Home Blog Page 872

Po vazhdojnë me angazhim të plotë punimet në rrugën Prizren – Tetovë, thotë Aliu

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji e angazhim të plotë.

Aliu tha për projektin 35 milionësh se është një dëshmi se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur.

“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë. Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Gjatësia e kësaj rruge, sipas Aliut është 20.3 kilometra, teksa tha se kjo rrugë hapë një korridor të ri rrugor me ndikim në të gjithë rajonin.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Më coptove në shpirt o Babë!” – Ndahet nga jeta babai i Robin Krasniqit

0

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, ka bërë të ditur se i ka vdekur babai.

Krasniqi lajmin e dha përmes një postimi në Instagram, teksa tha se i ati ishte mbështetësi dhe këshilltari më i madh i tij.

“Më copëtove në shpirtë o babë. U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë. Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time”.

“Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote Babë! Unë jam shumë krenar dhe falënderues se jam biri yt dhe e falënderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë”, shkroi Haxhiu.

Haxhiu nuk ka bërë të ditur për ceremoninë e varrimit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dragashi shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

0

Në Dragash u shënua Ditën Ndërkombëtare e Vajzave me një aktivitet të organizuar nga zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj.

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, dhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, të cilët adresuan rëndësinë e përkrahjes dhe barazisë për vajzat në shoqëri, përcjell PrizrenPress.

Xheladini përgëzoi të gjitha vajzat me rastin e kësaj dite, duke theksuar se barazia gjinore është thelbësore për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.

“Të punojmë të gjithë së bashku për një të ardhme ku çdo vajzë ka mundësi të mbarimit të arsimimit, mbrojtjes së shëndetit dhe zhvillimit profesional, si çdo qytetar i barabartë në një Republikë demokratike,” tha ai, duke bërë thirrje që të angazhohemi maksimalisht që vajzat tona t’i mbështesim në çdo aspekt dhe t’i inkurajojmë për t’i ndjekur ëndrrat e tyre./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku viziton Studençanin e Mushtishtin: Momentumi ynë është në rritje, qytetarët po i besojnë Lidhjes

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se i ka vizituar qytetarët e Studençanit dhe Mushtishtit të Suharekës.

Abdixhiku tha se ka një interesim të madh dhe në rritje të qyetarëve për Lidhjen Demokratike dhe atë çfarë sot, sipas tij, përfaqësojnë.

“Në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne”, tha ai.

Më tej, ai tha se momentumi i tyre është në rritje, sepse siç shkroi, qytetarët po i besojnë LDK-së, të djathtës dhe vizitonit të tyre për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E rrahën dhe e grabitën 35-vjeçarin në Prizren, arrestohet njëri nga të dyshuarit

0

Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur, meshkuj.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku më pas i marrin viktimës çantën e krahut e nga çanta i marrin dy telefona mobil Samsung ne vlerë rreth 410 euro dhe para të gatshme 75 euro dhe me pas largohen në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar polici hetues kujdestar dhe prokurori i shtetit.

Me udhëzim të prokurorit rastit është cilësuar si “Grabitje.

Sot me datë 10.10.2024 , pas një punë intensivë nga hetuesit e Stacion Policor Prizren është arritur të identifikohen personat dyshuar dhe njeri prej tyre është arrestuar.

Ndërsa dy dyshuarit tjerë janë duke kërkuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor të Prizrenit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Marshi solidarizues në Dragash, mbështetje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

0

Sot në Komunën e Dragashit u mbajt një marsh solidarizues në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit, në kuadër të aktiviteteve për Muajin Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Ky aktivitet pasoi një ligjëratë vetëdijësuese, e cila u mbajt në sallën e Asamblesë Komunale nga doktoresha gjinekologe, Sebahate Sylejmani Shala, dhe u organizua nga Grupi i Grave Asambleiste, në bashkëpunim me kryesuesen e Kuvendit dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, përcjell PrizrenPress.

Marshi mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish, duke shprehur solidaritetin e komunitetit ndaj grave të prekura nga kjo sëmundje.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, falënderoi organizatorët dhe theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, duke shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur nisma të tilla. “Jemi të përkushtuar të mbështesim çdo nismë që sensibilizon opinionin për çështjet e shëndetit publik, sidomos për grupet më të ndjeshme si gratë dhe vajzat,” u shpreh ai.

Kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, premtori aktivitete të tjera gjatë Muajit Rozë dhe njoftoi se gratë e prekura nga kanceri do të subvencionohen me 500 euro, ndërsa nga viti 2025 Papa Testi do të ofrohet falas për gratë e komunës.

Marshi solidarizues përmbylli aktivitetin, duke e kthyer ditën në një shenjë fuqishme të mbështetjes dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në Komunën e Dragashit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

1 vit burg, Luiz Ejlli ka një njoftim: Lamtumirë

0

Këngëtari dhe fenomeni fitues i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli sot është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim.

Por a do shkojë Ejlli në burg pas këtij vendimi? Përgjigja është jo. Kjo, pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin është nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier e nuk është dënim i formës së prerë.

Sakaq në një reagim të parë pas vendimit, këngëtari ka ndarë një video të bashkëpunimit që ka me Teuta Selimin me titull ”Lamtumirë” që del sot në orën 19:00.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

UPZ “Ukshin Hoti” dhe spitali i Prizrenit nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Mentor Alishani, mirëpriti Drejtoreshën Ekzekutive të Spitalit, Dr. spec. Narqize Arënliu – Hoxhaj, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, njofton faqja zyrtare e Universitetit.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për të dyja institucionet, duke synuar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Krahas këtyre aktiviteteve, do të zhvillohen edhe iniciativa të tjera të përbashkëta që do të forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve.

Gjatë takimit, Rektori Alishani dhe Drejtoresha Arënliu – Hoxhaj shprehën përkushtimin e tyre për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në komunitetin e Prizrenit dhe më gjerë. Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti, që do të sjellë përfitime konkrete për studentët, stafin dhe gjithë komunitetin.

Ky bashkëpunim i ri është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë, duke krijuar mundësi të reja për të dyja institucionet që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit dhe të ofrojnë një mbështetje të madhe për kauzat që prekin të gjithë ne, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

4 vjet pa Agim Bytyqin

0

Sot janë bërë  katër vite që nga ndarja nga jeta e Agim Bytyqit, një prej figurave më të ndritura të futbollit kosovar.

Agimi, i njohur për përkushtimin dhe punën e palodhur, la një trashëgimi të pasur me mbi 25 vite në pozita udhëheqëse te klubi Liria, ku më së shumti shërbeu si kryetar.

“Roli dhe kontributi i tij qëndrojnë të paharruar, veçanërisht gjatë viteve të 90-ta,” tha Mirsad Çollaku, kryetari i LRFPZ-së.

“Në atë kohë, kur futbolli kosovar, bashkë me arsimin dhe shëndetësinë, po kërkonte pavarësimin nga administrata e dhunshme serbe, Agimi ishte në ballë të rezistencës.”

Agim Bytyqi u bë një prej ideatorëve dhe udhëheqësve kryesorë në procesin e pavarësimit të futbollit kosovar, duke u emëruar kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991. Nën udhëheqjen e tij, Federata funksionoi në mënyrë të pavarur, duke sfiduar regjimin shtypës të Beogradit.

“Guximi dhe vizioni i tij bënë që emri i tij të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit kosovar,” shtoi Çollaku.

Me këtë rast, Liria e Prizrenit dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë me nder dhe respekt të veçantë figurën e Agim Bytyqit, duke vlerësuar lart rolin e tij në pavarësimin e futbollit kosovar.

Specialja ia vazhdon paraburgimin Haxhi Shalës

0

Vendimi është marrë më 4 tetor 2024 nga kryegjyqtarja Mappie Veldt-Foglia e cila caktoi afatet kohore për palët lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit për Haxhi Shalën.

“Për arsyet e lartpërmendura, Paneli urdhëron si vijon:  a. URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Shala; b. URDHËRON ZPS-në që të dorëzojë parashtresat për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të të akuzuarit jo më vonë se të hënën, më 11 nëntor 2024, në orën 16:00; c. URDHËRON Mbrojtjen që të dorëzojë parashtresat për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të z. Shala, nëse dëshiron, jo më vonë se të hënën, më 18 nëntor 2024, në orën 16:00; d. URDHËRON ZPS-në që të dorëzojë një përgjigje, nëse dëshiron, jo më vonë se të enjten, më 21 nëntor 2024, në orën 16:00; dhe  e. URDHËRON Mbrojtjen që të dorëzojë versione të redaktuara publike të parashtresave F00471 dhe F00478, ose të tregojë nëse këto parashtresa mund të ri-klasifikohen si publike, deri të mërkurën, më 16 tetor 2024”, thuhet në vendim, transmeton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se për Haxhi Shalës ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka rrezik që të arratiset, të  pengojë administrimin e drejtësisë ose të kryej krime të tjera.

Mbrojtja kishte propozuar disa kushte alternative siç ishte lirimi me kusht i Haxhi Shalës që ai të qëndroj në arrest shtëpiak dhe të paraqitej periodikisht në Policinë e Kosovës duke dorëzuar të gjitha dokumentet e tij të udhëtimit ose të paguaj edhe dorëzani.

“Në këtë drejtim, Paneli vëren gatishmërinë e të akuzuarit për të qëndruar, ndër të tjera, në arrest shtëpie në banesën e tij, për të respektuar një ndalim të kontrolluar elektronikisht (edhe pse i kufizuar përkohësisht), për të raportuar periodikisht në Policinë e Kosovës, për të dorëzuar dokumentet e tij të udhëtimit dhe/ose për të paguar një garanci financiare”, thuhet në vendim.

Megjithatë, Paneli ka konstatuar se asnjë nga kushtet e propozuara nga mbrojtja nuk mund ta zbusin në mënyrë të mjaftueshme rrezikun që Shala mund të kryej krime të tjera duke përfshirë edhe pengimin e procedurave gjyqësore.

Ndryshe, më 8 shkurt, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për bashkimin e aktakuzave të konfirmuara në çështjen gjyqësore ndaj Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit me atë të Haxhi Shalës.

Në vendimin për bashkimin e aktakuzave, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se dy aktakuzat e konfirmuara në rastin 10 dhe 11 i ngarkojnë tre të akuzuarit për vepra të njëjta penale duke specifikuar që kanë vepruar si grup. Po ashtu, në vendim thuhet se vërehet që aktakuzat e konfirmuara në këto dy raste lindin nga të njëjtat pretendime faktike.

Në bazë të kësaj, gjyqtari ka vendosur që ZPS-së t’i jep leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar në rastin 10 duke iu referuar amendamentit të parë, ndërsa amendamenti i dytë u refuzua.

Gjithashtu, gjyqtari Guillou udhëzoi ZPS-në që të paraqesë një kërkesë për ndryshimin e aktakuzës së konfirmuar në rastin 10 sipas amendamentit të dytë, por në përputhje me dispozitat e Rregullores 86.

Pasi u miratua bashkimi i dy aktakuzave, Guillou vendosi se çështja e përbashkët do të vazhdojë me numrin KSC-BC-2023-10, i cili do të riemërohet në atë mënyrë që të përfshihen të tre të akuzuarit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte dorëzuar më 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe atë të Haxhi Shalës.

Në seancën e parë,  para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu, më 8 korrik janë bërë ndryshime në aktakuzën e përbashkët ku janë shtuar akuzat ndaj Bahtijarit dhe Januzit për frikësim përmes premtimit ose dhuratës, e cila përkufizohet edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren