12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Sot, Haradinaj nominohet për kryeministër në Prizren

Ramush Haradinaj 1

Sot, në Prizren, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mban Konventën Zgjedhore, me ç’rast do të ndodhë votimi solemn i platformës për Kosovën, “Drejtim i Ri” dhe nominimi i kandidaturës së kryetarit Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramdani, ka thënë për “Epokën e re” se programi dhe lidershipi i kësaj partie janë qartësi e madhe e fitores së madhe në Kosovë.

“’Drejtimi i Ri’, që do ta merr Kosova gjatë qeverisjes Haradinaj do të jetë substanca e ndryshimeve rrënjësore. Fitorja e Aleancës është vetëm në momentin kur fiton ‘Drejtimi i Ri’. Prandaj, jam i sigurt se programi dhe lidershipi i Aleancës janë qartësi e madhe e fitores së madhe në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur qytetin e Prizrenit për ta nominuar si kandidat për kryeministër të ardhshëm, Ramush Haradinajn.

“Prizreni është qytet i vlerave kombëtare, të lëvizjeve të mëdha shqiptare dhe të shtetndërtimit në Kosovë. Gërshetimi i këtyre vlerave dhe ‘Drejtimit të Ri’ bëhet sot në Prizren dhe në të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë Ramadani.

 

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Lajmet e Fundit