Home Blog Page 868

Rast i çuditshëm në Prizren: Policia kontrollon punëtorin e një lokali- i gjen kokainë, marihuanë, thikë dhe fishekë

0

Një rast i çuditshëm është raportuar në raportin ditor të së dielës nga Policia e Kosovës në Prizren.

Sipas raportit, është arrestuar një i dyshuar në orën pesë të mëngjesit të së shtunës, pasi përgjatë kontrollit atij iu janë gjetur armë dhe drogë, shkruan Insajderi.

“Prizren  12.10.2024 – 05:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij dhe lokalit në të cilinë punon; janë gjetur dhe sekuestruar 13.69 gram  kokainë, 137.67 gram marihuanë, 132.5€, 70 franga, dy kartela të bankës, një veturë, një telefon mobil, një thikë, një fishek dhe disa pajisje që shërbejnë për paketim të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Derbi i Anadrinisë ndez Suharekën, ndërsa Prizreni sfidon kampionët

0

Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione.

Dy ndeshje tejet interesante do të jenë në programin e “ProCredit” Superligës.

Në Suharekë, në palestrën “13 qershori” do të zhvillohet derbi i Anadrinisë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Ndeshja nis nga ora 17:00.

Kurse, lojë tjetër mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe kampionit në fuqi Trepçës.

Përballja zhvillohet nga ora 19:00.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj gruas

0

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Atij i është gjetur një pistoletë pa leje dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se një femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2090 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 26 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot mes diellit dhe mjegullës, temperatura deri në 21 grad Celsius

0

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ka mundësi të ketë mjegull ose/dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C. /MeteoKosova/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mes thirrje e simboleve raciste, Serbia e mposht Zvicrën

0

Serbia e ka mposhtur Zvicrën në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.

Serbët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë, pas një tollovie të krijuar në zonë, e topin në portën e tij e dërgoi Elvedi.

Ndërsa, në minutën e 61-të ishte Mitroviq ai që dyfishoi epërsinë e serbëve, njofton Klankosova.tv.

Zvicra e pati një mundësi që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 72-të me Emobolon, por dështoi të shënonte nga penalltia.

Në shkallët e stadiumit në Leskoc u dëgjuan thirrje raciste e u panë simbole anti-Kosovë, të cilat nuk është hera e parë që po bëhen nga Serbia.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ndahet nga jeta Armend Hodaj

0

Ka ndërruar jetë Armend Hodaj nga fshati Gjonaj i Hasit. Varrimi i tij do të bëhet nesër në vendlindje, në orën 14:00.

Ai ishte diagnostikuar me ‘Mixed connective tissue disease with severe pulmonary hypertension’.

Pas tetë muajsh trajtimi në Kosovë, mjekët rekomanduan vazhdimin e trajtimit jashtë vendit, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Për trajtimin e tij, u mblodhën 200 mijë euro. /PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Dardanët” triumfojnë në Lituani, shkëlqen Zhegrova

0

Kosova e ka mposhtur Lituaninë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve me rezultat 1-2.

“Dardanët” e morën epërsinë qysh në minutën e 20-të, ku Edon Zhegrova shënoi gol mjaft të bukur.

Lituania shënoi në minutën e 34-të, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje, e për më shumë nuk patën forcë të bënin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova shënoi sërish, ketë herë me Ermal Krasniqin, i cili e shënoi golin e parë me fanellën e “Dardanëve”.

Ndërsa, pas një gabimi të portierit Saipi, Lituania ngushtoi epërsinë në 1-2, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve, ku ka gjashtë pikë dhe pozicionohet e dyta, teksa vendin e parë e ka Rumania, e cila sonte luan me Qipron, e Kosovës do t’i shkonte për shtati një barazim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ka nisur shenjëzimi i rrugëve në Prizren

0

Sot ka filluar zbatimi i fazës së parë të projektit për shenjëzimin horizontal, vertikal dhe sinjalizues në territorin e Komunës së Prizrenit, nën drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe qarkullimit në zonën urbane dhe rurale, përcjell PrizrenPress.

“Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, synon përmirësimin e sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugëve, përfshirë këmbësorët e drejtuesit e automjeteve, dhe ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në përmirësimin e qarkullimit në gjithë zonën tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shoqata e Prokurorëve reagon ashpër pas kërcënimit të u.d të kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu

0

Në reagim thuhet se ky akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në vend.

“Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor. Shoqata e Prokurorëve dënon me vendosmëri çdo përpjekje për të penguar veprimtarinë e drejtësisë, duke kujtuar se këto kërcënime nuk do të ndikojnë në përkushtimin dhe përpjekjet tona të palodhshme për të mbrojtur ligjin dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, theksohet se këto akte të turpshme janë të drejtuara jo vetëm kundër Kryeprokurorit Kryeziu, por edhe kundër të gjithë atyre që punojnë në funksion të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

“Shoqata apelon ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit që të veprojnë me shpejtësi dhe me vendosmëri për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre kërcënimeve, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e atyre që janë në shërbim të interesit publik. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e drejtësisë dhe të mos lejojnë që aktet e tilla kriminale të minojnë besimin në institucionet tona”, vijon njoftimi.

Më tej, në reagim thuhet se mesazhi ynë është i qartë: Prokurorët dhe organet e sigurisë do të vazhdojnë punën e tyre të pandalshme për ndjekjen e kriminelëve dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Askush nuk do të mund të na ndalojë në këtë mision, dhe çdo kërcënim ndaj përfaqësuesve të drejtësisë është një kërcënim ndaj vetë shtetit.

“Shoqata e Prokurorëve do të qëndrojë e palëkundur në mbështetjen e Kryeprokurorit Kryeziu dhe të gjithë prokurorëve që veprojnë me integritet dhe përkushtim, duke luftuar për drejtësinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.