13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Frika e motrës së Xhulit për lidhjen në “Big Brother”: Arditi po tallet

85629Ajo është dy vite më re se e motra dhe kujdeset për figurën e saj në publik, tashmë që 23-vjeçarja Juliana Dodaj është një nga lojtaret më të përfolura të “Big Brother 7”. Si dy motra me prindër të divorcuar, ato tashmë e kanë superuar gjithçka për të jetuar të tjera kënaqësi në jetë. Alesia tregon se si e sheh personalisht lidhjen e motrës me Arditin, dyshimet e të atit për seriozitetin e djalit nga Shkodra dhe të tjera sekrete të saj.
Je motra më e vogël e Julianës së “Big Brother 7”, që menaxhon dhe profilet që ajo ka në rrjetet sociale. Të duket se po bën lojë të bukur?
Juli është ajo që shihni në ekran. Pyetjes suaj mund t’i përgjigjem që nuk po bën lojë. Ajo kështu është edhe në jetën reale, ndonëse do të doja që të përfshihej pak më shumë në debate.
Juliana ka krijuar tashmë një lidhje brenda shtëpisë. Si të duket Arditi, është i duhuri për të?
Shumë normale më duket si lidhje dhe unë besoj që e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Arditi më pëlqen, se është djalë i zgjuar dhe i sinqertë.
Ka skeptikë që lidhjen e tyre e shohin si një lojë të Arditit. E ke dhe ti këtë frikë, ashtu si dhe vetë Juliana?
Të them të vërtetën, s’e besoj që ai po luan me Julin. Ose, më saktë, s’do doja ta besoja një gjë të tillë.

Bie në dashuri lehtë Xhuli dhe lufton ajo për ta mbajtur partnerin afër?
Është tip këmbëngulëse, pra nëse i fiksohet diçka, ia arrin qëllimit në 80% të rasteve.
Do t’ia dalë ajo të martohet me Arditin, pra të mos e lërë këtë lidhje të avullojë si shumë të tjera që janë krijuar në “BB”?

Kjo pyetje do shumë kohë për të marrë një përgjigje përfundimtare. Por momentalisht besoj që me Arditin Xhuli shkon shumë mirë dhe kombinojnë mjaftueshëm.
Ndalojmë pak te prindërit tuaj të divorcuar. Janë ata në të njëjtën mendje për sa i përket aprovimit të kësaj lidhjeje?

Xhuli jeton me mamin në Lezhë, kurse unë në Itali, dhe patjetër që ajo e mbështet në çdo hap. Ndërsa babai nuk është 100 për qind dakord. Frika e tij është se kjo mund të jetë dhe ndonjë lojë nga ana e Arditit, megjithëse unë personalisht besoj që jo.

Jeni interesuar ju për familjen e Arditit në Shkodër, apo as ju s’e keni marrë ende kaq seriozisht?
Jo, s’kemi pyetur ende.

Intervista plus
Si e gjykon ti konfliktin e vazhdueshëm me Jonën e Matildën?
Unë besoj që ka xhelozi nga ana e tyre pak në këtë mes, ngaqë besonin se Ju li po u merr djaloshin…
Mendon se ndjeu Juli për Fatjonin?
Mund të ishte një pëlqim momental, por s’e besoj që është tipi i Julit Fatjoni.
Ndërkohë ajo ka treguar për një ish- të dashur që i ngjan Visarit, lojtarit nga Prishtina. Sa vend zë kjo histori në jetën e saj?
Të gjitha vajzat e kanë një të kaluar, kështu edhe Juli.
U fol për një lidhje po ashtu me këngëtarin Erik Lloshi, por ai e mohoi. Ti çfarë di?
Nuk dua të përzihem në këtë temë, pasi e di vetë ajo për zgjedhjet që bën.
Mendon se do e fitojë motra jote “BB7”?
Po, pse jo, mundësitë i ka.

Më Shumë

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Lajmet e Fundit