12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8519

Lista e plotë e Vetëvendosjes për deputetë

0

VV-logo9-091.    ALBIN KURTI
2.    VISAR YMERI
3.    AIDA DËRGUTI
4.    MYTAHER HASKUKA
5.    BESNIK BISLIMI
6.    PUHIE DEMAKU
7.    GLAUK KONJUFCA
8.    LIBURN ALIU
9.    ALBULENA HAXHIU
10.    REXHEP SELIMI
11.    FATON TOPALLI
12.    HATIXHE HOXHA
13.    DARDAN SEJDIU
14.    SALIH SALIHU
15.    NAZLIE BALA
16.    AVNI ZOGIANI
17.    DRITON ÇAUSHI
18.    SHQIPE PANTINA
19.    GANI KRASNIQI
20.    ISMAJL KURTESHI
21.    AJNISHAHE HALIMI
22.    SHEMSI SYLA
23.    EMIN GËRBESHI
24.    LUMNIJE MORINA
25.    ALI JANUZI
26.    ALI LAHU
27.    MERITA MUSTAFA
28.    ISMET HAMITI
29.    MAZLLUM BARALIU
30.    ERLETA HOTI
31.    HYDAJET HYSENI KALOSHI
32.    ARBERIJE NAGAVCI
33.    MIRSAD SHKRETA
34.    ISMAJL KASTRATI
35.    ARBEN GECAJ
36.    ALBANA GASHI
37.    XHEMAJL PLLANA
38.    JUSUF ULAJ
39.    ALBANA FETOSHI
40.    TAHIR TAHIRI
41.    FLORIN KRASNIQI
42.    FATMIRE KOLLÇAKU
43.    BASHKIM NURBOJA
44.    KASTRIOT SPAHIU
45.    HETE IBËRDEMAJ
46.    REXHË IBËRDEMAJ
47.    JETON BUDIMA
48.    BESA BERBERI
49.    AFRIM HOTI
50.    YLLI HOXHA
51.    BESA BAFTIU
52.    EMRUSH XHEMAJLI
53.    HEDVIG KADRIU
54.    MAJLINDA BREGASI
55.    FISNIK ISMAJLI
56.    AGRON DIDA
57.    MIMOZA ABRAZHDA
58.    BESIM MUZAQI
59.    OSMAN OSMANI
60.    AFËRDITA PIREVA
61.    ENVER MORINA
62.    ALI HALIMI
63.    AFERDITA BERISHA
64.    IBISH AHMETI
65.    BASRI KODRA
66.    BURBUQE SHURDHA
67.    LEON DUHANAJ
68.    AZEM ZEKAJ
69.    AFËRDITA VELIU DELIJA
70.    GËZIM REXHA
71.    KUSHTRIM KRASNIQI
72.    MAJLINDA OSTROGLLAVA
73.    ARTAN ABRASHI
74.    ARIF BOZAXHI
75.    KUJTESË PEJA
76.    FARUK MUJKA
77.    NASER BERISHA
78.    NORA ARAPI
79.    AGRON HAJZERAJ
80.    SALIH ZYBA
81.    KALTRINA SHATRI
82.    AFRIM PUSTINA
83.    AFRIM SPAHIU
84.    ELZA SADIKU
85.    MUHAMET BYTYÇI
86.    ARTON KADRIU
87.    LULJETA JASIQI
88.    MIRAN HALILI
89.    BASHKIM BEQA
90.    FITORE IMERI
91.    FAHRI RESTELICA
92.    FLAMUR BUJUPI
93.    LEONORA UKËHAJDARAJ
94.    DURMISH GASHI
95.    LEVENT KASËMI
96.    EMIRA KRYEZIU-MALIQI
97.    IBRAHIM ISLAMI
98.    NIJAZI ISAKU
99.    VALIZAKE THAQI CELINA
100.    ILIR DEDA
101.    ISMAIL AHMETI
102.    JETMIRE VRENEZI
103.    AVDI MUZLIUKAJ
104.    MESUD MUHARREMI
105.    XHEVDET POZHARI
106.    HASAN HAXHIU
107.    LAZËR NRECAJ
108.    BISLIM ELSHANI
109.    PËRPARIM MUJA
110.    ZGJIM HYSENI

Pesë gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Skënderbeu i katërti

0

Skenderbeu dhe flamuri shqiptarPesë gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Skënderbeu në vend të katërt. Portali ‘SiliconIndia’ ka bërë një renditje të pesë gjeneralëve ushtarakë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Mes tyre është edhe Skënderbeu, që mban vendin e katërt.

1. Aleksandri i Madh

Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh, konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ishte frymëzim për të tjera pushtime të mevonshme.

U lind në kryeqytetin e Maqedonisë së lashtë në vitin 356 p.e.s. Ishte biri i Filipit, Mbretit të Maqedonisë dhe Olimpias, princeshës së Epirit fqinj.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, e udhëhoqi ushtrinë në fitore të njëpasnjëshme në territoret persiane, në Azinë e Vogël, në Egjipt dhe nuk pësoi asnjë humbje. Fitorja më e madhe e tij ishte Beteja e Gaugamelas, që tani ndodhet në veri të Irakut, në vitin 331 p.e.s. Mbreti i ri i Maqedonisë sundoi Azinë e Vogël dhe u bë faraon i Egjiptit dhe mbret i madh i Persisë kur ishte vetëm 25 vjeç.

2. Napoleon Bonaparti

Lideri ushtarak francez dhe perandori Napoleon Bonaparti, ishte një nga sundimtarët më të mëdhenj që ka njohur bota. Ai njihej edhe si Napoleoni i I-rë dhe pushtoi shumicën e Evropës në fillim të shekullit të 19-të. Lindi në Korsikë dhe shumë shpejt ngjiti shkallët ushtarake gjatë Revolucionit Francez.

I mprehtë, ambicioz dhe një strateg ushtarak, Napoleoni udhëhoqi me sukses beteja ndaj koalicioneve të ndryshme të vendeve evropiane dhe zgjeroi perandorinë. Megjithatë, pas një pushtimi katastrofik francez të Rusisë në vitin 1812, Napoleoni abdikoi nga froni dy vjet më vonë dhe u mërgua në ishullin Elba. Në vitin 1815 u kthye për pak në pushtet. Pasi humbi në Betejën e Vaterlosë, abdikoi sërish dhe u dërgua në ishullin e Shën Helenës, ku vdiq në moshën 51- vjeçare.

3. Genghis Khan

Një luftëtar dhe sundimtar i madh mongol, Genghis Khan, nisi nga asgjë për të krijuar një nga perandoritë më të mëdha që ka njohur njerëzimi. Pasi bashkoi fiset nomade në rrafshnaltën e Mongolisë, ai pushtoi hapësira të mëdha në Azinë qendrore dhe në Kinë.

Kur ishte vetëm 20 vjeç, nisi të ndërtojë një ushtri të madh me qëllim shkatërrimin e fiseve individuale dhe bashkimin e tyre nën sundimin e tij. Ai ishte i suksesshëm: Perandoria Mongole ishte më e madhja në botë, dhe zgjati deri në vdekjen e tij.

Suksesi i shpejtë i ushtrisë mongole i dedikohet kryesisht taktikave brilante ushtarake të tij, si dhe faktit se kuptonte motivimet e armiqve. Shumë njerëz u masakruan gjatë pushtimeve të tij. Megjithatë ai lejoi lirinë fetare për subjektet e pushtuara, hoqi torturën dhe krijoi të parin sistem ndërkombëtar të postave.

4. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

I vlerësuar si heroi kombëtar në Shqipëri, Skënderbeu ishte një prej sundimtarëve ushtarakë që arriti të dëbojë turqit otomanë nga vendi i tij për mbi dy dekada, duke ndalur përpjekjet e Turqisë për të përhapur Islamin në një zonë të dominuar nga katolikët romanë.

I rrëmbyer nga turqit otomanë kur ishte i vogël, ky luftëtar shqiptar i lirisë u rrit nën islam dhe u trajnua si një gjeneral brenda radhëve të ushtrisë turke.

Si komandant i princërve vendas në Shqipëri, ai shkaktoi një revoltë në vendin e tij në vitin 1444 dhe arriti të ndalë përpjekjet e shumta të osmanëve për të marrë përsëri Shqipërinë dhe për ta vendosur atë nën sundimin mysliman.

5. Atila i hunëve

Mbreti i shekullit të V-të në Perandorinë Hune, Atila, është një nga sundimtarët më të suksesshëm barbarë. Ai bashkoi fiset e mbretërisë hune dhe thuhej se ishte një sundimtar i drejtë i popullit të tij. Ai njihej megjithatë si agresiv dhe i pamëshirshëm gjatë fushatave për zgjerimin e perandorisë së tij. Shkatërroi toka të tëra nga Deti i Zi deri në Mesdhe dhe mbolli frikë në të gjithë Perandorinë Romake.Ai nuk arriti megjithatë kurrë që të pushtonte Konstandinopojën dhe Romën dhe la pas një familje të ndarë kur vdiq në vitin 453.

Iniciativë për Kuvend të jashtëzakonshëm të AGPK-së

0

AGPK-logoGazetarë të mediave të Kosovës kanë krijuar një Këshill iniciues me mandat për të mbledhur nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK).

Iniciativa është marrë pas paralizimit të punës së AGPK-së dhe pamundësisë që organizata t’i realizojë qëllimet dhe aktivitetet e saj, të përcaktuara me Statut. Të gjithë anëtarët e Bordit janë dorëhequr, ndërsa ka munguar iniciativa e kryetares për ta funskionalizuar Bordin me anëtarë të rinj. Organizata funksionon edhe pa Drejtor Organizativ.

“AGPK-ja i është nënshtruar edhe politizimit nëpërmjet kreut të saj, gjë kjo e evidentuar edhe në raporte kredibile ndërkombëtare. Arsye më shumë për të ndërmarrë këtë veprim janë sulmet e shtuara fizike ndaj gazetarëve dhe mungesa e ofrimit të mbrojtjes për ta. Vetëm në këtë muaj janë sulmuar fizikisht Kushtrim Tërnava (Gazeta Express), Vlora Dervodeli (Klan Kosova), Musa Mustafa (Koha Ditore), Kushtrim Gashi (Kosovapress) dhe Drita Vitia (Kosovapress). Asnjë reagim publik nuk ka pasur AGPK-ja”, thuhet në njoftimin për media të këtij Këshilli.

“Nga e hëna, Këshilli iniciues për Kuvend të jashtëzakonshëm të AGPK-së do të qarkullojë nëpër redaksi listën ku anëtarët do të mund të nënshkruhen. Ne ju bëjmë thirrje për mbështetje masive. Këshilli është përcaktuar që Kuvendi i jashtëzakonshëm të organizohet më 26 maj 2014 dhe ka shprehur vullnetin për të bërë përgatitjet sa më të mira. Për kohën, vendin e organizimit dhe për informacione të tjera, do të informoheni me kohë”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Këshilli Inicues është i përbërë nga:

Arsim Halili
Shkelqim Hysenaj
Fidan Rama
Besnik Krasniqi
Leondard Kerquku
Serbeze Haxhiaj
Arta Berisha
Arton Mulliqi
Muhamet Hajrullahu
Alban Selimi
Alban Muhaxheri
Jeton Llapashtica

/PrizrenPress.com/

Kryesia e PSHDK-së, kundër koalicionit me PDK-në

0

PSHDK-logoAnëtarë të Kryesisë së PSHDK-së, përmes një reagimi dërguar mediave, kanë thënë se janë kundër koalicionit parazgjedhor në mes të kësaj partie dhe PDK-së.

Kjo, sipas tyre, pasi që ky koalicion u fabrikua dhe u orkestrua pa një debat të brendshëm, pa qartësi politike dhe si i tillë ishte kundër vlerave për çka angazhohet PSHDK-ja dhe është në kundërshtim me filozofinë politike demokristiane.

“Janë këto arsye dhe shumë tjera, të cilat na shtyjnë të deklarojmë publikisht se ne jemi kundër këtij koalicioni. Ne vlerësojmë po ashtu se me këtë koalicion, PSHDK-ja ka dalë nga natyra e saj politike dhe ideologjike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i nënshkruar nga anëtarët e kryesisë së PSHDK-së, Ndue Ukaj, Gjon Berisha, Prend Buzhala, Engjëll Duzhmani, Brikena Ceraja-Beka, Arben Kqira, thotë se ata janë të bindur se një parti politike, kuptimin e ekzistencës e gjen vetëm duke pasur parime dhe identitet të qartë politik, ideologjik dhe kulturor.

“Prandaj, nuk mund të jemi pjesë e një koalicioni, që synon tjetërsimin e historisë sonë kombëtare, mohon figurat kombëtare dhe identitetin europian të Kosovës. Po ashtu, ne njoftojmë opinionin dhe elektoratin demokristianë, se tani e tutje, do të veprojmë si senatorë demokristianë, pjesë e Senatit Demokrisitan Mbarëkombëtar, me seli në Tiranë”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Krasniqi: Legjislatura e fundit ishte më e mira

0

JakupKrasniqi-kuvendJakup Krasniqi vlerëson punën e legjislaturës së fundit. Sipas tij, puna që është bërë në Kuvendin e Kosovës gjatë mandatit të fundit, ka qenë më e mira ndonjëherë.

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasiniq, ka kundërshtuar zërat të cilët thonë se legjislatura e fundit ishte më e dobëta në historinë Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi në një fjalim në konferencën ndërkombëtare me temën “Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike”, tha se të gjithë ata që kanë bërë një vlerësim negativ për përbërjen e fundit të Kuvendit, kanë marrë për bazë vetëm disiplinën e deputetëve, por jo edhe punën e përmbajtjen.

“Kemi dëgjuar këtyre ditëve se legjislatura e kaluar ishte, por unë them se nuk ka qenë krejt kështu. Nuk ka qenë institucion i mirë përfaqësues, dhe për këtë shkak, vërejtjet që kanë ardhur për këtë legjislaturë janë bazuar tek përfaqësimi dhe disiplina e deputetëve, por jo edhe te puna dhe përmbajtja”, ka thënë Krasniqi, raporton ‘Lajmi’.

Krasniqi tha se në bazë të punës që është bërë, legjislatura e kaluar mund të cilësohet si më e suksesshmja.

“Përndryshe, kjo legjislaturë, ngado që e marrim, mund të themi se është legjislatura më e suksesshme në miratimin e ligjeve, me gjithsejtë 222. Është legjislatura që më së shumti ka pasur debat përmbajtjesor në interes të qytetarëve, në interes të zhvillimit dhe të proceseve”, ka theksuar më tej ish-kryekuvendari i Kosovës.

Ai vlerësoi se gjatë mandatit të kaluar, Kryesia e Kuvendit ka qenë tolerante në caktimin e kohës për pyetje parlamentare. Mirëpo, sipas tij, fajin për mosgatishmëri për t’u përgjigjur e mbanë Qeveria dhe jo Kuvendi.

“Deputetët kanë bërë shumë pyetje parlamentare, por përgjegjësia për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve ka qenë e Qeverisë dhe jo e Kuvendit”, u shpreh ai.

Gazetari ukrainas fut kokën poshtë fustanit të aktores

0

Vitali Sediuk-gazetar urainasNgjarjet e tapetit të kuq me Vitali Sediuk kanë shqetësuar dhe njëherë yjet. Gazetari ukrainas, i cili edhe në të shkuarën ka tentuar të puthë Will Smith, ose kur kapi këmbën e Bradley Cooper.

Gjatë premierës së filmit “How to Train Your Dragon 2” në pallatin e Festivalit ai vrapoi drejt tapetit të kuq dhe u shtri në tokë pranë aktores America Ferrera duke futur kokën tek fustani i saj voluminoz.

Aktorja e trembur, e cila po bënte një foto me yjet e tjerë, eshtë larguar e shokuar.

Kjo ngjarje zgjati shumë pak sepse rojet e dëbuan gazetarin duke e kapur nga këmbët.

Mustafa: Lista e LDK-së përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës

0

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa në rrjetin social Facebook, ka shkruar se partia e tij, paraqitet e vetme, unike dhe me listën më të fortë të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas tij, Programi i Lidhjes Demokratike do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve me qeverisje të mirë, transparente, demokratike, llogaridhënëse dhe zhvillimore.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e kryetarit të LDK-së , Isa Mustafa, në Facebook:

“Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitet e vetme, unike dhe me listën më të fortë të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj, LDK është e bindur në fitore të thellë më 8 qershor.

Ne nuk jemi frikësuar, prandaj nuk kemi pasur nevojë të dalim nga lëkura jonë, për të kërkuar shpëtim përmes aleancash joparimore, të pabazuara në orientime programore dhe në përpjekje për të kamufluar të kaluarën. Ne kemi përballë një kamp rival të ndërtuar jo mbi parime dhe për interesa të qytetarit e të shtetit, por mbi interesa kryekëput personale. Qytetari i Kosovës këtë e di, sepse e ka provuar sidomos këto tre vitet e fundit. Të trajtohet si makineri votash, të cilat janë keqpërdorur edhe si vota, por edhe si vullnet, krejtësisht për interesat e një grupi njerëzish, të cilët kanë zhvatur taksat dhe pasurinë e qytetarëve e të shtetit tonë, duke i lënë qytetarët pa punë e pa perspektivë, në shtetin më të varfër, me shkallën më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, rrjedhimisht qytetarët më të izoluar në kontinent.

Këto që i dimë të gjithë, natyrisht i din edhe qeverisja e deritanishme, e cila, ka nevojë dhe prandaj fshihet pas aleancave të tilla joparimore, me orientime programore krejtësisht mashtruese dhe të rrezikshme për stabilitetin ekonomik dhe politik të shtetit.

Por, qytetarët e Kosovës janë të vendosur për ta ndryshuar gjendjen dhe kanë alternativë. Lista e LDK-së përfaqëson më mirë se të gjitha listat e partive tjera interesat e qytetarëve të Kosovës, të të gjitha shtresave shoqërore, pa dallime krahinore e fetare. Lista e LDK përfaqëson më mirë se secila listë tjetër strukturën demografike dhe gjinore të Kosovës. Lista jonë përfaqëson vlerat e familjes dhe të traditës së Kosovës dhe të shqiptarëve.

LDK, në ditët në vijim, do të vazhdojë t’ua ofrojë të gjithë qytetarëve të Kosovës alternativën e saj qeverisëse, me kompetencë profesionale dhe përgjegjësi morale e ligjore.

Programi i Lidhjes Demokratike do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve me qeverisje të mirë, transparente, demokratike, llogaridhënëse dhe zhvillimore.

Me mbështetjen tuaj të fortë për LDK-në më 8 qershor, Ju do të përçoni mesazhin se dëshironi qeverisje demokratike, zhvillim ekonomik, tërheqje investimesh, krijimin e vendeve të reja të punës, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë të re.

LDK, do të punojë me përkushtim për ta bërë Kosovën shtet ku funksionon rendi e ligji, vend atraktiv për investimet e huaja dhe përmes modelit të ekonomisë sociale të tregut, një vend të njerëzve që kanë mundësi të punojnë për mirëqenien e tyre, të familjeve të tyre dhe për forcimin e shtetit, në mënyrë që shteti të mund të kujdeset për shtresat në nevojë.

Duke na dhënë besimin, Ju na ngarkoni me përgjegjësinë për t’i bërë institucionet e Kosovës të besueshme për Ju dhe të dinjitetshme për fqinjët dhe krejt botën.

LDK, Ju garantoj se do ta kryej me përgjegjësi këtë detyrë dhe të gjithë ne do të mburremi me atdheun tonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Piktura e Malalas shitet për 82 mijë dollarë

0

Piktura e MalalasArtisti ka thënë për BBC se me anë të këtij portreti ai ka synuar të paraqesë dikotominë e jashtëzakonshme të dikujt me fuqi dhe urtësi të madhe, që në të njëjtën kohë është shumë e re.

Një pikturë e nxënëses nga Pakistani që u qëllua në kokë, Malala Yousafzai, është shitur për 82 mijë dollarë në një ankand të Nju Jorkut.

16 vjeçarja u qëllua në kokë në vitin 2012 nga talebanët, për shkak se lobonte për edukimin e vajzave në Pakistan. Portretin e saj e ka punuar artisti britanik Jonathan Yeo, vitin e kaluar në Londër.

Artisti ka thënë për BBC se me anë të këtij portreti ai ka synuar të paraqesë dikotominë e jashtëzakonshme të dikujt me fuqi dhe urtësi të madhe, që në të njëjtën kohë është shumë e re.

“Instinkti i saj nuk është keqardhja për veten, por se çfarë mund të bëj ajo për t’i ndihmuar vajzat e tjera që janë në pozitën e saj”, ka thënë Yeo.

Fondacioni Malala, i cili është përfitues direkt i këtyre të hollave, ka thënë se do t’i dhurojë ato për organizatat nigeriane të cilat janë të përqendruara në edukimin e vajzave dhe grave, tani që Nigeria po kalon kohë të vështira, si rezultat i kidnapimit të mbi 250 vajzave nga grupi militant, Boko Haram.

Partia e Fortë garon me 64 kandidatë – lista e plotë

0

PartiaFort-vota eshte e jonaPartia e Fortë ka dorëzuar listën e saj për zgjedhjet e 8 qershorit. Ne po sjellim të plotë këtë listë, bashkë me njoftimin e kësaj partie politike.

Pas një nate të karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes klaneve dhe grupeve të ndryshme të interesit, Partia e Fortë, në mbledhjen e këshillit të saj drejtues, të përbërë nga Kryetari Visar Arifaj,e zyrtarizoi listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit. Lista u përpilua duke pasur për bazë kritere të cilat u konsideruan si kritike për suksesin elektoral të partisë. Në mesin e tyre spikasin jo vetëm fortësia dhe dashuria e pafund për atdheun—që janë tipare të përbashkët për të gjithë nënkryetarët—por edhe tiparet e veccanta si bukuria, pronësia e ndonjë biznesi që mund ta financojë partinë, aftësia manipuluese në debate televizive, si dhe madhësia e trungut familjar.

Partia e Fortë shprehë keqardhje për të gjithë ata kandidatë të cilët shprehën dëshirë për të qenë pjesë e listës sonë, por që u vlerësuan nga kryetari si të padobishëm për sjellje të votave. Atyre iu premtohet mundësia potenciale për t’u punësuar në qeveri, me kushtin që gjatë fushatës mbesin të dëgjueshëm.
1 Visar Arifaj
2 Yll Rugova
3 Zana Elshani Mullaademi
4 Eroll Shporta
5 Birol Urcan
6 Tringa Latifi
7 Dren Maliqi
8 Genc Salihu
9 Nita Salihu
10 Valon Badivuku
11 Dren Ukmata
12 Kaltrina Krasniqi
13 Vigan Hoxha
14 Rron Bajri
15 Ditea Krasniqi
16 Petrit Gora
17 Rina Vuqiterna
18 Robi Delhysa
19 Agon Pirku
20 Rineta Krasniqi
21 Anton Gojçaj
22 Dardan Hasku
23 Shegë Shkodra
24 Donjet Shabi
25 Gent Thaçi
26 Gresa Statovci
27 Levent Butuci
28 Aliriza Depko
29 Drita Nokaj
30 Donika Rudi
31 Granit Havolli
32 Visar Kasa
33 Valbona Shujaku
34 Ilir Bajri
35 Heroid Shehu
36 Uratë Ramadani
37 Taulant Bytyqi
38 Yll Havolli
39 Luiza N Sekiraqa
40 Besfort Guri
41 Agon Ibrahimi
42 Gonxhe Dobroshi
43 Ardita Gjergjeku
44 Emin Myftiu
45 Blerta Avdili
46 Mic Sokoli
47 Qëndrim Gashi
48 Fjolla Sadikaj
49 Arbër Gjoni
50 Nesim Maxhuni
51 Lira Ramadani
52 Berin Hasi
53 Malisa Zymberi
54 Flaka Hoxha
55 Fisnik Sylka
56 Lime Kicaj
57 Ardian Veliu
58 Tringa Shpendi
59 Edona Toçilla
60 Berat Hasani
61 Genta Hoxha
62 Abetare Gashi
63 Dritero Mehmetaj
64 Valon Canhasi

Helena Serena: Unë isha e para e klasës

0

helenaBotërori po afron dhe Brazili ka çfarë të ofrojë.Jo vetëm futboll, po edhe femra superseksi si Helena Serena, një nga modelet më të nxehta në qarkullim.

Braziliania ka zënë kopertinën e revistës “Trip”.

Ajo shprehet: “Unë kam qenë gjithmonë e para në klasë, e para që bëri një piercing, e para që piu duhan, e para që bëri seks”.

Tani ajo thotë se mund të kthehet në ishullin e saj të lindjes, në Illhabela, sepse i pëlqen që të ketë kontakt me natyrën dhe të dalë sa më shumë e zhveshur.