24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Mësuesja i dha nxënësit ngelës notën më të lartë pasi bëri seks

mesusja seksiNjë mësuese 25 vjeçare në Oklahoma akuzohet se bëri seks me njërin prej studentëve të saj së paku dy herë dhe i dha atij një notë të shkëlqyer pavarësisht se vetëm pak muaj më parë, nxënësi qe ngelës.

Mësuesja e një shkolle të mesme i dha nxënësit notën A, (e barabartë me notën 10 në Shqipëri) pasi ata filluan të kenë seks, tha policia.

Policët pretendojnë se çifti filloi të bisedojë jashtë klasës dhjetorin e kaluar dhe patën takimin e parë seksual në mars, pak pasi studenti mbushi moshën 18 vjeç.

Ata bënë seks së paku dy herë – një herë në një liqen pranë shkollës dhe një herë të dytë në një hotel në Tulsa, besojnë hetuesit.

Mësuesja raportohet se dha dorëheqjen në mes të prillit pasi kuptoi se kundër saj qe nisur një hetim i brendshëm i shkollës. Mësuesja e gjuhës angleze raportohe se i ka thënë zyrtarëve se ajo i kishte dërguar mesazhe sms të papërshtatshme adoleshentit, duke folur për seksin. Ajo është akuzuar me përdhunim të shkallës së dytë dhe po ndiqet në liri pasi dha peng 35 mijë dollarë.

Pavarësisht se në Oklahoma mosha minimale për seks është 16 vjeç, ligjet e shtetit sanksionojnë që një mësues nuk mund të ketë marrëdhënie me studentë apo ish-studentë deri sa ata të mbushin moshën 21 vjeç./gazetashqip/

Më Shumë

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale,...

Albi Shpuza zyrtarisht pjesë e Prizrenit

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Albi Shpuza, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër si përforcim për edicionin e ri. “Nga talentet më të spikatura...

Lajmet e Fundit