19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8515

Çani: T’ia ngulim Skënderbeut flamurin m’u në b…

0

Arian ÇaniDrejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, Arjan Çani ka patur të ftuar disa persona të komunitetit LGBT, për të përkujtuar ditën e 17 majit.

Lidhur me temën e shumëdebatuar të paradës së homoseksualëve, Çani ka pyetur të gjithë të ftuarit në emision.

Në fund, nga ekzaltimi, ai s’e ka mbajtur veten dhe tha se “të vij dhe unë e t’ia ngulim Skënderbeut flamurin m’u në …”, raporton Dita.

Të ftuarit raaguan ndaj kësaj deklarate të Çanit, duke thënë se nuk duhet të bëjë deklarata të tilla e të mos tallet me simbolet kombëtare.

FSK, gati për nisje drejt Serbisë dhe Bosnjes

0

FSK6-02Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, deklaroi se janë në pritje të ftesës nga ana e Serbisë, apo Bosnjës për të zbarkuar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të ndihmojnë autoritetet e atjeshme për të përballuar situatën e shkaktuar nga vërshimet.

“FSK-ja qëndron e gatshme që t’u ndihmojë të gjithë atyre që kanë nevojë në rajon. Ne jemi të gatshëm, nëse ata kanë nevojë për ndihmën tonë. Është çështje humanitare. Ee, kur është në pyetje çështja humanitare, ne nuk kemi aspak rezerva. Pa marrë parasysh marrëdhëniet në mes vendeve, pa marrë parasysh që nuk na kanë njohur, kur është në pyetje jeta e njerëzve, ne jemi të gatshëm të intervenojmë”, ka thënë ministri Çeku.

Ai ka shtuar se FSK ka potencial dhe resurse për një aksion të tillë. /rdukagjini/

Zyrtare: Dhjetësha e parë e AKR’së, Bajram Kosumi i dyti

0

AKR-new logoAleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit e ka dërguar në KQZ listën me kandidatë për deputetë dhe ua ka përcaktuar edhe numrat.
Kësaj liste i prinë Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli kurse i dyti është ish-Kryeministri Bajram Kosumi.

1. Behgjet Pacolli

2. Bajram Kosumi

3. Violeta Gashi

4. Fadil Ismajli

5. Ibrahim Makolli

6. Fetije Kepuska

7. Bernard Nikaj

8. Dardan Gashi

9. Suzana Novobrdali

10. Arbnor Pula

Mustafa: Sejdiu nuk hyri në listë, por do t’i ndihmojë fitores së LDK-së

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati i saj për kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar të dielën se e ka mirëkuptuar vendimin e ish-Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejidiu për të mos u përfshirë në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë, por ka theksuar se beson në angazhimin e Sejdiut për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit.

“Ju e dini tashmë se ne kemi biseduar vazhdimisht me z.Sejdiu. Edhe dje kam biseduar dhe e kam kuptuar arsyetimin e tij për të mos qenë pjesë e listës për deputetë të LDK-së. Ne ia kemi rezervuar vendin e 4 në listë, sepse në vendin e parë kam qenë unë si kryetar, në të dytin nënkryetari i parë i LDK-së, ndërsa vendi i tretë është i rezervuar për një grua”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se ish-Presidenti Fatmir Sejdiu është figurë e rëndësishme e LDK-së dhe Kosovës dhe, pavarësisht mospërfshirjes së tij në listën e kandidatëve për deputetë, kontributi i tij në fitoren e LDK-së në këto zgjedhje do të jetë i rëndësishëm

Kjo është lista e saktë e kandidatëve të AAK’së për deputetë

0

AAK logoPartia e Ramush Haradinajt publikon listën përfundimtare te kandidateve për deputete ne Parlamentin e Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka dorëzuar dje, në afatin e duhur, listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet nacionale të 8 Qershorit.

1.Ramush Haradinaj
2.Blerim Shala
3.Melihate Termkolli
4.Nexhat Daci
5.Ardian Gjini
6.Donika Kadaj
7.Ahmet Isufi
8.Anton Berisha
9.Laura Kryeziu
10.Ali Lajqi
11.Burim Ramadani
12.Kymete Bajraktari
13.Blerim Kuqi
14.Pal Lekaj
15.Time Kadriaj
16.Ali Berisha
17.Rrustem Berisha
18.Teuta Haxhiu
19.Gazmend Abrashi
20.Besnik Tahiri
21.Meliza Haradinaj
22.Jahja Lluka
23.Gent Begolli
24.Pranvera Dobruna
25.Fatmir Humolli
26.Milazim Abazi
27.Drita Kukaj
28.Smajl Latifi
29.Fehmi Fetahu
30.Vasilika Zotaj
31.Njazi Idrizi
32.Shkelzen Jusaj
33.Burbuqe Bakija
34.Jonuz Salihaj
35.Tome Hajdari
36.Xhenet Syka
37.Talat Gjinolli
38.Xhavit Zariqi
39.Jeta Rafuna
40.Rexhep Kadriu
41.Nike Gjeloshi
42.Arbresha Nallbani
43.Naser Troni
44.Bali Muharremaj
45.Bore Balaj
46.Beke Berisha
47.Sejde Tolaj
48.Fetije Huruglica
49.Lulzim Leci
50.Daut Haradinaj
51.Teuta Durmishi
52.Gani Dreshaj
53.Zenun Halili
54.Drita Curri
55.Zeqir Kiqina
56.Lahi Brahimaj
57.Drita Maliqi
58.Muhamet Kelmendi
59.Esat Peci
60.Xhyljeta Kuçi
61.Luan Jaha
62.Shyqeri Mema
63.Florije Boshnjaku
64.Shkumbin Demalijaj
65.Ismet Abdullahu
66.Magbule Shkodra
67.Enver Gashi
68.Bedri Gashi
69.Ardita Ramadani
70.Refki Bytyqi
71.Nexhmedin Shala
72.Teuta Berisha
73.Hafir Hoxha
74.Basri Lenjani
75.Mejreme Maraj
76.Musa Gjakova
77.Hajdar Sutaj
78.Mirvete Llalloshi
79.Xhemshir Rashiti
80.Pal Cana
81.Vlora Hasani
82.Idriz Selimaj
83.Rifat Lila
84.Zize Pepshi
85.Agim Hazrolli
86.Muhamet Halili
87.Xhevrije Peci
88.Bahri Gashi
89.Remzi Mehmeti
90.Burbuqe Krasniqi – Slishani
91.Mentor Ferizi
92.Naim Çelaj
93.Valdete Bekteshi
94.Fatmir Kastrati
95.Lulzim Kabashi
96.Vjollca Kabashi
97.Xhevdet Duraku
98.Ernest Luma
99.Hamide Gashi
100.Mazllum Kumnova
101.Xhafer Zymberi
102.Shefki Sadriu
103.Hamez Cena
104.Izet Rushiti
105.Kadri Krivanjeva
106.Zenel Kuqi
107.Bujar Morina
108.Hasan Cacaj
109.Hilmi Muqaj
110.Dervish Tahiri

Vetëvendosje premton 300 për qind rritje të buxhetit për shëndetësinë

0

albin kurti me ekipDuke e cilësuar të mjerueshme gjendjen në shëndetësinë kosovare Lëvizja Vetëvendosje angazhohet për një sektor të fortë publik që u përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp, kushtuar shëndetësisë, tha se pacientët janë të pakënaqur me shërbimet shëndetësore në sektorin publik dhe shumë prej tyre orientohen në sektorin privat ose detyrohen të shkojnë për shërim jashtë vendit si pasojë e humbjes së besimit në institucionet vendore.

Sipas tij financimi i këtij sektori do të ketë 300 për qind ngritje të buxhetit. “Mjetet të sigurohen nga Buxheti i Kosovës, fondi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimet private shëndetësore. Ndërkaq, do të ketë edhe transformim institucional. U tha se do të themelohet edhe Agjencisë Shtetërore të Shëndetësisë”, tha ai.

“Do të bëjmë dyfishimin e numrit të inspektorëve shëndetësorë, duke garantuar edhe rritjen e buxhetit të brendshëm të Inspektoriatit Shëndetësor të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Në konferencë folën edhe kandidatët e Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mirsad Shkreta, Jusuf Ulaj, Fatmire Kollçaku dhe Burbuqe Shurdha , të cilët shpjeguan hapat kryesorë që do të ndërmerr Lëvizja.

U fol edhe për funksionalizimin e 7 spitaleve rajonale, si dhe zbatimin e strategjisë legjislative për rimëkëmbjen e shëndetësisë me zbatimin e përpiktë Ligjit për Sistemin Shëndetësor, Ligjit për Sigurime Shëndetësore, Ligjit për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Profesionistëve Shëndetësorë, Ligjit për Sistemin Informativ Shëndetësor, Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore Kombëtare dhe Ligjit për Qarkullimin e Produkteve Medicinale.

Enver Hoxhaj takohet me artistë e këngëtarë të Prizrenit

0

enver hoxha me kengetar te prizrenittNënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, i cili flet edhe si parashikues  ka takuar në Prizren artistë e këngëtarë.

Aty, ka parashikuar forcimin e diplomacisë kulturore.

“Me të gjithë kemi bashkëbiseduar se si ta forcojmë edhe më shumë diplomacinë kulturore. Artistët gjithmonë do ta kenë mbështetjen time”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lexojeni të plotë tekstin e Hoxhajt

Në Prizren pata kënaqësinë të takoj edhe këngëtarët dhe artistët e rinj të këtij qyteti, të cilët kanë shënuar suksese të mëdha.

Këta janë imazhi i gjallë i Prizrenit në botë. Në mesin e tyre ishte edhe Rina Bilurdagu – The Voice of Albania fituese; Mark Marku, që me zërin e tij u bë i njohur në Kroaci; Hekuran Krasniqi, këngëtar dhe kompozitor; Neki Emra [ – Official – ] këngëtar; Burim Hoxha, këngëtar; Besmir Shishko etj.

Me të gjithë kemi bashkëbiseduar se si ta forcojmë edhe më shumë diplomacinë kulturore. Artistët gjithmonë do ta kenë mbështetjen time! E.Hoxhaj

Mësuesja i dha nxënësit ngelës notën më të lartë pasi bëri seks

0

mesusja seksiNjë mësuese 25 vjeçare në Oklahoma akuzohet se bëri seks me njërin prej studentëve të saj së paku dy herë dhe i dha atij një notë të shkëlqyer pavarësisht se vetëm pak muaj më parë, nxënësi qe ngelës.

Mësuesja e një shkolle të mesme i dha nxënësit notën A, (e barabartë me notën 10 në Shqipëri) pasi ata filluan të kenë seks, tha policia.

Policët pretendojnë se çifti filloi të bisedojë jashtë klasës dhjetorin e kaluar dhe patën takimin e parë seksual në mars, pak pasi studenti mbushi moshën 18 vjeç.

Ata bënë seks së paku dy herë – një herë në një liqen pranë shkollës dhe një herë të dytë në një hotel në Tulsa, besojnë hetuesit.

Mësuesja raportohet se dha dorëheqjen në mes të prillit pasi kuptoi se kundër saj qe nisur një hetim i brendshëm i shkollës. Mësuesja e gjuhës angleze raportohe se i ka thënë zyrtarëve se ajo i kishte dërguar mesazhe sms të papërshtatshme adoleshentit, duke folur për seksin. Ajo është akuzuar me përdhunim të shkallës së dytë dhe po ndiqet në liri pasi dha peng 35 mijë dollarë.

Pavarësisht se në Oklahoma mosha minimale për seks është 16 vjeç, ligjet e shtetit sanksionojnë që një mësues nuk mund të ketë marrëdhënie me studentë apo ish-studentë deri sa ata të mbushin moshën 21 vjeç./gazetashqip/

Policia zvicerane: Nuk e kemi arrestuar Sabri Fejzullahun

0

Sabri Fejzullahuu“Sot paradite në aeroportin e Zürich këngëtari Sabri Fejzullahu është arrestuar dhe është vënë nën pranga..” ishte ky lajmi i plasuar dje në disa media kosovare. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër raporton se ka kontaktuar policinë Zürich -ut. Sipas tyre këngëtari kosovar nuk eshte arrestuar në aerportin e Zürich-ut

“Ne nuk dimë se cfare kanë shkruar mediat e juve atje, por një gjë mund t’ju konfirmojmë se dje, ditën e shtune as paradite e as pasdite nuk eshte arrestuar asnjë kosovar, asnjë person me emrin Sabri Fejzuallahu ne aeroportin e Zürich-ut..” ka deklaruar sot për “Presheva jonë” A.W. zyrtar nga policia e kantonit të Zürich-ut që përfshinë edhe aereportin (Flughafen-Zürich) e ketij qyteti.

Madje edhe vet këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptarë Sabri Fejzullahu e ka konfrimuar këtë se “nuk është arrestuar sot e madje nuk e ka pasur as problemin më të vogël me askë e leje më me policinë..”

Vesa Luma dëshiron sexy vikend!

0

VesaLuma-biondeeËshtë duke kaluar ditët më të mira të jetës së saj në krahët e të dashurit Big Basta.

Behët fjalë për këngëtaren Vesa Luma e cila nëpërmjet një fotoje të postuar në profilin e saj në ‘Instagram’ ju ka dëshiruar të gjithëve një sexy vikend ‘’ Wish u sexy weekend 🙂 Loooveee Vesi :)’’ ( Ju dëshiroj të gjithëve një vikend seksi. Ju dua Vesi), ishin fjalët e shkruara nga Vesa.

Ndryshe Vesa para disa ditës ka lansuar këngën e saj, të cilën e ka bërë për vendlindjen e saj Prishtinën. Po ashtu shihet vazhdimisht pranë Big Bastës duke e përkrahur atë, pasi që ai po merr pjesë në festivalin Top Fest.