12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8520

Ndahen Arjoni dhe Viola?!

0

Arjoni dhe ViolaAjo që s’pritej, ndodhi. Arjon Muça dhe Viola Spiro i kanë dhënë fund lidhjes, pikërisht tani, kur të gjithë mendonin se hapi i radhës në marrëdhënien e tyre do të ishte martesa… Ndonëse ende të rinj, lidhja e tyre ishte konsoliduar në atë pikë, sa edhe më skeptikët nuk i shihnin dot të ndarë. Por ja që në jetë ka edhe ndarje.

Burime pranë tyre konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për një zënkë të zakonshme, nga ato që i ndodhin çdo çifti, por për diçka më shumë. Sidoqoftë vlen të thuhet se lajmi qarkullon prej ditësh në formën e një thashethemi dhe ende nuk ka asnjë pohim nga çifti. Në muajin shkurt, Arjoni dhe Viola u shfaqën në kopertinën e revistës “Psikologjia”, nën titullin “Love Story”, ku rrëfenin për një kombinim perfekt mes të dyve dhe planet për të ardhmen, të cilat sipas thashethemeve do të mbeten aty, ndonëse ne shpresojmë për një ribashkim… Gjithçka lidhur me historinë e tyre mbetet të shihet në vijim, kur të dy të flasin mbi çfarë ka ndodhur.

Edhe 24 orë afat për përmirësim të listave për deputet

0

KQZ-kosoveeMbrëmë në mesnatë ka skaduar afati ligjor që partitë politike të dërgojnë listat e deputeteve për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por,organi i zgjedhjeve u ka dhënë edhe 24 orë afat partive për të bërë përmirësime në listat e tyre. Në garë janë 32 subjekte politike; nga to 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Miriam Cani: Eja me shiun

0

MiriamCani-newclipKëngëtarja e njohur nga Shqipëria Miriam Cani ka treguar se është duke ardhur me risi në treg. Ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se është duke punuar në një këngë të re e cila do të titullohet “Eja me shiun” & “Bring the rain”Se shpejti …”, kishte shkruar Miriami, ndërsa nuk ka bërë me dije a do të jetë kënga në version shqip dhe anglisht, kjo duke u bazuar në titujt që këngëtarja i ka lënë në dy gjuhë.

Sidoqoftë fansat e saj mund të gëzohen, pasi që Miriam Cani së shpejti vjen me projektin e saj më të ri. Ndryshe edhe pse shumë koleg të saj po ankohen që nuk po arrijnë t’i përfundojnë kripet për shkak të motit të lig, titulli i këngës së Miriamit na tregon se kënga vërtet shumë shpejt mund të lansohet.

Bleona e harroi Shqipërinë!

0

Bleona qerretiKëngëtarja e njohur Bleona Qerreti, duket se ka harruar se nga vjen. Ndonëse tash e sa vjet ajo po jeton jashtë Shqipërisë, në Amerikë, me bashkëshortin e saj, ajo atje edhe po zhvillon karrierën e saj. E meqë i ndodh shpesh të udhëtojë nga një vend në tjetër, ajo tregon në faqen e saj zyrtare se cilin vend e do, por edhe cili i mungon. “I love Los Angeles. But I miss Venice! (Unë e dua Los Angelos.

Por më mungon Venecia)”, ishte mbishkrimi i këngëtares, në të cilin nuk përmendet Shqipëria hiq. Ndërkaq Bleona edhe në një intervistë kohë më parë befasoi fansat kur deklaroi se ajo tashmë ndjehet si amerikane. Gjë që këngëtarja më vonë është munduar ta shpjegojë e të na bind se ajo e do vendin dhe publikun e vet.

Dilema zgjedhjesh

0

Blerim RrecajShkruan: Blerim Rrecaj

Dalngadalë a dalngashpejtë po na vije edhe një datë zgjedhjesh. Të cilat po i quajnë të jashtëzakonshme. Pse kur në fakt ato ishin të zakonshme a e shpjegon kush dot? More mos janë të parapaskohshme se? Gjë s’po marr vesh. Fushata është në vlugun më të madh ndonëse ajo zyrtarja, me letra ende nuk është hapur.

Sidoqëtëjetë po shkojmë drejt përurimit të saj, e më pas nëse jemi shëndosh e rehat drejt ditës e diel kur do o s’do t’u drejtohemi kutive të votimit. Listat e partive po qarkullojnë medieve dhe mediet si gjithnjë pothuajse pa përjashtim po nguten t’i publikojnë ato e pasaktësitë ndonjëherë edhe po përmirësohen a korrigjohen.

