Kuvendi ende ka punë

Naim MalokuIsh-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se ky institucion nuk duhet të shpërndahet para se deputetët të votojnë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) dhe për themelimin Gjykatës Speciale për krime të pretenduara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në një prononcim për “Epokën e re”, Maloku ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të reflektojnë karshi këtyre dy çështjeve.

“Para se të shpërbehet Kuvendi i Kosovës dhe para se Parlamenti Evropian të shkojë në zgjedhje, mendoj se duhet të kalojë çështja e Tribunalit, Ligji për zgjedhjet dhe disa ligje, të cilat ndërlidhën me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Kjo legjislaturë duhet t’i votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Maloku, duke shtuar se pas kryerjes këtyre çështjeve Kuvendi mund të shpërbehet dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Maloku ka thënë se do të fuqizohej Rezoluta 1244, në rast se për Gjykatën Speciale nuk vendos Kuvendi i Kosovës, por Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, do të ishte e dëmshme për Kosovën në rast se për Gjykatën Speciale vendos Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit