2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Isa Mustafa konfirmon se janë në fund të hartimit të listës zgjedhore

Isa Mustafa LDKLideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar se janë në fazën finale të hartimit të listave së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të Listës me kandidatët për deputetë për Kuvendin e ardhshëm Republikës së Kosovës. Lista që do të dorëzohet zyrtarisht nesër, do të reflektojë vullnetin e anëtarësisë dhe përkrahësve të filozofisë politike të Lidhjes Demokratike, kohezionit të brendshëm të subjektit tonë politik, si dhe nevojës për zgjerimin e përkrahjes qytetare për Lidhjen Demokratike”, ka shkruar Mustafa, në Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës

Ne në zgjedhje hyjmë me siglën LDK, të sigurt në fitore të bindshme dhe me synimin e qartë që këtë besim të qytetarëve ta shpërblejmë me një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme, transparente, demokratike, të efektshme, zhvillimore dhe integruese.

Lidhja Demokratike e Kosovës është konsoliduar dhe qytetarët e Kosovës, përmes rritjes së mbështetjes për Lidhjen Demokratike, po dëshmojnë dhe do të dëshmojnë se LDK përbën alternativën më të mirë qeverisëse të vendit tonë.

Shteti ynë i ri ka nevojë për energjinë e pashtershme dhe për patriotizmin që e karakterizon qytetarin e Kosovës. Shteti ynë i ri ka nevojë t’ia kthejë shpinën frymës degraduese dhe rrezikut të zvenitjes së perspektivës, të cilën e ka instaluar qeverisja në largim.

Për këtë duhet shumë punë. Punë të cilën do ta bëjmë ne të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me partnerët tanë strategjik politik, në koordinim me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar. Në këtë rrugëtim, ne do të kemi nevojë për kapacitetet e të gjitha strukturave të subjektit tonë politik, të gjithë përkrahësve të filozofisë sonë politike, të ideuar nga Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Qeverisja të cilën ne do ta drejtojmë ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ky është një rrugëtim në të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe të vendosur për të përfshirë, e jo përjashtuar, secilin kapacitet që disponon subjekti ynë, partnerët tanë politik dhe eskpertët e shumtë që ka vendi ynë.

Lidhjes Demokratike të Kosovës i duhet mbështetja qytetare gjatë kësaj fushate dhe ditën e zgjedhjeve, më 8 qershor, që ta rikthejë në vendimarrës dhe përcaktues vullnetin shumicës. Shumica e ardhshme do ta reflektojë diversitetin e vlerave të shoqërisë dhe shtetit tonë. Ajo do të jetë gjithpërfshirëse, e jo përjashtuese e vlerave të mirëfillta të traditës dhe të bashkëkohores.

Më Shumë

Gabojnë Drita dhe Malisheva, Ballkani kthehet te fitoret, Suhareka futet në zonën e rënies

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës, ku kanë dominuar barazimet, ndërsa mysafirët nuk arritën të marrin fitore.  Ballkani...

Trepça fiton në dramën ndaj Junior 06 në Prizren

Trepça shënoi fitoren e dytë këtë edicion. Mitrovicaset fituan ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 59:60 (17:21, 16:9, 14:19, 12:11). Takimi ishte i vlefshëm...

Lajmet e Fundit