Home Blog Page 861

Diell dhe temperatura deri në 21 grad Celsius sot, mjegull në mëngjes

0

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 4-18 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C. /MeteoKosova/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Endrit Krasniqi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK

0

Endrit Krasniqi është fituesi i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Ai mori trofeun “Diamanti blu” me këngën “Flas me gjethen”.

Juria ndau çmimin e dytë për Greta Azizin, me këngën “Verës”, derisa çmimi i tretë i shkoi Dea Stricës me këngën “N’Shqipni”.

Çmimi i Pallatit të Rinisë dhe i kryeqytetit shkoi për Besmir Shishko me këngën “Unë ajo”, të cilat i mori nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj dhe udhëheqësja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi.

Çmimin e orkestrës e ndau drejtori artistik i Festivalit, Florent Boshnjaku për Arnitë Kastrati me këngën “Blla blla”. Ai kërkoi duatrokritje për Orkestrën e Festivalit, të cilët kanë shoqëruar këngët me instrumentet muzikore.

Juria sivjet ishte në përbërje nga Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, Jane Sugarman, njohëse e muzikës ballkanike, Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, Valbona Selimllari, Miss i parë shqiptar dhe Blerta Zeqiri, regjisore.

Në natën finale kanë performuar 9 artistë: Arnitë Kastrati me “Blla blla”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flas me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Greta Azizi me “Veres”, Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi” dhe Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Albin Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, vizitoi sot tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Kurti falënderoi familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik për përkushtimin e tyre në ruajtjen e vlerave kulturore, pavarësisht mungesës së mbështetjes në të kaluarën. Ai njoftoi se gjatë mandatit të tij, buxheti për trashëgiminë kulturore është rritur katërfish, me mbi 4.5 milionë euro të investuara vetëm në Prizren.
“Sot, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i vizituam tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi. Familjet Kirajtani, Vetimi e Munik i falënderuam për përkushtimin ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur në të kaluarën ka munguar mbështetja shtetërore”.
“Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore”.
“Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s”.
“Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë. E puna vazhdon, në dhjetëra monumente, gjithandej vendit. Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona.”, ka shkruar Kurti./PP/

KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup – përmbys ekipin nga Belgjika

0

KH Rahoveci ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë në EHF Europe Cup.

Klubi i hendbollit ia doli të mposhtë kundërshtarin nga Belgjika, Bocholtin me rezultat 37-25.Ishte një ndeshje e luftuar, por KH Rahoveci e dinte qëllimin dhe synimin se ku duhet shkuar.

Në palestrën “Mizahir Isma” gumëzhinte turma, ndërsa lojtarët dhanë më të mirën për të arritur këtë moment historik.

Përkundër se në ndeshjen e parë pësuan humbje, ndeshja e dytë kishte një fytyrë krejt tjetër.

Me përkrahje masive, KH Rahoveci ia doli të kualifikohej në rrethin e tretë të garës, duke shpresuar që të shkojnë edhe më lartë. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

0

Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Pejës me rezultatin 66:71 (26:11, 13:26, 18:19,9:13) në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës.

Ndeshja u hap me një fillim të mirë nga ekipi i Pejës, i cili kishte një seri prej 26:11, por Bashkimi u përgjigj në periudhën e dytë me një seri të ngjashme, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë 39:39.

Në çerekun e tretë, Bashkimi kaloi për herë të parë në epërsi me 48:50 dhe e përfundoi atë me një avantazh minimal prej 1 pikë, 57:58.
Çereku i fundit ishte vendimtar ku edhe vendosi epilogun e kësaj ndeshje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hamza në Suharekë: Do të jemi përkrah çdo qytetari

0

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot ka qëndruar edhe në Suharekë.

Ai tha se me përgjegjësi dhe kompetencë do t’I trajtojnë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

“Mobilizim i jashtëzakonshëm edhe në Suharekë. Me përgjegjësi, me kompetencë, do t’i trajtojmë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke ua hequr barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike. Do të jemi përkrah çdo të riu e të moshuari, çdo punëtori, punëdhënësi e përkrah çdo qytetari!”, ka thënë ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbi 400 mësimdhënës të Prizrenit ndoqën trajnime të reja arsimore

0

Mbi 400 mësimdhënës në Prizren morën pjesë në trajnime nga fusha të ndryshme arsimore, duke forcuar aftësitë e tyre profesionale në përputhje me kërkesat e veçanta të çdo shkolle.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, theksoi përkushtimin për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

“Punë intensive edhe në vikend për të ofruar mundësi për secilin mësimdhënës sipas nevojave specifike të shkollës. Për zbatimin e kurrikulës, peshën kryesore e mbajnë mësuesit tanë, ndaj përgatitja e tyre profesionale është thelbësore për arsimimin e gjeneratës tjetër, fëmijëve tanë.”, tha ajo./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hamza viziton Dragashin: Më 9 shkurt, vendit do ti japim lidership të ri

0

Pasditen e së shtunës, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Dragashin.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza shprehet se qytetarët meritojnë më mirë, dhe këtë mund ta arrijë PDK-ja.

“Një pasdite me plot pozitivitet në Dragash. Me të gjithë qytetarët tanë, cep më cep Kosovës, po takohemi dhe po punojmë së bashku, që vendit t’ia japim një lidership të ri më 9 shkurt. Qytetarët meritojnë më mirë. Dhe, ne mund të bëjmë më shumë për qytetarët dhe Kosovën!”, ka shkruar Hamza.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përurohen Shtëpia e Kulturës dhe Biblioteka në fshatin Zym të Hasit

0

Në një ceremoni solemne sot në fshatin Zym të Hasit u përuruan Shtëpia e Kulturës dhe Biblioteka, dy institucione të rëndësishme për jetën kulturore dhe edukative të komunitetit. Në ceremoninë përuruese morën pjesë drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit, Adem Morina, dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi.

Ky projekt, i financuar dhe realizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS), ka për qëllim të krijojë një ambient të përshtatshëm ku komuniteti i Zymit mund të zhvillojë aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative.

Shtëpia e Kulturës dhe Biblioteka ofrojnë një hapësirë për lexime, takime kulturore dhe aktivitete që synojnë të nxisin interesin për dijen dhe të ruajnë traditat e pasura të zonës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 53-të i “Takimeve të Gjeçovit” – Vera Grabocka nderohet me çmimin “Unaza e Katit”

0

Për herën e 53-të radhazi, në Zym të Hasit u mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili bashkoi artistë, veprimtarë, politikanë dhe mysafirë nga mbarë trojet shqiptare. Ky edicion shënoi 150-vjetorin e lindjes së atdhetarit dhe klerikut Shtjefën Gjeçovi dhe 160-vjetorin e shkollës së parë në Zym.

Në emër të organizatorit, kryetari i KL “Shtjefën Gjeçovi”, Ndue Kajtazi, shpalli të hapura takimet, ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Adem Morina, e cilësoi këtë manifestim si një ngjarje që ruan vlerat fisnike kombëtare. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, konfirmoi përkushtimin e qeverisë për ruajtjen e traditës, veçanërisht në Has dhe Zym.

Një ndër momentet kryesore të manifestimit ishte shpallja e vendimit të Papa Françeskut për lumturimin e atdhetarit Luigj Pali, për të cilin Ipeshkvi Dodë Gjergji theksoi se simbolizon qëndresën dhe identitetin kombëtar.

Regjisorja Vera Grabocka u nderua me çmimin “Unaza e Katit”, ndërsa çmimi “Shtjefën Gjeçovi” iu dha kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin në renovimin e objekteve kulturore në Zym. Manifestimi përfshiu gjithashtu recitime dhe një program artistik të pasur, duke kulmuar një aktivitet që nisi një ditë më parë me “Festivalin e Bukës”./TV Prizreni/