22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025
Home Blog Page 8708

VV i dhuron “2 kg dardha kakiçka” Partisë së Fortë

0

VV-dardhaLëvizja Vetëvendosje i falënderohet Partisë së Fortë për donacionin e sotshëm prej 10 eurosh. Këtë kontribut të tyrin, Vetëvendosje ka vendosur që ta shpërblejë duke i dhuruar Partisë së Fortë 2 kg dardha.

“Lëvizja Vetëvendosje i falënderohet Partisë së Fortë për donacionin e sotshëm prej 10 eurosh, duke ia dhuruar 2 kg dardha (disa edhe kakiçka) si shenjë mirënjohjeje, të vjela nga aktivistët tonë në plantazhin e sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, në të cilin Kryetari Lexhendar ka investuar aq shumë kohë, mund, mend dhe këpucë të grisura”, ka shkruar aktivisti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, në Facebook.

Poashtu, sipas Ismailit, “zotohemi se këto donacione do të shpenzohen edhe për mbrojtjen e votës suaj”.

Kjo dhuratë e Vetëvendosjes vjen pasi Partia e Fortë, sot, përmes një transaksioni bankar, i ka dhuruar Vetëvendosjes një shumë simbolike prej 10 eurosh, pasi që kjo e fundit ditë më parë kishte dalë publikisht për të kërkuar fonde nga qytetarët.

IQPM: Kilaj po krenohet me investimet e Limajt

0

IQPM-logoIniciativa Qytetare për Malishevë, akuzon kryetarin e Komunës, Isni Kilaj për tentim të përvetësimit të projekteve që janë realizuara nga ish- Ministri i MTPT-së Fatmir Limaj. “Disa prej projekteve të kryera që Kilaj i konsideron të tijat si:shkolla profesionale, salla e sportit,shtëpia e kulturës disa rrugë etj. janë investime të Qeverisë Qendrore dhe Shtetit të Norvegjisë e që meritor për këto projekte është Fatmir Limaj ish- Ministër i MTPT-së në atë kohë”, thuhet në komunikatën e IQPM.

Sipas IQPM-së, Kilaj po bënë përpjekjet e fundit t’iu qet “hi syve” qytetarëve me disa deklarata publike, duke lavdëruar qeverisjen e tij, të cilat janë kryesisht deklarata për fushat zgjedhore. “Nëse e shikojmë këtë deklaratë me një fotografi të kompletuar me gjithë stafin e tij qeverisës, vërtet do të krijohej përshtypja se ashtu ka qenë edhe bashkëpunimi i tyre, por z. Kilaj gjatë qeverisjes së tij asnjëherë për asgjë nuk e ka marrë mendimin e asnjërit prej këtyre drejtorëve se si të qeveriset”.

Iniciativa Qytetare për Malishevë vlerëson se Kilaj vendimet e tij i ka marrë me disa njerëz që nuk i njeh qytetari i Malishevës, dhe që nuk kanë qenë zyrtarë të qeverisjes Komunale. “Ata kanë qenë pjesë e qeverisjes paralele jo legjitime me atë zyrtare”.

Kryetari Kilaj, sipas kësaj iniciative asnjëherë nuk ka pyetur as përfaqësuesit legjitim të fshatrave për nevojat dhe kërkesat e tyre. “A ka vendosur çdo herë vetëm me grupin e tij, jo legjitim se ku të investojë dhe kujt të ia besoj punën me tender”.

IQPM po ashtu demanton deklaratën e Kilaj se anoj zyrtar i Komunës së Malishevës nuk ka dosje në hetuesi. “Dosjet janë në hetuesi për vet Kilajn, që nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike, sepse është çështje që i’u takon krimeve ekonomike”./PrizrenPress.com/

 

Policia nis hetimet për blerjen e votës në Prizren

0

rexhaj policiPolicia në Prizren, ka nisur sot hetimet për blerjen e votës në këtë qytet. Hetimet kanë filluar pas ngritjes së shqetësimit të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj.

Kandidati Rexhaj është ftuar nga policia që të japë informacione shtesë për këtë qëllim. “Përshëndes gatishmërinë e organeve të rendit për të mos lejuar asnjë formë që do ta dëmtonte procesin zgjedhor”, tha Rexhaj për “PrizrenPress”.

Ai tha se vetëm më një veprim të përbashkët shoqëror dhe institucional mund të arrijmë deri tek sigurimi i një procesi të drejtë zgjedhor.“Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren është tejet e përkushtuar që vullneti i qytetarëve për ndryshim të mos degradohet në asnjë formë. Prandaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që rastet e tilla t’i paraqesin menjëherë në organet e rendit dhe drejtësisë, sepse përgjegjësia për sigurimin e një procesi të drejtë zgjedhor është përgjegjësi publike dhe kolektive. Ne jemi të bindur se rruga jonë e drejtë do të na qoj drejtë suksesit dhe fitores tonë të përbashkët me qytetarët e Prizrenit”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Në UPZ diplomon gjenerata e parë e studentëve

0

diplomimNë Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” sot ka diplomuar studentja e parë e gjeneratës së parë, Albolena Morina. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Administrim Biznesi, me notë mesatare 10.0. Në vazhdim gjatë ditës e kanë mbrojtur me sukses temën e diplomës në studimet themelore edhe disa studentë të tjerë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, pos mysafirëve të shumtë, kanë marr pjesë edhe zv. ministri i Arsimit, Nehat Mustafa, kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh nënkryetar i Bordit të UPZ-së, Prof.dr. Ramadan Muja, kryetari i Bordit të UPZ-së, Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu dhe nikoqiri, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, Rektor i UPZ-së.

Rektori Baraliu me këtë rast shprehu kënaqësinë që në UPZ po diplomon gjenerata e parë e studentëve të këtij universiteti. “Ky është një materializim i sukseseve dhe punës së palodhshme të pedagogëve, të punonjësve të institucionit dhe të studentëve në këtë universitet”, ka theksuar Baraliu.

Ai ka shtuar se është një bindje e përgjithshme publike dhe gjithëpërfshirëse, e qytetarëve, e institucioneve vendore dhe atyre qendrore, e qarqeve akademike dhe të institucioneve ndërkombëtare, se në këtë universitet ka pasur punë dhe rezultate dhe ato janë për tu vlerësuar, falë mbështetje gjithëpërfshirëse që ka pas dhe vazhdon ta ketë UPZ. “Rezultatet janë arritur në fusha të ndryshme. Do të veçoja vetëm ato sa i përket marrëveshjeve në planin ndërkombëtar. Janë nënshkruar mbi 30 marrëveshje me universitet e ndryshme të botës, jo vetëm të hemisferës lindore por edhe asaj perëndimore deri në Indi, Spanjë, Turqi, Gjermani dhe me tjera vende. Në planin e brendshëm kemi bërë përpjekje për ngritjen e cilësisë. Jemi pjesëmarrës aktiv të shumë projekteve, jo vetëm të TEMPUS-it por edhe të projekteve tjera veçanërisht atyre për cilësi. Kemi hartuar Strategji për zhvillimin e cilësisë, kemi hartuar Planin Aksional, kemi hartuar shumë rregullore dhe Kodin Etik, të cilën rregullore edhe shumë universitet me përvoja shumë më të mëdha dhe më të gjatë nuk kanë arritur t’i bëjnë. Janë bërë shumë punë edhe në logjistik e infrastrukturë. Kemi bërë ndërtime dhe jemi në proces të inaugurimit të objekteve të reja dhe atyre të rindërtuara. Të gjitha këto në një mënyrë apo në një tjetër sublimojnë përpjekjet tona serioze dhe të pa ndashme për të avancuar këtë universitet edhe më lartë, për të ngritur cilësinë dhe për të ndihmuar studentët tanë, kuadrot tona, dhe shtetin tonë që të ketë sa më shumë cilësi sa më shumë kuadro në tregun e punës, që do të mund të përballojnë kërkesat e tyre”, ka theksuar Rektori Baraliu.

Zv. ministri i Arsimit, Nehat Mustafa, theksoi se deri në vitin 2008 gjendja e arsimit të lartë në Kosovë sa i përket përfshirjes së të rinjve as për së afërmi nuk ishte e kënaqshme, kurse tani më 1 tetor në Kosovë startojnë punën gjashtë universitete publike. “Numri i atyre që ishin skeptik se në Kosovë mund të hapet një universitet i dytë publik ishte shumë i madh. Mirëpo, kjo ceremoni që sot ju po e organizoni , është dëshmia më e mirë dhe është një vend prej nga ne duhet t’i bëjmë thirrje të gjithë atyre skeptikëve të vitit 2010, që të vijnë të shohin që Universiteti i Prizrenit, arriti me sukses ta përmbush misionin, për të cilin është themeluar dhe sot kemi të diplomuar nga gjenerata e parë të studentëve të këtij universiteti”, theksoi Mustafa.

Ndërkaq, Prof. Dr. Ramadan Muja, kryetar i Komunë së Prizrenit, njëherësh nënkryetar i Bordit Qeverisës të UPZ-së, tha se e ndjenë vetveten jashtëzakonisht të lumtur që është vënë në këmbë institucioni i lartë edukativ arsimor dhe shkencorë, Universiteti i Prizrenit, si një pasuri e paskajshme sepse brenda mureve të ndërtesave të Universitetit është prezente rinia më e mrekullueshme, ardhmëria e shtetit tonë.

Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu, kryetar i Bordit të UPZ-së, theksoi se sot është një ditë e veçantë sepse po del i diplomuari i parë i UPZ-së, që në historinë e universitetit do të shënohet. “Është interesim i madh i të rinjve që dëshirojnë për tu regjistruar në UPZ që tregon se universiteti ynë ofron edhe cilësi. Kjo është bërë me ndihmën e gjithë faktorëve relevant, duke përfshirë Ministrinë, Bordin e Përkohshëm, menaxhmentin paraprak dhe menaxhmentin aktual të Universiteti dhe gjithë aktorëve tjerë. Merita në rend të parë është e profesorëve të gjitha lemive dhe më së shumti ky rezultat është i universitetit, rektorit dhe studentëve që shumica prej tyre janë të shkëlqyeshëm. I dëshiroj suksese edhe në avancimin e niveleve tjera”, theksoi Zejnullahu.

Promovohet libri “1 tetori i kthesës”

0

Libri-1 tetori i ktheses1Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të protestave studentore të 1 tetorit 1997, nesër (e martë) në Sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, do të promovohet libri “1 TETORI I KTHESËS- Lëvizja studentore 1997-1999”, i autorit Bujar Dugolli.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në shënimin e 16-vjetorit të protestave studentore të 1 tetorit 1997 dhe promovimit të librit: ‘1 TETORI I KTHESËS – Lëvizja studentore 1997-1999’, i autorit Bujar Dugolli. Promovimi do të mbahet të martën, më 1 tetor 2013, në orën 13.00, në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës”, është thënë në njoftimin e autorit të këtij libri.

Libri-1 tetori i ktheses

“Qeveria Muja” shpenzoi 46 mijë euro vetëm për dreka

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenKomuna e Prizrenit për gjashtë muajin e parë të këtij viti ka shpenzuar hiq më pak se mbi 46 mijë euro vetëm për dreka zyrtare. Drejtori për Buxhet dhe Finaca, Mehmet Butuc ka konfirmuar shpenzimet e bëra nga “Qeveria Muja”.

Ai tha se këtë vit janë bërë edhe pagesat e disa borxheve paraprake të vitit të kaluara. “Nga 46 mijë e 355 eurot që figurojnë si shpenzime për dreka zyrtare rreth 4 mijë euro janë borxhet e vitit të 2012”, tha Butuc për KD.

Shefi i GP të LDK-së, Haziz Hodaj tha ndërkaq se këto shpenzime tregojnë se ky pushtet nuk është interesuar për nevojat e qytetarëve, por vetëm për rehatin dhe luksin e vet. ”Përderisa një përqindje jo e vogël e qytetarëve nuk kanë gjërat elementare të jetesës, pushtetarët janë përkujdesur vetëm për luksin e vet”, tha Hodaj.

Monitoruesja e OJQ ”Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku tha se kryetari i Komunës së Prizrenit, duhet të tregohet i kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike. “Kryetari i Komunës e ka obligim ligjor dhe moral që të menaxhojë me përgjegjësi paratë e taksapaguesve të Prizrenit”, tha Baxhaku./PrizrenPress.com/

Protestë kundër arrestimit të çlirimtarëve

0

OVLFamiljarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe shumë qytetarë kanë protestuar sot në mesditë në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, kundër arrestimit nga EULEX-i të ish-ushtarëve të UÇK-së, Ismet Haxha e Nexhat Qubreli, si të dyshuar për krime lufte.

“Jemi të pafajshëm”, “Liri për çlirimtarët”, ishin disa nga parullat që mbaheshin në duar nga protestuesit e mbledhur në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, të cilët kërkonin lirimin e Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të arrestuar nga EULEX-i si të dyshuar për krime lufte.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli, arrestimet e çlirimtarëve i quajti veprime tendencioze.

”Arrestimet e bashkëluftëtarë e tanë i konsiderojmë tendencioze, të padrejta dhe politike. Zyrtarët e EULEX-it në vend që të merren me luftën krimit të organizuar të pasluftës, me vrasjet, dëbimet, kontrabandë, merrem me ndjekjen, burgosjen, persekutimin, dënimin dhe e atyre që me mundin dhe gjakun e tyre e sollën lirinë dhe liria e solli këtë mision në Kosovë me shpresën sot ë kontribuoj në zhvillim n e drejtësisë të rendit dhe të ligjit”, tha ai, transmeton RTK.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mitrovicë, Rafet Ibishi, kërkoi nga institucionet vendore që të ndikojnë tek misioni ndërkombëtar për lirimin e ushtarëve të arrestuar nga EULEX-i.

”Të gjithë ne dhe bota mbarë e di se krimet në këtë vend i ka bërë serbët dhe ai krim ka mbetur i pandëshkuar. Është e habitshme kur edhe sot EULEX-it i vriten pjesëtarët e vet nga e njëjta dorë kriminal, në vend që të ndëshkohen ata për të kaluan dhe të tashmë kërkojnë krimin e aty ku nuk ka ndodh. Protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë problem”, theksoi ai.

Bashkimi Demokratik përfundoi planin për fushatë zgjedhore

0

BashkimiDemokratik-logoShtabi zgjedhorë i Bashkimit Demokratik ka përfunduar përgatitjet për mbajtjen e fushatës zgjedhore, që të jetë sa më e suksesshme dhe demokratike. Shefi i shtabit Nysret Durmishi në koordinim me të gjitha sektorët e Shtabit Zgjedhorë ka bërë planin për 30 ditë të fushatës.

“Sipas planit kandidati për Kryetarë i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha me ekipin e tij fitues të cilët garojnë për Kuvendin Komunal të Prizrenit do të zhvillojnë takime me të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit tonë sipas taktikës dorë më dorë, ku në këtë drejtim kandidati për kryetarë do të mbështetet edhe nga partnerët e koalicionit Balli Kombëtar dhe SDA”, theksoi Leart Batusha, zyrtar për informim të BD-së.

Berisha më 3 tetor në mënyrë simbolike fushatën do ta filloje me rininë e qytetit të Prizrenit ndërsa tubimin qendrorë për hapjen e fushatës zgjedhore do ta mbajë me 05.10.2013 (e shtune) në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës Xhemali Berisha, ndërsa në komunën e Dragashit fushatën për prezantimin e kandidatin për Kryetar Nexhat Isufi dhe ekipin e tij do ta hapin në fshatin Bresanë me 06.10.2013 (e diele) në ora 12:00.

“Bashkimi Demokratik ka kërkuar nga aktivistët dhe simpatizantët, që me fushatën e tyre të reflektojnë kulturë politike edhe te aktivistët e partive tjera”, tha Batusha./PrizrenPress.com/

Joshja erotike e AAK-së për votuesit e Suharekës (Video)

0

AAK-suhareke-joshjeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Suharekë, e ka realizuar një videoklip parazgjedhur, i cili më shumë ngjason me një flirt mes një mashkulli e një femre sesa një thirrje për të dalë në zgjedhje. Megjithëse zyrtarë të partisë arsyetojnë çdo sekondë të secilës skenë flirtuese, që nis në një stacion autobusësh mes dy të rinjsh, aty ku vajza me disa shikime mundohet fillimisht ta josh një djalë i cili pret autobusin në këmbë, e më pas ia lë një letër me anë të së cilës e fron atë për të votuar përnime me 3 nëntor.

Burim Ramadani, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, nuk beson se në këtë reklamë të cilën thotë se e kanë bërë vullnetarët e Aleancës atje, ka ndonjë element provokues e as degradues. “Reklama e tillë është simpatike, ka mesazh të qartë të daljes së qytetarëve në zgjedhje, dhe sidomos ka target të rinjtë. Të rinjtë vullnetarë që kanë punuar në atë reklamë kanë synuar të nxisin bashkë-moshatarët e tyre që të votojnë në këto zgjedhje, mos të abstenojnë më 3 nëntor 2013”, ka thënë Ramadani për Express.

Sipas tij, flirti që paraqitet mes dy të rinjsh në këtë reklamë realisht dëshmon diçka tjetër. “Thirrjen për të votuar. Nuk besoj se ka qenë rastësi reklama e tillë, sepse dëshmon diçka më shumë. Thjesht, të rinjtë therandas dëshmojnë se më e rëndësishme se çfarëdo flirti është dalja në zgjedhjet e 3 nëntorit, sepse të rinjtë duhet të fokusohen në atë ditë që vendos për katër vjetët e ardhshëm. E ajo ditë është 3 nëntori”, thotë Ramadani.

Sipas sekretarit të AAK-së, fushata “Përnime” është reflektim i vendosmërisë së Aleancës dhe kandidatit Bali Muharremaj që të punojë fuqishëm në katër vitet e ardhshme, pa asnjë dilemë dhe pa asnjë neglizhencë. “Të punojë Përnime!” Megjithëse kjo reklamë, është akoma e papërfunduar. Në një deklaratë për Express, vet Bali Muharremaj thotë se kur të nis zyrtarisht fushata, ai do të paraqitet në fund të reklamës. “Por reklamën akoma se kam pa. Nuk e di as se si është realizuar. Di vetëm që thirrje për të votuar aty, do të bëj edhe unë”, ka thënë Muharremaj.

http://youtu.be/woZoqkez4VY

FSK-ja mban Ushtrimin Fushor “Shqiponja 2”

0

FSK9-30Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në fillim të muajit tetor, do të mbaj Ushtrimin Fushor të koduar ,,Shqiponja 2”, i cili do të realizohet në disa rajone të Kosovës. Për këtë qëllim FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet dhe marrëveshjet paraprake me komunat dhe të gjitha institucionet që do të jenë pjesë e këtij ushtrimi, me qëllim që mbarvjatja e ushtrimit të zhvillohet sipas planifikimeve.

Qëllimi i FSK-së është që nëpërmjet ushtrimit “Shqiponja 2” të testohen aftësitë komanduese, reaguese dhe koordinuese të Njësive, Shtabeve dhe pjesëtarëve në terren.

Konvojet e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marshojnë nga vendbazimet e tyre Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, dhe Pomozotini për në rajonet e grumbullimit dhe aktiviteti do të jetë i përqendruar në komunat; Pejë, Istog, Prizren dhe Klinë.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët se lëvizjet e konvojeve të FSK-së do të bëhën për qëllim ushtrimi. Pra dislokimi i njësive dhe lëvizja e konvojeve në rrugët magjistrale dhe lokale do të vërehen gjatë 10 ditëve të para të tetorit dhe atë gjatë 24 orëve dhe do të bëhen vetem për qëllime ushtrimi./PrizrenPress.com/