Home Blog Page 870

Bashkimi triumfon në derbin e parë

0

Bashkimi ka triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 76:53 (24:17, 17:13,16:10,19:13). Çikat nga Prizreni kontrolluan ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke siguruar fitore në derbin e parë të Superligës Femrat.

Tek Bashkimi u dalluan Aulona Muhadri me 14 pikë, 11 kërcime e 1 asistim si dhe Diedona Halitaj që shtoi edhe 16 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Të dielën zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së parë në Superligën Femrat, mes Peja 03 dhe Trepçës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kërcënohet u.d. kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu – reagon KPK dhe ZKPSH

0

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar ashpër kërcënimin që është bërë gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe ndaj organeve të sigurisë.

Në reagim thuhet se edhe ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë edhe Kryeziun në cilësinë e u.d. kryeprokurorit të kësaj Prokurorie.

“KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH ua bëjnë me dije individëve të tillë se përkrahin fuqishëm Kryeziun dhe organet e sigurisë, si dhe i mbështesin plotësisht në punën e misionin e tyre për ndjekjen dhe hetimin e kryeseve të veprave penale.

“KPK dhe ZKPSH, theksojnë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera janë të angazhuar për të bërë identifikimin dhe arrestimin e kërcënuesve të U.D. Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu dhe përfaqësuesve të organeve të sigurisë dhe nuk do të ndalen deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH theksojnë se kërcënimet e tilla nuk do të zmbrapsin përkushtimin, synimet dhe përpjekjet e pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Penza e hap stinorin me fitore në Prizren

0

Penza ka triumfuar ndaj Junior Moni Bau me rezultat të përgjithshëm 80:97 (25:15, 13:29, 21:22,21:31) në ndeshjen hapëse të Superligës Femrat.

Çereku i dytë dhe i katërt ishin vendimtarë për kthimin e rezultatit në favor të vajzave pejane, ku Penza pati superseri.

Për skuadrën fituese u dalluan Saranda Daci me 25 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime si dhe Joyner Saquita Jasmine me 26 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime.

Junior 06 Moni Bau dhe Penza ishte ndeshja hapëse e Superligës Femrat për edicionin 2024/25.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit, i dënuar me 18 muaj burg

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, i dënuar me 18 muaj burg për veprën penale të “Rrezikimit të trafikut publik”.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, arrestimi është kryer në qytetin e Pejës rreth orës 13:00, përcjell PrizrenPress.

“Ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata, së bashku me hetuesit nga Stacioni Policor Prizren, pas disa veprimeve operativo-hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë personin e kërkuar,” thuhet në njoftim.

Personi i arrestuar, shtetasi shqiptar M.R., 35 vjeç, është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Prishtinës (Hajvali), pasi janë kryer veprimet e nevojshme procedurale./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hamza në Prizren: Na duhet program për qytetarët, jo për kabinete të ministrave

0

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të punëtorive me qytetarë për programin e tij, ka qëndruar në Prizren për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Hamza ka thënë se ka marrë ide dhe sugjerime të mira, të cilat do të bëhen pjesë e programit të tij qeverisës.

Kandidati i PDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për një program qeverisës për qytetarin, më shumë sesa për kabinetin e ministrave.

“Neve na nevojitet një program për qytetarin. Jo një program për një kabinet të ministrave ose për politikën. Mora ide të jashtëzakonshme dhe ju siguroj që një pjesë të madhe keni me i pas në programin e PDK-së, në programin tim”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se një prej sfidave më të mëdha të ekonomisë është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar.

Disa nga kërkesat që Kandidati i PDK-së për Kryeministër mori nga qytetarët e Prizrenit kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në shëndetësi, art e sport, por edhe në fuqizimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Thirrje urgjente për ndihmë: Elita Totaj, 12 vjeçe, ka nevojë për trajtim jetik në Turqi

0

Elita Totaj, vajza 12-vjeçare e familjes Totaj, po përballet me Sindromën Hemolitike Uremike (HUS), një sëmundje e rëndë që ka dëmtuar rëndë veshkat e saj. Për të shpëtuar jetën e Elitës, mjekët kanë rekomanduar një trajtim të specializuar në Turqi, i cili përfshin katër doza të një ilaçi, secila me një kosto prej 16,720 euro. Në total, për ilaçet janë të nevojshme 66,880 euro, ndërsa shpenzimet për qëndrimin dhe kujdesin spitalor rritin shumën e përgjithshme në 106,880 euro.

Familja ka arritur të mbulojë një pjesë të shpenzimeve fillestare falë ndihmës së të afërmve dhe miqve, por mbetet ende një shumë e madhe për t’u mbledhur për të siguruar vazhdimin e trajtimit dhe qëndrimin në spital.

“Çdo ndihmë që mund të ofroni është jetike për të shpëtuar jetën e Elitës. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër për t’i dhënë asaj një shans për shëndet dhe një të ardhme të lumtur,” tha babai i saj, Fitim Totaj, në një thirrje për ndihmë, përcjell PrizrenPress.

