9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8524

“7 vëllezër, 7 motra…” që thyen paragjykimet për kosovarët

0

perurim libri kohaHistoria e Hasbisë nuk dallon shumë nga ato të shqiptarëve të cilët u rritën në kushte të vështira. Ishin vitet ’60 kur në moshën 15-vjeçare ajo do ta vinte shaminë e kuqe në kokë, pasi prindërit kishin vendosur ta martonin.

As Vahidi nuk e kishte më të lehtë fëmijërinë. Ai kishte përfunduar vetëm katër vjet të shkollës fillore dhe kur i mbushi 18 vjet i duhej të shkonte ushtri. E Remziu në moshë të re kishte shkuar në Austri që të fitonte para për të mbajtur familjen. Por jeta në kurbet nuk ishte e lehtë siç e kishte menduar. Nuk e kishte të lehtë të gjente punë. Kimetja kishte përjetuar periudhën e vështirë të kohës kur Kosova kishte humbur autonominë e saj. Kreu shkollën në shtëpi private.
Këto personazhe mbase me histori të ndryshme kanë një gjë të përbashkët: janë motra e vëllezër të një familjeje të madhe prej katërmbëdhjetë fëmijëve.

Tregimet e familjes Reka nga Kaçaniku janë të përmbledhura në një libër të vetëm. “7 Brüder, 7 Schwestern: eine kosovarische Familie in der Welt” (7 vëllezër, 7 motra: një familje kosovare në botë), është libri i shkrimtares zvicerane Elizabeth Kaestli, të cilin ajo e kishte promovuar në dhjetor të vitit të kaluar në Graçanicë. Nën dritën e një llambe, në një prej lokaleve në kryeqytet, në kuadër të “Ditëve të gjuhës gjermane”, që po mbahet në Kosovë, ajo lexoi pjesë nga libri i saj. Me këtë rast ajo tregoi se kontaktin e parë me këtë familje e pati në Maqedoni pasi kishte shkuar në kampin e refugjatëve në rolin e gazetares, profesion që ajo e ushtroi prej vitit 1973, përderisa ka kryer studimet për përkthim në Gjenevë e në Triestë.
Remziu ishte ai me të cilin ajo ishte takuar dhe që aty do t’i lindte ideja për ta shkruar këtë libër.

“Më lindi ideja për një rrëfim të tillë, sepse më duket sikur e kam gjetur Kosovën në një familje të vetme”, ka thënë Kaestli, e cila me këtë libër kishte edhe një synim: të thyejë paragjykimet.
“Mendoj se njerëzit që e lexojnë këtë libër e kuptojnë se sa e vështirë ka qenë dhe është jeta e kosovarëve. E kuptojnë se jo të gjithë kosovarët janë ashtu siç shkruajnë gaztat zvicerane. Mendoj se leximi i historive të kësaj familjeje të jep një pikëpamje tjetër. Por natyrisht se është një numër i vogël i zviceranëve që e lexojnë këtë libër. Njerëzit fatkeqësisht kanë shumë paragjykime”, ka thënë Kaestli, fill pas përfundimit të leximit të disa pjesëve nga libri në gjuhën gjermane. Për herë të parë e solli librin në Kosovë në fund të vitit të kaluar. Kaestli në një intervistë për gazetën kishte thënë se “Shtatë vëllezër e shtatë motra…” pasqyron “një anë tjetër të kosovarëve që jetojnë nëpër botë”.