Për njërën prej partive disa media thonë se ka konkurruar me 21 deputetë e disa të tjera me 114. Dallim jo aq i madh nqaqë jemi mësuar tashmë më me raportimet e këtilla tash e iha sa vjet, së paku punë dekadash të përjetuara është kjo.

Edhe një palë ethe zgjedhore kanë kapluar vendin tonë të dashur. Riethe.Pyetja e përsëritur bëhet pothuajse e pashmangshme: Zgjedhje me a pa zgjidhje janë këto?! (S’)mbaruan pikëpyetjet e pikeçuditëset e mjera…Vështirë të japim ndonjë përgjigje pasi që ndoshta shumica prej nesh as që kemi ndonjë ide se ç’të mira a ç’të këqija do të kemi prej tyre, e pas tyre. Këtë pak kush e thotë, e mundet ta shpjegoj ndonëse kanë nisur të shfaqen mendime për e kundër tyre. Mediat janë të zëna me debate ku po shpalosen programe e më pas dhe po analizohen trashësisht a hollësisht.

Zyrat dhe kafenetë, odat e sallonet po na mbledhin për të diskutuar rreth strategjive e taktikave për grumbullim votash. Po ai avaz i vjetër, po ato emocione, po ato ëndrra (me sy hapur a mbyllur), po ato vizione, po ato iluzione të cilat (s’)kemi e (s’)kanë ku të na çojnë, ne përballë tyre e ato përballë nesh, ose ne me to përballë të tjerëve dhe të tjerët me to përballë nesh. Lëmsh e lesh. Lesh e lëmsh.

Lëmsh leshi. Lesh lëmshi.Është bërë shumë vështirë të thuash diçka siç është bërë shumë vështirë edhe të heshtësh. Sidoqoftë edhe një palë zgjedhje po parakalojnë duke iu bashkuar karvanit të gjatë zgjedhor. Të tjerat s’kanë (dhe aq) rëndësi…

BB7, eleminohet Enkelejdi, Nevila rrëfen jetën e dhimbshme

0

enkelejdiEmocionet e natës së 13-të të “Big Brother” nuk do të harrohen lehtë! Jeta e dhimbshme e Nevilës është zbuluar mbrëmë përmes një klipi të rrëfyer nga ana e saj, por edhe pas suprizave që ajo pati nga nëna që e ka rritur, por edhe nga mungesa e nënës së vërtetë. Por, ajo çka suprizoi ishte eleminimi i Enkelejdit duke hequr dorë nga çmimi i madh për 100 milion lekë. Si çdo të premte moderatorja Arbana Osmani erdhi me një look mjaft tërheqës, ndërsa opinionisti Armand Peza ngriti siparin e spektaklit me opinionet e tij rreth debateve të javës.

Veç Nevilës, një tjetër suprizë këtë mbrëmje ishte edhe për Visarin, djalin nga Kosova i cili përmes një klipi, shfaqet duke shprehur mallin për familjarët e tij. Visari pranon se e ka marrë më shumë malli për babanë e tij, por edhe për familjarët e tjerë. Ai rrëfen historinë e tij familjare, por edhe humbjet që kanë pasur ata si familje. Visari tregon se ka një marrëdhënie shumë të afërt me prindërit, edhe pse ai është fëmija i vogël. Visari preket dhe përlotet, teksa shikon klipin. Ai pranon se i mungon familja e tij. Pas lojës së organizuar gjatë javës nga banorët, “Big Market” iu dhuron të gjithë banorëve tri ditë pushimi në pikat turistike më të bukura të Shqipërisë.

Banorët rrëfehen përmes letrave

Banorët gjatë javës kanë shkruar nga një letër në dhomën e rrëfimit. Secili nga banorët zgjedh një letër dhe e lexon. Enkelejdi është i pari, por nuk e lexon dot letrën e Valerit, sepse nuk kupton shkrimin. Valeri ngrihet dhe lexon vetë letrën e tij. Ai lexon letrën plot emocione, duke u prekur nga fjalët dhe mesazhi që ka përcjellë në të. Ai përlotet, duke përlotur edhe banorët e tjerë. Jona është banorja e dytë që lexon letrën dhe zgjedh pikërisht letrën e saj, duke vijuar me leximin e të gjithë letrave të banorëve të tjerë.

