14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8505

Veseli ligjeron para studetëve të UPZ-së

0

kadri-veseliNënkryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të UPZ-së me temën “Integrimet Europiane dhe sfidat drejt saj”.
Ai para studentëve foli për zgjerimin BE-së

“Në kohën kur të gjithë vendet mendonin të integroheshin në BE, vendit tonë ju imponua lufta për pavarësi”, tha Veseli.

“Sot ky shtet i ri , po punon të investojë në infrastrukturë në të gjitha fushat për të trasuar rrugën drejt BE-së”.

Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputet në kuvendin e ri të Kosovës , kanë vizitur edhe thertoren e qytetit.

Më pas nënkryetari i PDK-së dhe ekipi i tij, i bënë një vizitë edhe QKMF-së së Prizrenit, ku nëpërmjet një dokumentari , u njohën me sukseset që ka arritur ky institucion shëndetsorë.

“Kabineti i Hashim Thacit, do të vazhdojë investimet në këtë sector”.

Vizita e nënkryetarit të PDK-së ka përfunduar në degën e këtij subjekti në Prizren, ku PDK-së së Prizrenit, iu bashkangjitën 124 të rinjë”./RTK/

 

Në Vërmicë të Malishevës, filloi hapja e rrugës, ndërsa në Gollubovc asfaltimi

0

rruga vermic ne malishevSot në fshatin Vërmicë, përkatësisht në lagjen e Ukajve, ka filluar zgjerimi dhe ndërtimi i rrugës, për rreth 40 shtëpi që jetojnë në këtë lagje, e që sipas banorëve të lagjes, për herë të parë, po e shohin dorën e shtetit në këtë pjesë. Në fillimin e punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtori për urbanizëm, Urim Kastrati dhe zyrtar tjerë komunal.

“Ne e kemi dhënë një premtim për rregullimin e kësaj rruge, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës dhe këtë po e bëjmë. Ndërtimi i rrugës do ta t’jua lehtësoj qarkullimin e banorëve të kësaj lagje dhe lidhjen e lagjes jo vetëm me fshatin, por edhe me qendrën komunale” tha mes tjerash nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, duke i uruar banorët për fillimin e punimeve në këtë rrugë.

Nga ana tjetër, banorët e kësaj lagje dhe të fshatit Vërmicë, pasi falënderuan komunën për angazhimin e saj në ndërtimin e rrugës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve të kësaj lagje, tha se “për herë të parë po e ndiejnë dorën e shtetit në raport me krijimin e kushteve më të mira për jetën e tyre”.

Lagjja e Ukajve është njëra nga lagjet e fshatit Vërmicë, ka qenë e ndarë nga fshati për shkak të rrugës dhe ka një konfiguracion të veçantë dhe natyrë shumë piktoreske. Ndërtimi i rrugës së gjatë 1 835 metra, u mundësua nga buxheti komunal i Malishevës.

Po ashtu sot në fshatin Gollubovc, ka filluar edhe asfaltimi rrugës në njërën pjesë të fshatit, me një gjatësi prej 900 metrave. asfaltimin e rrugës në këtë fshat sot e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ku është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve dhe i ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës.

Peçan, Suharekë: Grushtohen për top

0

topi me flamur te kosovesGjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Peçan të Suharekës. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se rrahja ka ndodhur në kohën sa ishin duke luajtur me top.

“Rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Peçan-Suharekë, ka ndodhur një rrahje ne mes te dy grupeve,rrahja ka ndodhe deri sa disa qytetar ishin duke lozur futboll ku kanë qenë të përfshirë së paku 6 persona të dyshuar”.

“Gjatë rrahjes nga grushtimet janë lënduar dy persona”.

“Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka nderrmarr te gjitha masat e duhura ligjor lidhu me rastin dhe ka kuptuar se dikush nga të dyshuarit ka poseduar një kallashnikov ‘AK 47’ dhe një karikator me 12 fishk te Cal. 7.62 mm si dhe një gëzhojë”.

“Policia i ka shoqëruar të dyshuarit në stacionin e policisë ne Suharekë. Në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që dy të dyshuar K G i datëlindjes 1990 dhe M F i datëlindjes 1987 janë ndaluar për 48 ore për procedura te ma tutjeshme ligjore”. /PrizrenPress.com/

BD: I dënuari Ramadan Muja, instalon masa të dhunshme si në kohën e Milloshoviqit

0

BD.2Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën për instalimin e masave të dhunshme dhe emrimin me ushtrues të detyrës të disa shkollave me militant të PDK-së në këtë qytet.

