12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8532

Ndahet Chris Martin me Gwyneth Paltrow, shkak një femër

0

Chris Martin me nje femerChris Martin duket se nuk e ka vuajtur shumë ndarjen me aktoren Gwyneth Paltrow, pasi ai është parë nën shoqerinë e një femre tjetër. Kur ai nuk ishte ndarë ende me bashkëshorten e tij, shoqërohej me një prezantuese.

Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin dhe prezantuesja Alexa Chung, duket se janë parë rreth 2 muaj më parë së bashku.

Miqësia e tij me Alexa Chung ka nisur në Festivalin e Glastonbury-t vitin e fundit, kur ai ishte ende i martuar me aktoren.

Sipas një burimi të revistës “Heat”, ata u panë sërish bashkë javën e fundit, në një bar në New York.

Kujtojmë këtu faktin se Chris Martin i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me Gwyneth Paltrow, me të cilën kanë dhe 2 fëmijë.

Fatmir Limaj, dy ditë rresht në Prizren

0

FatmiLimaj14-14Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, do të takohet sot me simpatizantët e lagjes “Tusus”, “Jeni Mahall”, “Bajram Curri” dhe “Ortakoll” në Prizren. Ai në këtë takim do të flasë për vizionin që Nisma e ka për Kosovën.

Fatmir Limaj mbrëmë ka zhvilluar tri takime me nëndegët në Prizren. Ai ka ftuar anetarët e Nismës që të punojnë dhe shpalosin programin secilit qytetar të Prizrenit.

“Njoftojmë banorët e lagjeve ‘Tusus’, ‘Jeni Mahall’, ‘Bajram Curri’ dhe ‘Ortakoll’ se tubimet për zyrtarizim do të mbahen në bazë të orarit si vijon:

– Në lagjen ‘Tusus’ ditë e mërkurë, datë 14/05/204, ora 18.00

– Në lagjen ‘Bajram Curri’ ditë e mërkurë, datë 14/05/2014, ora 19.00

– Në lagjen ‘Ortakoll’,  ‘Jeni Mahall’ dhe ‘Tabahane’ ditë e mërkurë, datë 14/05/214, ora 20.00

Në të gjitha takimet do të marrë pjesë kryetari i kryesisë së NISMA për Kosovën z. Fatmir Limaj dhe koordinatori Nismës për Prizren Prof. Dr Sejtullah Hoxha si dhe anëtarë të tjerë të kryesise qëndrore e lokale”, njofton Nisma për Kosovë dega në Prizren. /PrizrenPress.com/

15 romanet më të mira evropiane

0

FranzKafka-procesE përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane. Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez. Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën.

Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropiane dhe ruse.

Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto:

1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka,
2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) – Primo Levi,
3. “Life A User’s Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) – Georges Perec,
4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) – Miguel de Servantes,
5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) – Jean-Jacques Rousseau,
6. “In Search of Lost Time” (Në kërkim të kohës së humbur) (1913-1927) – Marcel Proust,
7. “The Unbearable Lightness of Being” (1984) – (Lehtësia e papërballueshme e të qenurit) (1984) – Milan Kundera,
8. “Ana Karenina” (1877) – Leo Tolstoy,
9. “Zorba the Greek” (Greku Zorba) (1946) – Nikos Kazantzakis,
10. “Dekameroni” (1351 – 1353) – Giovanni Boccaccio,
11. “If on a winter’s night a traveler” (Nëse në një natë dimri një udhëtar) (1979) – Italo Calvino,
12. “Crime and Punishment” (Krimi dhe dënimi) (1866) – Fyodor Dostoyevsky,
13. “La Princesse de Clèves” (Princesha de Cleves) (1678) – La Fayette,
14. “A Hero of Our Time” (Heroi i kohës sonë) (1839) – Mikhail Lermontov,
15. “Confessions of Felix Krull” (Rrëfimet e Felix Krull) (1954) – Thomas Mann.

Richard Mosse, fitues i çmimit prestigjioz për fotografi

0

Richard Mosse-fotografArtisti irlandez, Richard Mosse, i cili përdori filma të ndërprerë të përgjimeve ushtarake për të portretizuar peisazhet luftarake të Republikës Demokratike të Kongos fitoi çmimin e fotografisë “Deutsche Borse” në vlerë prej 30 mijë funtesh. Ai u vlerësua lartë për instalacionin e tij multimedial në Pavijonin e Irlandës në kuadër të Bienales së Venedikut. Instalacioni mban titullin “The Enclave”

Sipas “The Guardian”, Mosse kaloi tre vite në lindje të Kongos dhe përdoi film prej rrezeve infra të kuqe, film ky që paraprakisht ishte përdorur në ushtri për të përgjuar caqet e kamuflura.

Vepra e tij rezultoi me filma, tinguj dhe fotografi tejet të bukura, që rrëfejnë për një konflikt që la pas vetes 5.4 milionë njerëz të vdekur.

Brett Rogers, drejtoresha e jurisë së çmimit, ka thënë se sikur fotografitë e Mosse-s të ishin natyrale, nuk do të ishin kaq të fuqishme. Rogers udhëhoqi një juri të përbërë prej Jitka Hanzlova, Kate Bush, Thomas Seelig dhe Anne-Marie Beckmann.

Jacobson vizitë në KQZ

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Jacobson do të vizitojë sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të parë nga afër organizimet që po bëhen për zgjedhjet e 8 qeshorit.

Jacobson, duke folur për zgjedhjet më herët ka deklaruar se ato duhet të jenë të lira dhe të drejta, si dhe t’i përmbushin standardet demokratike evropiane për organizimin e zgjedhjeve.

Telashet me lista, partitë presin ditën e fundit

0

KQZ-kosoveeZyra për regjistrimin e partive politike në KQZ, të premten pritet të jetë e stërmbushur. E gjithë kjo për shkak të partive politike të cilat po presin deri ditën e fundit për të aplikuar dhe për të certifikuar kandidatët e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën e kaluar kur ka miratuar planin operativ, kishte vendosur një afat prej nëntë ditësh, konkretisht nga data 8 deri më 16 maj në orën 24:00, në mënyrë që partitë politike të aplikojnë për certifikim dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Deri të martën në mbrëmje kur gati kaluan një javë nga hapja e afatit, ka aplikuar vetëm një subjekt politik.

Nga KQZ kanë konfirmuar se subjekti që ka aplikuar për certifikim i takon komunitetit boshnjak.

Partitë tjera si duket janë të angazhuara në prurje të reja dhe për këtë qëllim po presin deri në momentin e fundit para se t’i dërgojnë listat në KQZ.

Përveç asaj që nga koha kur kanë nisur diskutimet për kandidaturat, shumë subjekte sidomos këto të mëdhatë, si PDK dhe LDK kanë hyrë në debate të brendshme që janë përshkruar edhe me tensione.

Rasti konkret është me PDK e Hashim Thaçit.

Gazeta Tribuna të martën ka raportuar se si kreu i kësaj partie po e mban pezull çështjen e listës duke mos u hapur fare për këtë çështje me anëtarë të tjerë.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se Hashim Thaçi po tenton t`i shmanget ikjes masive të të pakënaqurve të PDK-së në listën e kandidatëve për deputetë të “Nismës”.

Konjufca: Jemi e vetmja alternativë

0

GlaukKonjufcaAnëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka vlerësuar se kjo lëvizje është e vetmja alternativë për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, i janë nënshtruar ristrukturimit dhe mobilizimit të përgjithshëm, i cili ka sjellë bashkimin e shumë njerëzve që e kanë forcuar organizimin e tyre, shkruan Epoka e Re.

Konjufca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, është i vetmi subjekt politik që ka vizion, koncept dhe alternativa qeverisëse për Kosovën.

Derisa partitë e tjera politike, sipas tij, deri më tani kanë qeverisur me vendin pa kompetenca, pa program të qartë dhe me korrupsion marramendës.

Rasti “Rugova” ka ndikuar në zvarritjen e lëshimit të vizave italiane

0

uk rugovaDisa qytetarë që kanë aplikuar për viza në Ambasadën e Italisë në Prishtinë janë ankuar për vonesa disamujore për përgjigje. Ata ndihen të frustruar jo vetëm për shkak se procedurat zhvillohen ngadalë, por edhe se nuk i dinë arsyet e vërteta të kësaj zvarritjeje.

Edhe ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrarese, i ka konfirmuar vonesat, por i ka arsyetuar ato me disa probleme burokratike. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë të ketë ndikuar indirekt edhe rasti i arrestimit të ish-deputetit, Ukë Rugova.

Ka përmendur mungesën e stafit dhe shkëputjen e kontratës me kompaninë IVAO, që personat që kanë aplikuar për viza nëpërmes kësaj kompanie kanë paguar edhe 20 euro shtesë. Sipas tij në ambasadë janë futur pasaporta edhe në rrugë jozyrtare dhe se tani u duhet kohë për verifikimin e tyre./Koha Ditore/

UP-ja vendos të shpërblejë punimet shkencore false

0

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës ka hartuar një rregullore të procedurave vlerësuese për zgjedhjen dhe avancimin e personelit akademik, e cila mundëson poentim të lartë edhe të punimeve shkencore të dyshimta.

Tri punimet e ish-rektorit Ibrahim Gashi, sipas rregullores, tërheqin pikë sa dy që botohen në revista me impakt faktor.

Nevoja për t’u precizuar procedura e përzgjedhjes së stafit akademik, përfshirë dhe vlerën që duhet pasur në këtë proces puna shkencore, është shtruar pas skandalit të mashtrimit që pati bërë ish-rektori Gashi./Koha Ditore/

Prokuroria ndjek penalisht pesë deputetë nga Prizreni

0

Prizren ura e guritPesë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Prizrenit janë akuzuar nga Prokuroria për mosdeklarim apo deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Nait Hasani, Mursel Haljilji, Duda Balje, Enis Kervan dhe Albert Kinolli akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për shkak se kanë deklaruar vetëm pagën bazë të deputetit dhe jo të hyrat e tjera nga mëditjet në komisione të ndryshme parlamentare.

Prokuroria e Shtetit i ka prezantuar si suksese në luftën kundër korrupsionit aktakuzat kundër vetëm tre deputetëve dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, prokurorja Laura Pula ka treguar javën e kaluar në një konferencë për media se në mesin e disa zyrtarëve, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tre deputetëve, pa treguar se për çfarë veprash dhe kush janë të akuzuarit. Emrat e tyre nuk i ka bërë publike as kur gazeta ka kërkuar sqarime se kush janë të akuzuarit dhe për çfarë veprash akuzohen ata./Koha Ditore/