Home Blog Page 867

Prizreni vazhdon marshimin e suksesshëm, lider i padiskutueshëm në Ligën e Dytë

0

FC Prizreni vazhdon të tregojë forcë dhe stabilitet në Ligën e Dytë të Kosovës, duke arritur një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj KF Podujevës sot.

Goli i parë u shënua nga Leonard Memaj, me asistim nga B. Ferizi, ndërsa Albin Jakupi e dyfishoi rezultatin me një gol të shënuar nga Joao.

Me këtë sukses, FC Prizreni ngjitet në krye të tabelës si lider i padiskutueshëm, duke ruajtur një rekord të shkëlqyer prej shtatë fitoreve në po aq ndeshje.

Trajneri Bakaj ka arritur të krijojë një atmosferë ekipore të shkëlqyer, me çdo lojtar që kontribuon maksimalisht në performancën e skuadrës.

Me këtë formë të jashtëzakonshme, FC Prizreni duket në rrugën e duhur për të arritur objektivat e sezonit, duke shpresuar për titullin në fund të kampionatit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça mposht Prizrenin

0

Trepça e mposhti Prizrenin me 68-89.

Kampionët në fuqi, edhe në pjesën e parë u treguan më të mirë, ku rezultati mbaroi me 28-52.

Më i shkathëti nga skuadra e Trepçës u tregua Malik Johson, me 20  pikë,  shtatë asistime, dhe pesë kërcime.

E nga klubi i Prizrenit basketbollisti me i mirë në këtë ndeshje doli të jetë Jordan Johson , me 21 pikë, me tetë asistime, dhe pesë kërcime.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi vazhdon me seri perfekte, nga 5 ndeshje, merr 5 fitore

0
Bashkimi është skuadra e vetme pa humbje në ProCredit Superligë. Prizrenasit në xhiron e pestë shënuan fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 66:77 (11:17, 14:19, 21:26, 20:15).

Portokallezinjtë ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund. Prizrenasit fituan çerekun e parë 11:17, derisa të dytin 14:19, për të shkuar në epërsi 25:36.

Në pjesën e dytë, basketbollistët e Bashkimit vetëm sa thelluan epërsinë, ku më e larta ishte 22 pikë, 38:60, derisa në fund triumfuan 66:77.

Arian Qallaku kishte 15 pikë për vendasit, ndërsa Terrell Brown 24, kurse te mysafirët Mack Smith kishte 22 pikë.

Golden Eagle Ylli ka dy fitore e tri humbje, ndërsa Bashkimi pesë fitore e asnjë humbje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes motoristi

0
Një person ka vdekur në një vetaksident pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovë personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor.

Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë  se vdekja e drejtuesit të motorit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Drita Millaku s’humb kohë, del të bëjë fushatë për LDK’në

0
Drita Millaku, tashmë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), menjëherë ka filluar aktivitetin e saj bashkë me akterë të tjerë të LDK’së pasi ia ka kthyer shpinën VV’së

Millaku është parë bashkë me kryetarin e degës së LDK’së në Prizren, Driton Selmanajn, në këtë komunë. Prizreni është edhe komuna e tashmë anëtares më të re të LDK’së.

Fotografia është shpërndarë nga vetë deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj në ‘Facebook’.

Sonte në Prizren mbahet koncerti i muzikës klasike

0

Sonte mbahet koncerti i muzikës klasike dhe i këngëve të vjetra qytetare, me sopranon e talentuar Reyhan Kodrazi, shoqëruar me pianisten profesione Eda Vllaço, bashkë me orkestrën profesionale.

Koncerti “Harmonia e Kulturave”, organizuar nga “Ballkan Arena”, mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren, duke filluar nga ora 19.00.

“Koncerti bashkon komunitete të ndryshme përmes muzikës duke krijuar unitet të veçantë në diversitet. Çdo tingull sjellë një histori që së bashku frymojnë në harmoni”, thuhet nga organizatorët.

Do të interpretohen këngët: Valsi i lumturisë – Avni Mula, Baresha e Nexhmije Pagarushës, Zambaku i Prizrenit, Unë biri yt, Kosovë-Ali Podrimja, Carmen – Habanera, Moj Dilbere, këngë të komuniteteve etj.

Do të ketë interpretime edhe të këngëve të bukura legjendare si L.O.V.E të Michael Buble, Besamel Mucho të Consuelo Velazquez, këngë të artistëve të mëdhenj botëror si Frank Sinatra etj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Hati, sensacioni i TikTok-ut”, Fatma Naçi komenton jetën e saj luksoze

0

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, ishte e ftuar në panelin e ‘Goca dhe Gra’.

Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok.

Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë personin në fjalë.

-Ç’qëndrim ke në lidhje me vajzat që përdorin rrjetet sociale, veçanërisht rastin Hati, vajzat me shami që e përdorin për të reklamuar jetën e luksit.

Fatma Naçi: Në parim në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër thotë Zoti. Zoti nuk i ka bërë të ndaluara, por mënyra sesi kërkon të jesh e famshme, kjo nuk është modeli më i mirë për mendimin tim. Nuk kam të drejtë ta paragjykoj, nuk ma lejon as feja as edukata.

-A është mburrja një mëkat në Islam?

Fatma Naçi: Nuk mund të paragjykoj një njëri, mendoj se po e bën për marketing. Jam një ndjekëse e keqe e rrjeteve sociale, vajzat më kanë thënë çfarë mendon ti dhe aty e kam marrë vesh./Shqip.com

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes 34 vjeçari nga Malisheva, e zuri rryma derisa ishte duke punuar në Prizren

0

Një person i moshës 34 vjeçare nga Malisheva ka vdekur në Prizren si pasojë e kontaktit me rrymën.

Lajmin  e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. I njëjti ka bërë të ditur se viktima është nga Seniku i Malishevës.

Sipas Bytyqit, viktima u dërgua në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi turistik te Liqeni i Breznës afër përfundimit

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se kompleksi turistik te Liqeni i Breznës është pranë përfundimit. Sipas tij, projekti përfshin disa aspekte kyçe:

“Pastrimi i liqenit, amfiteatri, mbjellja e drunjëve, këndi i lojërave për fëmijë, staza për ecje dhe biçiklistë janë në përfundim e sipër”.

Po ashtu, Xheladini ka theksuar se rrjeti i kanalizimit për fshatin Brezne është në fazën e fundit.

“Rrjeti i kanalizimit për fshatin Brezne është para fazës së fundit”, ka njoftuar ai./PrizrenPress.com/