18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vetëvendosje premton 300 për qind rritje të buxhetit për shëndetësinë

albin kurti me ekipDuke e cilësuar të mjerueshme gjendjen në shëndetësinë kosovare Lëvizja Vetëvendosje angazhohet për një sektor të fortë publik që u përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp, kushtuar shëndetësisë, tha se pacientët janë të pakënaqur me shërbimet shëndetësore në sektorin publik dhe shumë prej tyre orientohen në sektorin privat ose detyrohen të shkojnë për shërim jashtë vendit si pasojë e humbjes së besimit në institucionet vendore.

Sipas tij financimi i këtij sektori do të ketë 300 për qind ngritje të buxhetit. “Mjetet të sigurohen nga Buxheti i Kosovës, fondi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimet private shëndetësore. Ndërkaq, do të ketë edhe transformim institucional. U tha se do të themelohet edhe Agjencisë Shtetërore të Shëndetësisë”, tha ai.

“Do të bëjmë dyfishimin e numrit të inspektorëve shëndetësorë, duke garantuar edhe rritjen e buxhetit të brendshëm të Inspektoriatit Shëndetësor të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Në konferencë folën edhe kandidatët e Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mirsad Shkreta, Jusuf Ulaj, Fatmire Kollçaku dhe Burbuqe Shurdha , të cilët shpjeguan hapat kryesorë që do të ndërmerr Lëvizja.

U fol edhe për funksionalizimin e 7 spitaleve rajonale, si dhe zbatimin e strategjisë legjislative për rimëkëmbjen e shëndetësisë me zbatimin e përpiktë Ligjit për Sistemin Shëndetësor, Ligjit për Sigurime Shëndetësore, Ligjit për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Profesionistëve Shëndetësorë, Ligjit për Sistemin Informativ Shëndetësor, Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore Kombëtare dhe Ligjit për Qarkullimin e Produkteve Medicinale.

Më Shumë

Lajmet e Fundit