14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8549

Sejdiu në dilemë: Ta mbështesë apo jo Mustafën!

0

FatmirSejdiu-IsaMustafaIsh-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë ose jo në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si njëri nga kandidatët e kësaj partie për t’u zgjedhur deputet për legjislaturën e ardhshme.
Sejdiu, i cili e ka drejtuar LDK-në pas vdekjes së Ibrahim Rugovës deri në zgjedhjet e fundit partiake, ku në vend të tij kishte ardhur Isa Mustafa, vjen nga Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë.
Gazeta Blic ka mësuar se në këtë degë tash për tash ka disponim që ish-presidenti të propozohet si kandidat për deputet.
Nga ana tjetër, vetë Sejdiu, i kontaktuar nga gazeta as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar se do të garojë për t’u bërë deputet.
I pyetur nëse është i informuar se në këtë degë tashmë ka vullnet dhe se ka propozime brenda për brenda saj që ai të jetë njëri nga kandidatët në listën zgjedhore, Sejdiu ka thënë se është i painformuar për këtë.
“Jo. Unë nuk di gjë, absolutisht. Ka kohë për këto punë. Unë absolutisht as nuk kam qenë në atë tubim ku ata (Dega e Dytë) kanë diskutuar për atë. Nuk kam asnjë informacion”, ka thënë Sejdiu për Gazetën Blic.
Ai gjithashtu nuk ka dashur të tregoi nëse do të pranojë ofertë të mundshme nga LDK për të garuar për deputet, apo do t’i thotë “jo” asaj.
“Unë po them nuk di gjë dhe nuk kam çka të them. Është çështje që unë e jap përgjigjen time në momentin kur duhet ta jap”, ka deklaruar ish-presidenti nëpërmjet telefonit.
Por, ndryshe mendojnë në Degën e Dytë të LDK-së në Prishtinë – nga e cila vjen Sejdiu.
Kryetari i kësaj dege, Mustafë Krasniqi, i ka thënë Gazetës Blic se presidenti i dikurshëm i Kosovës, Sejdiu, duhet të jetë propozim i kësaj dege, e rrjedhimisht edhe kandidat për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.
“Nuk mund të jap një përgjigje të saktë ende se a do të jetë ai në listë, sepse nuk kemi filluar në kuptimin e formulimit të listës definitive. Një të sigurt që mund ta jap është se presidenti Sejdiu e ka vendin në listë, por a do të pranon që të jetë pjesë e listës, dhe a është dëshirë e tij që të jetë pjesë e listës, ne ende nuk kemi marrë konfirmim prej tij”, ka thënë ai.
Krasniqi ka theksuar se ende nuk kanë biseduar me Sejdiun për të marrë qëndrimin e tij nëse do të pranojë ose jo që të jetë pjesë e listës.
“Normal që ne llogarisim në të. Normal që ne e dimë që ai duhet të jetë pjesë e listës, dhe duhet të jetë pjesë e listës, por është çështje e presidentit Sejdiu a do të pranojë dhe a do të jetë pjesë e listës. Por t’iu them të drejtën ende nuk kemi kërkuar diçka të tillë”, ka thënë kryetari i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Mustafë Krasniqi

Eurovision, Hersi: Dhashë shpirtin në skenë!

0

Hersi MatmujaHersi Matmuja, e cila nuk mundi të kalonte në finalen e Festivalit Europian, ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe.

Në një mesazh në Facebook, Hersi shprehet; “pavarësisht rezultatit ju jeni ende me mua dhe keni kuptuar që mbremë kam dhënë shpirtin tim në atë skenë.”

Mesazhi i plotë i Hersit në Facebook
Pershendetje miq te mi!Ju falenderoj me zemer per cdo emocion dhe mesazhe mbeshetjeje qe me keni derguar.Me besoni jam e lumtur pafund qe pavarësisht rezultatit ju jeni ende me mua dhe keni kuptuar qe mbreme kam dhënë SHPIRTIN TIM ne atë skenë.Une jam pafund e lumtur dhe krenare qe isha pjese e kësaj lojë qe ka dhe rezultate si pozitive dhe negative.Jam e lumtur qe jetës sime i shtova nje përjetim dhe nje ngjarje kaq te rëndësishme dhe shpresoj te me presin te tjera.Kjo eksperiencë me dhuroj nje dicka shume te rëndësishme UNE MUNDEM pastaj bota gjykon dhe parametrat qe nuk i vendosim NE ky është nje fakt dhe une mësova ta perballoj.E lumtur për faktin qe kam njohur MIQ dhe persona qe diten të me rrinin prane.

Ramiz Kelmendi: I kthehem politikës, nëse i pranojnë idetë e mija

0

Ramiz Kelmendi-aakIsh deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), afaristi i mirënjohur Ramiz Kelmendi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet pjesë e ndonjë subjekti tjetër politik.
Në një prononcim për Telegrafin, ai ka thënë se momentalisht është duke bërë një pauzë meqë, sipas tij, angazhimi i deritanishëm politik nuk ka qenë aq i lehtë.

I pyetur se cilat janë arsyet e largimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ai nuk ka dashur të japë përgjigje.

“I kam vënë pikë kësaj teme. Besoj se mjaftojnë ato që i kam thënë deri më tani”, ka thënë ai, duke shtuar se në politikë “do të hyjë vetëm nëse i jepet mundësia për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës”.

Kelmendi të mërkurën, pasi është shpërndarë Kuvendi i Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja. “Karvanit” të largimeve i është bashkuar edhe Afrim Kasolli i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është larguar nga kjo parti po në të njëjtën ditë. /

Klinaku: Po na lusin PDK, LDK e AAK

0

AvniKlinaku-lbKryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klianku në një prononcim për Indeksonline ka hedhur poshtë deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës, se do të shkojnë të vetëm në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ai tregoi se është takuar me lider të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, parti këto që i kanë kërkuar koalicion të rregullt zgjedhorë
“Po, është e vërtet se jemi takuar me të tri këto parti për koalicion të rregullt zgjedhorë. Të shohim se si po rrjedhin gjërat. Por, tash për tash, falë ofertës, përparësi ka PDK-ja”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se PDK ka deklaruar se do të jetë e vetme në këto zgjedhje dhe për koalicion do të vendos pas fitores, Klinaku u përgjigj se “kjo është një fushatë parazgjedhore”.
Ndryshe, gjatë ditës përmes një konference për medie, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se PDK do të garoj e vetme.

Juliana e acaruar me Arditin: “Sa më shumë i njoh ca njerëz, aq më shumë i dua jashtë nga këtu”

0

juliana-viola-thshth-5.3-320x221Banorët ndodhen në dhomën e ndenjies dhe gjatë kësaj kohe ngacmojnë e ironizojnë njëri-tjetrin. Juliana vazhdon të jetë e acaruar me Arditin dhe nervozohet akoma dhe më shumë, kur ai e ngacmon dhe qesh me të. Juliana për të larguar nervat thotë “më nxirrni nga këtu se do ta rrah fare” dhe largohet, ndërsa Arditi vazhdon edhe qesh.

Juliana është shumë e acaruar dhe vazhdon e flet me zë të lartë kundër tij. Këtë herën ajo thotë se nëse këtë javë i shpëton eliminimit do të nominojë Arditin të parin. Arditi e acaron edhe më shumë duke thënë “yes, edhe një javë në nominim”. Më pas Juliana thotë “sa më shumë i njoh ca njerëz, aq më shumë i dua që të dalin jashtë nga këtu”.

Juliana vazhdon e lëviz nëpër shtëpi duke folur kundër Arditit dhe ndër të tjera thotë “mashtrues”. Më pas banorët shkojnë të gjithë për të ngrënë drekën. Edhe pse shpesh ka kërkuar që të mos debatojnë në tavolinën e ngrënies, Arditit ironizon Valerin dhe mes tyre lind përsëri një debat ku të dy ironizojnë njëri-tjetrin.

JLO: Kalova një periudhë të vështirë pas divorcit me Anthony

0

JLoNë një intervistë për “People” artistja Jennifer Lopez tregon për divorcin me Marc Anthony, dashurinë e saj të re dhe sesi 2 binjakët e saj e ndihmuan që të “rritej” si qenie njerëzore.

Ajo thotë që “nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time sepse kjo më bën mua atë që jam”. Ajo u divorcua nga Marc Anthony në vitin 2011, por vetëm në dhjetor të 2013-s i dha fund ligjërisht martesës së saj pas negociatave mbi kujdestarinë e fëmijëve.

44-vjeçarja pas 7 vitesh martesë i lejon vetes që të hedhë një vështrim mbi atë që po ndodhte me jetën e saj.

“Si femra ne shpesh herë mund ta mbivlerësojmë veten. Sigurisht që edhe unë kam qenë fajtore. Tashmë mendoj se jam mirë dhe mund ta ndaj jetën time me të tjerët”, tha JLO.

“Fëmijët e mi më bënë që të kuptoj se ç’do të thotë dashuri e vërtetë dhe pa kushte”, tha JLO.

Gjithashtu 44-vjeçarja foli edhe për marrëdhënien e bukur që kanë 2 binjakët Emme dhe Max me të dashurin e saj, 27-vjeçarin Casper Smart.

Georgia tregon pse konsiderohet një nga femrat më seksi

0

georgiaAjo është zgjedhur si një ndër femrat më seksi nga revista FHM.

Dhe, duke parë format e saj fantastike, është e kuptueshme arsyeja.

Modelja greko-ilrandeze Georgia Salpa ka treguar përse konsiderohet si një prej femrave më seksi në botë, teksa është shfaqur në një set të fundit fotosh.

28-vjeçarja duket thjesht e mrekullueshme.

Gjergji proteston nesër vet i treti për vizat

0

Seremb_Gjergji 3Kandidati i vetshpallur për President të Kosovës, Seremb Gjergji, ka vendosur të protestojë, në kërkim të Liberalizmit të vizave.
Ai ka njoftuar se këtë do ta bëjë të premten para Zyrës së BE-së në Prishtinë, ku ka spjeguar se do të jenë vetëm 3 parulla që do të mbahen nga tre veta, nga ora 11:00 deri në orën 11:30.

“Prezent janë dy fëmijët e mijë Drini dhe Diella dhe unë”, ka thënë Gjergji.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës e kanë lejuar këtë protestë. “Ndërsa, trafiku dhe hyrje-daljet në ndërtesën e BE-së e cila punon nesër, nuk do të bllokohen”.
Seremb Gjergji, dikur gazetar, pati vendosur t’i futet garës për President të Kosovës nëse ai do të zgjidhej nga populli. Por reforma kushtetuese që do të mundësonte këtë gjë nuk ka ndodhur, ndërkohë që Gjergji edhe më tej vazhdon të vetëcilësohet si kandidat për President.

Kryeziu: As LDK nuk duhet t’i kandidojë ata që kanë dosje kriminale

0

Eqrem KryeziuuU bë mirë që u shpërnda Kuvendi i Kosovës, por ndjej keqardhje për disa deputetë të rinj që iu prish shoqëria. Kësaj radhe, LDK është e përgatitur për zgjedhje. Isa Mustafa ka premtuar se nuk do të ketë njerëz me dosje kriminale në listën zgjedhore. Ky premtim duhet të mbahet. E mirëpres çdo koalicion antikorrupsion, qoftë me PDK’në, qoftë me partitë tjera. Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu, flet për Express.
Express: Të mërkurën u shpërnda Kuvendi i Kosovës. U mërzitët për përfundimin e kësaj legjislature?
E. Kryeziu: Me të thënë të drejtën ishte një domosdoshmëri. Ky mandat duhej të përfundonte meqë mazhoranca e humbi numrat dhe nuk mund të funksiononte më në Kuvend. Nga ana tjetër, unë i mirëkuptoj këta më të rinj, që kanë ndjerë keqardhje për shkak të shoqërisë që u bë aty se sa qysh themi ne shqiptarët se ka ardhur vadja. Njerëzit po vdesin krejt e lëre më marue mandati i Parlamentit.

Express: Çka do të mbani mend nga përbërja e këtij Kuvendi?

E. Kryeziu: Nuk kam fort përvoja të mira për shkak se ka qenë njëfarë tautologjie me paraqitje, madje, edhe në vendimet e Kuvendit. Kjo më ka lënë njëfarë shije të hidhur. Me një fjalë, nuk kanë qenë gjithmonë vigjilentë deputetët. Natyrisht, aty ka pasur rryma të llojllojshme. Ka pasur disa që kanë besuar në pavarësinë e Kosovës e besa disa nuk besojnë në te. Sidoqoftë, diskursi po të ishte më logjik dhe më i mirë do ta isha më i kënaqur, ani pse kundërshtojnë njerëzit, paraqitjet duhet të jenë dinjitoze. Më mirë me thanë, do të ishte një përbërje më e potershme. Ky është opinioni im. Ndoshta, kam standarde të ndryshme edhe e kam gabim por kjo është përshtypja ime.

Express: Presidentja ka caktuar 8 qershorin si datë të zgjedhjeve nacionale. Sa është e përgatitur LDK për këto zgjedhje?

E. Kryeziu: Kësaj radhe, LDK nuk mund të ankohet se nuk ka marrë masa paraprake. Është përcaktuar për kandidatin për Kryeministër dhe me këtë ka nënkuptuar edhe bërjen gati të ofertës zgjedhore. Në programin e partisë janë duke punuar më shumë se 70 ekspertë, të cilët po i marrin përvojat e vendeve që kanë kaluar nëpër këto faza. Këta dy hapa, për LDK’në, besoj se janë përparësi të mëdha. Natyrisht, nëse zgjedhësit janë të interesuar për programe. Për fat të keq unë nuk jam shumë i inkurajuar duke qenë se gjeografia elektorale është ngushtuar në 35 për qind dhe ky nuk është vullneti i popullit. Kjo shifër më shumë janë klientelë që besojnë se do të marrin diçka për shembull. Kjo është brengosëse për Kosovën.
Express: Disa parti kanë deklaruar se nuk do t’i kandidojnë njerëz që kanë dosje kriminale. A do të ketë njerëz të akuzuar për krim dhe korrupsion në listën zgjedhore të LDK’së?

E. Kryeziu: Të njëjtën gjë e ka thënë edhe lideri ynë, z. Isa Mustafa. Do të më vinte shumë mirë nëse do t’i përmbahej këtij zotimi dhënë publikisht. Do të ishte një punë jashtëzakonisht e mirë. Me të thënë të drejtën, me sa unë po kontaktoj me njerëz, halli i tyre kryesor është pikërisht kjo: duhet të shkëputeni nga njerëzit që pak a shumë e kanë lënë përshtypjen se janë zhvatës të buxhetit të varfër të Kosovës dhe jo kontribuues të Kosovës.
Express: Rrjedhimisht, në listat e LDK’së s’do të shohim njerëz që janë duke u përballur me Ligjin?

E. Kryeziu: Besoj shumë se kështu do të ndodhë, por kjo nuk varet prej meje. Me të vërtetë, unë do të besoja shumë që mos të jenë listat me mesazhe dëshpëruese.

Express: Pas kësaj, shumëkush, po parashikon se koalicioni LDK-PDK do të ndodhë pas zgjedhjeve. Sa është e mundshme të përsëritet ky koalicion pas zgjedhjeve?

E. Kryeziu: E kam thënë edhe herëve të tjera, nëse është koalicion antikorrupsion, do të pajtohesha. Nëse jo, atëherë, duhet bërë përpjekje me cilëndo parti që bëhet koalicioni të formohet një Qeveri e përgjegjshme. Për mua, kjo është me rëndësi. Nuk është me rëndësi partia, a janë këto dyja, a janë tjera, a janë dy apo tri.
Express: Pra, me cilën parti mund të bëhet një Qeveri antikorrupsion?

E. Kryeziu: Me të thënë të drejtën, tash jam hutue krejt dhe s’po mund t’i dalloj se cila është parti që garanton qeveri antikorrupsion. Ndoshta me iu lut Zotit me ndonjë “opus pokus” arrkaba dakrra” mund të bëhet një Qeveri që nuk është e korruptuar. Ndoshta, ka njerëz të pakorruptuar, por s’i kanë dhënë pesë parë për ata që janë korruptuar rreth tyre
Express: Kur është fjala te korrupsioni, kemi parë disa aksione të fundit, ku cak ishin zyrtarët e LDK’së në Prishtinë, në Podujevë dhe edhe deputeti Naser Osmani?

E. Kryeziu: Ne duhet të japim shembull me formimin e Qeverisë së re.
Express: A duhet Isa Mustafa të prezantojë ekipin e tij për Qeverinë e re të Kosovës?

E. Kryeziu: E kam thënë edhe më herët se ky do të ishte një akt i lartë i emancipimit dhe respektimit të elektoratit në qoftë se Isa Mustafa, e edhe të tjerët, të marrin kurajën dhe të dalin me ekip do të ishte shumë një punë e mirë. Nuk është keq edhe për partitë sepse pastaj luftërat e brendshme pushojnë kur publikohen emrat e atyre që do të udhëheqin Qeverinë.
Express: A e ka kurajën Isa Mustafa për të

E. Kryeziu: Do të më vinte shumë mirë po të ndodhte kështu. Sa e ka kurajën nuk mund të flas për z. Mustafën. Dhe, nuk jam kompetent për me i deshifru këto gjëra.

Express: A i mbetet më vend Isa Mustafës në LDK nëse nuk arrin t’i fitojë zgjedhjet nacionale?

E. Kryeziu: Ajo që më ka pëlqyer te Isa Mustafa, sinqerisht, ai nuk është rob i asaj a do të jetë apo jo Kryetar i LDK’së. I kemi parë partitë kosovare, më përpara ia merr dikujt shpirtin se sa karrigen. Për fat të mirë ai nuk e ka këtë trill, për fat të mirë. Besoj se ai më së miri do t’i artikulojë qëndrimet e veta në momentet dhe rrethanat cilado që ato vijnë.

Ish-drejtori i Isni Kilajt të PDK-së, i bashkohet Nismës në Malishevë

0

Nisma per kosove1Anëtari i Kryesisë së Degës së PDK-së në Malishevë, Haki Krasniqi, ka aderruar sot në Nismën për Kosovë.

Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes nga PDK-ja ka qenë programi politik dhe drejtuesi i Nismës, Fatmir Limaj.

“Në vazhdën e aderrimeve, sot Nismës iu ka bashkuar edhe anëtari i Kryesisë së Degës së PDK-së në Malishevë, Haki Krasniqi”, njofton Nisma në Malishevë.Haki Krasniqi ka qenë drejtor në qeverinë e Isni Kilajt të PDK-së./PrizrenPress.com/