19.2 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Rasti “Rugova” ka ndikuar në zvarritjen e lëshimit të vizave italiane

uk rugovaDisa qytetarë që kanë aplikuar për viza në Ambasadën e Italisë në Prishtinë janë ankuar për vonesa disamujore për përgjigje. Ata ndihen të frustruar jo vetëm për shkak se procedurat zhvillohen ngadalë, por edhe se nuk i dinë arsyet e vërteta të kësaj zvarritjeje.

Edhe ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrarese, i ka konfirmuar vonesat, por i ka arsyetuar ato me disa probleme burokratike. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë të ketë ndikuar indirekt edhe rasti i arrestimit të ish-deputetit, Ukë Rugova.

Ka përmendur mungesën e stafit dhe shkëputjen e kontratës me kompaninë IVAO, që personat që kanë aplikuar për viza nëpërmes kësaj kompanie kanë paguar edhe 20 euro shtesë. Sipas tij në ambasadë janë futur pasaporta edhe në rrugë jozyrtare dhe se tani u duhet kohë për verifikimin e tyre./Koha Ditore/

Më Shumë

Lamtumirë mësuesit dhe poetit Agim Kastrati

Mbledhja komemorative për mësuesin dhe poetin Agim Kastrati u organizua dje nga shkolla "Fehmi Agani" në Turjakë të Malishevës. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari...

Mushtishti përkujton dëshmorët

Sot në Mushtisht të Suharekës u mbajt një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit. Nën atmosferën e respektit...

Lajmet e Fundit