19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8709

Zbardhet agjenda e festimeve për ‘Epopenë e UÇK-së

0

adem-jashari-640x400Qeveria e Kosovës ka paraparë një sërë aktivitetesh në nderim të heroizmit të KOmandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Manifestimet do të nisin nesër me ceremoninë ushtarake të FSK’së dhe do të përfundon me 7 mars me Natën e Zjarreve në Prekaz.

“Me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”.

“Manifestimit do t’i paraprijë turneu tradicional “Kupa Adem Jashari” në Vollejboll”.

Programi i manifestimit:

Më 5 Mars

Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së

Më 6 Mars

Duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Komunat e Republikës së Kosovës

Në orën 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Më 7 Mars

Duke filluar nga ora 17:45 fillon riti tradicional në nderim të dëshmorëve të kombit, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Në orën 18:00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.

Coldplay nxjerr album të ri

0

ballRok grupi Coldplay do të publikojë albumi e gjashtë, me titull “Ghost Stories”
Albumi do të dalë në shitje më 19 maj. Detajet e albumit vinë një javë pas editimit të të këngës Midnight me videospot të prodhuar nga Jon Hopkins.

Kënga ngjalli polemika të shumta, meqë zëri i vokalistit të grupit, Chris Martin, ishte shumë i miksuar.

Albumi Ghost Stories vjen pas albumit shumë të suksesshëm, Mylo Xyloto.

Albumi i ri përmban këto këngë: ALbumi “Ghost Stories” përmban 9 këngë: “Always In My Head”, “Magic”, “Ink”, “True Love”, “Midnight”, “Another’s Arms”, “Oceans”, “A Sky Full Of Stars”, “O”.

Këtu mund të dëgjoni këngën Magic:

AAK, peticion për rrëzimin e Qeverisë

0

AAK-logoPasi kanë dështuar në mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për rrëzimin e Qeverisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se tani do të mbledhë nënshkrime të qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë.
Peticioni është organizuar në të gjitha qendrat e Kosovës, njofton AAK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar sot nënshkrimin e një peticioni për shkarkimin e Qeverisë.Ky peticion do të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim nga qytetarët në të gjitha qendrat e Kosovës” thuhet në njoftim.

AAK përsëri u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i ndihmojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Në prezantimin e kësaj iniciative, kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj tha se, përmes peticionit qytetar ne synojmë shkarkimin e qeverisë. Edhe sot ju bëjë thirrje të gjitha partive politike që të shqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin mocionin për shkarkim të qeverisë” ka n

Më poshtë mund të lezoni edhetekstin e plotë të peticionit të AAK’së

PETICION QYTETAR

Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur.

Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është duke u përkeqësuar në vazhdimësi.

Papunësia po rritet.

Korrupsioni nuk po ndalet.

Kosova është vendi më i izoluar në Evropë.

Qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë.

Gjendja e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet.

Kosova po përballet me sfida të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës dhe të politikës.

Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, qeveria aktuale dhe koalicioni qeverisës e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr me vendin dhe nuk janë në gjendje që as politikisht e as moralisht tëvazhdojnë të qeverisin më tutje.

Kjo qeveri duhet të shkarkohet!

Kosova bëhet me ushtri

0

FSK12-16Qeveria e Kosovës të martën miratoi vendimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes.
Ky vendim do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Një ditë më parë ministri i FSK-së, Agim Çeku theksoi se Forca e Armatosura të Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Ai ka thënë se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë me mision mbrojtës të vendit, sovranitetit dhe integritetit territorial, interesin dhe pasurinë e qytetarëve dhe interesat e Kosovës, por edhe jetës dhe pasurisë së qytetarit të Kosovës.

KD i UP-së pritet të emërojë u.d të Rektorit

0

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, i cili u konstituua dje pasdite, ka filluar procedurat për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit.

Burime të Radio Kosovës, bëjnë të ditur se sot do të mblidhet Senati për të propozuar kandidatët për ushtrues detyre të rektorit.

Gjithashtu, edhe këshilli drejtues ka të drejtë të propozojë. Ndërkohë, kryesuese e Këshillit është zgjedhur Shefkije Islamaj.

MASHT do të rishikojë zhvillimet në arsim

0

RameBuja-ministri arsimitMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon konferencë dy ditore me temë “Rishikimi i Përbashkët Vjetor (RPV) 2014” .

Ky organizim ka për qëllim bashkimin e të gjitha palëve kryesore të interesuara për të rishikuar zhvillimet kryesore dhe performancën e sektorit të arsimit gjatë vitit 2013 dhe për t’u pajtuar për prioritetet dhe politikat kryesore për sektorin
Si pjesë e këtij rishikimi në fokus të shqyrtimeve do të jetë Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) dhe plani përkatës i implementimit.
Pos kësaj, RPV-ja do të ofrojë një forum për shkëmbimin e informatave në mes të palëve kryesore të interesit në sektorin e arsimit.

Organizohet manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

0

adem jashariMe rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, nga nesër deri më shtatë mars, Qeveria organizon manifestimin gjithë popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së UÇK-së.

Qeveria njoftoi se në kazermën Adem Jashari, nesër do të mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së, ndërsa me 6 mars bëhen homazhe në Prekaz.

Manifestimi përfundon me Natën e Zjarreve, me 7 mars.

Kryeziu: Unë jam kryetar i LDK-së në Prizren

0

Eqrem KryeziuuPërfaqësuesit e Degës së LDK-së në Prizren, kanë dhënë interpretime të ndryshme sa i përket themelimit të Shtabit të Degës,pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Musatafa.Kryetari i Degës së LDK-së, Eqrem Kryeziu ka thënë se komunikata e partisë në lidhje me këtë çështje ka qenë shumë e qartë dhe se nuk mund të marrë përgjegjësi për interpretimet që bëjnë “të pakënaqurit e e degës”.

“Arsya  është thënë qartë se është marrë vendim që të themelohet Shtabi i Degës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zgjedhjet e përgjithshme. Nuk ka asnjë zëvendësim të kryetarit apo të kryesisë “, ka thënë Kryeziu, shkruan Koha Ditore.

Nënkryetari i Degës, Haziz Hodaj ka thënë ndërkaq se Shtabi apo Këshilli Koordinues merr kompetencat për drejtimin e degës.’ka një spostim të kompetencave të kryetarit dhe kryesisë”,ka thënë Hodaj.

Kryesuesi i Shtabit, Hanifi Muharremi ka thënë se nuk ka asgjë sensacionale në krijimin e këtij trupi.”Përmes këtij trupi synohet bashkimi i të gjithëve”, ka thënë Muharremi.

Kë e përfaqëson Minir Krasniqi në Çeki?

0

MinirKrasniqi-prizrenKryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi është pjesë e delegacionit të Ekzekutivit të Komunës që këto ditë po e realizon një vizitë zyrtare në komunën e kyjov të Çekisë.Kryetari Ramadan Muja,pos që ka marrë me vete disa drejtorë të Ekzekutivit,ka marrë me vete edhe kryetarin e Degës së PDK-së, Minir Krasniqin.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka bërë të ditur se Krasniqi ka qenë drejtor në detyr i Administratës dhe përë këtë shkak është përfshirë në delegacion në Çeki.

“Minir krasniqi është ftuar në cilësinë e drejtorit të Administratës,sepse protokoli është bërë para se kryetari Ramadan Muja të prezanton qeverin e re”, ka thënë Berisha për Koha Ditore.

Monitoruesja e OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku ka thënë se një veprim i tillë nuk është parimor.

“Shkaku se Minir Krasniqi nuk është më drejtor apo pjesë e qeverisë lokale do të ishte mirë që të hiqte dorë nga vizita në Çeki”, ka thënë baxhaku.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe ai i Kyjovës së Çekisë, Frantisek Lukl, kanë nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi mes dy komunave./PrizrenPress.com/

“Kopshti i shpirtërave“, vjen nën koreografinë e maqedonases Risimkin

0

600Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e parë për vitin 2014 , “The Garden Of Souls” apo në gjuhën shqipe “Kopshti i Shpirtërave” , të realizuar nga koreografja e njohur maqedonase Risima Risimkin. Shfaqja luhet nën tingujt e muzikës rock ndërsa për kostumografinë është përkujdesur kostumografi Valentin Festozare, i cili njëherësh është drejtor i teatrit popullor të Bitolit. Baleti bën fjalë për marrëdhëniet në mes të femrave dhe meshkujve konkretisht burrit dhe gruas, që do të thotë në mes të bardhës dhe zezës. Ngjarja pastaj ka rrjedhen e saj dhe zhvillohet në mënyra të ndryshme.
Koreografja Risima Risimkin, për KultPlus u shpreh shumë e kënaqur me trupën e baletit kosovar.

“Trupa e baletit është shumë e mirë, madje super. Trupën e Baletit të Kosovës e njoh edhe më herët, para disa vitesh. Në një farë mënyre e përcjelli vazhdimisht secilën shfaqje të tyre dhe mendoj që ka një potencial shumë të madh, si trupë e re, që janë valltarë të ri, megjithatë e kanë një përvojë të mirë dhe punojnë me koreograf të mirë” theksoi Rismikin e cila vlerësoi angazhimin dhe punën e drejtuesve të baletit të Kosovës për formimin e trupës artistike mjaftë kompakte.

Ndërsa drejtori i trupës së baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj tha se bashkëpunime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. Ai shtoi se një gjë të tillë ia kanë borxh Shkupit për faktin e shkollimit atje.

“Ideja e bashkëpunimit ka ardhur sepse ne njihemi, do të thotë që jemi takuar edhe më herët sepse na ka ftuar në festival disa herët, edhe e ka parë edhe trupën por edhe mua më ka ftuar në takime ndërkombëtare të drejtorëve dhe udhëheqësve artistikë. Sepse kjo është drejtoreshë e Akademisë së Dancit të Holandës, dhe gjithmonë neve si trupë baleti na ka respektuar dhe na ka ftuar në takime të ndryshme dhe është një prima balerinë që ka qenë më herët, kjo punon edhe jashtë Maqedonisë. Me siguri që do të ketë edhe bashkëpunime të tjera në mes teatrit tonë dhe koreografes Risima Risimkin sepse Shkupin e kemi komshi të dytë sepse Tirana, Prishtina dhe Shkupi janë gjithmonë në bashkëpunim “ tha Brahimaj për KultPlus.

Rismikin përveq në Shkup, ka qenë drejtoreshë artistike në Antalia të Turqisë. Ajo ka realizuar shfaqje në Holandë dhe Slloveni. Koreografja maqedonase nuk kursen fjalët e mira për Trupën e Baletit të Kosovës duke thënë se valltarët kanë shumë energji dhe deshirë për punë.

“Edhe në Shkup punoj më shumë koreografë të ndryshëm dhe është shumë mirë kur ke të bësh më shumë koreografë dhe kultura të ndryshme. Trupa e Baletit e Kosovës është shumë e mirë do të doja që ata të paguheshin më shumë sepse do të kishin pasur më shumë vullnet për punë” shtoj ndër të tjera koreografja shkupjane Risimkin.

Ajo thotë se është shumë e kënaqur me mikpritjen në Prishtinë dhe se ka kaluar kohë shumë të mirë në Kosovë.

“Njerëzit janë shumë të mirë dhe të hareshëm, mbi të gjitha vlenë të thuhet se atmosfera për punë ka qenë shumë e mirë” tha Risima Risimkin.
Premiera e shfaqjes “Kopshti i Shpirtërave“ do të jepet më 6 mars, në orën 20:00 ndërsa repriza do të jetë të nesërmen më 7 mars në të njëjtin termin./KultPlus.com