Historia e Nevilës; takon nënën, por jo atë të vërtetën

“Nuk dua që njerëzit të ndjejnë mungesa, si unë”, kështu është shprehur vazhdimisht Nevila gjatë bisedave dhe rrëfimeve për jetën e tyre jashtë shtëpisë së “BB7”. Nevila pas një klipi të shfaqur, tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur ka qenë vetëm një muajsh, por dhimbja është shtuar kur pas katër muajsh mamaja e saj është larguar në Itali. Mes lotëve, Nevila rrëfen se edhe pse nuk e ka njohur babanë e saj, e ndjen shumë mungesën. “Më ka munguar shumë një zë, që nuk do e kem kurrë”, rrëfen Nevila. Ajo tregon rrugëtimin e saj nëpër jetimoret, fillimisht në Durrës, në Shkodër dhe më pas në moshën 5-vjeçare ka shkuar në fshatin SOS në Tiranë. Nevila rrëfen se një nga hallat u ka qëndruar shumë pranë. Nevila thotë se në moshën 20-vjeçare ka takuar për herë të parë mamanë e saj. Ajo shprehet se nëna Suzana Gega në fshatin SOS, e ka ndihmuar shumë në jetën e saj. Nevila përlotet, teksa shikon rrëfimin e jetës së saj plot vuajtje dhe vështirësi.

Pas dy surprizave për Nevilën, Arbana e fton të ulet përballë projeksionit dhe të ndjekë një klip. Nevila në klip, rrëfen se këtë verë ka njohur mamanë e saj. Ajo tregon ndjesitë në takimin e parë me mamanë, duke rrëfyer mungesën e saj prej 20 vitesh me radhë. Nevila uron të ketë mundësinë të kalojë momente të bukura me mamanë e saj. E pyetur për mungesën e gjithë këtyre viteve, Nevila pranon se nuk është e vështirë të falësh, por është e pamundur të harroj. “E vetmja gjë që dëshiroj është të njihem me nënën time”, thotë ajo. Por, nëna e saj e vërtetë nuk vjen duke fikur telefonin, pa dhënë arsye për mosardhjen e saj. Nevila qëndron e menduar, për të kuptuar arsyet që e kanë ndaluar nënën e saj të vinte ta takonte. “Nëse gjatë kësaj kohë nuk ka dhënë asgjë për mua, ardhjen duhet ta bënte me dëshirë”, përfundon Nevila.

Jahjaga përballë Nikoliqit në KS të OKB-së

0

?Jahjaga NikoliqKëshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet më 27 të këtij muaji për të diskutuar raportin e radhës për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.
Këtë radhë, për herë të parë, të dyja vendet do të prezantohen në nivel presidencial. Kësisoj, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, do të jetë përballë presidentit serb Tomisllav Nikoliq.

Lajmin për gazetën e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu. Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit u është dorëzuar shteteve anëtare në fillim të këtij muaji.

Ai ka thënë se ende mbesin disa sfida në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“I inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë punën e tyre, në besim të ndërsjellë për zbatimin e marrëveshjes dhe që ta krijojnë Asociacionin në vullnet të mirë. Megjithatë, moszgjidhja e problemeve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit, nuk duhet të minimizojnë përparimin e bërë që nga fillimi i dialogut”, ka thënë Ban

“Burdushi” i PDK’së qerasë stafin e MPJ’së me 7 237 euro

0

Enver Hoxha PDKPërfundimi i mandatit prej ministri, duket se e ka prekur fort Enver Hoxhajn. Edhe pse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrë deri më 8 qershor, si ministër në largim, Hoxhaj ka vendosur tani t’i qerasë me dhurata stafin e kabinetit.
E, për këtë punë Ministria e Jashtme është dashur të shpenzojë nga buxheti i shtetit 7 237 euro.

Për shijen, dukjen dhe detajet e tjera të këtyre dhuratave do të kujdeset kompania “Free Kosova”, të cilës edhe ia ka besuar MPJ-ja tenderin.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë pranuar të thonë asnjë fjalë për këtë çështje, edhe pse gazeta ka kërkuar përgjigje gjatë ditës së premte.

Derisa njohësit e ekonomisë dhe shoqëria civile thonë se këto shpenzime janë keqpërdorim i parasë publike. Sipas tyre, është e pakuptimtë që në këtë kohë krize të rriten shpenzimet në lukse dhe dhurata.

Tenderin ”Furnizim me dhurata të ndryshme për Kabinet”, kompania “Free Kosova” e ka fituar më datën 13.05.2014, derisa në garë kanë qenë tri kompani, shkruan Tribuna.

Limaj në Prizren: Bashkohuni me Nismën, që ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë

0

Limaj ne pzKryetari i Nismës për Kosovë,Fatmir Limaj, ka zyrtarizuar mbrëm katër nëndegë të partisë në Prizren.

Ai në takimet që ka mbajtur në këto nëndegë ka publikuar edhe emrat e kandidatëve të Nismës, që do të garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Limaj, ka ftuar qytetarët e Prizrenit, që të dalin  në zgjedhje dhe të votojnë Nismën për Kosovë.

”Bashkohuni me Nismën që ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, tha ai.

Limaj në këto takime ka foluar edhe për blerjen e votës nga partitë.

“Nëse tentojnë që t’iu japin para për vota, merrëni ato para se ato janë të juajat, por votën mos ia jepni”,tha Limaj në zyrtarizimin e nëndegës së Nismës në lagjen në  “Kurillë”, “Dardani”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku” të Prizrenit.

Koordinatori i Nismës për Prizren,Sejdullah Hoxha tha ndërkaq se ky subjekt politik po gjenë mbështetje të fuqishme në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.

“Qytetarët po e vërejnë se e vetmja alternativë për ndryshimin e gjendjes aktuale në vend është Nisma për Kosovën”, tha Hoxha.

“Nisma për Kosovë do të jetë befasi e këndshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Lista e kandidatëve për deputet i Nismës për Kosovë