“Në vazhdën e metodave Makiaveliste dhe trysnisë që po bën PDK-ja në prag të zgjedhjeve lokale, i dënuari për krim dhe korrupsion Ramadan Muja sot vazhdoi instalimin e masave të dhunshme me dekret si në kohën e Millosheviqit duke i shkelur ligjet ne fuqi dhe udhëzimet administrative të DKASH-së, me ç’rast emeroi ushtrue detyre të shkollave njerëz analfabet dhe militant partiak”, thuhet në komunikatë të BD-së.

“Bashkimi Demokratik edhe më herët ka denoncuar publikisht shkeljet ligjore që janë bërë me rasitin e hapjes së konkursit për drejtor në kundërshtim me udhëzimin administrativ 8/2014 ku për fat të keq organet kompetente nuk kanë reaguar dhe me këtë rast i bëjmë thirrje drejtëpërdrejt kryeprokurorit në Prizren z. Sylë Hoxha mos të bëhet i shurdhur dhe i verbër para thirrjeve tona për shkeljet e rënda që po ndodhin nga zyrtarët komunal dhe i dënuari Ramadan Muja. Në gjithë këto shkelje të rënda që po ndodhin na befason indiferenca e Zyrës Regjionale të Iinspektoratit të Arsimit të cilët edhe pse kanë qenë të njoftuar për shkeljet që po ndodhin kanë treguar servilitet ekstrem ndaj pushtetit diktatorial të PDK-së në Prizren”.

“Zgjedhjet, përzgjedhjet dhe emërimet në këtë kohë kur pritet vendi të hyjë në zgjedhje janë sinjale shqetësuese se bandat parapolitike të Hashim Thaçit në Prizren duan ta dëmtojnë rëndë procesin demokratik në të cilën pritet të kaloj Kosova”/PrizrenPress.com/

 

 

 

LDK: UPZ qendër e propagandës së PDK-së

0

UPZ 45Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka akuzuar PDK-në se po e përdorë për propagantë Universitetin Publik të Prizrenit.

“Në ditët e fundit Universiteti i Prizrenit është bëre arenë e propagandës së PDK-së”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Sot në ambientet e UPZ-së për fushat parazgjedhore ishte i dënuari Ramadan Muja , bashke me shefin e tij Kadri Veselin. Edhe me skandaloze është fakti që menaxhmenti i Universitetit te Prizrenit, i detyron studentët të lëshojnë sallat e mësimit, në mënyrë që të masivizohet me studentë vendtakimi elektoral i PDK-së”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren , shpreh shqetësim lidhur me skandalet e njëpasnjëshëm në Universitetin e Prizrenit”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren , i bënë thirrje që të zhvillojmë një fushate parazgjedhore të qetë dhe korrekte, poashtu ne si LDK bëjmë thirrje që politika të rrijë larg institucioneve shkollore”./PrizrenPress.com/

Universiteti i Tiranës, nderoi Limajn me çmimin “Doktor Honoris Causa”

0

limaj ne tiranUniversiteti i Tiranës ka nderuar sot me titullin Doktor ‘Honoris Causa’ politikanin kosovar Fatmir Limaj për kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës dhe krijimin e shtetit të ri. Ky titull iu dorëzua Limajt, nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

“Ky është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime, për fakti se jam në një vend ku jam rritur”, tha Limaj në nisje të fjalës së tij.

Duke e kthyer vëmendjen tek lufta, Limaj kujtoi të gjitha sakrificat e popullit të Kosovës për mbijetesë, Limaj tha se “Nuk kujtoja që do dilnim faqebardhë”.

“Kur kthej kokën mbrapa rrëqethem po ja ku jemi të gjithë së bashku më të lirë e të bashkuar se kurrë. Fituam si komb”, tha Limaj.

Ndërsa duke komentuar akuzat për krime lufte, Limaj u shpreh se, “Nuk ngurova të dal para gjykatës së Hagës, dëshmova se lufta jonë ishte luftë për vetëmbrojtje e çlirim. Nuk ngurova të dëshmoj që kauza jonë ishte e drejtë”, tha ai.

