10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8550

Tre deputetë të akuzuar për korrupsion

0

laura pulaaProkuroria e Kosovës, gjatë muejit prill ka ngrit 30 raste ndaj 60 personave të dyshuem për korrupsion.

Ndërkaq që nga 4 nantori 2013 deri me 30 prill 2014, janë trajtue 520 raste ndaj 1679 sa ishin në tanësi.

Në mesin e t’akuzuemeve për korrupsion, janë edhe 3 ish-deputetë të Kosovës.

Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, Laura Pula tha se në 6 mujorin e fundit, janë ngrit 216 aktakuza për korrupsion.

Në prezantimin e të dhanave të prokurorive për periudhën brenda Nantorit të vitit të kaluem dhe Prillit të këtij viti, Pula tha se në mesin e personave ndaj të cilëve janë ngrit aktakuza për afera korruptive, gjenden edhe 3 deputetë të legjislacionit në ikje./java/

Hashim Thaçi: PDK garon e vetme në zgjedhje

0

Thaci-qeveriaKryeminsitri i vendit, dhe njëherit kreu I Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij, do të hyjë e vetme në zgjedhje, të cilat do të mbahen më 8 qershor.
I pari i PDK-së, në një prononcim për Indeksonline, është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij.

Ndryshe edhe partitë e tjera politike në vend, do të futen të vetme në zgjedhje.
E vetme në zgjedhje do të hyjë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërkaq drejtues të Lëvizjes së Albin Kurtit, patën thënë se do të garojnë me programin e saj politik, dhe se për koalicion mund të flitet vetëm pas zgjedhjeve.
Njejtë do të veprojë edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt./Indeksonline/

Neki Emra, album për t’i ndihmuar familjet e varfra

0

neki emraKëngëtari Neki Emra sapo ka përfunduar albumin e tij ‘live’ me këngë të vjetra qytetare të ripërpunuara në zhanre të ndryshme. E me këtë album në të cilin ka përmbledhur të gjitha perlat e këngës sonë, Neki ka thënë që do të ndihmojë familjet në nevojë.

Ai për gazetën Tribuna ka treguar se albumi ka dalë në shitje për vetëm një euro, ndërsa të hollat e fituar do t’i dhurohen familjeve që jetojnë në skamje.

‘’CD-ja ime është në shitje dhe çmimi është vetëm 1 Euro. Të gjitha mjetet që i mbledh do t’i dhurojë për familjet e varfra”, ka thënë Neki në fillim të bisedës, ndërsa ka treguar se ku mund ta blejmë këtë projekt. “CD-ja shitet në mbrëmjet kudo që këndoj nëpër Kosovë. Sa ma shumë që shiten aq më shumë familje do të përfitojnë ushqime bazike që do t’i blej e do t’i dërgoj te ata’’, ka thënë këngëtari i cili ka theksuar për fund se beson që edhe publiku do ta japë kontributin e tyre për familjet ën nevojë.

Kukësi bashkon 30 artistë nga mbarë bota, në koloninë e artit

0

krijuesit ne kukesMali i Gjallicës, bregu i Liqenit të Fierzës, rrafsha e Lumës, qetësia e qytetit të Kukësit të ri, por dhe vendbanimet e hershme historike, gjurmët e Kukësit të vjetër, janë shndërruar prej disa ditësh në muzën e piktorëve, skulptorëve e fotografëve, të cilët kanë bashkjetuar në një koloni arti, që është finalizuar me një ekspozitë ndërkombëtare.
Nisma e ndërmarë nga Këshilli i Qarkut të Kukësit, për të dytin vit, për koloninë “Art Kolor, Kukës 2014”, është mirëpritur dhe nga banorët e qytetit, të cilët në vitin 2010, u shpallën nga USAID, si banorët me shkallën më të lartë të pozitivitetit për sa i përketë lumturisë. Mikëpritjen e artistëve gjatë ditëve të qëndrimit në Kukës e dëshmon jo më kot fakti se si ky qytet i vogël hapi dyertë për pritjen e shqipëtarëve nga Kosova gjatë marsit të vitit 1999, mikëpritje për të cilën kuksianët u kandiduan për Çmimin Nobel për Paqe.

Promovimit i vlerave natyrore, kulturore dhe social-ekonomike, vendosja e një bashkëpunimi mes artistëve, shihet si një mundësi mjaft e mirë për kreun e këshillit të qarkut, i cili për disa ditë e ka vendosur qytetin në qendrën e artit. Fal përkujdesjes së tij, kolonia këtë vit ka rezultuar edhe më pozitive për nivelin e lartë artistik të veprave të krijuara nga artistët, por dhe pjesëmarja e tyre.

Për kreun e qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi ky aktivitet, i organizuar për të dytin vit radhazi, është një nisje e mbarë për pasurimin e jetës kulturore dhe promovimin e bukurive që ka Kukësi, duke qenë se turizmi është një nga synimet kryesore për zhvillimin e rajonit. Qëllimi i këtij aktiviteti sipas tij “është ngritja e vlerave humane, shpirtërore, artistike, ringjallja e jetës kulturore, për zhvillimin e turizmit kulturorë dhe bashkëpunimi kulturorë e rajonal”.

Gjatë kolonisë, artistët krijuan vepra në pikturë, skulpturë, instalacion, por dhe fotografi artistike. Kudo nëpër Kukës, në natyrën e qetë të liqenit, nën hijen e malit, qetësinë e qytetit, artsitët kanë krijuar prej disa ditësh, duke bashkëjetuar në Kukësin e mikëpritjes dhe dashurisë. Në veprat e tyre ka dominuar motivi i peisazhit nga rrethi i Kukësit, portreti dhe figurat e vajzave me veshjen tradicionale të Qarkut të Kukësit. Artistët kanë punuar të frymëzuar, por dhe kanë udhëtuar së bashku drejt Prizrenit, kanë bashkëjetuar prej disa ditësh, duke ndarë eksperienca, teknikat e arteve të tyre, por dhe vendosur bashkëpunime artistike mes shteteve, qyteteve nga vijnë.

Ditët e kolonisë që kanë kaluar shpejtë i kanë lënë radhën hapjes së ekspozitës, në qendrën Kulturore Valdrini në glerinë “Art&Kafe”. Ekspozita me prezantimin e gjithë punëve të krijuara gjatë ditëve të kolonisë ka mbledhur artistët, pushtetarë lokalë e qytetarë të Kukësit.
Ceremonia e hapjes u bë nga Sulejman Dida, artis i njohur në këtë zonë, për të cilin rëndësia e kësaj kolonie që kalon kufinjtë e rajonit është e madhe për promovimin e vlerave. Ndërsa për kryetari e Qarkut, Ibsen Elezi, ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për pasurimin e jetës kulturore dhe promovimin e bukurive që ka Kukësi, pasi turizmi është një nga synimet kryesore për zhvillimin e zonës Kreu i qarkut premtoi gjithashtu se është hartuar tashmë një projekt konkret për hapjen e e një galerie arti në Kukës.
Tashmë, qyteti i kolonisë “Art Kolor”, aktivitet i cili duket se do të kthehet në një traditë, po krijon fondin e tij të veprave artistike, pasi artsitët një pjesë të krijimeve të tyre gjatë kolonisë i kanë lënë në Kukës. Me ditë të freskëta maji, por plotë ajër të pastër. Më ditë të ngrohta, plotë diell. Me shiun herë të vrullshëm e herë të lehtë, që la nga pas ylberë mes malit, Kukësi frymëzoi artsitët shqipëtarë e të huaj, që veçse morën prej tij frymëzim dhe emocione, lan nga pas mundësi zhvillimi nëpërmjet artit./KultPlus.com

 

Haradinaj: AAK, e gatshme për t’i dhënë drejtim të ri Kosovës

0

ramushi ne takim me strukturaNë një takim të veçantë, në selinë e partisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot strukturat drejtuese të partisë, për të diskutuar çështjet thelbësore drejt zgjedhjeve të ardhshme nacionale në vend.
Kryetari Haradinaj ka thënë se AAK hyn më e mobilizuar se kurrë më parë në këtë proces zgjedhor, me bindjen e plotë për t’i fituar zgjedhjet nacionale të 8 qershorit dhe për të udhëhequr, siç ka thënë ai “duke i dhënë drejtim të ri vendit”.

