18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Krajka dhe Peçi: Kënga shqiptare në batak, në “Eurovision” morëm atë që meritojmë

Hersi Matmuja-eurovisionShqipëria nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e “Eurosong”. Hersi Matmuja, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës u skualifikua në gjysmëfinalen e parë, që u mbajt në Kopenhagen, Danimarkë. Për të dytin vit radhazi, vendi ynë nuk mundi dot që të jetë në finalen e Festivalit Europian të Këngës, një skenë që e synojnë të gjithë shtetet për të prezantuar këngët dhe përfaqësuar vendin e tyre.

Për artistët e njohur të muzikës shqiptare, të cilët ndër vite kanë marrë vëmendje në Festivalet e Këngës në RTSH, prezantimi që ka bërë Shqipëria jo vetëm këtë vit por dhe në vitet e tjera ku shumë herë nuk ka arritur të jetë në finale, tregon qartë se në çfarë bataku ka rënë kënga shqiptare.

Për kompozitorët e njohur Agim Krajka dhe Aleksandër Peçi, jo vetëm ky prezantim i kësaj here në skenën e “Eurovision”, por dhe këngëtarë të tjerë, janë prezantuar me një krijimtari e cila lë për të dëshiruar. Sipas tyre, prej vitesh ka humbur ajo krijimtari që sjell këngë të bukura në skenën e festivalit, krijuesit nuk e kanë në vëmendje kulturën e popullit të tyre, ndërsa jo pak raste nuk mungojnë dhe plagjiaturat në muzikë.

“Nuk kam interes që të ndjek Festivalin e Këngës në RTSH, ndaj kjo vijon dhe për “Eurovision”. Ka humbur ajo krijimtari që ka vlera, në batak kënga shqiptare, në batak dhe “Eurovision”, u shpreh kompozitori Aleksandër Peçi, i cili në fondin e muzikës shqiptare ka sjellë jo pak këngë që kanë mbetur në publik. Por me të njëjtin qëndrim është dhe kompozitori i njohur Agim Krajka, i cili sot cilësohet si nj nga emrat më të vlerësuar në muzikën shqiptare, e përballë skualifikimeve që pëson Shqipëria në “Eurovision”, kompozitori tregon se prej vitesh e ka pohuar se në çfarë gjendje është kënga dhe muzika shqiptare. “Në “Eurovision” ne marrim atë që meritojmë. Këto këngë që ne çojmë në atë skenë nuk dalin nga shtrati ishëndetshëm i kulturës sonë. Nuk e kam vetëm për këtë prezantim, por bënë vite që nuk ka krijues, nuk ka njerëz që të krijojnë kulturën e vendit”, pohon kompozitori Krajka, raporton Sotnews.

Festivali i RTSH, pa krijimtari të bukur

Sipas kompozitorit të njohur Agim Krajka, moskualifikimi në finalen e “Eurovision” fillon që nga ajo krijimtari muzikore që prezanton Festivali i Këngës në RTSH. Me jo pak kritika dhe me keqardhje që kënga shqiptare nuk po mundet dot të ketë një vend të merituar dhe në skenën evropiane, kompozitori pohon se nëse nuk ndryshon krijimtaria në festivalin e RTSH, në “Eurovision” Shqipëria do të jetë gjithmonë në të njëjtat vlerësime që sjellin skualifikime.

“Festivali i Këngës në RTSH është konkluzioni i asaj që sjellin krijuesit, dhe ja rezultati që kemi dhe në “Eurovision”. Nuk ka këngë të bukura në festivalin e RTSH, sepse u bënë shumë vite që ka humbur vëmendja ndaj krijimtarisë”, pohon kompozitori, i cili ka qenë dhe në jurinë e festivalit të RTSH.

“Kam qenë në jurinë e festivalit në RTSH, por unë ashtu si dhe anëtarë të tjerë zgjidhnim atë këngë që dukej më e mirë, mes asaj krijimtarie që vinte, por që ka humbur shumë profesionalizmi”, përfundon kompozitori Krajka.

Sonte është nata e dytë e Festivalit Europian të Këngës, dhe në garë do të jenë 16 këngë të tjera, për të zgjedhur dhjetë që do ti bashkohen këngëve të tjera për në natën finale. Sa i takon vendi tonë, edhe një vit më parë jo pak krijues të njohur kritikuan këngën shqiptare për plagjiaturë. Sipas tyre në skenën e “Eurovision” kërkohet një krijimtari e bukur muzikore, ashtu si dhe shtete të tjera që dinë të përcjellin vlerat e tyre më të mira, duke pohuar se nëse krijuesit shqiptarë por dhe këngëtarët nuk do të kenë në vëmendje kulturën dhe profesionalizmin do të humbasin shumë për të qenë pjesë e vlerësimit maksimal të kritikës muzikore.

Më Shumë

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

Spanja është triumfuese e FIBA 3x3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik. Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to...

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Lajmet e Fundit