16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Lirohen hapësirat publike në Prizren

Shatervani i prizrenitRrugët, hyrjet dhe hapësirat tjerat publike të Prizrenit kanë nisur të lirohen nga pengesat e shumta, të vendosura me vullnetin e ndonjë dyqanxhiu apo qytetari “interesxhi”, duke pretenduar të bëhet shef i zonës së caktuar, qoftë në formë parkingu, shtrirje tavolinash të dyqaneve përtej limitit apo formash tjera.

Pas afatit, për të cilin janë paralajmëruar pronarët e lokaleve apo ata të cilët kanë pasur gisht në vendosjen e pengesave të llojllojshme, inspektorët prizrenas tashmë kanë nisur heqjen e tyre.

Ekipe të përbashkëta të urbanizmit dhe inspektorateve në prag të fillimit të aksionit janë parë në qendër të qytetit, për monitorimin e gjendjes reale dhe masat e nevojshme për ndërhyrje.

Drejtori për Inspektorate, Bedri Bytyçi, konfirmoi për “Zëri” se aktiviteti ka nisur pas skanimit të gjendjes, me ç’rast ishte konstatuar se kishte shumë raste të vendosjes së pengesave, përfshirë mekanizma apo shufra metaliku, vazo betoni e forma të tjera për të bllokuar disa hyrje me qëllim që ato të shfrytëzohen për vendparkime.

Ai tha se përmes formash të tilla janë penguar edhe lëvizjet e lira nëpër trotuare, derisa edhe kafenetë që kanë nxjerrë jashtë tavolinat, kanë shtrirë përtej mase ato.

“Nuk mund të jap ndonjë shifër konkrete, por mund të them se pengesa të tilla ka shumë nëpër pjesë të ndryshme, e sidomos në zonën kryesore të qytetit”, tha Bytyçi, duke konfirmuar se tashmë janë hapur rrugë e trotuare në rrugën “Adem Jashari”, në pjesën te tregu i bulmetit, në Bazhdarhane, etj.

Drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, tha se do të ketë një masë që kufizon edhe kafiteritë për vendosje të tavolinave, pasi do t’i shënohet hapësira e lejuar, në mënyrë që të moslejohet kurrfarë ngulfatje të hapësirës publike dedikuar qytetarëve.

Inspektorët pohuan se janë këmbëngulës për vazhdimin e aksionit me qëllim të rikthimit të gjendjes duke hequr të gjitha pengesat e tilla, të vendosur kundërligjshëmdhe se do të veprohet njësoj në të gjitha rastet ku konstatohen tejkalime.

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club "Prizren", Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen. Diskutuan për mundësitë e...

Lajmet e Fundit