Iniciativë për Kuvend të jashtëzakonshëm të AGPK-së

AGPK-logoGazetarë të mediave të Kosovës kanë krijuar një Këshill iniciues me mandat për të mbledhur nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK).

Iniciativa është marrë pas paralizimit të punës së AGPK-së dhe pamundësisë që organizata t’i realizojë qëllimet dhe aktivitetet e saj, të përcaktuara me Statut. Të gjithë anëtarët e Bordit janë dorëhequr, ndërsa ka munguar iniciativa e kryetares për ta funskionalizuar Bordin me anëtarë të rinj. Organizata funksionon edhe pa Drejtor Organizativ.

“AGPK-ja i është nënshtruar edhe politizimit nëpërmjet kreut të saj, gjë kjo e evidentuar edhe në raporte kredibile ndërkombëtare. Arsye më shumë për të ndërmarrë këtë veprim janë sulmet e shtuara fizike ndaj gazetarëve dhe mungesa e ofrimit të mbrojtjes për ta. Vetëm në këtë muaj janë sulmuar fizikisht Kushtrim Tërnava (Gazeta Express), Vlora Dervodeli (Klan Kosova), Musa Mustafa (Koha Ditore), Kushtrim Gashi (Kosovapress) dhe Drita Vitia (Kosovapress). Asnjë reagim publik nuk ka pasur AGPK-ja”, thuhet në njoftimin për media të këtij Këshilli.

“Nga e hëna, Këshilli iniciues për Kuvend të jashtëzakonshëm të AGPK-së do të qarkullojë nëpër redaksi listën ku anëtarët do të mund të nënshkruhen. Ne ju bëjmë thirrje për mbështetje masive. Këshilli është përcaktuar që Kuvendi i jashtëzakonshëm të organizohet më 26 maj 2014 dhe ka shprehur vullnetin për të bërë përgatitjet sa më të mira. Për kohën, vendin e organizimit dhe për informacione të tjera, do të informoheni me kohë”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Këshilli Inicues është i përbërë nga:

Arsim Halili
Shkelqim Hysenaj
Fidan Rama
Besnik Krasniqi
Leondard Kerquku
Serbeze Haxhiaj
Arta Berisha
Arton Mulliqi
Muhamet Hajrullahu
Alban Selimi
Alban Muhaxheri
Jeton Llapashtica

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit