24.5 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Policia zvicerane: Nuk e kemi arrestuar Sabri Fejzullahun

Sabri Fejzullahuu“Sot paradite në aeroportin e Zürich këngëtari Sabri Fejzullahu është arrestuar dhe është vënë nën pranga..” ishte ky lajmi i plasuar dje në disa media kosovare. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër raporton se ka kontaktuar policinë Zürich -ut. Sipas tyre këngëtari kosovar nuk eshte arrestuar në aerportin e Zürich-ut

“Ne nuk dimë se cfare kanë shkruar mediat e juve atje, por një gjë mund t’ju konfirmojmë se dje, ditën e shtune as paradite e as pasdite nuk eshte arrestuar asnjë kosovar, asnjë person me emrin Sabri Fejzuallahu ne aeroportin e Zürich-ut..” ka deklaruar sot për “Presheva jonë” A.W. zyrtar nga policia e kantonit të Zürich-ut që përfshinë edhe aereportin (Flughafen-Zürich) e ketij qyteti.

Madje edhe vet këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptarë Sabri Fejzullahu e ka konfrimuar këtë se “nuk është arrestuar sot e madje nuk e ka pasur as problemin më të vogël me askë e leje më me policinë..”

Më Shumë

Nga një pikë që mban shpresat gjallë

Dukagjini dhe Suhareka ndanë nga një pikë në një përballje të rëndësishme për mbijetesë në Superligën e Kosovës. Rezultati 1:1 i la të dyja...

“Krejona” sonte në skenën e teatrit të Prizrenit

Shfaqja "Krejona" do të jetë në skenë sonte në Teatrin e Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren, duke nisur në ora 20:00. E shkruar dhe drejtuar...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit