21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Sot fillon Festivali i Letërsisë POLIP

POLIPSot në Prishtinë, fillon edicioni i katërt i Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë POLIP, i organizuar nga Qendra Multimedia, cili do të zgjasë tri ditë dhe do të marrin pjesë autorë nga vende të ndryshme. Në edicionin e sivjetmë do të flitet edhe për bashkëpunimet kulturore Prishtinë – Beograd, në periudhën 1989 –2014.

Teatri dhe realitetet politike në Bashkimin Evropian, letërsia bashkëkohore dhe bashkëpunimet kulturore Prishtinë – Beograd gjatë periudhës 1989 – 2014, do të jenë temat që do trajtohen gjatë tri ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë POLIP.

Koordinatorje e këtij festivali, Nita Hoxha, nga Qendra Multimedia, thotë për Radio Kosovën, se këto ditë do të jenë të mbushura me aktivitete të ndryshme:

“Gjatë ditës do të ketë panele të ndryshme, ndërsa në mbrëmje do të ketë lexime të poezive, ku autorët do t’i lexojnë vet poezitë e tyre në gjuhën origjinale e pastaj do të përkthehen edhe në gjuhën angleze. Pas leximit, do të ketë muzikë. Sivjet në festival kemi autorin nga Shqipëria Visar Zhiti, autorin e mirënjohur serb Filip David, pastaj autorin kosovar Adil Olluri, etj”.

Hoxha, thotë se qëllimi i festivalit është që të krijohet një lidhshmëri më e madhe në mes të autorit dhe publikut të rajonit.

” Në këtë edicion kemi autorë edhe nga Serbia, për shkak se është krijuar një lloj izolimi dhe në këtë mënyrë, ne provojmë që së paku të njohim përsëri letërsinë dhe kulturën e njëri tjetrit”.

Gjatë festivalit POLIP, do të promovohet libri “Ëndrra të dashurisë dhe vdekjes” nga autori serb Filip David, i përkthyer në shqip nga Smajl Smaka si dhe do të debatohet për përkthimet dhe shkëmbimet letrare në kontekstin ballkanik.

Më Shumë

Ndërron jetë mësuesi Hylmi Sylejmani nga Dragashi

Ka ndërruar jetë mësuesi me përvojë shumëvjeçare nga fshati Blaç i Dragashit, Hylmi Sylejmani, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe edukimit. Lajmin...

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit