15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8718

Në Prizren, 200 nxënës janë prekur nga ”Parotiti”

0

Gjimnazi Gjon BuzukuRreth 200 nxënës të komunës së Prizrenit, janë prekur nga “Parotiti”. Mjeku infektolog, Behran Karanezi thotë se rastet e para janë paraqitur në nëntorin e vitit të shkuar, kurse tashmë ajo ka kaluar në epidemi pasi janë prekur të gjitha shkollat, si dhe në disa familje prizrenase. Sëmundja ka ardhur si pasojë e mos vaksinimit.

Nga rreth 200 nxënës sa janë të infektuar me sëmundjen e “Parotitit”, 21 prej tyre janë të shtrirë në repartin e infektologjisë në Prizren, për trajtim të mëtejshëm.

Shefi i këtij reparti, Behran Karanezi thotë se në dy muajt e fundit ka pas një fluks të madh të të infektuarve, por thekson se gjendja shëndetësore është nën kontrollë. Karanezi thotë se sëmundja është endemike dhe paraqitet zakonisht në këtë stinë, ndërsa pohon se më të rrëzikuarit janë personat që nuk janë vaksionuar, sipas kalendarit të vaksinimit.

Nxënësit e shtrirë në Repartin e infektologjisë, në Prizren, të cilët edhe po mjekohen flasin për simptomat e sëmundjes. Kjo sëmundje është virale dhe ngjitëse e cila përhapet më shumë nga spërkatjet e pështymës dhe përcillet me temperatura të larta.

Ndërkohë i shqetësuar me gjendjen shëndetësore të nxënësve është edhe Drejtori komunal i Arsimit, Nexhat Çoçaj. Ai thotë se sëmundja e cila është shfaqur në nëntorin e vitit të kaluar në shkollën fillore “Zenun Çoçaj “ të Hasit, tashmë ka përfshirë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme përfshirë edhe gjimnazin gjerman “Loyola” ,transmeton RTK.

Ai tha se ditëve në vijim do të kenë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e shëndetit publik me qëllim të marrjes së masave tjera për parandalimin e “Parotitit”.

Përgatitjet për Çmimet Oskar

0

42562Në Bulevardin e Hollivudit po shtrohet tapeti i kuq në përgatitje për Çmimet Oskar që zhvillohen këtë të dielë në mbrëmje. Çmimet e përvitshme për arritjet më të mira të kinematografisë tërheqin vëmendjen e mbarë globit mbi Hollivudin:

Punëtorët po përgatisin Teatrin Dolby, ku do të mblidhen këtë të dielë emrat më të njohur të Hollivudit për Çmimet e Akademisë së Filmit dhe Shkencës. Ky aktivitet tërheq vëmendje të madhe nga media, po ashtu edhe nga vizitorë të ndryshëm. Theo Agiannnis nga Australia ka një numër pyetjesh:

“Kush do të fitojë, kush humbet? Ne në Australi jemi të apasionuar pas filmave”.

Çmimet Oskar ndahen në 24 kategori, që përfshijnë ndër të tjera çmime për aktorë, regjisorë, efekte vizuale e trukun.

Por Çmimet e Akademisë janë edhe një spektakël mode. Tiffany Brue nga Luiziana është më e interesuar në këtë pikë:

“Si do të vishen njerëzit, çfarë stili do të zgjedhin aktorët”?

Të dielën dizenjatorë të njohur prezantojnë punimet e tyre. Edhe kjo lagje e Los Anxhelosit që prej dekadash ka qenë e lidhur me filmin prezanton vetveten. Përballë teatrit ku do të ndahen Çmimet Oskar, Muzeu i Hollivudit do të presë vizitorë në një ndërtesë që dikur ishte studioja e makiazhistit Max Factor. Yje të njohur si Judy Garland apo Marilyn Monroe bënin frizurën dhe tualetin në këtë studio. Tani në muze ekspozohen relike të Hollivudit, përfshirë sandalet e kuqe që Judy Garland kishte veshur në filmin e njohur Wizard of Oz si dhe një fustan që veshi aktorja Barbara Stanwyck gjatë ceremonisë Oskar, vite më parë.

Themeluesja Donelle Dadigan thotë se çmimet e para Oskar u zhvilluan në 1929.

“Jemi në qendër të aktivitetit argëtues dhe turistik gjatë gjithë vitit. Por ky aktivitet arrin kulmin ditën e Çmimeve Oskar, në fakt gjatë gjithë javës para së dielës së Çmimeve”.

Ndërkohë që puna përgatitore po i afrohet fundit, adhuruesit përgatiten për mbrëmjen e madhe, përfshirë studentë dhe pedagogë të Universitetit Shtetëror të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Suzanne Regan është pedagoge e kinematografisë dhe televizionit:

“Të gjithë e presin këtë ditë. Është gjithashtu një mënyrë për të vendosur se cilët filma do të zgjedhësh për të parë në kinema”.

Kjo ditë është e rëndësishme edhe për studiot kinematografike që shpresojnë të rrisin fitimet, si dhe për aktorët që shpresojnë të marrin statujën e lakmuar.

Komediania Ellen DeGeneres është prezantuesja e ceremonisë së sivjetshme. Adhuruesit do të mbushin rrugët që të dielën në mëngjes. Dhjetëra miliona vetë në Shtetet e Bashkuara dhe qindra miliona të tjerë në botë do ta ndjekin ceremoninë përmes televizorit.

Begaj: Do të jem bashkë me Fatmir Limaj

0

RagipBegaj-IQPMRagip Begaj, kryetari i Malishevës, nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, ka thënë se do të jetë pjesë e subjektit të ri politik i cili do të krijohet sot nga Fatmir Limaj.
Begaj, gjatë një interviste për Kosovepress, ka theksuar se Limaj ka qenë një nga faktorët kryesor i cili e ka përkrahur dhe mbështetur gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit lokale 2013, dhe sipas tij ka merita për fitoren e tij.

I pari i Malishevës, ka shtuar se me mbështetjen e qytetarëve të Malishevës dhe të gjithë Kosovës, nuk do të mungojë fitorja edhe në nivel vendi, në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen këtë vit.

“Fatmir Limaj, na ka dhënë një mbështetje të fuqishme për fitoren tonë dhe i jam mirënjohës për atë punën. Fatmiri është njeri i madh për neve. Ata do të krijojnë subjektin e ri tash, nuk e kam parë ende programin e tyre nuk e di si do të jetë. Besoj se jam bashkë me Fatmirin, do të jem bashkë me të, sigurisht nuk do të mungojnë fitoret nëse ne angazhohemi dhe nëse e kemi mbështetjen e qytetarëve. Besoj shumë në mbështetjen e qytetarëve të Malishevës por edhe më gjerë”, ka pohuar Begaj.

Ai ka thënë se me ardhjen e tij në krye të komunës ka ndryshuar edhe mënyra e të vepruarit dhe udhëheqjes.

Borchardt: 400,000 euro në Fondin për Veriun

0

BerndBorchardt-EULEXShefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka thënë se, deri më tash, në Fondin për Veriun e Kosovës janë mbledhur rreth 400,000 euro.

Në një deklaratë për radion “Kontakt plus” në Mitrovicë, ai ka kujtuar se doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët e policisë kufitare janë të pranishëm në pikëkalimet kufitare në veri.

“Përveç kësaj ka edhe video mbikëqyrëse, përmes të cilave përcillet se çfarë ndodh në këto vendkalime”, ka thënë Borchardt, duke komentuar dyshimet që kanë ngritur disa kryetarë të komunave veriore, se paratë për Fondin e Veriut përfunduojnë diku tjetër.

Fondi për zhvillimin e veriut është formuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aty derdhen të ardhurat që mblidhen nga mallrat, të cilat hyjnë nga pjesa qendrore e Serbisë në veri të Kosovës, përmes vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Liderët i ikin “mejdanit” zgjedhor

0

HashimThaci-IsaMustafaLiderët e partive politike nuk po kanë guxim të dalin në “mejdan” zgjedhor, për të kandiduar bashkë me anëtarët e tjerë të partisë që drejtojnë, por po vazhdojnë të fshihen pas elektoratit.

Duke pranuar që secila votë t’i shkojë liderit, sipas ekspertëve zgjedhor dhe analistëve politikë, liderët po e mbysin demokracinë për ta akomoduar veten.Anëtarët e partive politike, si rëndomtë thonë se nuk është shkelje demokratike nëse secila votë i shkon liderit, sepse sipas tyre, edhe ashtu kryetari i partisë është bartës i një koncepti politik dhe zgjedhor.

Halit Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se votat e partisë që t’i shkojnë liderit është edhe demokratike edhe lehtësim për procesin e votimit,shkruan Zeri.

Sot zyrtarizohet partia e Jakupit dhe Fatmirit

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Deputeti Fatmir Limaj dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi sot në orën 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë do ta zyrtarizojnë subjektin e tyre politik, të quatjur “NISMA PËR KOSOVËN”.

Subjektit të Limajt e Krasniqit pritet t’i bashkohen personalitete nga të gjitha partitë politike.

Themelimi i këtij subjekti politik nga Limaj dhe Krasniqi ka ardhur si rezultat i paknaqësive të shprehura ndaj zhvillimeve disavjeçare brenda PDK-së.

Rriten “pagat ekstra” në ministritë e Rexhepit dhe Çitakut

0

bajram rexhepi dhe vlora citakuMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do t’i gëzojnë vartësit e tyre më shumë sesa vetë kryeministri, Hashim Thaçi. Derisa ky i fundit pritet t’i rrisë pagat e punonjësve të sektorit publik për 20%, ministrat Çitaku e Rexhepi kanë arritur të sigurojnë ekstra paga për një pjesë të stafit të tyre që konsiderohen ‘tru deficitar’.

Ministri i Administratës Publike e ka prezantuar të enjten në mbledhjen e Kabinetit Qeveritar propozimin e Komisionit për Fondin për Kuadro për disa ndryshime të linjave buxhetore nëpër ministri, për t’ua mundësuar resorëve të Rexhepit dhe Çitakut rritjen e shumës për Fondin për Kuadro.

Siç ka sqaruar ministri Yagcilar, pajtueshmëria për ndryshimet në Fondin për Kuadro është arritur në takimin e datës 19 shkurt 2014. “Si rezultat i këtij takimi, Komisioni i Fondit për Kuadro u pajtua që të propozohet për në mbledhjen e Qeverisë plotësim-ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 11/79 i datës 20.06.2012 që ka të bëjë me shpërndarjen e mjeteve financiare në ministritë përfituese të ndryshohet dhe plotësohet si në vijim: Shuma e ndarë për Ministrinë e Financave prej 225 mijë euro të ulet në shumën prej 220 mijë euro. Gjithashtu shuma e ndarë prej 25 mijë euro për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të fshihet në tërësi”, thuhet në propozimin e Yagcilar që e ka siguruar Tribuna

Sigurimi i bëri gati dosjen, Enveri refuzoi miratimin e ndjekjes penale të Kadaresë

0

81457Cili ishte qëndrimi i udhëheqjes komuniste ndaj Ismail Kadaresë? Kjo është një ndër pyetjet më të mëdha që shtrohet sa herë që flitet për raportet e shk-rimtarëve me regjimin. Në librin e tij me kujtime, ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen se Kadare, prej kohësh ndiqej nga Sigurimi i shtetit. Por, ai shton se vlerësohej, se kishte ardhur momenti dhe ishte e nevojshme që Ismaili, si personi me ndikim të madh në opinionin shoqëror në Shqipëri dhe i njohur në botë, duhej të goditej dhe të dënohej si armik i Partisë dhe shtetit të diktaturës së proletariatit, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve armiqësore në veprat e tij.

“Kur shembeshin themelet”, titullohet libri i botuar nga “Onufri”, ku hidhet dritë mbi disa prej momenteve më të rëndësishme të perandorisë komuniste në rënie. Nga ana tjetër, ai tregon edhe ko-njukturat mes udhëheqësve komunistë. Parë në këtë prizëm, Lame vëren se Ramiz Alia mbrohej nga Nexhmije Hoxha dhe më tej argumenton pse nuk mund të arrestohej Kadare. Këtu përmend faktin se ai njihej jashtë Shqipërisë dhe se arrestimi i tij, me shumë gjasa do të shkaktonte trazira, pasi nuk do të pritej mirë nga opinioni publik. Në fillim, Lame tregon se si u morën nga shtëpia e shkrimtarit do-kumentet që ai pat lënë aty, kur u nis drejt Francës.

Marrja e dorëshkrimeve me mirëkuptimin e të afërmve dhe duke organizuar një procedurë ekstra. Në këto kushte, organizova një procedurë të veçantë në formën e një veprimi publik. U interesova vetë posaçërisht, që hetuesit nga Hetuesia e Përgjithshme, nën drejtimin e drejtorit Petrit Serjani, në prani të prokurorit të rrethit, Sinan Baboçi, kryetarit të Hetuesisë rrethit, Riza Xhixho, si dhe të përfaqësuesve të pushtetit në lagje, pasi të vihet në dijeni dhe të merret miratimi i paraprak i familjarëve të shkohet në shtëpinë e Kadaresë. Në rast se do të kishte mundësi, të bisedohej më parë me telefon me Kadarenë, nga vetë e motra e tij.

Kështu u veprua. Porosita që: “Motra e Ismailit, e cila ndodhej në shtëpi, të vihej në dijeni, se është porosi që dokumentet dhe shkrimet personale, të merren sipas kërkesës së vetë Kadaresë, në një letër të dërguar Ramiz Alisë. Ato do të çohen për t’u ruajtur në Arkivin e Shtetit, për t’u ad-ministruar si dokumente me rëndësi, të njerëzve të shquar të popullit shqiptar”.

Kështu u veprua nga të dërguarit prej meje në shtëpinë e Kadaresë. Dokumentet me dorëshkrime u dhanë me dëshirë dhe pa rezerva nga vetë e motra e Kadaresë.

Vura në dijeni Ramiz Alinë për masat e marra, duke i dërguar një informacion me shkrim. Nuk pati reagim dhe as përgjigje vlerësuese apo kritikë.
Informimi me shkrim pati si qëllim, në fakt, që të dokumentohej ky urdhër që jepej me gojë dhe nuk ishte bërë zyrtarisht me shkrim, për të mos lënë provë për të ardhmen, për qëndrimin e mbajtur në atë kohë, ndaj një problemi të rëndësishëm politik të kërkesës për azil politik dhe të reagimit shtetëror.

KADARE I LIDHUR ME SHEHUN
Ismail Kadare ka qenë në ndjekje nga Sigurimi I Shtetit dhe është kërkuar përfshirja në grupin armiqësor të liberalizmit dhe u përsërit edhe në komplotin e fundit të Mehmet Shehut.
Qëndrimi për zbatimin e ligjit nuk ishte një urdhër i dhënë për një problem ligjor, por për një problem politik. Ai do të aktualizonte edhe problemet e diskutuara në rreth të ngushtë në të kaluarën për Kadarenë.

Me rastin e hetimit të personave të akuzuar, arrestuar dhe dënuar si armiq të Partisë së Punës, për qëndrimin armiqësor me pikëpamjet dhe veprimet borgjeze të liberalizimit të Partisë dhe shtetit, si të Fadil Paçramit dhe të Todi Lubonjës, ndërmjet disa intelektualëve të dyshuar për pikëpamjet e tyre është diskutuar edhe për Ismail Kadarenë.

Në Byronë Politike dhe në Sekretariatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë është diskutuar edhe propozimi i bërë nga Sigurimi i Shtetit, me anë të ministrit të Punëve të Brendshme, që ishte edhe anëtar i Byrosë Politike, për goditjen e Ismailit për idetë e tij në veprat letrare, me pikëpamje liberale armiqësore për Partinë e Punës. Enver Hoxha nuk ka qenë dakord që Ismail Kadare të ndiqej penalisht dhe të përfshihej në grupin armiqësor të liberalizimit.

Në atë kohë, në Byronë Politike dhe sekretariat është kritikuar edhe Ramiz Alia, i cili drejtonte propagandën dhe arsimin si sekretar i ngarkuar me ideologjinë. Nexhmije Hoxha e ka vlerësuar besnikërinë e rolin e Ramizit dhe ndaj tij është mjaftuar masa me një vërejtje.

Lidhja që Ismail Kadare kishte me familjen e Mehmet Shehut dhe fëmijët e tij, vlerësohej si një drejtim tjetër i shtrirjes së veprimtarisë armiqësore edhe në fushën e artit e të kulturës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara. Komploti kundër Partisë dhe shtetit mendohej se do të dilte më i plotë, po të vërtetohej edhe shtrirja në ideologji.

Për këtë u shtrua edhe detyra për studimin e të dhënave dhe provave në ngarkim të Kadaresë. Vlerësohej se kishte ardhur momenti dhe ishte e nevojshme që Ismaili, si personi me ndikim të madh në opinionin shoqëror në Shqipëri dhe i njohur në botë, duhej të goditej dhe të dënohej si armik i Partisë dhe shtetit të diktaturës së proletariatit, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve armiqësore në veprat e tij.

PSE NUK MUND TË ARRESTOHEJ KADARE
Versioni për arrestimin e Kadaresë për veprimtari armiqësore dhe përfshirjen në komplot nuk mund të realizohej: Ismail Kadare ishte një figurë e shquar e letërsisë shqiptare dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare.

Arrestimi i tij nuk do të gjente përkrahje në popull dhe në botën e jashtme. Do të kishte reagime me pasoja të mëdha, që do të dëmtonin më shumë politikën kundër veprimtarisë armiqësore. Kjo do të forconte bindjen në opinionin publik, se grupet armiqësore ishin manipulime politike dhe të drejtësisë.
Komploti i fundit me në krye Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Feçor Shehun etj., do të vihej më shumë nën kritikën e brendshme dhe të jashtme, do të shtoheshin më shumë dyshimet dhe do të bëheshin më të qarta në popull dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, falsiteti i propagandës partiake për improvizimin me prova dhe akuza të manipuluara dhe të falsifikuara të komplotit. Deklarimi zyrtar, se ky komplot ishte më i madhi dhe më i rrezikshmi, do të kthehej në akuzë për udhëheqjen.

Populli do të kuptonte se ai ishte inskenuar për të fshehur qëllimet e vërteta politike që po zbatoheshin në mënyrë të organizuar nga udhëheqja e Partisë, që të arriheshin masat për eliminimin e kundërshtarëve politikë, zhdukjen e personave më të rëndësishëm që mund të dëshmonin në të ardhmen për sekrete shtetërore ku vërtetohej përgjegjësia direkte e Enver Hoxhës, si dhe garantimin e kalimit të pushtetit tek Ramiz Alia, pas vdekjes së Hoxhës.

NË KËRKIM TË PROVAVE
Dokumentet agjenturore dhe hetimore me provat për kërkesën për arrestimin e Ismail Kadaresë. Në bazë të kritereve të ligjit për administrimin e doku-menteve zyrtare dhe arshivimin, të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të Rregullores së Administrimit të Doku-menteve Zyrtare të Partisë së Punës, përcak-tohej procedura e dër-gimit, marrjes, admi-nistrimit, njohjes, përdo-rimit dhe arkivimit.