Në kapitullin e parë të këtij libri autorja përshkruan jetën e familjes Reka gjatë viteve ’60. Duke qenë se familja jetonte në Kaçanik, mbijetesa e vetme e tyre ishte shitja e drunjve, e paratë e mbledhura nuk do të mjaftonin as për të mbijetuar më shumë se një javë. Kjo gjendje edhe kishte bërë që familja Reka të shpërndahet në vende të ndryshme nëpër botë, në Zvicër, Gjermani e deri në Kanada. Kaestli (69), përveç “7 Brüder, 7 Schwestern…” është autore edhe e librit “Gratë në Kosovë: rrëfime nga lufta dhe rindërtimi” i botuar në vitin 2002 dhe “Varrezat dhe urat: miqësitë para dhe pas luftërave në Ballkan”. Të dy këta libra janë të përkthyer në gjuhën shqipe, ndërsa është në proces të përkthimit edhe të librit të fundit.
“Librin tashmë e kam përkthyer, por jam në kërkim të një shtëpie botuese, e cila do ta nxirrte në botim”, ka thënë Kaestli, e cila tash gati katër vjet jeton në Kosovë, ku ka ardhur pas katër vjetëve të kaluar në Tanzani./Koha.net/

Lana Del Rey me album të ri

0

86435Studioja muzikore e këngëtares Lana Del Rey ka konfirmuar të enjten se albumi i saj më i ri “Ultraviolence” do të dal në shitje më 17 qershor të këtij viti.

Në albumin më të ri do të bëjnë pjesë këngët si “Cruel World” dhe “West Coast”. Këto këngë do të mund të shkarkohen nga interneti dhe do të vijnë në një CD të veçantë.

Del Rey është në mesin e një turneu botëror që tani po mbahet në Amerikën Veriore. Ajo në ditët në vijim do të performojë në qytetet si Los Angeles, Chicago, Seattl dhe Detroid. Përveç këtyre koncerteve ajo do të merr pjesë edhe në festivalin e famshëm britanik Glastonbury.

Isa Mustafa konfirmon se janë në fund të hartimit të listës zgjedhore

0

Isa Mustafa LDKLideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar se janë në fazën finale të hartimit të listave së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të Listës me kandidatët për deputetë për Kuvendin e ardhshëm Republikës së Kosovës. Lista që do të dorëzohet zyrtarisht nesër, do të reflektojë vullnetin e anëtarësisë dhe përkrahësve të filozofisë politike të Lidhjes Demokratike, kohezionit të brendshëm të subjektit tonë politik, si dhe nevojës për zgjerimin e përkrahjes qytetare për Lidhjen Demokratike”, ka shkruar Mustafa, në Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës

Ne në zgjedhje hyjmë me siglën LDK, të sigurt në fitore të bindshme dhe me synimin e qartë që këtë besim të qytetarëve ta shpërblejmë me një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme, transparente, demokratike, të efektshme, zhvillimore dhe integruese.

Lidhja Demokratike e Kosovës është konsoliduar dhe qytetarët e Kosovës, përmes rritjes së mbështetjes për Lidhjen Demokratike, po dëshmojnë dhe do të dëshmojnë se LDK përbën alternativën më të mirë qeverisëse të vendit tonë.

Shteti ynë i ri ka nevojë për energjinë e pashtershme dhe për patriotizmin që e karakterizon qytetarin e Kosovës. Shteti ynë i ri ka nevojë t’ia kthejë shpinën frymës degraduese dhe rrezikut të zvenitjes së perspektivës, të cilën e ka instaluar qeverisja në largim.

Për këtë duhet shumë punë. Punë të cilën do ta bëjmë ne të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me partnerët tanë strategjik politik, në koordinim me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar. Në këtë rrugëtim, ne do të kemi nevojë për kapacitetet e të gjitha strukturave të subjektit tonë politik, të gjithë përkrahësve të filozofisë sonë politike, të ideuar nga Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Qeverisja të cilën ne do ta drejtojmë ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ky është një rrugëtim në të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe të vendosur për të përfshirë, e jo përjashtuar, secilin kapacitet që disponon subjekti ynë, partnerët tanë politik dhe eskpertët e shumtë që ka vendi ynë.

Lidhjes Demokratike të Kosovës i duhet mbështetja qytetare gjatë kësaj fushate dhe ditën e zgjedhjeve, më 8 qershor, që ta rikthejë në vendimarrës dhe përcaktues vullnetin shumicës. Shumica e ardhshme do ta reflektojë diversitetin e vlerave të shoqërisë dhe shtetit tonë. Ajo do të jetë gjithpërfshirëse, e jo përjashtuese e vlerave të mirëfillta të traditës dhe të bashkëkohores.