FATMIR LIMAJ PRISHTINË

JAKUP KRASNIQI PRISHTINË

VALDETE BAJRAMI GJILAN

BILALL SHERIFI PRISHTINË

ZAFIR BERISHA PRIZREN

SELVIJE REXHEPI MOGILLË-VITI

IMRI ILAZI FERIZAJ

FITIM SELIMI LIPJAN

ALBULENA BALAJ PRIZREN

XHEVAT BISLIMI VËRBAN-VITI

SEJDULLAH HOXHA PRIZREN

ALBANA XHEMSHITI PRISHTINË

BEDRI STATOVCI PRISHTINË

MUHARREM KUÇI PRISHTINË

EDONA SHABANI VAROSH-FERIZAJ

IZET IBRAHIMI DRENAS

HAXHI SHALA PRISHTINË

SHUKRIJE BYTYQI SHKOZË-MALISHEVË

NEHAT MAXHUNI MAXHUNAJ-VUSHTRRI

SHEKIP FAZLIU SKENDERAJ

LUMTURIJE KRASNIQI PEJË

BAJRAM AJETI PODUJEVË

KRESHNIK CUKAJ PRISHTINË

SHUKRIJE HOTI GJAKOVË

SINAN ALIAJ PRIZREN

SABRI HAZIRI ZHABAR-MITROVIC

SHQIPE AHMETI DRENAS

BAJRAM HASANI GJILAN

BURIM BERISHA PEJË

ADILE NDRECAJ SUHAREK

RAMADAN KRASNIQI KLINË

FAZLI HOXHA CËRMJAN-GJAKOVË

XHEVAHIRE VLLASALIHU-ZHUNIQI PRISHTINË

AGIM ÇAKA BOB-KAÇANIK

REXHEP VRANJA HOGOSHT-KAMENIC

MERITA ZEQIRI-HAJRIZI LIPJAN

FEHMI HYSENAJ SHTIME

SADIK KRASNIQI RAHOVEC

FEXHRIJE KONUSHEVCI LLUGË-PODUJEVË

HESET SAHITI LIPJAN

BASHKIM MUSLIU SKENDERAJ

NERXHIVANE AZIZI SHTIME

FATBARDH GASHI PRISHTINË

MUSA SELIMI GJILAN

SHYHRETE GOSALCI PRISHTINË

SHABAN GOLLOPENI SUHAREK

FEIM MAZREKU PRIZREN

RREZARTË XHEMA DUBOC-VUSHTRRI

ISA XHEMAJLAJ DRENAS

SKENDER REÇICA PRISHTINË

ARTIZANE DUSHI PRISHTINË

FATMIR SUHODOLLI MITROVIC

BASHKIM BERISHA PRISHTINË

ANILA KASTRATI GJILAN

VALON RAMADANI FERIZAJ

MUSA FETAHAJ BANJË-ISTOG

AFERDITA GJONBALAJ-STUBLLA PRISHTINË

SHEMSI ILJAZI ZGATAR-DRAGASH

NAIM BOGUJEVCI F.KOSOVË

KRENARE BËRDYNA PRISHTINË

GASPËR DEMAJ STUBËLL-VITI

SKENDER SUSURI ZHUR

ANITA MULOLLI-VRAJOLLI PRISHTINË

ZENEL ELSHANI PRIZREN

ENVER HOTI CARRALLUK-MALISHEVË

ELFETE SELMANI MITROVIC

BETIM KASEMI PRIZREN

FATMIR BYTYQI SUHAREKË

SHQIPE GASHI SUHAREKË

ABDULLAH VOJVODA VUSHTRRI

BAHRI BEQIRI SKENDERAJ

ARTA DEMOLLI PRISHTINË

SAFET NISHEFCI PODUJEVË

NEXHAT ISUFI BLAC-DRAGASH

SHEFKIJE SHATRI PRISHTINË

FERIM GASHI PRISHTINË

GRANIT SHABANAJ DEÇAN

ARIFE MUJI PRIZREN

NASER MORINA GLLAREVË-KLINË

ESHREF VISHI KAQANIK

ARBENITA HASANI-RRUSTEMI MITROVIC

FADIL LUBENIQI TOMOC-ISTOG

MUSLI MUSLIU RASKOV-OBILIQ

NEVRIJE SEJDIU PRISHTINË

ISMAJL NEZIRI FERIZAJ

IBISH AVDYLI GJAKOVË

FLORIJE KADRIU PRISHTINË

ARMIR VUQITËRNA RAHOVEC

NAHIT THAQI PRIZREN

GASHI VALDETE PRISHTINË

MITAT KARAHODA PRIZREN

BEQIR HAMIDI PRISHTINE

LUMNI ZEJNULLAHU PRISHTINË

VISAR TAHIRI PRISHTINË

PETRIT GASHI LLAPUSHNIK-GLLOGOC

MILAZIM XANI FUSHË KOSOVË

EGZON GASHI BUQAN-PEJË

SELAMI RAMADANI GJILAN

SHEMSI ELEZI GLLOGOC

FATMIR HALILI DRAGASH

FETART VESELI RAHOVEC

ISLAM KRASNIQI PRISHTINË

SKENDER KAFEXHOLLI PRISHTINË

BLERIM GASHI SIBOFC-OBILIQ

ISA MORINA RAHOVEC

MUHAMET SHALAJ HAS – PRIZREN

Rreth dy mijë kandidatë për 120 vende

0

PDK-fushatLëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratik e Kosovës, kanë qenë dy subjektet që tre minuta para orës 24:00, i kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve që synojnë të fitojnë mandate në Kuvend. Pikërisht në këtë kohë edhe është mbyllur afati ligjor për të aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. Këtë radhë është vërejtur dukshëm numër më i vogël i partive krahasuar me zgjedhjet e kaluara të viti 2010. Përfshirja e partive të vogla në koalicione me parti të mëdha ka reduktuar numrin e subjekteve.

Në zgjedhjet e 8 qershorit zyrtarisht pritet të garojnë 31 subjekte, prej tyre 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione. Të gjitha këto subjekte çojnë në rreth dy mijë numrin e kandidatëve të cilët synojnë të fitojnë mandat të deputetit nga 120 vendet sa janë të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Partitë kanë afat deri më 24 maj që të ndërhyjnë në listat e prezantuara, pasi në afatin e parë jo të gjitha i kanë dorëzuar listat e plota.

Zyra e Regjistrimit të Partive politike ka qenë e stërngarkuar gjatë ditës së premte, po aq të zëna kanë qenë edhe partitë politike me përgatitjen e listave. Ajo që më së shumti ka pasur punë në këtë drejtim ka qenë Partia Demokratike e Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti ka diskutuar me orë të tëra derisa ka vendosur për përbërjen e listës prej 110 kandidatëve. Kjo parti nuk e ka bërë publike listën e plotë duke e mbajtur sekret, ndërsa kanë qarkulluar vetëm 10 emra../tribuna/