8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8557

Visari u kërkon bashkëpunim banorëve, për të vënë në lojë Mikelën

0

Visari-loje-Mikeles-6.5Banorët ndodhen në oborr duke marrë rreze dhe duke pritur që dreka për ta të jetë gati. Mikela dhe Jona ndodhen në kuzhinë, duke u marrë me përgatitjet e drekës. Jashtë banorët këndojnë, marrin rreze dhe shkëmbejnë biseda të shkurtra mes tyre. Visarit i lind një ide për lojë. Ai shpesh bën lojëra me banorët dhe këtë herë kërkon edhe bashkëpunim nga ana e tyre për të vënë në jetë planin e tij.

Visari fillimisht ia thotë idenë e tij Nevilës dhe ajo e këshillon që lojën që ka menduar t’ia bëjnë Mikelës, sepse banorët kanë parë se Mikela është acaruar nga shakatë e tyre. Visari i thotë Nevilë3s se do të ishte mirë që ata të gjithë të vënë në lojë Mikelën duke u munduar që ta injorojnë prezencën e saj. “Kur ajo të flasë, në të mos i përgjigjemi, të mos i flasim fare, të bëjmë sikur nuk është fare aty” i thotë Visari dhe Nevila e thotë se ajo është dakord me idenë e tij dhe e siguron se do ta mbështesë këtë lojë.

Më pas Visari bashkë me Nevilën ia thonë këtë gjë Enkelejdit. Enkelejdi fillimisht nuk e pëlqen lojën e tyre dhe i këshillon se më mirë të zgjedhin një ose disa banorë dhe për një ditë të tërë të jenë në shërbim të tyre për gjithçka që do të kërkojnë. Visari dhe Nevila i thonë se një lojë të tillë ata e kanë bërë disa herë, ndërsa kanë parë reagimet e Mikelës kanë menduar që asaj t’i bëjnë një lojë të tillë. Atëherë Enkelejdi u thotë “ok, e keni edhe mbështetjen time, edhe pse nuk më pëlqen”.

Më pas Nevila e Visari ua thonë edhe banorëve të tjerë dhe marrin prej tyre të njëjtën përgjigje. Të gjithë bien dakord që të vënë në lojë Mikelën, ndërsa planifikojnë që të vënë në dijeni edhe Jonën e cila në ato momente po gatuan bashkë me Mikelën.

Nesër seancë e jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit

0

Thaci, mustafa,pacolliPara pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve me presidenten.
Pas takimit, liderët janë shprehur për zgjedhje të parakohshme, derisa nesër është paralajmëruar mbajtja e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të hidhet në votim shpërbërja e Kuvendit.

Nuk dihet nëse Kuvendi do të shpërbehet nesër, pasi që duhen 80 vota të deputetëve.
Kryeministri Hashim Thaçi pas takimit tha se zgjedhjet duhet të mbahen më 8 qershor, derisa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kjo parti është për rrëzimin e Qeverisë, por do të mbështetë edhe forma tjera të shkuarjes në zgjedhje./indeksonline/

Thaçi president, Isa kryeministër?

0

HashimThaci-IsaMustafaKryeministri Hashim Thaçi, si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si duket janë marrë vesh që t’i ndajnë postet e tyre, e pastaj ta shpërndajnë Kuvendin.

Sipas burime brenda Kuvendit të Kosovës, pas një takimi që ka pasur kryeministri Thaçi me liderin e LDK-së, Isa Mustafa janë marrë vesh që kryeministri aktual të shkoj President, ndërsa Isa Mustafa të merr postin e kryeministrit./Zëri/

Isa Mustafa sote merrë pjesë në tubimin e Nëndegës  “28 Nëntori” të LDK-së në Prizren

0

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa do të marrë pjesë sot tubim e  nëndegës “28 Nëntori” në Prizren. Zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi njoftoi se tubimi do të mbahet në Sh.F. “Abdyl Frasheri ”, duke filluar në ora 19.00.

“Ftoheni që më 06.05.2014 ( e marte ) të merrni pjesë në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëndega “28 Nëntori” në Prizren. Tubimi do të mbahet në Sh.F “Abdyl Frasheri ”, duke filluar në ora 19.00. Takimin tone do e nderoje me pranin e tij Isa Mustafa”, njofton Gashi. /PrizrenPress.com/

KK i Malishevës formoi katër komitete jo obligative

0

KK Malisheve-BegajKuvendi i Komunës së Malishevës, të hënën, në vazhdimin e mbledhjes së katërt (të ndërprerë gjatë javës së kaluar), e cila dje zgjati deri në orët e mbrëmjes, ka marrë vendim për formimin e katër komiteteve jo obligative, Komitetin për arsim, kulturë, rini dhe sport, Komitetin për diasporë, Komitetin për shëndetësi, mirëqenies sociale, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftë, si dhe personave me aftësi të kufizuara dhe Komitetin për mbrojtje të mjedisit, turizmit, planifikimit urban kadastër dhe monitorim të projekteve publike.

Në vazhdimin e kësaj seance, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, është paraqitur edhe raporti i punës së Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Edukim, për vitin 2013-2014, ndërsa më pas KK mori vendim edhe për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës.

Një çështje e ndjeshme në këtë mbledhje ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së banorëve të fshatit Bellanicë, për çështjen e pronave, për të cilat banorët pretendojnë të jenë të tyre, të cilat janë privatizuar nga ish AKM-ja (tani AKP), ku pas shumë diskutimeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, u deklarua në mbështetje të kërkesave të banorëve të fshatit Bellanicë dhe fshatrave tjera, lidhur me çështjen e pronave tashmë të privatizuara.

