Home Blog Page 871

Millaku pritet ngrohtësisht nga deputetë e LDK në Kuvend/FOTO

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku nga sot ka kaluar në LDK. Për aderimin e saj njoftoi vet kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Sot për Millakun është dita e parë në Kuvend nën petkun e LDK-së, rrjedhimisht ka kaluar edhe fizikisht tek ky grup.
Ajo është pritur ngrohtësisht nga kolegët e rinj të partisë

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

22 muaj burg për zyrtarin e Komunës së Mamushës, falsifikoi dokumente për 124 persona

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar më 22 muaj burg, zyrtarin e Komunës së Mamushës me inicialet M.S, pasi i njëjti në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile ka nxjerrë dokumente të falsifikuara për të mundësuar fitimin e shtetësisë për 124 persona.

Këtë veprimtari M.S e ka zhvilluar nga data 20 janar 2021 deri në 5 janar 2024.

“Të akuzuarit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik, dhe atë në kohëzgjatje prej 5 vitesh, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim. Ky vendim është marrë në kuptim të nenit 62 par. 3 të KPRK-së”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjithashtu është urdhëruar edhe anulimi i plotë i veprimeve juridike kundërligjore për 124 personat të cilët janë regjistruar kundërligjshëm.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Millaku kalon në LDK, Abdixhiku: Vendimi i saj tregues se vizioni dhe programi i jonë për Republikën është i duhuri

0

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kalimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Drita Millakut nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku ka shkruar se kalimi i Millakut nga VV në LDK është tregues i qartë se vizioni dhe programi i LDK-së është i duhuri.

“Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Drita Millaku, mirë se vjen!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot.

Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Me Dritën kemi diskutuar gjatë për vizionin tonë të përbashkët për Republikën; për arsimin në veçanti, për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Drita ka një pasion për librin, por edhe për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe gratë në Kosovë. Ajo e kupton rëndësinë e bashkëpunimit dhe e sheh ndërtimin e një rrugëtimi të përbashkët si një mënyrë për të realizuar ndryshime të qëndrueshme, ato që sot LDK po i ofron. Besimi i saj në potencialin e Kosovës, së bashku me përkushtimin e saj për arsim janë motive që e bëjnë Dritën tejet të rëndësishme në këtë proces.

Drita Millaku shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prizren. Fakultetin Filologjik, Dega: “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” e kreu në Universitetin e Prishtinës ku edhe mori titullin, “Magjistër e Shkencave Filologjike”. Për një dekadë rresht punoi në bibliotekën e qytetit të Prizrenit. Në vitin 2013 ajo është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Në vitin 2017, 2021, fitoi mandatin e deputetes si  grua më e votuar në Prizren.

Drita Millaku është e martuar me Fisnik Millakun dhe ka dy djem Longarin dhe Lumin.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shqipëria i shkon Çekisë në Ligën e Kombeve, vitin e kaluar e kishte deklasuar

0

Shqipëria sonte do të ndeshet me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ballafaqimi nis nga ora 20:45, ku Çekia është nikoqire e Shqipërisë.

Një vit më parë ishte Shqipëria ajo që gjunjëzoi Çekinë me rezultat 3:0, dhe këtë e kërkon sërish.

Në tabelë Shqipëria renditet e dyta me tri pikë, dhe Çekia e treta, po ashtu me tri pikë. E para radhitet Gjeorgjia me gjashtë pikë. Ukraina mbetet e fundit me zero pikë.

Haxhi Shala vjen në Kosovë, shkon te varri i babait

0

Ish-deputeti, Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Hagë, ka mbërritur në Kosovë.

Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është vdekja e babait, ku sot ish-deputeti vizitoi dhe varrin e tij.

Në një video të IndeksOnline, Shala shihet i vetëm pranë varrit të babait.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Fillon rrënimi i objektit “Liria” në Prizren

0

Komuna e Prizrenit  sot nisi punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, prapa “Shtëpisë së Bardhë”. Si pasojë e këtyre punimeve, disa rrugë të qytetit do të bllokohen ose do të kenë ndryshime të qarkullimit.

“Filluan sot punimet për rrënimin e objektit të shpronësuar nga Komuna, ish objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane) dhe janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë”, njofton KK.

“Ekipet e rrënimit janë duke e kryer procesin me kujdes të shtuar, duke u përqendruar në sigurinë e zonës përreth”.

“Ky projekt është pjesë e planeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në qytet me prioritet funksionalizimin e rrugës Adem Jashari dhe lehtësimin e qarkullimit të përgjithshëm në trafik”.

Komuna e Prizrenit njofton se Rruga “Adem Jashari” drejt Bazhdarhanes do të mbyllet për qarkullim. “Alternativa për këtë rrugë do të jetë ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham), ndërsa kahja e lëvizjes përreth Shtëpisë së Bardhë do të ndryshohet,” bëhet e ditur në komunikatën zyrtare, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, rruga që lidh Bazhdarhanen me qendrën e qytetit, nga rrethrrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar. Si zëvendësim, do të përdoren rrugët “Ahmet Prishtina” dhe “Qazim Berisha”. Rruga “Brahim Osmanaj” do të jetë e hapur vetëm për banorët, por me hyrje dhe dalje të kufizuar.

Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët

Komuna ka bërë thirrje për lirimin e parkingjeve në disa rrugë të rëndësishme për të lehtësuar qarkullimin. “Banorët duhet të lirojnë parkingjet në rrugët ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham), ‘Rexhep Kabashi’, dhe ‘Xhevë Lladrovci’ për të siguruar qarkullim të lirë të automjeteve,” thuhet në njoftim.

Automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt do të largohen me merimangë, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga pronarët e tyre. Komuna kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë periudhës së punimeve./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Prizren

0

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të enjten në Prizren nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Të mërkurën një 35-vjeçar kishte raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur.

“Të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Më pas i marrin viktimës çantën e krahut e nga çanta i marrin dy telefona mobilë Samsung në vlerë rreth 410 euro dhe para të gatshme 75 euro dhe më pas largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Drita Millaku sot pritet të kalojë në LDK

0

Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë. Gazeta Express.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 22 gradë

0

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 22 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.