20 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025
Home Blog Page 8657

Në Suharekë ka nis fushata e korrje-shirjeve

0

Suhareke-korrje shirjetFushata e korrje-shirjeve është duke shkuar sipas parashikimeve në Suharekë. Rreth 80 autokombajna janë angazhuar për të korrur rreth 3000 hektarë grurë.

Kryetari i Shtabit Komunal, Shaqir Kryeziu, ka bërë të ditur se për mbarëvajtje të kësaj fushate janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

“Nëpër fshatra të kësaj komune janë zgjedhur edhe shtabet ndihmëse, të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar punën e autokombajnerëve dhe të personelit tjetër ndihmës gjatë punës nëpër terren”, tha Kryeziu. /PrizrenPress.com/

UNMIK-u ndihmon Zyrën për Komunitete në Hoçë të Madhe

0

RiccardoCeva-hoce e madheShefi i zyrës së UNMIK-ut në Pejë, Riccardo Ceva, i ka dorëzuar shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Sllavisha Kollashinac, pajisjet kompjuterike për nevojat e zyrës në Hoçë të Madhe.

Ndihma përmban dy laptop, dy kompjuterë tavoline, fotokopjues dhe disa pajisje të tjera të nevojshme për funksionimin normal të zyrës.

Kollashinac falënderoi Cevan për këtë ndihmë e dhënë. ”Këto pajisje do të krijojnë lehtësi në kryerjen e obligimeve dhe detyrave të punës, në shërbim të komunitetit“, tha Kollashinac.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut Riccardo Ceva tha ndërkaq se kjo është një ndihmë modeste.”

“Kjo ndihmë nuk do të jetë e fundit, pasi që kërkesat e Zyrës për Komunitete janë më të mëdha”, tha ai. /PrizrenPress.com/

Bildt kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

0

Thaci-BildtMinistri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt shprehu besimin e plotë për vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Bildt ka theksuar se ende ka çështje të mëdha sa i përket zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin Thaçi.

Bildt nisjen e negociatave me Kosovën në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e ka quajtur hap të madh drejt Bashkimit Evropian. Duke folur rreth liberalizimit të vizave, ai ka deklaruar se kjo çështje do të diskutohet në Komisionin Evropian në vjeshtë.

Ndërkaq, siç raporton RTK-ja, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se anëtarësimi i Kroacisë në BE, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zgjedhjet në Shqipëri janë mesazh i mirë për rajonin.

Sipas tij, takimi i ardhshëm në Bruksel do të mbahet më 8 korrik, ndërsa ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale në vjeshtë do të ndikojë në integrimin e pakicës serbe.

AAK e kujton me respekt 2 Korrikun e vitit 1990

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kujton me respekt, në 23-vjetorin e saj, ngjarjen e madhe të historisë më të re të Kosovës, 2 Korrikun e vitit 1990, kur deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën me të cilën Kosovën e legjitimuan njësi të barabartë me të gjitha republikat tjera në ish-Jugosllavi.

Deklarata e 2 Korrikut ishte në vazhdën e zhvillimeve të atëherëshme të kohës, në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar e qytetar.

Në këtë ditë të shënuar, AAK i kujton me respekt të gjithë deputetët e përbërjes së atëherëshme të Kuvendit të Kosovës, e çmon guximin dhe sakrificën e tyre në një moment historik nëpër të cilin po kalonte vendi dhe populli ynë, derisa regjimi i atëhershëm vazhdonte fushatën e shtypjes dhe të suprimimit të çdo vlere dhe të drejte të popullit tonë.

2 Korriku i vitit 1990 ishte një ndër bazat e fuqishme të të gjitha përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, të cilat u sublimuan gjatë viteve ’90 me rezistencën paqësore dhe u rrumbullakësuan me projektin më të madh dhe më të suksesshëm të shqiptarëve në shekullin XX – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mbetet detyrë e të gjithë neve që sakrificën e këtyre gjeneratave dhe të projektit të lirisë dhe të pavarësisë, që buroi nga populli ynë, t’i sendërtojmë më tej, duke e bërë shtetin e Kosovës vend të vërtetë demokratik, të prosepruar dhe të zhvilluar ekonomikisht dhe pjesë të familjes dhe vlerave të shenjta të demokracisë euro-perëndimore. /PrizrenPress.com/

Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut shënon kthesën historike

0

IsaMustafa-LDKMe rastin e 2 Korrikut – Ditës së shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përgëzuar qytetarët e vendit, si dhe deputetët e Kuvendit të atëhershëm, të cilët e shpallën këtë deklaratë.

“Më lejoni që në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në emrin tim, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e 2 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë.

Gjithashtu, dua t’ju shpreh urime të veçanta deputetëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, të cilët, duke e shpallur Deklaratën e 2 Korrikut, e institucionalizuan kërkesën e kahershme të popullit të Kosovë për liri dhe pavarësi.

Deklarata e 2 Korrikut dhe aktet që e pasuan atë, shenojnë kthesën historike në përpjekjet e Kosovës për liri, pavavësi dhe demokraci, të cilat u artikuluan fuqishëm në dekadën e fundit të shekullit XX sidomos nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili gjithmonë thoshte se 2 Korriku i vitit 1990 është njëra ndër datat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, e cila u parapriu akteve të tjera madhore, si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësi i vitit 1991.

Andaj, LDK-ja do të ketë kujdes të veçantë për nderimin e kësaj date, e cila do të kujtohet përherë si njëra ndër momentet vendimtare në udhën tonë të gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Thaçi: Deklarata e 2 korrikut ’90, ngjarje me rëndësi juridike dhe politike

0

Hashim Thaci 2Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillim viteve të nëntëdhjeta.

”Delegatët e Kuvendit të Kosovës ndërmorën një akt të rëndësishëm, ku shprehej vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi politike dhe juridike nga pushtimi jugosllav dhe serb njëkohësisht”, thuhet në një mesazh të kryeministrit.

Sipas tij, Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale.

”Prej kohës së shpalljes së Deklaratës Kushtetues deri në çlirimin përfundimtar Kosova ka kaluar nëpër ngjarje të rëndësishme historike, gjithnjë duke pasur vizion lirinë dhe pavarësinë. Vullneti i qytetarëve të Kosovës më në fund u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe sot Kosova është shtet demokratik dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës”, thotë ai.

Ndërkaq në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Thaçi të gjithë delegatëve të gjallë u shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë, ndërsa për ata që kanë ndërruar jetë shpreh konsideratën më të lartë për kontributin e tyre historik.

Shabani: Na harruan

0

MuharremShabani-delegat i 2 korrikutMuharrem Shabani, një prej delegatëve që e ka lexuar më 2 korrik të vitit 1990 Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, e kujton 23-vjetorin e asaj ngjarjeje si një kthesë për popullin shqiptar për të vendosur për pozitën e tyre juridike dhe kushtetuese të Kosovës për shpalljen e Kosovës Republikë.

“Në rrethana të gjendjes ushtarake dhe policore, pasi paraprakisht edhe Kuvendin e kishin mbyllur, rryma ishte ndalur, ne u detyruam që para shkallëve të Kuvendit, me një skenar të përgatitur nga delegatët dhe të koordinuar edhe nga akademikët, po ashtu edhe me miqtë nga SHBA-ja, ta kryejmë punën tonë: ta shpallim Kosovën Republikë. Pra, 2 korriku ishte vullneti i popullit”, ka thënë për “Epokën e re” Shabani.

Por, sot Shabani nuk është i kënaqur me institucionet e Kosovës që i kanë harruar delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut, minatorët, studentët dhe akademikët të cilët, sipas tij, nuk u ndalën në kërkesat e tyre republikë. “Do të ishte e padrejtë dhe mëkat që gjeneratat e asaj kohe, në mesin e tyre studentë e profesorë, të harrohen”, ka thënë Shabani.

Jashari drejt ekstradimit

0

DianaKastrati-e ndjeraEkstradimi nga Spanja i të dyshuarit A.Jashari, I cili sipas Prokurorisë mbart mbi vete akuzën për vrasjen e Diana Kastratit, së shpejti do të realizohet.