Limaj u vlerësua për kontributin e tij që prej viteve studentore për lirinë e Kosovës, si udhëheqës i formacioneve të UCK, se ka mbrojtur moralin e UCK, duke u shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte. Ai tregoi në Hagë se lufta e popullit shqiptar ishte e drejtë, luftë e një populli që iu nënshtrua genocidit.

Ai u vlerësua ndër të tjera si një nga deputetët më të votuar në Parlamentin e Kosovës, një ndër themeluesit e PDK-së, si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë, si dhe negociues për shpalljen e pavarësisë. Ndërsa si jurist ai u vlerësua për kontributin në krijimin e shtetit të së drejtës.

Haradinaj në Prizren: AAK premton mbrojtje shëndetësore

0

ramush haradinaj, drejtimi i riLideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se do të punojnë që Kosovës t’i kthejnë lajme te mira dhe sektorët veç e veç t’i kthejnë në suksese. Ai ka premtuar që qytetaret do ta kenë mbrojtjen shëndetësore gjithkund dhe asnjë qytetarë nuk do të ndihet i diskriminuar.

AAK zotohet se do te krijojë sistem shëndetësor të implementuar.

Talat Gjinolli, kandidat për deputet i AAK-së, ka thënë se do të sigurojnë mbrojtje shëndetësore, do të krijon shëndetësi të cilësisë së lartë dhe do t’i shpërblej punëtorët për punën e tyre.

Ndërsa, Fetije Huruglica, ka thënë se Aleanca do te hartojë planprograme shtesë për studime posdiplomike për infermieret.

Udhëheqësit e AAK-së këto premtime i bënë sot në Prizren gjatë shpalosjes së programit të tyre qeverisës ‘Drejtimi i Ri’

DokuFesti fton qytetarët të krijojnë filma në Kino Prizreni

0

DokuFesti-fton-qytetarët-të-krijojnë-filma-në-Kino-Prizreni-659x320Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar në Prizren, DokuFest, fton entuziastët e filmit që të aplikojnë në edicionin e tretë të Kino Prizrenit,pjesë e Kino Kabaret, që mbahet nga 16 deri më 24 gusht në Prizren.

Të gjithë individët e përfshirë në film në mënyrë profesionale apo për rekreacion, kanë mundësinë të mblidhen bashkë, të realizojnë filma me buxhet të ulët, të cilët më pas shfaqen në kuadër të DokuFest-it.

Kino Kabaret ku bën pjesë edhe Kino Prizreni, është platformë botërore e krijuar në vitin 1999 me 60 degë, në të cilën kineastët mblidhen dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore krijojnë një film kreativ dhe eksperimental.

Sipas njoftimit të DokuFest, për të qenë pjesë e kësaj lëvizje nuk kërkohet as përgatitje profesionale as përvojë në aktrim. Pajisjet, koha dhe talenti ndahen brenda grupit dhe përgjatë një jave intensive xhirohet filmi, i prodhuar pothuajse pa buxhet.

Në edicionin e kaluar të DokuFest-it në Kino Prizreni morën pjesë 22 pjesëmarrës, përfshirë këtu studentë nga Kosova, Shqipëria dhe Tetova. Nga programi dolën 12 filma të cilët u shfaqën edhe në DokuFest, edhe në festivale tjera botërore.

Afati i fundit për aplikim është 20 qershor 2014, ndërsa aplikimi online mund të bëhet në ueb faqen e DokuFestit.

Haradinaj: Arratisja e Lushtakut, Haxhajt e Jasharit, lajm i keq për Kosovën

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar arratisjen nga QKUK të Sami Lushtakut, Ismet Haxhajt dhe Sahit Jasharit. Ai tha se arratisja e tyre është një lajmë i keq për Kosovën.

“Ngjarja e djeshme në QKUK është një lajm i keq për Kosovën”, tha Haradinaj në Prizren,transmeton TVPZ.

Sipas tij, në këtë rast gjykata dhe personat që janë nën masën e arrestit duhet të veprojnë konform dispozitave ligjore.

“Në Kosovë është degraduar i tërë sistemi dhe për këtë arsye AAK ka një vizion të qartë se si ta shërojë Kosovën”, tha Haradinaj./PrizrenPress.com/
….

Arrestohet një femër në Vraniq të Suharekës

0

Prostitution-rrugeNjë femër është arrestuar  nga policia në Suharekë.Arrestimi ka ndodhur në fshatin Vraniq të Suharekës, me c’rast një femër ka përfunduar në pranga.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata,në Vraniq është arrestuar një femër K/Shqiptare, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/