13 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Telashet me lista, partitë presin ditën e fundit

KQZ-kosoveeZyra për regjistrimin e partive politike në KQZ, të premten pritet të jetë e stërmbushur. E gjithë kjo për shkak të partive politike të cilat po presin deri ditën e fundit për të aplikuar dhe për të certifikuar kandidatët e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën e kaluar kur ka miratuar planin operativ, kishte vendosur një afat prej nëntë ditësh, konkretisht nga data 8 deri më 16 maj në orën 24:00, në mënyrë që partitë politike të aplikojnë për certifikim dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Deri të martën në mbrëmje kur gati kaluan një javë nga hapja e afatit, ka aplikuar vetëm një subjekt politik.

Nga KQZ kanë konfirmuar se subjekti që ka aplikuar për certifikim i takon komunitetit boshnjak.

Partitë tjera si duket janë të angazhuara në prurje të reja dhe për këtë qëllim po presin deri në momentin e fundit para se t’i dërgojnë listat në KQZ.

Përveç asaj që nga koha kur kanë nisur diskutimet për kandidaturat, shumë subjekte sidomos këto të mëdhatë, si PDK dhe LDK kanë hyrë në debate të brendshme që janë përshkruar edhe me tensione.

Rasti konkret është me PDK e Hashim Thaçit.

Gazeta Tribuna të martën ka raportuar se si kreu i kësaj partie po e mban pezull çështjen e listës duke mos u hapur fare për këtë çështje me anëtarë të tjerë.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se Hashim Thaçi po tenton t`i shmanget ikjes masive të të pakënaqurve të PDK-së në listën e kandidatëve për deputetë të “Nismës”.

Më Shumë

Salajdin Krasniqi rrëfen dashurinë për kinemanë, filmin dhe jetën në Kino Lumbardhi

Programi i Klubit të Filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon të martën, më 23 prill, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi. Çdo javë, ky program...

Kryetari Shaqir Totaj deklaron 500 mijë euro pasuri të paluajtshme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar 500 mijë euro pasuri të paluajtshme. Në...

Lajmet e Fundit