17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8702

Kosova ka veç 673 mijë votues

0

Lista votuesveNdryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme kërkojnë që në listën e votuesve të përfshihen vetëm shtetasit rezidentë, shkruan ‘Koha Ditore’.

Sipas Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile, ku janë të regjistruar vetëm personat që kanë kaluar procesin e verifikimit të të dhënave të tyre pas lëshimit në funksion të sistemit të ri të gjendjes civile, janë gjithsej 672.504 shtetas me vendbanim në Kosovë.

Lista e votuesve nuk do ta kishte as gjysmën e numrit të votuesve të zgjedhjeve të kaluara, në rast se do të realizohej tash votimi në përputhje me një normë të re që përmban Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme. Norma imponon që në listë të përfshihen vetëm shtetasit me banim në Kosovë.

Fushata me FAK-un

0

FSK12-16Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës vazhdon te jetë tema në qendër të vëmendjes, ndërsa ka skepticizëm mes partive politike se të gjitha veprimet e kryeministrit Thaçi në këtë drejtim kanë prapavijë politike, në kohën kur vendi për disa muaj pritet të hyjë në zgjedhje.Kreu i qeverisë në mbledhjen e fundit, topin për çështjen e FAK-ut ia ka hedhur Kuvendit të Kosovës ku nga këta të fundit po kërkon të nisin procesin e ndryshimeve kushtetuese. Por, pak kush beson se ky proces mund të ndodhë për shkak se ndërhyrjet në Kushtetutë kërkojnë kohë, ndërsa legjislatura aktuale pritet të shpërbehet jo më larg se muaji maj.

Kjo sipas përfaqësueseve të partive opozitare është edhe një arsye më shumë që kryeministri gjitha këto veprime rreth FAK-ut po i bën për fushatë.

Ai që duket më i preokupuar me veprimet e kryeministrit është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili insiston që me çdo kusht ta shkarkojë qeverinë. Ai për këtë qëllim ka nisur procedurat për mocion por edhe po kërkon mbështetjen e qytetarëve përmes peticionit,shkruan tribuna.

Haradinaj ka thënë se veprimet për FAK-unë nuk mund të kuptohen ndryshe pos fushatë, pasi, sipas tij, ato forca pritet të krijohen tek në vitin 2016

Shteti, i pafuqishëm karshi uzurpatorëve në veri

0

Mitrovice-VeriuKa 14 vjet që Abdylqerim Mripa nuk po mund të ketë qasje në pronën e tij në veri të Mitrovicës. Banesa e tij dydhomëshe është e uzurpuar që nga viti 2000 nga familja e Vesko Raduloviq.

Policia e Kosovës por as Agjencia Kosovare e Pronës nuk po mund ta dëbojnë uzurpatorin Raduloviq. Ky i fundit madje nuk është duke e paguar as qiranë për pronarët legjitimë të kësaj prone,shkruan Tribuna.

Për një gjë të tillë, familja Mripa posedon edhe verifikimin nga Agjencia e Pronës ku vetë ata kanë dhënë pëlqimin për përfshirjen e pronës në skemën vullnetare të qiradhënies nga data 04.06.2007, por që nga atëherë nuk ka marrë asnjë cent nga qiraja

Mirupafshim!

0

Thaci dacic mynihKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, nuk do t`i shtrëngojnë më duart. Këtë të paktën nuk do ta bëjnë në cilësinë e udhëheqësve të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja që t`i takojë kryeministrat para zgjedhjeve në Serbi, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kjo ka ndodhur pavarësisht insistimit të Brukselit që gjithsesi të organizohet edhe një takim për të arritur tri pajtime, pa të cilat, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është i pamundshëm. Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh ende për gjykatat, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna (serb v.j.)”, si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e Asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kësisoj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme,shkruan Tribuna.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ekipi i ndërmjetësues Ashton do të provojë që një takim të radhës ta aranzhojë fill pas zgjedhjeve në Serbi, qysh në javën e parë pas 16 marsit, por në një situatë kur Beogradi nuk e ka të emëruar qeverinë e re, vështirë se do të mund të mbahet takimi

Instituti Albanologjik jep grada akademike, por jo edhe diploma

0

Instituti albanologjikInstituti Albanologjik i Prishtinës ka zhvilluar procesin e arsimimit të 21 kandidatëve.

Kjo është bërë duke u bazuar në një marrëveshje të vitit 1998 ndërmjet Institutit dhe Universitetit të Prishtinës.Megjithatë, asnjëri nga 21 kandidatët nuk është pajisur me diplomë nga të gjithë kandidatët janë të pajisur me certifikata nga Instituti, por UP-ja nuk u ka lëshuar diplomë asnjërit prej tyre,shkruan KD.

Pa diplomë një pjesë e tyre janë të angazhuar si profesorë në universitetet publike në Kosovë.

Kosova ka veç 673 mijë votues

0

zgjedhjet5Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme kërkojnë që në listën e votuesve të përfshihen vetëm shtetasit rezidentë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile, ku janë të regjistruar vetëm personat që kanë kaluar procesin e verifikimit të të dhënave të tyre pas lëshimit në funksion të sistemit të ri të gjendjes civile, janë gjithsej 672.504 shtetas me vendbanim në Kosovë.

Lista e votuesve nuk do ta kishte as gjysmën e numrit të votuesve të zgjedhjeve të kaluara, në rast se do të realizohej tash votimi në përputhje me një normë të re që përmban Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Norma imponon që në listë të përfshihen vetëm shtetasit me banim në Kosovë.

Thaçi: Nuk ka datë për zgjedhjet

0

Thaci7-03Kryeministri e ka përjashtuar një koalicion parazgjedhorë, duke thënë se koalicionin do ta lidh si një fituese e zgjedhjeve, duke mos përjashtuar asnjë parti e djathta për koalicion.

“Nuk ka datë të caktuar për zgjedhjet, por ka një orientim dhe një gatishmëri për tu ulur dhe për të diskutuar një agjendë të përbashkët”, tha Thaçi, duke folur për datën e zgjedhjeve.

Duke komentuar vendimin e liderit të AAK-së, për ta rrëzuar Qeverinë, Thaçi tha se: “jam takuar me Haradinajn, dhe është e drejtë e çdo subjekti politik, edhe sa i përket peticionit. Unë këto opinione i vlerësoi dhe i respektoj dhe janë në kornizë të demokracisë”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për protestën e paralajmëruar për ta rrëzuar atë, ku tha se ai sheh dispononim e qytetarëve edhe për një mandat të përbashkët.
“Nga ajo që shoh, deponimi i qytetarëve është që të vazhdohet edhe për mandatin e tretë.”, tha Kryeministri.

Duke e përgjigjur se si e gjejnë këto zgjedhje partin e tij, Thaçi tha se ata janë të gatshëm. Kryeministri tha se përkundër largimit të Jakup Krasniqit e Fatmir Limës, PDK prapë do të jetë fituese.

“Unë do të kërkojë nga PDK që të më dominojnë për Kryeministër”, tha Thaçi, duke komentuar se a do të dominohet për mandatin e dytë të Kryeministrit, duke e arsyetuar se “ndiej obligim për zhvillimin ekonomik në vend”.

Në listat e PDK-se për deputet,” Nuk do të ketë njerëz me probleme me drejtësinë, por do të ketë njerëz të respektuar për komunitetin”.
“Brukseli padrejtësisht është vonuar për Kosovën. Është mirë që Lunacek e Fajon u deklaruan qartë se Kosova meriton liberalizmin e vizave. E ritheksoj se Brukseli është vonuar sepse ne i kemi përmbushur obligimet”, tha Kryeministri duke folur për datën e zgjedhjeve, tranmseton Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përsëritur se nga muaji prill, do të bëhet rritja e rrogave. Ai tha se do të bëhet rritja për 84mijë
“Tash në vitin e 7 të qeverisjes, gjatë kësaj periudhe kemi rrit dy herë pagat. Dhe tani do të jetë rritja tjetër. Definitivisht vendimi zyrtarë do të jetë të hënën. Ekspertët vendor e ndërkombëtarë janë duke finalizuar vendimin dhe nuk dua të spekuloj rreth kësaj. Është e sigurt se 82 mijë punëtor dhe dy mijë minatorë tani, do të ketë rritje të pagave”, tha i pari i Qeverisë, duke thënë se ky vendim nuk është i lehtë.

Një gjë është e sigurt do të gëzojnë të drejtën rritjen e pagave. Nga muaji prill, do të filloj rritja.

Duke demantuar ekspertët e ekonomisë se s’ka para për rritje të rrogave, Thaçi tha se ka para për të rritur rroga, vetëm se duhet të menaxhohen.
“Zotohem se për mandatin e tretë, rritja do të jetë 100%”, tha pos tjerash Thaçi për RTV21.

“Jem i bindur dhe po përgatitemi me ekspert, që për mandatin e tretë të ndodhë rritja, pra cdo vit me nga 25% të rritjes. Është edhe mundësia e rritjes 50% plus 50%”, tha Kryeministri.

Madje, kryeministri tha se po realizon më shumë se që kishte premtuar.
Thaçi ka thënë se vendimi për rritjen e pagave nuk ka qenë elektoral, dhe kjo e tregon edhe rritja për 50% që e ka bërë në fillim të këtij mandati.
“Sa i përket zhurmës elektorale, nuk e kam krijuar unë, por ata që pretendojnë që është vendim elektorale. Nuk është vendim elektoral, por është vendim i duhur.

Kryeministri kujton se nga viti 2000-2007, nuk ka bërë asnjë qeveri rritje.
Lidhur me 20%, Kryeministri tha se “ ato janë mjete të punëtorëve dhe atyre do tu takojnë”. Ai tha se nuk ka hapësirë për dyshime, dhe janë vendime të marr me vend.

