Home Blog Page 869

Quni: Problemi me shujtat e FSK-së, dështim i qeverisë për të menaxhuar shërbimet thelbësore të ushtarëve

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim i Qeverisë Kurti, për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët.

“Qëndroj këtu sot me shqetësim të thellë për mirëqenien e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ndërsa përballemi me një tjetër shembull tq qartë të menaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë aktuale ndaj ushtarëve tanë”, tha Quni në një konferencë për media.

“Së fundmi u zbulua se stafi që është përgjegjës për ofrimin e ushqimit për forcat tona kanë njoftuar se nuk do të paraqiten më në punë pas datës 11 tetor. Kjo situatë alarmante e konfirmuar nga komandat Jashari në një letër drejtuar ministrisë së Mbrojtjes, është rezultat i dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët tanë”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur të premten në mënyrë elektronike solli mes tjerash vendimin për rritjen e pensioneve me 20 për qind.

Kurti në një postim në Facebook shkruan rritja e pensioneve fillon nga ky muaj.

Lexoni të plotë postimin e kryeministrit:

Mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme:

Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:

Pensioni bazik i moshës;

Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;

Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;

Pensioni familjar;

Pensioni invalidor i punës;

Pensioni i parakohshëm për Trepçën.

Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Diddy mbetet në burg, refuzohet kërkesa për lirim me kusht

0

Kërkesa e Diddy për t’u liruar nga burgu u refuzua të premten nga Gjykata e Apelit e Rrethit të 2-të në SHBA, kështu që reperi i famshëm do të qëndrojë i burgosur në qendrën federale të paraburgimit në Brooklyn deri në gjyqin e tij, i cili do të fillojë në fillim të majit 2025, sipas Associated Press.

Diddy – emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs akuzohet se ka përdorur fuqinë dhe prestigjin e tij si një yll muzikor dhe ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar gratë për vite me radhë “për të kënaqur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin dhe për të fshehur sjelljen.

Në një vendim të lëshuar të premten, një gjyqtar i apelit mohoi lirimin e menjëhershëm të reperit.

Avokatët e Combs apeluan lirimin e tij më 30 shtator. 54-vjeçari po mbahet në Brooklyn pas arrestimit të tij më 16 shtator. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat, ndërsa avokati i tij, Mark Anifilo, është shprehur për Us Weekly se “jemi të zhgënjyer nga vendimi për të proceduar me një ndjekje të padrejtë të z. Combs nga Prokuroria e SHBA-së. Diddy është një ikonë muzikore, një sipërmarrës i vetëbërë, një familjar i dashur dhe filantrop, i cili ka kaluar 30 vitet e fundit duke ndërtuar një perandori, duke dashur fëmijët e tij dhe duke mbështetur komunitetin afrikano-amerikan”./dritare.net

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ndahet nga jeta invalidi i luftës së UÇK-së në Prizren

0

Kryetari i SHIL të UÇK-së, dega Prizren, Burim Shala, ka njoftuar për vdekjen e invalidit Shaban Berisha.

“Kontributi dhe sakrifica e tij për lirinë dhe të ardhmen e kombit, do të mbetet gjithmonë e skalitur në kujtesën tonë kolektive”. shkruan Shala.

Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që ndanë rrugën e jetës me Shabanin.

“Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësuan”.

Varrimi do të bëhet më 12/10/2024 në fshatin Leskovec, në ora 13:00.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sulmohet një zyrtar policor në Prizren

0

Një persona dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Prizren.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, më 11.10.2024 është arrestuar edhe një  i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raporti e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Prizren sot

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën (sot) do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 35/10kV Zhur (H03 dhe H04) do të ndërprehet:

LP 35kV  Dragash (H04 dhe H06), Dikanca, Orqusha dhe Eurokos  dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 35kV dhe 10(20)kV  prej orës 11:00  deri ne ora 12:30.

Vendet: rrugët: 480 Rruga e Dëshmorëve, 481 Rruga e Restelicës (një pjesë), 483 Rruga e Brodit (një pjesë), 484 Rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë), “Remateks” Sh.A. në rrugën 480 Rruga e Dëshmorëve, RENELUAL TAHIRI SH.P.K. në Orqushë, BECHTEL ENKA-GP  Uzgur Yilmaz në Zhur; fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok, Blaç, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg dhe Zaplluxhë, Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Plavë, Pllajnik, Shajnë, Xërxë, Zgatar dhe Zym i Sharrit, Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapqë e Epërme, Rapqë e Poshtme dhe Rrenc, Brod, Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh, Shkozë (një pjesë) dhe Zhur, Billushë, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Leskovec dhe Lubiqevë, Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë, Dobrushtë, Gorozhup, Vërmicë dhe Planejë.”FRIGO FOOD E.I”SH.P.K. në Dikancë dhe ”EUROKOS J.H.”SH.P.K.  Në Milkë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Lidhja e kthinës së reaktorit me zbarrat kryesore në anën 35 [kV] dhe ndërrimi i izolatorëve mbajtës.

2.

Nga  TS 35/10kV Zhur H04 do të ndërprehet:

LP 35kV  Dragash kabllor (H04 dhe H07)-Eurokos  dhe pa tension mbetet L.P 35kV Eorokosi prej orës 11:00  deri ne ora 15:00.

Vendet: Eurokosi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Lidhja e kthinës së reaktorit me zbarrat kryesore në anën 35 [kV] dhe ndërrimi i izolatorëve mbajtës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti për sot me diell dhe vranësira, maksimalja 20 gradë Celsius

0

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 9-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri 20gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova nënkampione e Evropës: Migjen Shala fiton medaljen e bronztë

0

Sukses historik për kombëtaren tonë të aeronautikës. Ekipi i Kosovës fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian, disiplina precizion në paragllajdizëm (FAI Class 1), që u mbajt prej 4-12 tetor në Gjirokastër të Shqipërisë.

Pas 12 raundeve, në ekipore Kosova fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në individuale, më i suksesshmi ishte Migjen Shala, i cili fitoi medaljen e bronztë.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, të cilët me pak fat kanë mundur të përfundojnë në zonën e medaljeve.

Ekipi i Kosovës ishte në përbërje: Fanol A Shala, Migjen Shala, Veton Sylaj, Eduard Daci, Gezim Statovci, Kosovare XH Leskovci dhe Besmire Geci, të cilat u udhëhoqën nga Avni Kuçi.

Ceremonia e medaljeve do të zhvillohet nesër./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Panairi i Produkteve Lokale “EXPO SHARRI” zhvillohet në Mejdan të Shajnes

0

Sot, në shkollën profesionale në Mejdan të Shajnes, u mbajt Edicioni i tretë i Panairit të Produkteve Lokale Vendore “EXPO SHARRI”, ku dhjetëra biznese lokale promovuan produktet e tyre autoktone.

Panairi u organizua nga Shoqata e Afaristëve “Sharri”, me mbështetje të Komunës së Dragashit, dhe u vizitua nga personalitete të rëndësishme të nivelit qendror dhe lokal, përcjell PrizrenPress.

Gjatë hapjes së panairit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi rëndësinë e përkrahjes së prodhimeve vendore: “Blerja dhe konsumimi i prodhimeve vendore është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal,” tha ai, duke shtuar se mbështetja e bizneseve të vogla dhe fermerëve është jetike për rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Pjesëmarrës në panair ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe deputetja Duda Balje, të cilat përgëzuan organizatorët për këtë ngjarje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu vizitoi panairin, ku u prit nga kryetari Xheladini dhe anëtarët e Shoqatës së Afaristëve “Sharri”./PrizrenPress.com/