Thaçi: Deklarata e 2 korrikut ’90, ngjarje me rëndësi juridike dhe politike

Hashim Thaci 2Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillim viteve të nëntëdhjeta.

”Delegatët e Kuvendit të Kosovës ndërmorën një akt të rëndësishëm, ku shprehej vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi politike dhe juridike nga pushtimi jugosllav dhe serb njëkohësisht”, thuhet në një mesazh të kryeministrit.

Sipas tij, Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale.

”Prej kohës së shpalljes së Deklaratës Kushtetues deri në çlirimin përfundimtar Kosova ka kaluar nëpër ngjarje të rëndësishme historike, gjithnjë duke pasur vizion lirinë dhe pavarësinë. Vullneti i qytetarëve të Kosovës më në fund u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe sot Kosova është shtet demokratik dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës”, thotë ai.

Ndërkaq në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Thaçi të gjithë delegatëve të gjallë u shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë, ndërsa për ata që kanë ndërruar jetë shpreh konsideratën më të lartë për kontributin e tyre historik.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit