18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kryesia e PSHDK-së, kundër koalicionit me PDK-në

PSHDK-logoAnëtarë të Kryesisë së PSHDK-së, përmes një reagimi dërguar mediave, kanë thënë se janë kundër koalicionit parazgjedhor në mes të kësaj partie dhe PDK-së.

Kjo, sipas tyre, pasi që ky koalicion u fabrikua dhe u orkestrua pa një debat të brendshëm, pa qartësi politike dhe si i tillë ishte kundër vlerave për çka angazhohet PSHDK-ja dhe është në kundërshtim me filozofinë politike demokristiane.

“Janë këto arsye dhe shumë tjera, të cilat na shtyjnë të deklarojmë publikisht se ne jemi kundër këtij koalicioni. Ne vlerësojmë po ashtu se me këtë koalicion, PSHDK-ja ka dalë nga natyra e saj politike dhe ideologjike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i nënshkruar nga anëtarët e kryesisë së PSHDK-së, Ndue Ukaj, Gjon Berisha, Prend Buzhala, Engjëll Duzhmani, Brikena Ceraja-Beka, Arben Kqira, thotë se ata janë të bindur se një parti politike, kuptimin e ekzistencës e gjen vetëm duke pasur parime dhe identitet të qartë politik, ideologjik dhe kulturor.

“Prandaj, nuk mund të jemi pjesë e një koalicioni, që synon tjetërsimin e historisë sonë kombëtare, mohon figurat kombëtare dhe identitetin europian të Kosovës. Po ashtu, ne njoftojmë opinionin dhe elektoratin demokristianë, se tani e tutje, do të veprojmë si senatorë demokristianë, pjesë e Senatit Demokrisitan Mbarëkombëtar, me seli në Tiranë”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Më Shumë

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Varrezat e martirëve në Krushë të Vogël në fazën përfundimtare

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, vizitoi sot Krushën e Vogël për të inspektuar progresin e punimeve në Varrezat e Martirëve, një projekt...

Lajmet e Fundit