Me kërkesën e anëtarëve të KK-së, në këtë mbledhje u debatua edhe për çështjen e ndërprejres së kujdestarisë në maternitetin e QKMF-së në Malishevë, ku sipas drejtorit komunal për shëndetësi, kujdestaria është ndërprerë për shumë arsye, por kryesorja është mungesa e gjinekologëve për punë në kujdestari dhe derisa të bëhet një zgjidhje për këtë çështje, kujdestaria do të vazhdoj të mbetet e ndërprerë, por anëtarët e Kuvendit të Komunës në Malishevë, kërkuan që shërbimi i kujdestarisë në maternitet të kthehet në 24 orë në ditë. /PrizrenPress.com/

Fyle: Presim zgjedhje të drejta dhe demokratike

0

Fyle5-29Është mbajtur sot takimi i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në të cilin mori pjesë edhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle i cili tha se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ai gjithashtu ka vlerësuar si të suksesshëm përmbylljen e negociatave për MSA.

Ndërkaq duke përshëndetur përmbylljen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes të Komisionit Evropian dhe Kosovës, kryeparlamentari i vendit Jakup Krasniqi, bëri një rezyme të punës së Kuvendit në kuadër të angazhimeve për agjendën evropiane për Kosovën, përkatësisht përmbushjen e kërkesave të dala nga Raporti i Progresit.

Kryetari Krasniqi bëri të ditur se Kuvendi ka miratuar një numër dokumentesh strategjike për të përkrahur zbatimin e synimeve dhe objektivave politike drejt integrimeve evropiane, si dhe ligje të dala nga rekomandimet e Raportit të Progresit.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit evidentoi ligjet me prioritet, të miratuara nga legjislativi i vendit, që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.
Kryetari Krasniqi foli edhe për ngecjen e reformës zgjedhore dhe potencoi ligjet të cilat ende gjenden në fazën e shqyrtimit në komisionet përkatëse.

Adelina Ismaili, një foto me Isa Mustafën

0

Adelina Ismaili me Isa MustafënMe anë të rrjetit social Facebook, këngëtarja kosovare Adelina Ismaili, ka publikuar një foto ku është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë manifestimit për 24 vjetorin e themelimit të LDK-së.

Në foto është edhe bashkëshorti i këngëtares, Val Krasniqi. Gjatë karrierës së gjatë, ajo ka eksperimentuar me lukun e saj, duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën.

Jennifer Lopez një divë e vërtetë, tërheq çmimin e ikonës

0

JenniferLopez10-09Në datën 18 maj, në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, Jennifer Lopez do të tërheqë çmimin e ikonës për vitin 2014. Një sukses ky i garantuar për të, ndërsa këngët e saj po degjohen anembanë botës.

Këngëtarja do të performojë dy këngë në këtë ditë. Më konkretisht, diva e popit do performojë premierën e himnit zyrtar të Botërorit 2014, “We Are One (Ola Ola)” në bashkëpunim me Pitbull si dhe “Firs Love”, që është në kuadër të albumit të saj të ri “A.K.A”, i cili do të publikohet në datën 17 qershor.

Ky çmim i dedikohet asaj, pas kontributit të madh që ka dhënë në muzikë. Kujtojmë këtu faktin që Jennifer Lopez është femra e parë që tërheq një çmim të tillë, ndërsa në të kaluarën këtë çmim e kanë fituar Stevie Wonder dhe Prince.

Këngëtarja 44 vjeçare e cila ka lançuar kohët e fundit disa hite si “I luh ya Papi” ose “Same girl”, tani është e vetekënaqur.

Lady Gaga performon nudo në skenë (Foto)

0

LadyGaga-nudo ne skeneAjo është e njohur për maninë e saj për të çmendur njerëzit kur bëhet fjalë për modën.

Lady Gaga e ka realizuar më së miri turin e saj ARTPOP Ball në qendër të Floridas të dielen në mbrëmje.

28 vjeçarja e cila në të gjitha performancat e saj kishte veshur geta të grisura, tregoi për publikun edhe kësaj here se ajo është unike përsa i përket elementëve që përdor në skenë.

LadyGaga-nudo ne skene2 LadyGaga-nudo ne skene LadyGaga-nudo ne skene1

Abrashi: Nijazi Kryeziu tregoi se Qeveria e Mujës përbëhet nga klanet e PDK-së

0

Artan AbrashiAsambleisti i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, nuk është habitur me deklarimin e drejtorit të Urbanizmit, Nijazi Kryeziut, për deklarimin që ka bërë se nuk ka njohuri për Urbanizmin.

“Nijazi Kryeziu me fjalët e veta vetëm ka konfirmuar atë që ne e kemi thënë në vazhdimësi se qeverisja e Ramadan Mujës është qeveri e intersave dhe klaneve të caktuara të PDK-së dhe jo e interesit qytetar”, ka thënë Abrashi për Koha Ditore.

“Ndoshta nuk është e domosdoshme që emërimi në një funksion politik të jetë i profilizuar thellësisht, psh.në Drejtorin e Kulturës, por Urbanizmit duke pasur parasysh gjendjen në Prizren të vendoset një person që e pranon se nuk ka asnjë njohuri elementare tregon se parregullsitë do të vazhdojnë edhe gjatë mandati apo kohe që i ka mbetur kësaj qeverie dhe se problemet nuk do të zgjidhen”, ka thënë Abrashi. /PrizrenPress.com/