Rita Ora nuk ndalet

0

Rita Ora-Playboy4Këngëtarja me origjinë shqiptarë Rita Ora e cila po arrit majat në skenën ndërkombëtare edhe pse nuk ka shumë kohë që erdh në treg me risi, bën me dije se ajo tashmë i është përveshur punës për albumin tjetër. Ajo ka biseduar me disa produksione dhe është duke u marr vesh me ta rreth albumit…

Ajo gjithmonë po kujdeset qe të jetë sa me pranë adhuruesve të saj me këngë e me hite të reja dhe edhe pse nuk ka shumë që erdh me albumin e saj ajo tashmë ka filluar të mendoj për tjetrin. Përmes një postimi në profilin e saj privat në ‘Twitter’ Rita Ora ka treguar se shumë shpejt do të vije me albumin e saj të ri. Ajo ka treguar se njëri ndër produksioni me i madh anglez “Clash Music’’ e ka vizituar atë në studion e saj për të biseduar rreth detajeve të albumit.

“I gave clues about my new album to @clash_music when they visited me in the studio.. “ (Iu dhashë të dhëna për albumit tim të ri produksionit “Clash Music’’ kur ata me vizituan në studio) ka shkruar Rita, e cila ka njoftuar fansat se ajo nuk do të ndalet. Kujtojmë që së fundmi këngëtarja Rita Ora ka lansuar singlin e saj‘I Will Never Let You Down’ e cila po e shijon suksesin e kësaj këngë nëpër turne të ndryshme botërore.

Buzhala: Aderimet në partitë politike, komike

0

Berat BuzhalaIsh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, është shfaqur mjaft kritik ndaj prurjeve të reja në të gjitha partitë politike.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se aderimet e fundit nëpër partitë politike jo vetëm se janë komike, por edhe perverse.

“Partitë politike po demonstrojnë, se po i nënshtrohen pa kushte, për një grusht votash, secilit grup a individ, për të cilët mendohet se e kanë një copë ndikim”, ka thënë Buzhala.

Ai ka bërë me dije se është e pakuptimtë që dikush të bëhet pjesë e një partie të caktuar politike për të cilën ka folur “zi e terr”.

“Ata që deri dje shaheshin, sot nderohen. Partitë politike do të duhej të ishin grupime të njerëzve që përafërsisht mendojnë ngjashëm për probleme të caktuara”, ka deklaruar Buzhala.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por jo edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, apo pjesë e Qeverisë së ardhshme, nëse kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet.

“Besoj se jam shumë i parëndësishëm për të qenë pjesë e Qeverisë”, është shprehur Buzhala.

Po në këtë intervistë Buzhala ka folur edhe për fushatën paraelektorale të partive politike, të cilën e ka quajtur banale.

“Fushata do të duhej të quheshin ato, ku krerët e partive politike do të dalin e të tregojnë se çfarë do të bëjnë saktësisht për shëndetësinë, për arsimin, për drejtësinë etj., e jo këso lloj performancash banale”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se pas zgjedhjeve parlamentare Kosovës i duhet një koalicion i cili do të fokusohet në shëndetësi dhe arsim.

Aderimet përçajnë PDK-në

0

thaci, veseli,hasaniPartia Demokratike e Kosovës dhe kreu i saj Hashim Thaçi, kanë hyrë në ofensivë për sjelljen e njerëzve të rinj në parti. Iniciativa e tij ka nisur qysh para disa muajsh, por ajo është përshpejtuar me t’u shpërndarë Kuvendi dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë drejtim ai ka zgjedhur dy metoda të prezantimit.

Në njërën anë shfrytëzon Facebookun dhe prezanton anëtarë të rinj në ekipin e tij që kryesisht vijnë nga shoqëria civile, ndërsa në anën tjetër kur merret vesh me njerëz të biznesit, ata i prezanton në seli të partisë dhe thërret konferencë për media. Kështu ka ndodhur në dy raste. Ardhja e pronarit të rrjetit të marketeve “Elkos”, Ramiz Kelmendi dhe e Margarita Kadriut, drejtoresh e gazetës “Kosova Sot”.

Por jo gjithçka po i shkon mirë Thaçit gjatë prurjeve të reja. Shumë nga zyrtarë të lartë të partisë që i takojnë anëtarësisë së vjetër të PDK-së, po ia zënë për të madhe kreut të partisë për formën si i prezanton aderuesit dhe si u jep premtime figurave të reja. Më së shumti janë irrituar me ardhjen e Margarita Kadriut, të cilës iu dha menjëherë posti i nënkryetares së partisë/tribuna/

Cruz dhe Bardem të pandashëm

0

PenelopeCruz-plazh1Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë disa vite të martuar, por ata duken sikur janë sërish në periudhën e muajit të mjaltit. Çifti u fotografua teksa shkëmbente puthje pasionante pas një darke me miqtë e tyre në një restorant të Madridit.

Dukej se të dy aktorët nuk dëshironin të shkëputeshin për asnjë moment nga njëri-tjetri. Ata ishin në sintoni, të veshur me xhinse dhe xhaketë lëkure teksa u fotografuan duke dalë nga restoranti.

Penelope dhe Javier filluan të takoheshin në vitin 2007 dhe në 2010-n vendosën të martoheshin. Në 2008-n ata ishin pjesë dhe e të njëjtit kast aktorësh në filmin “Vicky Cristina Barcelona”. Çifti ka një djalë 3 vjeç, Leonardo dhe një vajzë 9-muajshe Luna.

Ismail  Ahmeti kandidat për deputet  i  VV-së nga Sharri

0

Ismail Ahmeti VV sharrIsmail  Ahmeti do të jetë kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës i Lëvizjes  Vetëvendosje në  Sharr.

Emri i tij është  miratuar edhe nga  Kryesia e VV-së në Prishtinë.

Ahmeti premton se  nëse zgjedhet deputet në Parlamentin e Kosovës, do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve të Sharrit.

Sipas tij, deri më tash zëri i qytetarëve të Sharrit ka munguar në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Zafiri vetë i katërti ia mësyen Parlamentit

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, në zgjedhjet e 8 qershorit, do të garojë për deputet bashkë me katër anëtarë të tjerë të partisë së tij.

Kryesia e BD-së ka marrë vendim që në listën zgjedhore për deputet të Parlamentit të Kosovës të jenë: Zafir Berisha, Mitat Karahoda, Arife Muji, Skënder  Susuri  nga Prizreni si dhe Nexhat Isufi nga Dragashi.

Të gjithë kandidatët e Bashkimit Demokartik do të garojnë në të njëjtën listë me Nismën për Kosovë të Fatmir Limajt.

Zafir Berisha tha se kandidatët që do të garojnë , janë garncë e fitores së 8 qershorit. /PrizrenPress.com/

 

Ricky Martin: Do të dëshiroja të bëja sërish ‘coming out’

0

RickyMartinKëngëtari potorikan 42 vjeçar, Ricky Martin në një intervistë ka deklaruar se pas 4 vitesh që ai pranoi orientimin e tij seksual do të dëshironte që të vinte sërish ai moment.

Pas shumë spekulimeve lidhur me seksualitetin e tij Ricky Martin vendosi të bëjë “coming out” në vitin 2010 dhe pranoi homoseksualitetin e tij.

Në një intervistë për Kiis FM’s ai thotë: “Ndjehesh shume mirë kur e bën këtë gjë. Do dëshiroja të bëjë sërish “coming out” sepse ai moment ishte i mrekullueshëm. Dhe kur bën këtë gjë ti arrin të mposhtësh një nga frikërat më të mëdha që ke patur gjithmonë”.

“Suporti që pata nga mediat, nga fansat dhe familja ime ishin të jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht është shoqëria që na shtyn ne të besojmë se ndjenjat tona janë jo mira”, thotë Ricky Martin.