15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Mustafa e Pacolli do të takohen rregullisht

pacolli mustafaIsa Mustafa dhe Behgjet Pacolli janë takuar disa herë para përfundimit të afatit për paraqitjen e listave për kandidatët për deputetë.

Takimet nuk kanë qenë të frytshme. Ato nuk e kanë prodhuar qëllimin për të cilin janë mbajtur e që ka qenë garimi në koalicion më 8 qershor. Por, dy liderët janë marrë vesh për diçka të pazakontë. Deri në ditën e zgjedhjeve, ata në suaza të rregullta do t`i bëjnë konak njëri-tjetrit.

Pas takimeve edhe Mustafa e edhe Pacolli do të flasin për harmonizim të programeve dhe bashkëqeverisje pas 8 qershorit. E gjithë kjo ndërmarrje thuhet se ka për qëllim mobilizimin e elektoratit rugovian.

Analisti Donik Sallova ka thënë për Tribunën se nga takimet do të përfitojnë të dyja partitë.
“Takimet u shërbejnë të dy partive. LDK-ja ka një tendencë që me e kriju një përshtypje në elektorat se tashmë e kam marrë primatin dhe po i afron partitë aleate, përfshirë këtu edhe AKR-në. Mirëpo, LDK-ja ka dështuar që ta fusë AKR-në në listën e saj sepse në një rrethanë të tillë atëherë besoj se do ta kishim të ditur paraprakisht fituesin e zgjedhjeve e që do të ishte koalicioni LDK-AKR. Do të ringjallej elektorati i fjetur dhe në këtë rast gara veç do të ishte përcaktuar”, ka thënë Sallova.

Më Shumë

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Lajmet e Fundit