18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tërhiqet iniciatori i akuzave kundër kryetarit të Dragashit

Salim i dragashitIniciatori i kallëzimit penal kundrejt kryetarit të Dragashit dhe ish kryesuesit të Kuvenit Komunal, në rastin e keqpërdorimit të pronave, i tha në gjykatë se nuk i bashkohet ndjekjes penale.

Selim Jenuzi, kryetari i Dragashit dhe Lulzim Rifaj ish-kryesues i Kuvendit Kommunal, aktualisht konsull në Ambasadën Kosovare në Sofje të Bullgarisë kanë dalë të premten para Gjykatës Themelore të Prizrenit, në vazhdimin e gjykimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dëshminë e tij e vazhdoi ish-drejtori i ndërmarrjes “Sharr Prodhimi” Nijazi Tërshnjaku, i cili kishte dëshmuar edhe në seancën e fundit më 5 prill.

Tërshnjaku, i cili është edhe inicues i kallëzimit penal në këtë rast, në fund të deklaratës së tij, tha se nuk ndjehet i dëmtuar, nuk i bashkohet ndjekjes penale dhe nuk parashtron kërkesë pasuroro-juridike.

Ai gjatë dëshmisë së tij tha se prona prej 22 hektarësh e 326 arësh, deri në momentin e padisë, ka qenë në pronësi të ndërmarrjes “Sharr Prodhimi” në Dragash.

“Bartjen e kësaj prone e ka bërë Komuna, se a ka bazë apo jo, këtë unë nuk e di’’. tha dëshmitari Tërshnjaku.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren e ngarkon kryetarin e Dragashit, Salim Jenuzin dhe ish-kryesuesin e kuvendit komunal Lulzim Rifajn, aktualisht konsull në Ambasadën Kosovare në Sofje të Bullgarisë, se më 27 gusht 2009, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, i kanë shkaktuar dëm ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, e cila është nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Sipas prokurorisë, pas marrëveshjes së tyre paraprake, ata akuzohen se shpërdoruan pozitën e tyre zyrtare, duke tejkaluar kompetencat, në atë mënyrë që i akuzuari i parë në cilësi të kryetarit të Komunës së Dragashit, urdhëroi drejtorin e Urbanizmit dhe Kadastrës që të bartë pronën shoqërore, patundshmërinë në sipërfaqen prej 29,7 hektarësh prej pronarit të ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhim” në pronë të KK të Dragashit.

Pastaj këtë patundshmëri, i akuzuari Jenuzi ua dha në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike, personave fizikë-blegtorëve.

I akuzuari i dytë, Lulzim Rifaj, si kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit, sipas aktakuzës paraprakisht e vë në rend dite këtë bartje të pronës shoqërore, duke bindur asamblistët që ta votojnë propozimin, edhe pse e dinte se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi menaxhimi i pronës shoqërore me ligj i përket AKP-së.

Neni pesë i Ligjit për AKP-në, e përcakton këtë agjenci si administratore të ndërmarrjeve publike, pavarësisht nëse ndërmarrjet i janë nënshtruar ose jo transformimit.

Dëshmitari tjetër i seancës që u mbajt të premten, Usmen Baldzi që ka qenë drejtor i Ekonomisë dhe Financave në komunën e Dragashit nga viti 2003 deri në vitin 2007, para trupit gjykues ka thënë “se të gjithë banorët e kësaj komune e dinë se pronare e vërtetë i tokës së kontestuar është Komuna e Dragashit dhe qytetarët e saj”. Madje ai ka vlerësuar se Jenuzi dhe Rifaj kanë vepruar në mënyrë të duhur me bartjen e këtyre 29 mijë hektarëve në pronësi të komunës.

Prokurori, Mehdi Sefa, ka sfiduar këtë dëshmitar me pyetjen se pse “Sharr Prodhimi” menaxhohet nga AKP-ja nëse prona është e komunës, me ç’rast Baldzi tha se kjo paluajtshmëri është regjistruar në mënyrë të gabuar në Kadastër si pronë e ndërmarrjes shoqërore. Paraqitja e Baldzit ka bërë që prokurori të paraqesë vërejtje lidhur me dëshminë e tij.

Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i AKP-së, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, Fahridin Purova, ka konfirmuar se menaxhimin e administrimin e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të ndërmarrjeve shoqërore e bën AKP-ja dhe se në rastin konkret ekziston një kontest civil mes AKP-së dhe Komunës së Dragashit.

Ai ka përkujtuar se AKP-ja ka iniciuar padi civile me kërkesë për anulimin e aktvendimit të KK-së së Dragashit, të datës 27.08.2009, me të cilin 29 mijë hektarë të “Sharr Prodhimit” janë bartur në pronësi të komunës. Purova ka sqaruar se AKP-ja i ka shkruar MAPL-së, i cili organ qeveritar ka kërkuar nga KK-ja e Dragashit që të rishqyrtojë këtë vendim.

Seanca e radhus do tt. Mbahet më 6 qershor, kur Purova do të vazhdojë me dëshminë e tij./Gazeta Jeta ne Kosove/

Më Shumë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e...

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit