17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8703

BE: Situata në Krime nuk krahasohet me Kosovën

0

Bashkimi evropianBashkimi Europian ka dalë edhe zyrtarisht me një qëndrim i cili kundërshton deklarimet se rasti i Gadishullit ukrainas të Krimes, është rast i njëjtë me Kosovën.

Zëdhënësi i BE’së Alejandro Munoz, u ka thënë gazetarëve në Bruksel se situata në Krime nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës.

Kjo deklaratë e tij, vije në kohën kur zyrtar të lartë të Moskës së bashku me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, e kanë krahasuar situatën në Krime me atë të Kosovës.

Mirëpo, Munoz tha se nuk mund të jetë i njëjtë ndërhyrja e NATO’së në Kosovë me atë të ushtrisë ruse.

“Nuk ka asgjë të përbashkët në mes të Krimesë dhe Kosovës”.

Ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte thënë se populli rusë në Krime ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e tyre, ashtu siç kishte bërë populli i Kosovës.

Sefer Saramati, arsimtari më i mirë në Prizren

0

opinion 23Sefer Saramati është shpallur arsimtari më i mirë në Prizren. Çmimi është ndarë për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, për shënimin e kësaj dite ka organizuar një program kulturo- artistik.Po ashtu janë dhënë shumë shpërblime për mësimdhënësit më të mirë, nxënësit më të mirë, veteranët e arsimit të pensionuar në mes 7 marsit 2013 dhe 7 marsit 2014.

Me këtë rast edhe GIZ-i gjerman ka ndarë shpërblime për shkollat më të suksesshme në vlerë prej 12500 €.

Manifestimi i 7 Marsit është mbajtur me fillim në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.
Për nder të 7 Mrasit , sot po ashtu është bërë përurimi i SHFMU “Shtejfën Gjeçovi” në Bregdri.
Objekti ka 5 dhoma mësimi, një dhomë për kabinet, salla e mësimdhënësve dhe tre zyra administrative, ngrohjen qendrore dhe ka kushtuar 233.834 € investim nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht DKA”./PrizrenPress.com/

 

Begaj: Formimi i UÇK-së, frikësonte Serbinë

0

Ragip Begaj 12345Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur të premten seancë solemne, në kuadër të shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK”-së.
Përveç anëtarëve të KK-së në këtë seancë,kanë marrë pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Malisheva,Salih Morina dhe Haxhi Shala, si dhe një delegacion nga Bashkësia Islame e Ksovës.

Në këtë seancë, u vlerësua lartë sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan në marsin e vitit 1998, më 5,6 dhe 7 mars, sakrificë e cila lëshoi kushtrimin e Jasharëve, për t’u bashkuar në luftë për lirinë e popullit shqiptar. Për nderë të kësaj sakrifice, shënohet edhe manifestimi i Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për herë të parë në historinë tonë, pas Skënderbeut, populli shqiptar, ku do që ishte, ju përgjigj kushtrimit të Adem Jasharit në luftën për liri. Epopeja, ishte vala përfundimtare për çlirimin e vendit, andaj edhe të gjithë shqiptarët ju bashkuan thirrjes së Adem Jasharit”, tha kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti.

Ndërsa Reshat Mexhidi, nga kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se “marsi është muaj i shumë datave të rëndësishme për popullin shqiptar, duke filluar nga Epopeja e UÇK-së, për të vazhduar me Ditën e mësuesit, Ditën e nënave dhe për të përfunduar me marsin e përgjakshëm të demonstratave të vitit 1981”.

Edhe kryetari Ragip Begaj, ka vlerësuar lartë figurën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari .

“Edhe sivjet, në 16 vjetorin e Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, po përkujtojmë rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të mijëra dëshmorëve të cilët iu kundërvunë armikut të përbetuar serb, për të mbetur përjetësisht në panteonin e pavdekësisë”

“Okupimi serb në Kosovë, kishte arritur kulmin dhe populli shqiptar, filloi që të ndryshoj rezistencën e tij, pasi organizimi ushtarak kishte mbetur mënyra e vetme që ne ta fitojmë lirinë. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve të deri atëhershme, u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me në krye komandantin Adem Jashari”,tha Begaj.

“Formimi i UÇK-së, sigurisht që e frikësonte shtetin serb, pasi e dinte se nga kjo formë e rezistencës shqiptare, do ta humbte kontrollin e saj mbi Kosovën. Për ta shuar këtë rezistencë, mes shumë formave që kishte përdorur regjimi serb, mendonte se kapja e kreut të UÇK-së, do ti shuante përpjekjet tona për liri dhe pavarësi”,tha Begaj. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Mësuesi është i respektuar në vendin tonë

0

thaci me mesusaMe rastin e Ditës së Mësuesit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për mësimdhënësit e parë në Gjakovë.
I pari i vendit, në nderim të veteranëve të arsimit të Gjakovës, ka thënë se është kënaqësi për të që ta shënojnë këtë ditë për arsimin duke thënë se figura e mësuesit është e respektuar me të drejtë në vendin tonë.

“Është kënaqësi e veçantë që në këtë ditë të shënuar për arsimin ne ta festojmë atë duke ndarë mirënjohjen e shoqërisë, ndaj arsimtarëve të nderuar të cilët, bënë punën e tyre fisnike dhe të pa lodhur dhe kanë përgatitur gjeneratat të tëra për dije, për aftësi, ju falënderojmë nga zemra juve dhe gjithë arsimtarëve të tjerë për kontributin e pakrahasueshëm në jetën e këtij vendi. Për shoqërinë tonë figura e mësuesit është veçanërisht e vlerësuar dhe respektuar plotësisht në të drejtë”, ka thënë Thaçi.

Ndarjen e mirënjohjeve e bënë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, si dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Kusari Lila, ka thënë se me angazhimin e tyre të përbashkët Gjakova edhe më tutje do të jetë qendër e arsimit dhe vend që prodhon emra të rinj.

“Tani jemi në vitin e parë akademik të Universitetit të Gjakovës, në të cilin si në periudhën e pasluftës kur u çliruam si institucion i lartë arsimor karakterizohet me reformat që i bënë arsimi në të gjitha nivelet dhe që kanë synim përshtatjen e arsimit në Kosovë sipas standardeve bashkëkohore evropiane e botërore. Për këtë e falënderoj Qeverinë e Kosovës kryeministrin ministrin dhe përkrahjen që ia dhanë Universitetit të Gjakovës”, ka theksuar Kusari Lila.

Edhe ministri Buja, ka shtuar se qeveria e kryeministrit Hashim Thaçit, e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë prioritet arsimin.

“Nëse një shoqëri dinë ta çmoj dhe vlerësoj arsimin përse i druhet ardhmërisë. Besoj që Qeveria Thaçi një dhe dy e besoj se edhe tre do të ketë parasysh dhe prioritet gjithmonë arsimin dhe avancimin e tij”, ka shtuar Buja.

Gjithashtu Thaçi, sot do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Universitetit të Gjakovës.

Vehapi uron mësimëdhënsit për nder të 7 Marsit

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

“7 marsi është dita e Mësuesit dhe shfrytëzoj rastin që të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre janë të lidhur me procesin edukativo – arsimor të ua uroj këtë ditë.”

“Se uroj që në të ardhmen mësimëdhënësit të mbesin krenaria jonë”. Urime 7 marsi”. thuhet në urimin e Kryetarit Vehapi.

Sonte “Nata e Zjarreve”

0

Nata e zjarrve“Epopeja e UÇK-së” do të përmbyllet sonte me manifestimin “Nata e Zjarreve”, i cili do të mbahet në Prekaz.
Ky manifestim do të fillojë nga ora 17:45 me ç’rast do të bëhet riti tradicional në nderim të dëshmorëve të kombit, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Më pas, duke filluar në orën 18:00, manifestimi do të vazhdojë me një program kulturor-artistik në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.
“Nata e Zjarreve” shënon ditën e tretë dhe të fundit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, i cili i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Anton Berisha u zgjedh u.d. i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

0

UP-rektoratiAnton Berisha u zgjedh u.d. i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryesuesja e Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj tha se i pari i UP-së u zgjedh me shumicën e votave dhe detyrën e merr nga nesër.(Kosovapress)

Në garë për U.D. të rektorit Muzafere Limani e Anton Berishaj

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës sapo ka dalë në një pushim, pas një mbledhjeje në të cilën duhet të zgjedhë ushtruesin e detyrës së rektorit.
Burime të Koha.net bëjnë të ditur se në garë për këtë post kanë mbetur Myzafere Limani, profesoreshë e inxhinierisë elektrike e kompjuterike, dhe Anton Berishaj, profesor i sociologjisë në Fakultetin Filozofik të UP-së.
Nga gara sot janë tërhequr Abdullah Zejnullahu dhe Naser Zabeli, ndërsa më herët këtë e kishte bërë edhe Qendrim Gashi.
Universiteti i Prishtinës ka mbi një muaj qysh se ka mbetur pa rektor, pas dorëheqjes së Ibrahim Gashit dhe prorektorëve të tij, pas skandalit me avancimet e tyre dhe të protestave studentore.

Arsimtarët e Malishevës, shpëtojnë nga akuza për blerje të diplomave

0

opinion 23Pasi ka kaluar më shumë se dyfishi i kohës sa parashihej të jetë dënimi maksimal për arsimtarët e Malishevës të akuzuar për blerje diplomash në ish-Shkollën e Lartë petagoxhike “Bajram Curri” në Gjakovë, gjykata ka vendosur të hedhë poshtë akuzën dhe të pushojë ndjekjen penale ndaj tyre. Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Bashkë me 84 arsimtarët e Malishevës që zyrtarisht akuzoheshin për dhënie ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve zyrtar,procedura penale është pushuar edhe ndaj ish-zyrtarëve të SHLP-së, “Bajram Curri”,Neki Myha dhe Nijazi Xheravina, të cilët akuzoheshin për shpërdorim të detyrës zyrtare .

Drejtori i Arsimit në Malishevë,Blerim Thaçi, ndërkaq ka thënë për Koha Ditore, se ende nuk ka një lajm zyrtar rreth kësaj çështje.

 

Ekzekutivi të hartojë planin për promovimin e vlerave tradicionale të Prizrenit

0

Ec ma ndrysheOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka përcjellë nga afër emërimin e drejtorëve të rinj të qeverisë komunale, puna e përditshme e të cilëve lidhet me urbanizmin, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit dhe të zhvillimit ekonomik.

“Meqenëse kryetari i Komunës së Prizrenit ka emëruar drejtorë të rinj në krye të Drejtorisë së Urbanizmit, Drejtorisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, do të ishte e udhës që këta zyrtarë të lartë komunal, krahas planit të tyre të punës, të hartojnë edhe një plan të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Prizrenit, në funksion të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë”,tha Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore.

“Qeverisja lokale në Prizren, asnjë herë deri tani, nuk ka funksionuar me logjikën e planifikimit dhe menaxhimit të integruar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Koordinimi mes drejtorive të kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik, urbanizmit dhe inspektoratit është i domosdoshëm për ndalimin e degradimit urban të qytetit dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore për nevoja të zhvillimit lokal. Këto katër drejtori duhet që në afatin më të shkurtër t’i koordinojnë veprimet e tyre në kuadër të një plani të veprimit për mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike të Prizrenit”.

“Bazat e këtij koordinimi mes drejtorive janë të vendosura në Planin për Konservimin dhe Zhvillimin e Zonës Historike të Prizrenit, dokument i miratuar nga Kuvendi i Komunës në vitin 2008. Pjesë përbërëse e këtij plani të përbashkët të veprimit për mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike do të duhej të jetë edhe një proces i vlerësimit të gjendjes, për të konstatuar nivelin e degradimit të trashëgimisë kulturore dhe strukturës urbane të Qendrës Historike. Në të njëjtën kohë, ky plan duhet të jetë në përputhje me kornizën qëndrore ligjore, si dhe të përfshijë kontributin e institucioneve qëndrore të shtetit, organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve të pavarur dhe grupeve të komunitetit”.

“Duke i marrë parasysh ato që u thanë më lartë, rekomandohen drejtorët e rinj të qeverisë lokale të Prizrenit që të hartojnë planet për drejtoritë e tyre përkatëse dhe një plan të përbashkët veprimi për ruajtjen dhe promovimin e Prizrenit, si destinacion turistik”.

Gjithashtu ata rekomandohen që gjatë këtij procesi të bashkëpunojnë ngushtë me akterët relevantë të këtyre fushave;

“EC Ma Ndryshe kërkon që drejtorët brenda tre muajve nga marrja e detyrës ta kenë planin e gatshëm dhe të vihen në zbatim të tij, me qëllim të sigurimit të një ambienti më të mirë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ofrimit të një mirëqenieje më të mirë për qytetarët”.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale./PrizrenPress.com/

 

KDTP,NDS e Vakat në garë për postin e nënkryetarit për komunitete

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenPartitë e komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Prizrenit janë duke zhvilluar betejë të ashpër për të siguruar postin e nënkryetarit për komunitete. Përfaqësuesit e KDTP-së, VAKAT-it dhe NDS-it theksojnë se kjo pozitë u takon partive të tyre në bazë të marrëveshjeve të koalicionit parazgjedhore me PDK-në.

Kryetarja e NDS-it, Emilija Redzepi ka theksuar se ky subjekt boshnjak në bashkëpunim me KTAP-në turke synon të marrë postin e nënkryetarit për komunitete meqë për këtë ekziston një marrëveshje me kryeministrin dhe degën e PDK-së në Prizren.

“NDS e KTAP më ka nominuar mua për këtë post. Si pjesëtarë të komunitetit boshnjak e kemi këtë drejtë ngase përbëjmë më shumë se 10 për qind të popullatës në komunën e Prizrenit. Kemi një qëndrim të fortë kundër KDTP-së ngase për vite të tëra, kjo parti e ka pas këtë funksion”, ka thënë Redzepi. Sipas saj, epilogu i kësaj gare do të shihet gjatë votimit në mbledhjen e radhës të KK-së.

Ndërkohë kryetari i degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush ka bërë të ditur se kjo parti turke insiston në postin e nënkryetarit, pasi që është subjekti më i votuar nga radhët e komuniteteve në këtë komunë dhe për këtë ka marrëveshje të nënshkruar me PDK-në.

“KDTP ia ka dërguar kryetarit të komunës së Prizrenit emrin e Ergin Kalës si propozim për nënkryetar të komuniteteve”, ka thënë Bush, duke shprehur bindjen se KK-ja do të votoj për të.

Ndërsa Rasim Demiri nga koalicioni “Vakat” ka theksuar se ky subjekt ka arritur marrëveshje që bashkë me këshilltarin e vetëm të PD-së, Azzam Dida të formoj grupin e këshilltarëve dhe se tashmë e ka emrin e kandidatit për nënkryetar.

“Ne e kemi emrin e kandidatit tonë, por nuk po e bëjmë publik, pasi që koalicioni “Vakat” ka mbetur i hapur për zgjidhje objektive dhe reale të problemit të zgjedhjes së nënkryetarit të komuniteteve. Për këtë kërkojmë marrëveshjen e përbashkët të subjekteve relevante politike, në interes të komunitetit boshnjak në Kosovë”, ka thënë Demiri./Koha Ditore/