgjedhor.