13.3 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025
Home Blog Page 8646

Haradinaj: Do të fitojmë edhe jashtë Dukagjinit

0

Ramush Haradinaj 1Është i bindur se AAK-ja gjatë këtyre zgjedhjeve lokale do të fitojë komuna edhe jashtë rajonit të Dukagjinit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë për Telegrafin se gjatë gjithë kohës është në terren dhe po e vëren rritjen e partisë së tij. Thotë se disa prej kundërshtarëve politikë po e vërejnë këtë dhe po bëjnë akuza, ndërsa përmend akuzën e Lëvizjes Vetëvendosje se AAK-ja është “parti e haraçit”.

“Lëvizja Vetëvendosje e bëri këtë akuzë në momentin kur ata e humbën orientimin, kur e humbën busullën. Ka pasur edhe zëra tjerë që na kanë nxjerrë epitetin e haraçit. Kështu mendojnë të gjithë ata që ndihen të rrezikuar prej forcimit të AAK-së. Ata do të mundohen të na gjejnë diçka, e kanë gjetur këtë epitetin e haraçit, që është rrenë e pastër e tyre”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka vlerësuar se nëse ka informata duhet ta identifikojnë njeriun që qet haraç dhe biznesit që i ka ndodhur, për t’i bërë publike.

Haradinaj ka thënë se i vjen keq për qytetarët jashtë Dukagjinit, sepse vendasit e dinë se çfarë respekti ka AAK ndaj sektorit privat. “Ata janë heronjtë tanë të rinj, ata që hapin vende të punës. Ata që krijojnë vlerë, kuptohet që kemi partneritet të afërt me ta”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, edhe kur ka ndodhur që dikush ka mundur të fshihet ose të shfrytëzojë përkatësinë partiake ose diçka të ngjashme, atëherë AAK është distancuar në mënyrën më të pastër dhe më të prerë.

“Ka plotë njerëz të Vetëvendosjes që na kanë thënë se nuk pajtohen me etiketimet se janë njerëz të haraçit. Këta janë njerëz që janë ‘dikushi’ në Vetëvendosje”, ka thënë Haradinaj, duke theksuar se një partneritet formal për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen është pothuajse i pamundur, për shkak se ata kanë marrë një drejtim që është duke i sjellë dëme vendit.

Duke komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, Haradinaj ka thënë se nuk mund të vlerësojë se sa është marrëveshja e mirë, por është për marrëveshjen për faktin që gjendja në veri nuk është e mirë edhe për faktin se po jepet mundësia për ta ndryshuar gjendjen atje.

“Unë mendoj se një pjesë e subjekteve politike, për agjendat e veta të imta janë kthyer në profiterë të imtë, përfshirë edhe njerëz në shoqërinë civile. Kjo për shkak se nëse e sheh që një gjendje për 13 vjet në veri ka mbetur e tillë, e sot nëse jepet mundësia për ta ndryshuar dhe nuk e ndryshon, nuk e kuptoj se kujt i shërbejnë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se në institucionet e sigurisë, jo vetëm në veri, mund të kalojnë edhe persona me të kaluar të dyshimtë. Por, sipas Haradinajt, në momentin kur vërtetohet se nuk i plotësojnë parametrat për të mbetur në ndonjë institucion të sigurisë, kuptohet që vetvetiu ndërmerren masa ndaj tyre.

“Një gjë duhet ta dinë qytetarët e Kosovës, edhe komandanti i policisë në veri, Nenad Djuric, i ka kaluar disa filtra. Me siguri Djuric ka qenë bashkëpunëtor i Veselinovicit, por nuk dihet se kujt i shërbejnë bashkëpunëtorët më shumë. Mund të ketë qenë më bashkëpunëtor i mirë për të tjerët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, çështja e sigurisë ende mbetet përgjegjësi e përbashkët e Kosovës, EULEX-it dhe e KFOR-it, prandaj nëse dikush kalon në litrat e tyre, kosovarët nuk duhet që të shqetësohen,shkruan Telegrafi.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, Haradinaj ka thënë se një pjesë e medieve AAK-në e trajtojnë ende në matematikat e vitit 2010. “Por, AAK-ja po rritet. Në shumë komuna, përpos atyre që i udhëheqim, sipas parametrave do t’i fitojmë në raundin e parë. Do të jemi fitues edhe në disa komuna të tjera, që janë goxha shumë. E kam problem t’i përmend se nuk dua të bëj diskriminim, por nuk janë më në Dukagjin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shpjeguar se përveç koalicionit me LDD-në, kanë disa raste koalicion me grupe të organizuara të qytetarëve. “Mund të jenë intelektualët e qytetit, mund të jenë ose grupe të njerëzve që për arsye të ndryshme kanë vendosur të na përkrahin. Këta zakonisht nuk kërkojnë poste dhe privilegje, por vlerësojnë se ne jemi më të mirët”, ka theksuar lideri i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se me anë të ofertës që i kishte bërë PDK-së për ta udhëhequr Qeverinë kishte vlerësuar se kualiteti qeverisës nuk mjafton.

Ai ka thënë se AAK është në politikë që nga viti 2000, dhe ka kaluar një situatë jo të lehtë politike për faktin që ai ka munguar gjysmën e kohës.

Sopaj: Besojmë në fitoren e Eqrem Kryeziut

0

Sopaj dhe KryeziuKryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Enver Sopaj, është shprehur i bindur se kandidati Eqrem Kryeziu do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren. Ai tha se të rinjtë e LDK-së, presin një fitore të Eqrem Kryeziut.

“ Eqrem Kryeziu reflekton një qeverisje dinjitoze dhe të pa korruptuar, dhe për atë do ta fitojë Prizrenin”, tha Sopaj.

Sipas tij, Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, vlerëson se  Kryesia në Prishtinë, ka marrë vendim të qëlluar që ka emëruar Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit.

“Kryeziu padyshim që ka mbështetjen e plotë dhe pa rezervë nga struktura e forumit rinor.Kryeziu reflekton besim në respektimin e ligjit për të qeverisur në mënyrë të drejtë dhe dinjitoze dhe pa korrupsion”, tha Sopaj./PrizrenPress.com/

Thaçi: U ofruan gjërat maksimalisht

0

Hashim-Thaci1-300x200Në takimin e djeshëm mes Kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq nuk është arritur pajtimi për energjinë dhe telekomunikacionin. Megjithatë, kryeministri Thaçi ka thënë sot se janë afruar maksimalisht gjërat, ndonëse nuk është arritur marrëveshje.

Kryeministri Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka shtuar se dje në Bruksel është zhvilluar takimi tjetër i radhës, në mes të tij dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe se nga takimi i djeshëm ka pasur përafrim qëndrimesh për sa i përket temave të cilat janë trajtuar.

“Mund të them lirisht se gjërat e diskutuara dje janë përafruar maksimalisht. Kanë mbetur që disa elemente në të dy tekstet të marrëveshjeve të plotësohen, apo diçka edhe të evitohet. Sot baronesha Ashton do ta vizitojë Beogradin dhe nesër paradite Prishtinën, dhe shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi dakordimin e të dy qeverive sa i përket marrëveshjes së telekomunikacionit dhe energjisë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Jahjaga përshëndet vendimin e NATO-s për FSK-në

0

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike për deklarimin e arritjes së kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në deklaratën e Presidentes thuhet:

Vendimi i NATO-s për të deklaruar arritjet e kapaciteteve të plotë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënon një sukses të ri të kësaj force dhe për përpjekjet e gjithmbarshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shtet prosperues dhe për të përmbushur vizionin e një force të qëndrueshme me një të ardhme të qartë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ngërthen në vete synimin tonë për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e Republikës së Kosovës dhe e përgjegjshme për t’iu dalë në ndihmë dhe për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Përkushtimi i palëkundur ndaj misionit të saj për një Kosovë demokratike dhe paqësore e ka renditur FSK-në në mesin e institucioneve më të besueshme të Republikës së Kosovës, sukses ky që u kurorëzua sot me vendimin e NATO-s.

Në këtë ditë të rëndësishme për FSK dhe Republikën e Kosovës, dua të falënderoj posaçërisht për punën e tyre të palodhshme oficerët e FSK-së, NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane për mbikëqyrjen dhe përkrahjen konkrete që i kanë ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të kryer të gjitha detyrat që i ngarkohen asaj. Në një të ardhme të afërt presim që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Në integrimin tonë euroatlantik, FSK-ja do të jetë mekanizëm i rëndësishëm i zbatimit të politikave të emergjencave dhe të sigurisë së vendit tonë dhe i angazhimit dhe kontributit të Republikës së Kosovës në misionet e përbashkëta me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Jam më i miri

0

EqremKryeziu-ldk

Eqrem Kryeziu më në fund u është bindur lutjeve të elektoratit dhe të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai do t’i hyjë garës për kryetar të Komunës së Prizrenit, edhe pse në 2007-n ishte mundur nga Ramadan Muja. Kryeziu në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se nuk ka mundur të prishet me LDK-në.
“Unë nuk e kam projektuar veten për këtë kandidaturë, edhe për qëndrimin që e kam mbajtur publikisht, por pasi ishte një insistim, dhe pse nuk jam i dashuruar fare në pushtet, megjithatë tash që jam në përfundim të karrierës politike nuk munda të prishem me dashnoren – LDK-në”, ka thënë Kryeziu.

Qysh në ditën e parë që është konfirmuar për kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, Kryeziu ka shprehur optimizëm se mund të fitojë. “Pse mund të besoj unë se do të fitoj. Me të thënë të drejtën unë e kam me borxh t’u tregoj njerëzve se në qoftë se i ka marrë malli për sundim të ligjit dhe për antikurrupsion, unë jam ai i vjetri. Por, tash a më zgjedhin mua a jo, me të thënë të drejtën unë fort nuk mërzitem. Nuk kam nevojë për ta dëshmuar me parullë se kush jam sepse kam dëshmuar para shtatë vjetësh. Por, nëse njerëzit janë përmalluar për atë atmosferë, le të më votojnë mua”, ka thënë ai, per Epoka e re.

Kryeziu e quan veten më të mirin për ta drejtuar Komunën e Prizrenit, duke bërë me dije se nuk është më ai partizani primitiv dhe as që i shkon mendja ta përjashtojë PDK-në e as të tjerët nga “familja e përbashkët”. “Për ta përparuar Prizrenin, unë them se jam më i miri. Si një zot shtëpie burrë. Unë them se këtë shtëpi të përbashkët po ma merr mendja se e përparoj unë më mirë, se jo, jo si përjashtoj fare nga familja as PDK-në e as të tjerët”, është shprehur Kryeziu.

 

Miratimi i shpejtë i Ligjit për amnisti, hap vendimtar

0

KuvendiKosoves5-27Shefi i i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë kërkuar që të miratohet ligji për amnisti. Sipas tyre, miratimi i shpejtë i Ligjit për amnisti nga Kuvendi është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin.

“Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që janë prezente në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për amnisti nga ana e Kosovës si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ligj, ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë.

Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për amnisti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për amnisti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, thuhet në deklaratë të përbashkët .

Ambasadorja e Finlandës takoi Lëvizjen Vetëvendosje

0

Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anne MeskanenE ngarkuara me punë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen ka qëndruar në një takim në Lëvizjen Vetëvendosje ku është pritur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendoshe Albin Kurti dhe drejtuesja e Komitetit për Punë të Jashtme Puhie Demaku.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e përbashkët u bisedua për vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje!

“Shtylla kryesore e kësaj alternative është shteti zhvillimor. Ne duam që ta lidhim ekonominë me arsimin, në mënyrë që të mbajmë trurin brenda Kosovës duke iu ofruar mundësi të mira shkollimi dhe mundësi të reja punësimi. Po ashtu, duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë drejtësisë dhe gjyqësorit në kuadër të Shtetit të së Drejtës. Të rritet buxheti për këtë shtyllë dhe numri i prokurorëve e gjyqtarëve si dhe t’iu ofrohet mbrojtje fizike sepse ata duhet të luftojnë krimin dhe korrupsionin.”, ka thënë Kurti.

Meskanen u interesua edhe për pikëpamjet e Lëvizjes Vetëvendosje! në raport me dialogun me Serbinë si dhe qasjen e BE-së në këtë drejtim.
“Dialogu që po ngjet tani është më shumë normalizim marrëdhëniesh në mes të kriminelëve të luftës në Beograd dhe kriminelëve të paqes në Prishtinë,” tha Kurti ndër të tjera.

Qeveria miraton pakon e projektligjeve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseQeveria e Kosovës ka vazhduar me miratimin e pakos së projektligjeve që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave janë përfshirë komentet dhe sugjerimet e Komisionit Evropian dha janë një nga kushtet të cilat Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësojë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Në mbledhje janë miratuar këto projektligje:

– Projektligji për të huajt i cili rregullon kushtet e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në territorin e Republikës së Kosovës.

– Projektligji për azil i cili rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese, mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e azilkërkuesve, personave me status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e përkohshme.

– Projektligji për shtetësinë e Kosovës, i cili përcaktohen mënyrat e fitimit, humbjes dhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës.

– Projektligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, i cili përcakton dispozitat juridike, përmes të cilave, autoriteteve kompetente vendore iu jepen të drejta, obligime dhe përgjegjësi, për:

-parandalimin dhe luftimin trafikimit me njerëz në të gjitha format e tij;
-mbrojtjen e viktimave të trafikuara, përfshirë sigurimin e të drejtave, si ndihmë juridike, ndihmë mjekësore, mbështetje psiko-sociale, sigurimi i kompensimit dhe të drejtave të tjera, për të gjithë personat që supozohen të jenë ose që identifikohen si të trafikuar, pavarësisht gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale racës, pronës, lindjes ose statuseve tjera, përmes një qasje te bazuar ne të drejtat e njeriut, në përputhje të plotë me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe standardeve.
-bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim të parandalimit dhe luftimit të trafikimi më njerëz, dhe sigurimit të ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara.

– Projektligji për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit.

Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha autoriteteve që janë të përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe zbatimi i strategjive të përbashkëta të këtyre autoriteteve, në mënyrë që detyrat e parapara për këto autoritete dhe masat individuale që kanë të bëjnë me parandalimin, zbulimin dhe hetimin e aktiviteteve të kundërligjshme penale, kontrollin, monitorimin dhe bashkëpunimin përkatës ndërkombëtar, të përmbushen në mënyrë të duhur, efikase dhe efektive.

– Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe Projekt ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për fillimin e procedurave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën “Open Government Partnership” (OGP).

Vendimi ngarkon Ministrinë e Integrimeve Evropiane që të krijoj një Grup Koordinues i punës për procesin e anëtarësimit në OGP.

Qeveria e Kosovës me anë të këtij vendimi obligohet që të zbatojë të gjitha obligimet që dalin gjatë procesit dhe pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OGP, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Qeverisë.

Pikë kalime kufitare shtesë për lehtësimin e qarkullimit të udhëtimit gjatë verës

0

Vula DoganatNë mënyrë që të reduktohet trafiku gjatë sezonit verore, në pikë kalimin kufitare Merdare, Dogana e Kosovës ka vendosur që të hap edhe dy pikë kalime kufitare plotësuese, një në Mutivodë (komuna e Prishtinës) dhe një në Muqibaba (Komuna e Gjilanit) të cilat do të shfrytëzohen vetëm për udhëtarë privat.

Pikë kalimi kufitare i Mutivodës do të jetë i hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00 për të gjitha automjetet jo komerciale, përderisa pikë kalimi kufitare Mucibaba do të funksionoj 24 orë në ditë dhe po ashtu do të jetë i hapur për të gjitha automjetet jo komerciale.

Këto pikë Kalime Kufitare nuk do të përdoren për ngarkesa me mallra komerciale gjate kësaj periudhe.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica thekson së gjate sezonit verore këto pike kalime kufitare janë shumë të ngarkuara, pasi që shumica e bashkatdhetarëve që e vizitojnë Kosovën gjatë pushimeve verore, kalojnë përmes Serbisë dhe për ketë shkak këto pika mbeten të ngarkuara.

Vite me parë në ketë Merdare për shkak të radhëve të gjata, pritjet kanë arritur deri në 14 ore. Drejtori i Përgjithshëm Huruglica theksoj se “Me hapjen e këtyre dy portave plotësuese ne shpresojmë në reduktimin e radhëve të gjata. I ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi që ta shpërndajnë ketë mesazh, tek miqtë dhe të familjarët e tyre që udhëtojnë nga jashtë. Duke shfrytëzuar këto pikë kalime kufitare mund të kurseni kohë në udhëtimin tuaj drejt dhe nga Kosove. Kjo është një informate shumë e rëndësishme për vizitoret tonë nga diaspora, të cilëve ne iu dëshirojmë mirëseardhje ne Kosovë.”

Hapja e këtyre dy pikave plotësuese per udhëtarët, është si rezultat I bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në dialogun për IBM në Bruksel. Përveç prezencës së Doganës se Kosovës në Mutivode dhe Mucibabe, po ashtu do të jetë edhe prezenca e Doganës së Serbisë në pikat kufitare në anën e tyre, thuhet në njoftim.

Amnistia kërkesë amerikane

0

Bekri S. MurselajBekri S.Murselaj

Në ditët e fundit zhurma e madhe që është bërë në institucionet qëndrore të vendit, për miratimin e Ligjit për Amnisti, si duket se nuk do të zgjas shumë kjo zhurmë, sepse të enjten do të mbaron me miratimin e këtij ligji.

Edhe një herë si në rastin e zgjedhjes së Presidentes Atifete Jahjaga, që ishte përzgjedhje e SHBA-ve, edhe miratimi i këtij ligji është kërkesë e SHBA-ve, duke përcjellur mesazhin te institucionet vendore përmes zëvendës ndihmësit amerikan Riker.

Kërkesa amerikane drejtuar institucioneve tona, mban “dy anë të medaljes në vete” e para është se me këtë ligj po favorizohen edhe më tepër institucionet e ashtuquajtura legjitime serbe, dhe ana e dy e kësaj “medaljeje” qëndron në nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel, nga delegacioni ynë, që çdo herë këto marrëveshje i kanë cilësuar si të favorshme për Kosovën.

Riker në Prishtinë kritikon deputetët e Kuvendit të Kosovës , për mos miratimin e ligjit në fjalë, por kur është pyetur për formimin e Kuvendit të Zveçanit nga serbët e Kosovës, ai e ka ndërlidh situatën me kundërshtimet e shumta që kanë bërë serbët në atë pjesë.

Por ajo çka e shqetëson popullin e Kosovës, qëndron se nuk do të ketë kush t’i ndjek ata që bënë krime gjatë luftës dhe pas luftës, që njëkohësisht askush edhe deri më tani nuk iu ka prish “tymin e duhanit” këtyre.

Pakënaqësinë e popullit në këtë rast nuk i marrin në konsideratë institucionet tona legjitime që njëkohësisht për ne vendosin të tjerët. Por ajo çka mbetet shqetësuese në këtë rast është deklarata zavendës ndihmësit amerikan, që citon se nuk do të ketë amnisti të madhe.

Por këtu tash lind pyetja sesa amnisti do të ketë, për njerëzit e kërkuar? Kur e dimë se liria për këta njerëz ka qenë mëse e tepruar në përjashtim të disa rasteve të caktuara kur kinse janë hetuar disa.

Ky ligj vetëm sa do t’i çliroj edhe më tepër ata njerëz që e kanë ndihet veten të frikuar për të bëmat e tyre.

Sipas diplomatit amerikan ligji që do të miratohet nuk do të ketë ndonjë përpasi për ata që kanë bërë vepra kriminale, por këtu vlen të citohet një thënje e urtë popullore se: “kur nuk është maçoku minjtë bëjnë darsëm” kështu pra, do të sherbejë edhe ky ligj për ata njerëz që gjithmonë do të jenë gojëhapur dhe dorë shlirë për veprimet e tyre.

Pra, miratimi i ligjit për amnisti është një çlirim i dytë për ta.

Me këtë rast Kosova po çliron uzurpuesit e saj të pas luftës duke mos përjashtuar nacionalitetin e tyre por dhe veprimet e tyre.