19.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” u dha mbrëmë premierë në Teatrin ODA

shfaqja odaShfaqja “Peer Gynti nga Kosova” është një projekt teatror unik i realizuar si bashkëpunim i tre teatrove, Hessisches Staatstheater Wiesbaden (Gjermani), Qendrës Multimedia (Kosovë) dhe Teater de Vill (Suedi) kurse në të janë të përfshirë artistë nga: Gjermania, Kosova, Suedia, Shqipëria dhe Serbia.

Një tregim autentik, i rrëfyer me sinqeritet të plotë ka qenë drama “Peer Gynti nga Kosova”, e cila u shfaq në mbrëmjen e së enjtes në sallën e teatrit “ODA”, në Prishtinë, pas premierës botërore që shfaqja pati në Wiesbaden të Gjermanisë para katër netësh.
Kjo dramë me regji të Robert Jelinek nga Suedia, ka sjell një tregim të lëshuar në përplot aventura me një reflektim mbi fatin e mijëra emigrantëve të rinj në Evropë, të cilët kur përballen me kriza jetësore, shpesh humbin kontaktin me tokën nën këmbët e tyre dhe i kthehen krimit për të mbijetuar.

Kryepersonazhi në këtë shfaqje, Peer (që luhej nga aktori Besnik Krapi), gjatë një pjesë të dramës që kësaj radhe është realizuar nga dramaturgu i njohur në vend Jeton Neziraj, ka brohoritur parullat më të famshme gjatë viteve ’90 në Kosovë “Liri-Demokraci”, për shkak se babai i tij (rolin e të cilit e luante Charles Toulouse) e nxiste atë që t’iu bashkohej protestave gjithëpopullore kundër qeverisë së atëhershme, gjersa nëna e tij (ku e luante rolin Ema Andrea, artiste e njohur nga Shqipëria) vazhdimisht kundërshtonte që biri i saj të helmohej në këto protesta nga gazi lotsjellës.
Sidoqoftë, shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” është një projekt teatror unik i realizuar si bashkëpunim i tre teatrove, Hessisches Staatstheater Wiesbaden (Gjermani), Qendrës Multimedia (Kosovë) dhe Teatër de Vill (Suedi) kurse në të janë të përfshirë artistë nga: Gjermania, Kosova, Suedia, Shqipëria dhe Serbia.
Jeton Neziraj, ka thënë të ketë mendime pozitive për lojën e aktorëve gjatë kësaj mbrëmje, ndërkohë që komplimentet, sipas tij, i mbeten publikut.

“Kjo dramë m’u duk që u prit mirë nga spektatorët, natyrisht në një shkallë më të mirë është pritur edhe në Gjermani gjatë premierës së saj atje. E rëndësishme ishte që ky ka qenë një projekt jashtëzakonisht i vështirë, për faktin se siç e thanë edhe aktorët në fillim të shfaqjes se ata vijnë nga shtetet që kanë kultura dhe gjuhë të ndryshme, ndërkohë që ne vendosëm ta realizojmë shfaqjen në gjuhën angleze, për arsye se kjo dramë do të jepet edhe në disa teatro prestigjioze në Evropë”, ka pohuar Neziraj, ku duke buzëqeshur tregoi se nuk e ka ndërmend të aderoj në asnjë parti politike, duke ironizuar kështu me disa kolegë të tij që kohëve të fundit nga kultura kanë kaluar në jetën politike.

“Dua ta ndajë me juve gazetarët një informatë tejet të rëndësishme, ende nuk kam menduar se në cilën parti do të aderoj”, ishin këto fjalët e Nezirajt teksa qeshte më pas.

Në këtë dramë që u jep mbrëmë në kryeqytet kanë luajtur aktorët: Ema Andrea, Besnik Krapi, Jonas Sjören dhe Charles Toulouse. Shfaqjes “Peer Gynti nga Kosova” pas Prishtinës, do të jepet më 16 maj në Teatrin e qytetit të në Gjilanit, në Ferizaj me 17 maj në Teatrin e qytetit, në Shkup me 21 maj në Qendrën e Teatrit të Fëmijëve, repriza do të shfaqët në Prishtinë me 22 maj në Teatrin Oda, ndërkohë më 23 Maj jepet në Tiranë në Black Box – Fakulteti i Artit dhe më 28 maj në Beograd në Center for Cultural Decontamination

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit