Home Blog Page 862

Një gol s’iu pranua Ballkanit, përballja me Dukagjinin përfundon 0-0

0

Ndeshja mes Ballkanit e Dukagjinit përfundoi pa gola.

Skuadra kampione e futi topin në rrjetë në minutën e 79-të, por fauli në sulm u bë shkak që goli të mos pranohej.

Diku dhjetë minuta më vonë, referi dha dy kartonë të kuqë, duke i lënë dy skuadrat me nga një lojtar më pak.

Pesë ndeshjet paraprake, para kësaj që u zhvillua sot, kampioni në fuqi ka tri fitore, një barazim, dhe një humbje.

Për dallim nga Ballkani, Dukagjini i cili mban vendin e nëntë në listë, para përballjes të kësaj dite ka veç një fitore, e në katër ndeshjet tjera ka pësuar humbje.

Totaj viziton kompaninë “Inter Change” në SHBA, planifikohen bashkëpunime të reja

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë një vizite në qytetin binjak Harrisonburg në SHBA, vizitoi kompaninë “Inter Change”, e specializuar në depozitimin dhe shpërndarjen e ushqimit, përcjell PrizrenPress.

Gjatë takimit me menaxherin T. Keith Robinson, Totaj u njoh me kapacitetet e kompanisë, e cila është më e madhja e këtij lloji në shtetin e Virxhinias, si dhe me planet për zgjerimin e saj në tregje të reja jashtë SHBA-së.

“Gjatë qëndrimit në Harrisonburg, vizitova biznesin ‘Inter Change’, ku nga menaxheri T. Keith Robinson mësuam për kapacitetet dhe potencialin e madh që ka kjo kompani”, tha Totaj, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes dy qyteteve binjake.

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, një delegacion nga Harrisonburg pritet të vizitojë Prizrenin në pranverën e ardhshme për të eksploruar mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pikëllimi i vjeshtës

0

Murat Gashi

M’u rrah zemra nga çudia që erdhi,
Ndaj koha e vjetër shkoi me miqësi.
S’kishin vitet pikë sherri as halli,
Dhe ne së bashku kalonim kohë,
Fytyrë hapur, buzëqeshje në çdo vend.

Sot, e larguar është një ditë vjeshte,
Të larguar janë edhe vitet,
Gjithë kjo sherrësi! Ky mendësi
Vdiq e u pa në ditë vjeshte, në të lartin qiell,
Dhe rrugëve vdiq besimi te unë e te ti!

Mik i shtrenjtë! Ç’gjë më nxorre atë ditë,
Që ma zjeve një këngë të bukur ti vetë në vjeshtë.
Në ditën kur unë pritja shumë prej teje,
Të pash kohën, që mbi vezë e të huajit dashurove,
Që të kllokoçasish ti përjetë.

Ndërsa… unë prap i dua vitet e ikura.

Prizren, 26 tetor 2024.

Nga 1 nëntori rikthehen kalimet e përshpejtuara në kufijtë me Shqipërinë

0

Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqëruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.

Për sa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele

Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sonte nata finale e Festivalit të Këngës

0

Sonte do të mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTK, duke filluar në orën 21:00.a

Në finalen e madhe do të paraqiten Arnite Kastrati me “Blla blla”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flasë me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Greta Azizi me “Veres”, Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Derbi i Italisë’ është shansi i artë i Asllanit

0

Kristjan Asllani ka rikuperuar nga dëmtimi në gju dhe do të jetë gati për ndeshjen e madhe mes Interit dhe Juventusit.

“Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar sot një artikull të tërë çështjes së dëmtimeve në kampin ziklatër dhe ka analizuar formacionin e mundshëm titullar të Inzagit për takimin e shumë pritur.

Sipas të përditshmes më të madhe sportive në Itali Simone Inzagi ka në kokë balotazhin mes Asllanit dhe Zielinskit. Edhe pse shqiptari shikohet si alternativa e Çalhës së dëmtuar, paraqitja e tij në derbi ka lënë disa pikëpyetje.

Në kokën e trajnerit për ndeshjen e nesërme nëse skema do të jetë ajo e zakonshmja 3-5-2 atëherë prania e Asllanit përpara mbrojtjes është e sigurt. Aktivizimi i Zielinskit do ta detyronte Inzagin që të ndryshonte edhe skemën dhe për këtë motiv  mendohet se Asllani është për momentin titullari i “Derbit të Italisë”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Zym të Hasit sot mbahen ‘Takimet e Gjeçovit’

0

Sot në Zym të Hasit mbahet edicioni 53-të i Manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”.

Në këtë ngjarje të madhe kulturore pritet të marrin pjesë shumë shkrimtar,  personalitete të shkencës e kulturës shqiptare nga mbarë viset etnike, si dhe nga diaspora shqiptare.

Manifestimi organizohet nga Klubi letrar ‘Shtjefën Gjeçovi’ në Zym në bashkëpunim me MKRS dhe Drejtorinë e Kulturës të së Prizrenit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malishevë: Shkel urdhrin mbrojtës dhe kanos bashkëshorten në market

0

Një grua nga Malisheva ka njoftuar policinë se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Malishevë  25.10.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhaj vazhdon sulmet: Opozita dhe Prokuroria Speicale po e godasin Qeverinë Kurti

0
Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, në disa raste ka bërë një ndërlidhje në mes opozitës dhe Prokurorisë Speciale.

Në një shkrim në Facebook, Rexhaj ka pretenduar se opozita dhe Prokuroria Speciale janë duke e goditur Qeverinë Kurti.

Madje, Rexhaj shkoi një hap më tutje, duke pretenduar se ka një koordinim në mes opozitës dhe Prokurorisë Speciale për të goditur Qeverinë Kurti.

“Opozita dhe Prokuroria Speciale po e godasin qeverinë Kurti. Janë duke u koordinuar” – ka shkruar ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Takim për bashkëpunim mes Prizrenit dhe Komunës Orhangazi nga Turqia

0

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, dhe asambleisti Ertan Simitçi kanë pritur kryetarin e Komunës së Orhangazit, Bekir Ayd?n, dhe delegacionin e tij, përfshirë përfaqësues të shoqatave shqiptare nga Bursa, ku jetojnë rreth 800 mijë banorë me prejardhje shqiptare.

“Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushat e bujqësisë, industrisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit, duke theksuar kapacitetet e larta që Orhangazi ofron në këto sektorë”  njofton Komuna e Prizrenit./PP