Aktualisht Prokuroria Themelore në Prishtinë ndodhet në pritje të ekstradimit të tij. Konfirmimi vjen nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Imer Beka, i cili shuan dyshimet dhe dilemat që u ngritën në lidhje me ekstradimin e A.Jasharit, menjëherë pas arrestimit të tij.

Vënia në pranga e Jasharit nga Interpoli në Spanjë hodhi një sërë dyshimesh mbi ekstradimin e tij, duke qenë se shteti spanjoll ende nuk e ka njohur Kosovën. Edhe pse Ministria e Drejtësisë konfirmoi se kanë nisur procedurat për ekstradimin e të dyshuarit, sërish mbi procedurën e ekstradimit u hodh mjegull.

I dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit njëherësh edhe ish bashkëshorti i saj, Adnan Jashari, u arrestua më 7 qershor të këtij viti.

Babai i Dianës, Gëzim Kastrati, shprehet se ende nuk ka ndonjë informacion të saktë, por nga Ministria e Drejtësisë ka arritur të mësojë se ekstradimi mund të bëhet brenda 40 ditëve.

“Jam interesuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe zyrtarët atje më kanë thënë se afati për ekstradim është 40 ditë. E di që të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë Kastrati për Kosova sot.

Çështja që ka protagonist A.Jasharin ndodhet në dorë të prokurores Ferdane Sulejmani, e cila sipas kryeprokurorit të Prokurorisë themelore të Prishtinës, i ka kryer të gjitha procedurat ligjore.

“I kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi në pritje. Meqë është një vepër e rëndë penale, shpresat për ekstradim janë të mëdha, pasi jo vetëm Spanja, por asnjë shtet nuk është i interesuar për të mbajtur një të dyshuar për një krim të rëndë”, ka deklaruar shefi i Prokurorisë Themelore, Imer Beka.

Sipas tij, kjo çështje është me prioritet për organin e akuzës dhe si e tillë do t’i shkohet deri në fund.

Nikoliq: Kushtet e Bundestagut gjerman për Serbinë, të rënda

0

Gjermania-flamuriKryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se ekzistojnë kushte të rënda të Bundestagut gjerman për Serbinë që ajo të hyjë bë Bashkimin Evropian. Këto kushtet është shumë vështirë të përmbushen marrë pra sysh se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk mund ta njohë Kosovën.

Presidenti serbe në intervistën për Radio Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se kushtet gjermane janë të motivuar nga fakti se Berlini e ka njohur Kosovën dhe dëshiron që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që i ka njohur të zhvillohen mirë, transmeton Koha.

”Megjithëkëtë Serbia nuk e ka, njohur nuk mundet dhe ekzistojnë kushte që nuk mund të përmbushen po qe se vërtet nuk ndodh diçka që do të mundësojë që Serbia dhe i ashtuquajturi shtet i Kosovës një ditë të bëhet shtet. Në kushte të tashme dhe në raporte të tashme të forcave kjo është e pamundshme”, ka theksuar Nikoliq.

Cilësia e dobët e arsimit

0

Fakulteti edukimitAgjencia për Akreditim e Kosovës të mërkurën pritet t’i publikojë rezultatet e akreditimit. Halim Hyseni, njohës i çështjes së arsimit, thotë se cilësia në arsim nuk është në nivelin e duhur, dhe për këtë arsye, asnjë universitet publik, por as kolegjet private nuk do të duhej të akreditoheshin, sepse nuk i plotësojnë standardet për të garantuar cilësinë e duhur në bazë të kërkesave të shekullit XXI.

“Unë mendoj se ky akreditim është skandal, nuk është i bazuar në kritere dhe standarde të cilat garantojnë cilësi, edhe do të ketë pasoja. Agjencia është duke gabuar sepse nuk janë të përcaktuar standardet të cilat garantojnë cilësi, si në ato private, ashtu edhe në ato publike”, ka thënë ai, shkruan Tribuna.