Fatmir Limaj nuk kandidohet për kryeministër

0

Nisma-Limaj3Fatmir Limaj nuk do të kandidohet për kreyeministër. Limaj tha se për këtë duhet të vendosin fillimisht qytetarët me votën e tyre.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk do të kandidohet për kryeministër. Ai thotë se Nisma, u ofron njerëzve mundësinë për të dhënë kontributin e tyre për të ardhmen e vendit.

Ai tha se nuk do kandidohet për kryeministër, sepse janë qytetarët ata që duhet të vendosin për këtë.

“Mos pritni asnjëherë prej Nisme të flet para popullit. Njëherë duhet me folë populli, pastaj nëse qytetari i Kosovës voton për Nismën, pastaj flet Nisma”, ka theksuar Limaj, për televizionin Rrokum.

Pacolli: I erdhi dita idesë sime dhe të AKR-së

0

Behxhjet pacolliKreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është ndarë i kënaqur me vendimin e sotëm të Qeverisë e cila e ka kaluar ligjin për Ndërmarrjet Publike.
“Sot miratojmë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, përmes të cilit vendoset baza ligjore që me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës të hiqen nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndërmarrje të caktuara shoqërore ose njësi të caktuara organizative të një ndërmarrjeje dhe si rrjedhojë regjistrimin e tyre si ndërmarrje publike në pronësi të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas tij, miratimi i këtij ligji është në përputhje të plotë me vizionin dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku përmes krijimit të mundësive për zhvillimin e resurseve minerare dhe zgjerimit të modernizimit të industrisë së përpunimit minerar garantohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, hapje e vendeve të reja të punës dhe rritja e mirëqenies për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, përmes këtij ligji mundësohet krijimi i kushteve ligjore dhe institucionale për rritjen e shpejte të investimeve në sektorin minerar, forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, rritjen e interesit të komunitetit dhe garantimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Dëshiroj të theksoj se synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë që ta zhvillojnë më tutje një nga arteriet kryesore të zhvillimit të vendit, e cila ka kontribuar shumë historikisht në ekonominë e Kosovës dhe më gjerë, ka qenë katalizator i mirëqenies sociale të shumë familjeve të Kosovës”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Sipas Pacollit, kjo është sfida e parë, para se i njëjti të kalojë edhe në Kuvend. “Në fakt kjo është ëndrra jonë e kamotshme për Kosovën. Është pjesë e programit tonë për zhvillimin ekonomik dhe të fuqishëm të vendit. Është projekti dhe vizioni që garanton zhvillim dhe mirëqenie”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sipas tij, me anë të këtij ligji ndër të tjera, mundësohet që disa ndërmarrje të rëndësishme të tërhiqen nga AKP, rrjedhimisht të tërhiqen nga procesi i shitjes, për t’iu nënshtruar pastaj një procesi tjetër të rivitalizimit, zhvillimit dhe ngritjes edhe më të fuqishme të tyre.

“Ato do të jenë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, sepse në bazamentin e tyre qëndron djersa dhe mundi i punëtorëve tanë në disa gjenerata. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të rëndësishëm në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe aq të nevojshëm të Kosovës. Kjo është Kosova që e duam. Kjo është ideja ime dhe e AKR-së qe sa kohë, dita e së cilës i erdhi. Jam i bindur se parlamenti i Kosovës do të vepron me përgjegjësi dhe do ta miraton këtë projektligj”, ka thënë në fund Pacolli.

Manastiri përkujton Ditën e Mësuesit

0

ZekolliSot nën organizimin e Institucionit Nacional “Muzeu i Gjuhës Shqipe” në Manastir, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në një tribunë shkencore u përkujtua 120 vjetori i vdekjes së mësuesit Gjerasim Qiriazi.

Drejtori i muzeut Gazmend Hoxhaj, uroi të gjithë mësuesve shqiptarë 7 Marsin, dhe theksoi se këtë vit për herë të parë në mënyrë institucionale shënohet kjo ditë e madhe në Manastir, dhe përkujtohet një nga pishtarët e arsimit shqip, Gjerasim Qiriazi.

Ndërsa Drejtori i Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Shefqet Zekolli, foli për rëndësinë e kësaj date për historinë tonë kombëtare, duke theksuar kontributin e madh të familjes Qiriazi në ngritjen e arsimit shqip.

Përmes aktivitete shkencore, kulturore dhe kombëtare, ITSHKSH vazhdon të jetë një përkrahëse besnike e “Muzeut të Gjuhës Shqipe” në Manastir, si një institucion i cili dita-ditës po vazhdon të afirmohet dhe konsolidohet.

Gjithashtu janë organizuar aktivitete edhe në të gjitha shkollat fillore të komunës së Gostivarit për të shënuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit Shqiptar.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Përparimi” në Çegran, kishin përgatitur program kulturor dhe artistik.

Në manifestim morën pjesë stafi i shkollës me në krye drejtorin Lulzim Zeqirin, Shefin e Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani, përgjegjësi i Arsimit në komunë, Qeramedin Selimi si dhe një numër i madh i nxënësve, mësimdhënësve dhe veteranëve të arsimit