Për të kontribuar dhe ndihmuar Elitën, ju lutemi të dërgoni ndihmën tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Fitim Totaj
IBAN: XK051910005448021148
Banka: BKT (Banka Kombëtare Tregtare)
Swift Code: NCBAXKPR

Babai i saj ka bërë të ditur se mjekët janë optimistë për shërimin e Elitës, por theksojnë se kjo varet nga marrja e trajtimit të duhur në kohë. Çdo ndihmë është jetike për të siguruar që ajo të ketë një të ardhme të shëndetshme. Familja shpreh mirënjohje të thellë për çdo mbështetje në këtë kohë të vështirë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Malishevë mbahet orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë

0

Në prag të 20-vjetorit të tragjedisë së aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë të Gjimnazit të Malishevës, Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ka pasuruar bibliotekën e këtij gjimnazi me një fond të ri librash.

Me këtë rast, u mbajt një orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë.

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte bashkëkohëse me viktimat, kujtoi me emocion këtë ngjarje tragjike. Ajo theksoi se pasurimi i bibliotekës është një mënyrë e veçantë për të nderuar kujtimin e tyre, duke qenë se ata ishin pjesë e këtij gjimnazi dhe kjo bibliotekë mban emrin e tyre.

Krasniqi bëri të ditur se, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, janë përkrahur edhe bibliotekat e tjera shkollore me një fond prej rreth 150 mijë euro, duke shtuar tituj kryesisht shkencorë në fushën e albanologjisë.

Në këtë aktivitet, profesori Ramiz Sopaj, i cili mbajti një fjalë për ngjarjen, foli edhe rëndësinë e aktiviteteve kulturore që mbahen në përkujtim të maturantëve.

Në përmbyllje, nxënësit e klasës së 11/8 organizuan një orë letrare kushtuar 15 maturantëve dhe shfaqën një dokumentar për tragjedinë e 14 tetorit 2004, ku humbën jetën 15 maturantët nga Malisheva.

I tërë aktiviteti, u përshkrua me emocion dhe me lot në sy nga të gjithë të pranishmit.

Inaugurohet memoriali i Komandant Leopardit në Piranë

0

Në fshatin Piranë, u përurua sot memoriali kushtuar komandantit të shquar të UÇK-së, Xhavit Elshani, i njohur me nofkën “Leopard”. Ceremonia, e organizuar nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, mblodhi shumë pjesëmarrës për të nderuar kontributin e tij në luftën për liri.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e sakrificës së heronjve. “Shteti ynë dhe liria që kemi sot janë rezultat i sakrificës dhe kontributit të veprimtarëve siç ishte Xhavit Elshani,” tha ai.

Adem Morina, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e përshkroi këtë ngjarje si një ditë të veçantë për fshatin Piranë dhe gjithë Anadrininë. “Sot nderojmë jetën dhe veprën e komandant Leopardit, një figurë të shquar të historisë sonë,” u shpreh ai.

Tasim Bajrami, përfaqësues i shoqatës së veteranëve të luftës në Piranë dhe bashkëluftëtar i Elshanit, vlerësoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm. “Falë veprimtarisë së tij të lavdishme, Xhavit Elshani radhitet ndër figurat më të ndritshme të kombit tonë,” tha Bajrami.

Po ashtu, Bejtullah Bejtullahu, përfaqësues i UÇPMB-së, theksoi rëndësinë e Xhavit Elshanit në çlirimin e Kosovës. “Ai ishte ndër kontribuesit më të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës dhe në luftën për çlirimin e tokave shqiptare,” shprehu Bejtullahu.

Në fund të ceremonisë, Leutrim Elshani, djali i ish-komandantit, falënderoi të pranishmit për mbështetje dhe nderim. “Liria që gëzojmë sot është falë sakrificës së babait tim dhe gjithë popullit të Kosovës,” tha ai.

Xhavit Elshani ishte një veteran i UÇK-së, i cili gjatë luftës në Kosovë mori plagë në beteja të lavdishme dhe ndërroi jetë në vitin 2021, pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 53 vjeçare. Ai gjithashtu kishte qenë një futbollist i shquar në shumë klube të rajonit të Prizrenit, duke lënë një trashëgimi të vyer në të dyja fushat./Tv Prizreni/PP/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kapiteni çek vlerëson kuqezinjtë: Janë shumë të fortë dhe luftues

0

Tomash Suçek ka folur në prag të ndeshjes Çeki-Shqipëri, që do të luhet nesër në orën 20:45. Kapiteni çek ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare, teksa ky takim luhet për Ligën e Kombeve.

Suçek u ndal te cilësitë individuale po ashtu dhe në shpirtin që Shqipëria tregon në fushën e lojës.

“Janë skuadër shumë e fortë në kundërsulme dhe janë të mirë në situatat një kundër një, kjo gjë dihet. Kanë shënuar gola shumë të bukur në 2-3 vitet e fundit, po ashtu kanë kualitet kur godasin nga distanca. Është një skuadër shumë luftuese, ne të gjithë e kemi parë”, u shpreh Suçek.