9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8526

Irfan Fusha kandidat i PDK-së për deputet nga Prizreni

0

ifran fusha me thacinPronari i Kompanisë “ABI & ELIF” në Prizren, Irfan Fusha do të jetë kandidat i PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka prezantuar kandidaturën e Fushës, gjatë vizitës që ia ka bërë sot Prizrenit, transmeton TV Prizreni.

Fusha para se të zyrtarizoi kandidaturën ka aderuar në PDK.

 

Veteranët e UÇK-së e përcjellin me falënderime Muharrem Xhemajlin

0

Veteranet e UÇK-seKëshilli Drejtues njëzëri vendosi që ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së, të jetë nënkryetari i deritanishëm Smajl Elezaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, në mbledhjen që mbajti sot miratoi dorëheqjen kryetarit Muharrem Xhemajli, të cilën e ofroi para organit që e ka zgjedhur.

KD i OVL UÇK-së, e falënderoi Xhemajli për punët dhe angazhimet e deritanishme gjatë mandatit të tij, në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe interesave të veteranëve brenda e jashtë vendi, siç janë: anëtarësimi me të drejta të plota në Federatën Botërore të Veteranëve; fillimi i verifikimit të veteranëve të luftës, miratimi i ligjit dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përkujdesjen për veteranët e familjet e tyre si në çështjen e banimit, rehabilitimit dhe shkollimit, duke i uruar suksese në jetën politike duke shpresuar se do t’i përfaqësoj denjësisht interesat e veteranëve dhe ato kombëtare.

Këshilli Drejtues njëzëri vendosi që ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së, të jetë nënkryetari i deritanishëm Smajl Elezaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës.

Ministri Buja priti nxënës të suksesshëm nëpër garat ndërkombëtare

0

Buja priti nxënës të suksesshëmMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim disa nxënës nga kolegji “Mehmet Akif”, të cilët kanë fituar çmime të para me projektet e tyre nëpër gara ndërkombëtare në SHBA, Afrikë dhe Azi.

Buja, me këtë rast ka theksuar se, arritja deri te çmimet e para në gara ndërkombëtare të dijes, janë dëshmi se Kosova është në rrugë të mirë sa i përket përgatitjes së gjeneratave të reja.

Ai tha se, rezultatet e këtyre nxënësve flasin më së miri për rëndësinë që po i kushtohet arsimimit cilësor.

“Unë ju shoh juve nesër si udhëheqës të vendit. Nëse ne arrijmë, ashtu siç keni depërtuar ju, që me dijen tonë të pushtojmë arenën e dijes, do të ishte mrekulli. Ju them që të arriturat tona në arsim janë vërtetë të prekshme, të dukshme, evidente dhe kjo na bënë që seriozisht të ecim përpara”, u shpreh ministri Buja.

Buja, po ashtu vlerësoi se, MAShT është duke punuar që Kosova të jetë anëtare legjitime e procesit të Bolonjës dhe se hyrja më e mirë në Bolonjë është hyrja përmes rrugëve të dijes.

Drejtori i kolegjit “Mehmet Akif”, Jusuf Karabina tha se edhe tri grupe të tjera do të garojnë në gara ndërkombëtare brenda këtij viti dhe se pret që të kthehen nga atje me medalje të arta.

Ndërsa, nxënësja Arrita Beqa tha se, pjesëmarrja ishte eksperiencë shumë e mirë, për arsye se është njoftuar me kultura të reja dhe me mënyrën se si funksionojnë shtetet e zhvilluara.

“Ne, përveq që kemi shkuar për të prezantuar projektin dhe dijen tonë, kemi bërë edhe një lloj lobimi të shtetit Kosovës. Kemi prezantuar aftësitë dhe ambiciet tona si shtet dhe deri në fund të olimpiadës të gjithë pjesëmarrësit kanë arritur të marrin informata thelbësore për Kosovën”, u shpreh ajo.

Nxënëset Arrita Beqa dhe Deniza Peja kanë fituar medaljen e artë me projektin “Shfrytëzimi i plehrave organike të peshkut si polenizues”, në Olimpiadën e Projektit për Mbrojtjen e Inxhinieringut të Energjisë Botërore.

Nxënëset Bardha Azemi dhe Zana Demiri kanë fituar medalje të argjendtë me projektin “Adsorbimi i C6 nga procedimi i mbetjeve të rrezitjes së lëkurës përmes shfrytëzimit të baltës xeherore të ferronikelit” në Olimpiadën e Artë të Projektit Mjedisor të Klimës Ndërkombëtare.

Ndërsa, nxënësit Behar Hyseni dhe Drijon Hasani kanë fituar po ashtu medaljen e artë me projektin “Heqja e monoksid karbonit në hemoglobinë në cilësinë e biofilterit” në Olimpiadën e Shkencës Ndërkombëtare. /PrizrenPress.com/

Flamuri i Kosovës ngrihet sërish në Kanë

0

Flamuri i Kosovës në KanëPër herë të tretë kinematografia e Kosovës po prezantohet në këtë ngjarje të madhe kinematografike botërore e cila ka nisur mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 24 maj.

Kosova ka hapur Pavijonin e saj në Festivalin Evropian të Filmit në Cannes i cili mbahet për herë të 67-të. Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se filmi kosovar do të prezantohet në kuadër të Pavijonit 225 të ”Village International Panterio”.

Shteti i Kosovës prezantohet në kuadër të kësaj ngjarje për herë të tretë. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara vendi ynë do të prezantohet sërish me katalogë me të dhëna për filmat e prodhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet dhe gjatë vitit të kaluar.

Ndër prodhimet kosovare të prezantuara në këtë ngjarje kinematografike janë edhe filmat “Bota” e regjisorit Iris Elezi, “Martesa” e Blerta Zeqirit, “Ncuk, ncuk, ncuk” nën regji dhe skenar të Visar Arifajt, raporton KultPlus.

Zharku ka bërë të ditur se takimin e parë të javës në kuadër të promovimit të filmit kosovar e ka pasur me Diego Garcia Cruz of the Gijon International Film Festival.

Zharku ka bërë të ditur se dhjetëra takime janë aranzhuar deri më tani me fondacione dhe organizata të ndryshme botërore të interesuar për të bashkëprodhar me Kosovën, ndërsa të hënën QKK do të organizojë edhe një koktej për pjesëmarrës të ndryshëm të festivalit.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë evenimet prestigjioz është një mundësi e mirë për promovimin e kinematografisë kosovare, hapjen e bashkëpunimeve të reja dhe depërtimin e prodhimeve kinematografike shqiptare në botë. Veç kësaj, Kosova është ambasadore e vetme e filmit shqiptar në këtë festival pasi që Shqipëria nuk është ende pjesë e festivalit të Kanës.
Kryetari i ri i Qendrës Kinematografike të Shqipërisë ka thënë se prezantimi i filmit shqiptar në Kanë është prioriteti i tij për vitin 2015.

“Mjafton të përmendim faktin që Kosova prej dy vitesh përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Kanë ndërkohë që Shqipëria akoma nuk e ka realizuar këtë. E ka realizuar një vit, pastaj është tërhequr për arsye të mungesës së fondeve. Kjo për mua është shqetësueses dhe sigurisht hyn tek prioritetet që unë kam”, kishte thënë për mediet shqiptare Butka.

Festivali Ndërkombëtar i Kanës ka nisur mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 24 maj.

Kurti: Lista e deputetëve të VV-së me njerëz të ndershëm

0

Kurti-VV14Pas zgjedhjeve të 8 qershorit do t’i hapet ardhmëria e ndritshme popullit të Kosovës. Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të ketë ministra të padijshëm dhe të korruptuar.

Kështu ka thënë Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka shtuar se në listën e kandidateve për deputet janë kandiduar njerëz të profesioneve të ndryshme, të dy gjinive dhe njerëz të ndershëm.

Sipas Kurtit, më shtimin e aktivistëve, Lëvizja Vetëvendosje është rritur më shumë.

Ndërsa, Visar Ymeri ish deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se një numër i sindikatave do të bëhen pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka pohuar se kanë arritur dy memorandume bashkëpunimi me sindikatat e bujqve dhe sindikatës se amortizatorëve.

“Tradhtia” ndaj përkthimit

0

Lixuesi-filxhaniTe gjuha rron shpirti i popullit dhe kjo është arsyeja që ne shpesh e dëgjojmë shprehjen “Ky tekst duhet anglifikuar” apo “ky tekst duhet shqipëruar”, sepse vërtet fjalët janë të gjitha aty, por njëra gjuhë ka lexuar tjetrën, jo njëra traditë tjetrën. Interkulturaliteti nënkupton që gjuha dhe tradita, përkthimi i fjalës dhe i shpirtit të saj, traduction and tradition, të jenë bashkë dhe condition sine qua non për njëri-tjetrin.

Të përkthesh fjalën apo shpirtin e gjuhës? Të përkthesh formën gjuhësore, shenjën leksikore, apo traditën që kodifikohet brenda saj? A mundet tradita e tjetrit të lexojë traditën tënde, ashtu si gjuha e tjetrit lexon gjuhën tënde? Kjo është një pyetje thelbësore në epokën e ndërkulturorësisë (interculturalitet), për më tepër të përhapjes së shpejtë të dukurisë së dygjuhësisë (bilingualizmit). Kjo e dyta është aq e pushtetshme tashmë, sa mund të flitet për një metaligjërim, gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht. Nuk është vetëm dukuri e gjuhëve të vogla. Filmi “Spanglisht” apo libri “Parlez vous franglais?” janë vetëm dy prej dëshmive të pushtetit të këtij ligjërimi, ku gjuha shfaqet vetëm në nivelin e komunikimit. Në fakt, gjuhët kanë hierarkinë e tyre. Një prej ligjeve që rregullon raportet ndërgjuhësore është ai i diskriminimit të gjuhës së shkollës prej gjuhës amtare. Por edhe gjuhët joamtare kanë hierarkinë e tyre: janë gjuhët e krijimtarisë, gjuhët e punës dhe gjuhët e komunikimit. Nëse me një gjuhë komunikimi provon të hysh në sferën e krijimtarisë, kjo do të ishte aventurë. Sepse në krijimtari ka të tjera kërkesa dhe tjetër shkallë ligjërimi. Të përkthesh fjalën do të thotë të përcjellësh informacion. Këtë tashmë e bën edhe një ordinator me fuqi të mesme. Por një “makinë e mençur” nuk do të arrijë kurrë të përkthejë ngjyresat e brendshme të një gjuhe. Një nga veprat më të njohura të shkrimtarit I. Kadare, romani “Prilli i thyer”, është përkthyer në anglisht me titullin “April Broken”. Megjithëse i cilësuar si romani i “kultit shqiptar të nderit”, një prej atyre albanizmave që shumë dijetarëve të huaj u ka mjaftuar për të përveçuar botën tradicionale shqiptare, pothuajse në të gjitha gjuhët e huaja titulli i romanit “Prilli i thyer” nuk e ruan kuptimin e idiomës së ligjërimit etnozakonor burimor: prill i thyer, 17 prill, dita e fundme e “jetës në besë” të Gjorgut, dita e fundme e mbrapsht-numërimit (countdown timer-it) të jetës së tij: prilli në të sosur, prilli në të mbaruar, prilli tashmë i thyer; ashtu siç do të ishin përkthyer dhe idiomat e tjera me kuptim të mbyllur të shqipes, që formojnë një gjedhe të vetme: ditë e thyer, javë e thyer, stinë e thyer, dimër i thyer, acar i thyer, hënë e thyer, mot i thyer, moshë e thyer. Prill përtej gjysmës.

Pyetja nëse duhet përkthyer fjala si shenjë komunikimi apo gjuha si bartëse e traditës, mund t’i dalë njeriut shumë shpesh, sidomos duke këshilluar disa përkthime prej shqipes në anglisht, në formën e librave të botuar. Në njërin prej tyre, titulli i një prej pikturave më të njohura të Kol Idromenos “Motra Tone”, që në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës në shqip do të thotë “Murgesha Antone”, ishte dhënë në anglisht “Our Sister”. Mund të merret me mend se sa larg i qëndron idiomës origjinale forma e dhënë në anglisht. Në këtë rast punën e ka ngatërruar forma përkëdhelëse e një emri ungjillor. Po pikërisht atje ku gjuha ka shpirt, atje përkthimi nuk mjafton, duhet doemos edhe tradita: në frazeologji, në fjalët e urta, në përshëndetjet, në urimet, në mallkimet, në rrënimet dhe bekimet, në fjalët e ngushëllimit dhe të të kremteve tradicionale. Për të paraqitur se sa e domosdoshme është tradita për përkthimin unë kam zgjedhur një libër me subjekt shqiptar, shkruar nga një eksploratore amerikane pas një udhëtimi të vështirë në viset veriore të Shqipërisë. Libri quhet “The Peak of Shala” dhe mban emrin e Rose Wilder Lane. Kam zgjedhur këtë libër, sepse tradita implikon përkthimin dhe sepse vetë përkthimi është i shumëfishtë: nga shqipja nëndialektore veriore me karakter etnografik në anglishten standarde, nga anglishtja në shqip në tri përkthime të ndryshme: dy në Tiranë dhe një në Kosovë.

Në të tri përkthimet prej anglishtes në shqip të librit “The Peak of Shala”), përshëndetja tradicionale e shqiptarëve të veriut “A ke mujt? Si ke mujt?”, që ka kuptimin “A je i mujshëm, a je shëndoshë, a je mirë, domethënë a nuk je i pamundur, i sëmurë?”, që është një prej formulave të ngurta gjuhësore, fillimisht ishte kthyer në anglisht në formën “How could You” dhe pastaj ishte kthyer sërish në shqip në formën “Si keni mundur të ngjiteni deri këtu?” Pikërisht kjo “tradhti” e madhe e përkthimit, kjo ikje e kuptimit të fjalës prej traditës, më nxiti të shtroj këtë çështje. Por le ta shohim se çfarë ka ndodhur realisht në përkthimin gjuhësor, që është i saktë, por pa shpirtin e gjuhës vetë, pa psikologjinë e saj: Kalimi nga goja e mbledhësit në gjuhën e tij amtare dhe pastaj te riinterpretimi shqip ka sjellë shpesh largime aq të mëdha sa të humbë vërtetësia e burimit. Ja se si shmangen në këtë proces edhe sintagmat më të thjeshta, duke iu referuar librit të Rose Lane, domethënë ato që zakonisht quhen idioma me kuptim të mbyllur, shprehje të ngurtësuara, urime, mallkime, rënkime, përshëndetje; formula të gatshme të ligjërimit etnografik: 1. Shkalla e parë: – fjalia burimore shqip: “A keni mujt?!”, “Si keni mujt?” (përshëndetje e malësorëve të Shalës për autoren e librit) – idiomë me kuptim të mbyllur, përmbajtja e së cilës vjen nga “i mujshëm” – “mirë me shëndet”, sikurse ruhet dhe në të folmet jugore te “jam i pamundur”, me kuptimin “A jeni mirë me shëndet, a jeni të mujshëm apo të pamujshëm?” Ismail Kadare, në esenë “Autobiografia e popullit në vargje”, Tiranë 1980, shprehet se edhe emri i Mujit, kryekreshnikut të eposit shqiptar, duhet të ketë lidhje burimore me “i mujshëm”, “i fuqishëm”, dhe më tek edhe “mujs”, “mundës”, “ai që i mund/mposht të gjithë”. 2. Përkthimi i mundshëm anglisht (neutral, pa ngjyresat që fjala ka prej traditës): “How are you!” (idioma më e afërt që mund t’i përgjigjej në përkthimin anglisht). 3. Si mund të jetë përkthyer anglisht: “How could you?!” (me sa duket përkthimi i fjalëpërfjaltë që i ka bërë interpreti idiomës vendase, duke ngatërruar dy kuptimet e paskajuara të foljes “me mujtë”, “me pasë mundësi” dhe “me qenë i fortë”. 4. Përkthimi shqip i kohëve të sotme: “Si keni mundur të vini deri këtu?” (rikthimi shqip i shprehjes fillestare “A keni mujt?!” prej anglishtes): Njëri version: “E si keni mundur?” duke nënkuptuar: “Si keni mundur të arrini deri këtu?”. Versioni i dytë: “Si keni mundë” – që do të thotë: “Si mundët të arrini këtu”. Ikja prej kuptimit burimor ka filluar qysh në përkthimin e parë. Malësori i Shalës nuk ka pasur aspak në mendje të pyesë miqtë e largët se si ia kanë dalë të ngjiten aq lart, por thjesht të pyesin për shëndetin dhe gjendjen e tyre. Mund të merret me mend se sa larg prej burimit shkojnë objektivisht tekstet folklorike të mbledhura prej të huajsh dhe të interpretuara e riinterpretuara pastaj nga njëra gjuhë në tjetrën deri në rikthimin shqip. Përkthimi i fjalës, pa psikologjinë e gjuhës, pa traditën e përdorimit të saj, pa mendësinë që përmban, do të thotë pamundësim i interkulturalitetit. Ekziston veprimi i ligjit të diskriminimit të gjuhës së tjetrit prej gjuhës amtare. Ekziston gjithashtu dhe përhapja e shpejtë e një anglishteje teknokratike, të reduktuar në një minimum fjalësh, kryesisht të përdorimit kompjuterik. Te gjuha rron shpirti i popullit dhe kjo është arsyeja që ne shpesh e dëgjojmë shprehjen “Ky tekst duhet anglifikuar” apo “ky tekst duhet shqipëruar”, sepse vërtet fjalët janë të gjitha aty, por njëra gjuhë ka lexuar tjetrën, jo njëra traditë tjetrën. Interkulturaliteti nënkupton që gjuha dhe tradita, përkthimi i fjalës dhe i shpirtit të saj, traduction and tradition, të jenë bashkë dhe condition sine qua non për njëri-tjetrin. /Shqip/

Nisma në Prizren garon me gjashtë kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës

0

Nisma per kosove1Nisma për Kosovë do t’i fus në listën e saj gjashtë kandidatë për deputet nga Prizren.

Përveç koordinatorit Sejdullah Hoxha, në garë për deputet do të jetë edhe Sinan Aliaj, Zenel Elshani, Feim Mazrreku, Betim Kosumi dhe Albulena Bala.

Emrat e propozuar janë dërguar në Kryesinë e Nismës për Kosovë në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

 

Para Thaçit rreshtohen edhe Zakja, Burbuqja dhe Agoni

0

thaci me aderimeEkipit të Kryeministrit Hashim Thaçi pritet t’i bashkohen edhe tre emra tjerë që nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës. Bëhet fjalë për Zake Prelvukajn, Burbuqe Berishën dhe Agon Fehmiun.
Siç merr vesh Gazeta Express, në ekipin e Kryeminstrit Thaçi pritet të aderojnë piktorja Zake Prelvukaj, regjisorja Burbuqe Berisha dhe gazetari i sportit Agon Fehmiu – nipi i aktorit Bekim Fehmiu.

Aktualisht partitë politike janë në garë me njëra -tjetrën se cili po sjell më shumë emra brenda subjektit të tyre për të konkurruar në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.

Afati për t’i dorëzuar listat për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor është nesër deri në ora 24:00.

Nisma ia merr edhe një anëtar PDK-së në Lladroc

0

Nisma per kosove1Anëtari i Kryesisë së PDK-së në fshatin Lladroc të Malishevës, Bardhyl Buqaj ka aderuar në subjketin politk Nisma për Kosovë.

“Në vazhdën e aderimeve sot në Nismë të Malishevës ka aderuar Bardhyl Buqaj, anëtar të Kryesis së Degës dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Lladroc”, njofton Nisma në Malishevë.

Bardhyl Buqaj aktivitetin e tij politik nga sot do të zhvillojë në Nismën për Kosovë./PrizrenPress.com/

Haradinaj premton sistem krejtësisht ndryshe të shëndetësisë

0

haradinaj ne shetdetesiSistemi i shëndetësisë do të jetë krejt ndryshe. Do të fillojmë menjëherë me sigurime shëndetësore. Secili qytetar në nevojë do të marrë shërbim të shpejtë dhe kualitativ.

Kështu ka premtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vizitën e sotme në Klinikën Gjermane të Syrit, në Prishtinë.

Kryetari i AAK-së ka vizituar këtë klinikë, për të parë nga afër një sektor në shëndetësinë kosovare, ku e ka përcjellë mesazhin e tij dhe ka shpalosur pjesë nga platforma e partisë, për zgjedhjet e ardhshme nacionale në vend, transmeton KP.

Haradinaj, po ashtu, ka thënë se “spitalet tona nuk do të kundërmojnë më”, ngase Aleanca ka program, vizion dhe njerëz që do të jenë ilaçi i vërtetë për shëndetësinë e Kosovës.

“Ju nuk do të bredhni më, për t’u furnizuar me barna esenciale. As nuk do të bredhni rrugëve të botës për t’u shëruar”, ka thënë Haradinaj.