Sipas tij, “garancë është platforma politike e AAK-së dhe lista zgjedhore, me njerëz kompetentë, ekspertë të shquar dhe personalitete të dëshmuara me punën e tyre, sot dhe në të kaluarën, me vizion e përkushtim për të ardhmen e vendit”.

Ndërkaq, në prezentimin para medias, nënkryetari Ardian Gjini, ka folur për angazhimet e AAK-së në këtë periudhë në ndërtimin e listës zgjedhore dhe hartimin e platformës, më të mirës prej të gjitha partive, në garën për zgjedhjet e ardhshme.

Gjini ka potencuar faktin se, veç tjerash, ajo që e bën të veçantë AAK-së në këtë garë zgjedhore, është fakti se për herë të parë që prej zgjedhjeve të viti 2004, në krye të AAK-së dhe në garën zgejdhore, është kryetari dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, mungesa e të cilit ka qenë vështirësia dhe sfida kryesore e AAK-së, në të gjitha zgjedhjet e fundit nacionale në vend. /Telegrafi/

Malisheva, për herë të parë do të bëhet me çerdhe për fëmijë

0

Begaj-gurethemeli per cerdheMalisheva, shumë shpejt, do të bëhet me çerdhe për fëmijë, pasi deri më sot, ky qytet dhe kjo komunë, nuk ka trashëguar asnjë çerdhe për fëmijë. Sot, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i çerdhes për fëmijë, në lagjen “Mirëdita” në Malishevë, ndërsa vendosjen e gurëthemelit të çerdhes, e bëri i pari i Malishevës, Ragip Begaj.

Në vënien e gurëthemelit, përveç zyrtarëve komunal, kanë marrë pjesë edhe shumë gra të punësuara dhe që punojnë në Malishevë, në sektore të ndryshme, si mësuese, në shëndetësi, administratë, organizata joqeveritare dhe të tjera.

“Të gjitha ato nëna që punojnë, tani do të kenë kushte më të mira për rritjen dhe kujdesin për fëmijët. Ka qenë e domosdoshme kjo për Malishevën, qysh moti, pasi asnjëherë këtë nuk e ka pasur Malisheva. Ne e kemi ndërprerë tenderin e parë, pasi ka qenë e paraparë me kapacitet për 50 fëmijë, ndërsa tani e kemi rritur për 80 fëmijë, e nëse është nevoja do ta rrisim dyfish kapacitetin, në mënyrë që ju nëna e motra tona, të keni mundësi më të mira dhe të mos pengesa në punë”, tha mes tjerash Begaj, në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të çerdhes për fëmijë në Malishevë.

Sipas drejtorit për urbanizëm, Urim Kastrati, kjo çerdhe ka një hapësirë prej 500 metrash katror të objektit, ndërsa hapësira me gjithë oborr, është katërdhjetë ari. Kapaciteti i çerdhes është për 80 fëmijë dhe planifikohet të përfundoj, sipas planit dinamik të punës për 90 ditë.

Ndërtimi i çerdhes financohet nga Komuna e Malishevës dhe ka një shumë prej 130 mijë euro. Punëkryes është N.T.P. “Beli”. /PrizrenPress.com/

Përkujtohen dëshmorët e kombit në Malishevë

0

Malisheve-lavdi deshmoreve te kombitKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot mori pjesë në disa raste të shënimit të ditëve të dëshmorëve dhe ditëve të shkollave, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë rënët e tjerë, gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në shkolla i ka uruar për sukseset e arritura deri më tani dhe për suksese të tjera në vijim.

Fillimisht, Begaj, mori pjesë në shënimin e ditës së dëshmorëve të fshatit Balincë, ku janë bërë nderime në varrezat e fshatit, ku gjendet varret e martirëve dhe dëshmorëve të këtij fshati, për të vazhduar me shënimin e ditëve së shkollave në Lladroc dhe Bardh, e për ta përfunduar me shënimin e ditës së shkollës dhe dëshmorëve të fshatit Guncat.

“E kemi me borxh që ti përkujtojmë dhe ti nderojmë dëshmorët e kombit, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë që sot gëzojmë, andaj as ne dhe as gjeneratat që vijnë më pas, nuk duhet ti harrojnë, lavdinë e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve. Ne me krenari i mbajmë emrat e tyre në institucionet tona, si në shkolla, shtëpi të kulturës, palestra sportive e stadiume, me emrat e dëshmorëve i emërtojmë rrugët, pasi ata dhanë jetën që ne të ecim në këto rrugë, të shkollohemi në këto shkolla dhe të punojmë në këto institucione. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë mes tjerash gjatë këtyre shënimeve, Begaj.

Begaj perkujton deshmoretNë Guncat, kanë marrë pjesë edhe kryetrari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli dhe zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj. /PrizrenPress.com/

Mustafa: LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit

0

IsaMustafa-LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen me 8 qershor. Ai ka thënë se LDK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet që të shkojë në zgjedhje të lira.

Mustafa ka bërë të ditur se është i hapur për mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve për të qeverisur me vendin, derisa ka kritikuar qeverisjen e Hashim Thaçit në shumë fusha.

“Unë në emër të Lidhjes Demokratike shprehë bindjen e plotë se Lidhja Demokratike do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve, dhe se humbës i këtyre zgjedhjeve do të jetë partia e cila deri më tani e ka qeverisur vendin e që ka shumë vërejtje në qeverisje, në shumë fusha, në të cilat ne domosdoshmërish dëshirojmë t’i korrigjojmë”, raporton Lajmi.net.

“Ne tani po i bëjmë të gjitha përgatitjet që të shkojmë në zgjedhje të lira, do të punojmë si Lidhje Demokratike me përkushtimin më të madh që zgjedhjet të jenë zgjedhje transparente, të sigurojmë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, që rezultatet e zgjedhjeve të dalin nga votat e qytetarëve dhe të burojnë nga vullneti i drejtpërdrejtë i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe që këto rezultate të jenë të pranueshme edhe për fituesit e zgjedhjeve edhe për humbësit e zgjedhjeve”, tha ai.

Mustafa po ashtu tha se shkuarja në zgjedhje me ligjin e vjetër zgjedhor, nuk do të paraqes ndonjë problem në organizimin e tyre.

Ndryshime në zhvillimin ekonomik, ulje të papunësisë, reforma në arsim e shëndetësi, në administratë, në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisje efektive për qytetarët thotë se janë prioritetet e kësaj partie.

Zgjedhjet do të ndikojnë në agjendën evropiane

0

Kosove-BE-flamujtNjohësit e integrimeve evropiane dhe përfaqësuesit e subjektive politike mendojnë se procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja do të ndikojnë në ngadalësimin e agjendës evropiane për këtë vit.

Analisti Emrush Ujkani dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, kanë deklaruar se Kosova duhet të ketë kujdes në organizmin e këtyre zgjedhje, më pas duhet të fokusohet më shumë në forcimin e rendit dhe të ligjit. “Absolutisht se zgjedhjet do të ndikojnë në agjendën evropiane të Kosovës për këtë vit dhe jo vetëm. Me gjasë zgjedhjet do të ndikojnë në gjithë jetën institucionale dhe publike në vendin tonë, sepse do të mungojë pushteti politik, i cili legjitimohet nëpërmjet zgjedhjeve, ndërsa ai administrativ do të mundohet të bëjë aq sa është e mundur”, ka thënë Ujkani për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se deri kah muaji tetor nuk do të ketë institucione efikase të cilat do të mund të merreshin në mënyrë serioze me agjendën evropiane. “Tash i kemi zgjedhjet që priten të përfundojnë në muajin qershor. Pastaj konstituimi i institucioneve të reja me gjasë nuk do të mund të ndodhë deri në fillim të vjeshtës së këtij viti. Respektivisht institucione efektive do të kemi vetëm prej tetorit të këtij vitit, prandaj duhet të marrim parasysh se sa institucionet do të kenë legjitimitet për të vepruar karshi sfidave që i ka përmendur z. Fyle”, është shprehur Ujkani.

Ai ka treguar se për institucionet e Kosovës do të jetë mjaft vështirë t’i përmbushin porositë e komisionarit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, të cilat i ka dhënë gjatë vizitës në Kosovë. “Këto nuk janë kushte të reja që i vendosen Kosovës, por sado të arrihen ato apo sado të kompletohen ato, nuk është e mundur të kompletohen deri në fund të vitit, por është e mundur të përmirësohen deri në fund të vitit. Sundimi i ligjit është një kriter i cili kërkon angazhim më serioz. Dihet se Kosova vazhdimisht ka çaluar në vendosjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin. Prandaj, mendoj se ka mundësi të përmirësohen ato, por jo të plotësohen të gjitha”, ka thënë Ujkani, duke shtuar se reforma në fushën e sundimit është kriteri që lidhet drejtpërdrejt me procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërsa ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, ka vlerësuar për “Epokën e re” se vetëm një qeveri e përgjegjshme pas zgjedhjeve do të mund ta kompensonte kohën e humbur me punë efikase. “Institucionet e rendit dhe ligjit do të kenë mundësinë ta dëshmojnë veten gjatë zgjedhjeve të ardhshme, duke mos lejuar manipulim të vullnetit të qytetarëve. Natyrisht se zgjedhjet dhe krijimi i institucioneve të reja marrin pak kohë, mirëpo nëse krijohet një qeveri e përgjegjshme, ajo kohë mund të kompozohet nëpërmjet punës efikase”, është shprehur Osmani. Sipas saj, sundimi i ligjit duhet të jetë objektiv i përhershëm i institucioneve të Kosovës. “Fatkeqësisht, qeveria e tanishme ka dëshmuar jo vetëm mungesë të vullnetit politik për të avancuar në këtë fushë, por vetë është bërë pjesë e aferave korruptive e kriminale që kanë rezultuar me regres në sundimin e ligjit. Një aspekt tjetër është ndërhyrja e vazhdueshme politike e qeverisë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, fenomen ky që urgjentisht duhet të luftohet”, ka thënë Osmani.

Qeveria e ardhshme, sipas saj, që do të udhëhiqet nga LDK-ja, do të jetë ndryshe nga qeveritë e deritashme. “Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga LDK-ja, do të ketë prioritet luftimin e dukurive të tilla negative dhe në këtë mënyrë do të kontribuohet në krijimin e një shteti ku sundon ligji dhe ku askush nuk është mbi ligjin”, ka deklaruar Osmani.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, gjatë vizitës në Kosovë, një ditë më parë, pati deklaruar se agjenda e Kosovës drejt integrimit evropian për këtë vit sillet rreth tri çështjeve kryesore. “Së pari duhet të vazhdohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Së dyti, përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen së shpejti, kështu më thanë. E treta, nevoja që të vazhdohet puna me reformat në sundimin e ligjit, gjë që është theksuar në Studimin e Fizibilitetit dhe në Raportin e kaluar të Progresit”, ishte shprehur Fyle.

Krajka dhe Peçi: Kënga shqiptare në batak, në “Eurovision” morëm atë që meritojmë

0

Hersi Matmuja-eurovisionShqipëria nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e “Eurosong”. Hersi Matmuja, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës u skualifikua në gjysmëfinalen e parë, që u mbajt në Kopenhagen, Danimarkë. Për të dytin vit radhazi, vendi ynë nuk mundi dot që të jetë në finalen e Festivalit Europian të Këngës, një skenë që e synojnë të gjithë shtetet për të prezantuar këngët dhe përfaqësuar vendin e tyre.

Për artistët e njohur të muzikës shqiptare, të cilët ndër vite kanë marrë vëmendje në Festivalet e Këngës në RTSH, prezantimi që ka bërë Shqipëria jo vetëm këtë vit por dhe në vitet e tjera ku shumë herë nuk ka arritur të jetë në finale, tregon qartë se në çfarë bataku ka rënë kënga shqiptare.

Për kompozitorët e njohur Agim Krajka dhe Aleksandër Peçi, jo vetëm ky prezantim i kësaj here në skenën e “Eurovision”, por dhe këngëtarë të tjerë, janë prezantuar me një krijimtari e cila lë për të dëshiruar. Sipas tyre, prej vitesh ka humbur ajo krijimtari që sjell këngë të bukura në skenën e festivalit, krijuesit nuk e kanë në vëmendje kulturën e popullit të tyre, ndërsa jo pak raste nuk mungojnë dhe plagjiaturat në muzikë.

“Nuk kam interes që të ndjek Festivalin e Këngës në RTSH, ndaj kjo vijon dhe për “Eurovision”. Ka humbur ajo krijimtari që ka vlera, në batak kënga shqiptare, në batak dhe “Eurovision”, u shpreh kompozitori Aleksandër Peçi, i cili në fondin e muzikës shqiptare ka sjellë jo pak këngë që kanë mbetur në publik. Por me të njëjtin qëndrim është dhe kompozitori i njohur Agim Krajka, i cili sot cilësohet si nj nga emrat më të vlerësuar në muzikën shqiptare, e përballë skualifikimeve që pëson Shqipëria në “Eurovision”, kompozitori tregon se prej vitesh e ka pohuar se në çfarë gjendje është kënga dhe muzika shqiptare. “Në “Eurovision” ne marrim atë që meritojmë. Këto këngë që ne çojmë në atë skenë nuk dalin nga shtrati ishëndetshëm i kulturës sonë. Nuk e kam vetëm për këtë prezantim, por bënë vite që nuk ka krijues, nuk ka njerëz që të krijojnë kulturën e vendit”, pohon kompozitori Krajka, raporton Sotnews.

Festivali i RTSH, pa krijimtari të bukur

Sipas kompozitorit të njohur Agim Krajka, moskualifikimi në finalen e “Eurovision” fillon që nga ajo krijimtari muzikore që prezanton Festivali i Këngës në RTSH. Me jo pak kritika dhe me keqardhje që kënga shqiptare nuk po mundet dot të ketë një vend të merituar dhe në skenën evropiane, kompozitori pohon se nëse nuk ndryshon krijimtaria në festivalin e RTSH, në “Eurovision” Shqipëria do të jetë gjithmonë në të njëjtat vlerësime që sjellin skualifikime.

“Festivali i Këngës në RTSH është konkluzioni i asaj që sjellin krijuesit, dhe ja rezultati që kemi dhe në “Eurovision”. Nuk ka këngë të bukura në festivalin e RTSH, sepse u bënë shumë vite që ka humbur vëmendja ndaj krijimtarisë”, pohon kompozitori, i cili ka qenë dhe në jurinë e festivalit të RTSH.

“Kam qenë në jurinë e festivalit në RTSH, por unë ashtu si dhe anëtarë të tjerë zgjidhnim atë këngë që dukej më e mirë, mes asaj krijimtarie që vinte, por që ka humbur shumë profesionalizmi”, përfundon kompozitori Krajka.

Sonte është nata e dytë e Festivalit Europian të Këngës, dhe në garë do të jenë 16 këngë të tjera, për të zgjedhur dhjetë që do ti bashkohen këngëve të tjera për në natën finale. Sa i takon vendi tonë, edhe një vit më parë jo pak krijues të njohur kritikuan këngën shqiptare për plagjiaturë. Sipas tyre në skenën e “Eurovision” kërkohet një krijimtari e bukur muzikore, ashtu si dhe shtete të tjera që dinë të përcjellin vlerat e tyre më të mira, duke pohuar se nëse krijuesit shqiptarë por dhe këngëtarët nuk do të kenë në vëmendje kulturën dhe profesionalizmin do të humbasin shumë për të qenë pjesë e vlerësimit maksimal të kritikës muzikore.