Në bazë të këtyre rregullave ligjore dhe rregullave të brendshme në Komitetin Qendror të PPSH, dokumentet që i adresoheshin udhëheqjes, protokolloheshin në sekretari dhe i paraqiteshin për ta njohur direkt personi që i adresohej. Pasi e lexonte, ai dokumentonte njohjen me dokumentin me anë të shënimit që vendoste në pjesën e sipërme të dokumentit dhe e firmoste. Pas njohjes, dokumenti kthehej përsëri në arkiv. Në bazë të porosive të dhëna, merreshin masat përkatëse për t’i zbatuar.

Dokumentet e klasifikuara “sekret” ose “tepër sekret” që dërgoheshin nga Sigurimi i Shtetit, materiale të rëndësishme agjen-turore, të zbulimit të brendshëm dhe të jashtëm, radiograme, etj., që përgatiteshin nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, që hartoheshin vetëm në një ekzemplar dhe kërkohej të ruhej me rreptësi sekreti i përmbajtjes së tyre, paraqiteshin në udhëheqje, që nënkuptonte vetëm sekretarin e parë të Komitetit Qendror dhe me porosi të tij, sekretarit për organet e diktaturës (rendit), duke ia dhënë personalisht atij dorazi nga ministri ose zëvendësministri, ose shifranti. Këto dokumente mbeteshin në arkivën e organit që i kishte dërguar. Ndalohej njohja e këtyre do-kumenteve nga persona të tjerë.

Procedura e administrimit dhe arkivimit të dokumenteve të punës agjenturore dhe të hetimeve me shumë rëndësi si për grupet komplotiste, ishte edhe më e rreptë. Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH jepte porosi me gojë dhe kërkonte përgjigje po me gojë vetëm nga ministri i Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme nuk linte shënime me shkrim.

Në raste tepër të veçanta, kur vetë sekretari i parë i KQ të PPSH jepte porosi dhe kërkonte përgjigje me shkrim ose dokumentin përkatës, siç ishin implikimet për veprimtari armiqësore, paraqitej dokumenti dhe ai shkruante porositë përkatëse.

Vetëm në raste shumë të veçanta, si për të dhëna dhe implikime me shumë rëndësi, si procesverbali i pyetjes së Llambi Ziçishtit, paraqitej dorazi dokumenti dhe vihej shënimi përkatës, siç është vepruar konkretisht.

Në janar të vitit 1990, Ramiz Alia filloi të kthejë mbrapsht në organin që i kishte dërguar të gjitha materialet “sekrete” dhe “tepër sekrete”, duke vënë vetëm firmën e tij.

Në bazë të kësaj praktike, Ramiz Alia është njohur me këtë procesverbal, ka vënë shënimin dhe e ka nënshkruar. Në pjesën e sipërme të dokumentit majtas, lexohet shkrimi me shënimin dhe firmën e Ramiz Alisë: (Sh. Zylyftar. Në ruajtje. Firma).
Rëndësia e këtij procesverbali dhe shënimi dokumenton:

– Pyetja e të pandehurit Llambi Ziçishti dhe evidentimi me shkrimin e tij ka pasur si qëllim që të përdorej si provë e rëndësishme ligjore.
– Përmbajtja është shkruar sipas porosisë së dhënë nga vetë udhëheqja.
– Shënimi i adresohet zëvendës-ministrit Zylyftar Ramizi, i cili kishte në drejtim edhe Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Kjo nënkupton masat e mëtejshme që duhet të merreshin nga Sigurimi i Shtetit, për të gjetur dhe administruar të dhëna dhe prova të tjera, për realizimin e goditjes së planifikuar në masat operative agjenturore.
– Fjala “Në ruajtje” nënkupton depozitimin dhe përdorimin në kohën e përshtatshme të kësaj prove ligjore.

Jericho po kthehet

0

Jericho-Florent-Boshnjaku-660x400Jericho, të cilët kanë bërë një performancë të shkëlqyer në koncertin e mbajtur në Prishtinë në ditën e Pavarësisë, tani iu janë përveshur punës.

Ata po punojnë në një këngë të re dhe për këtë kanë zgjedhur kompaninë e re Elephant të kompozitorit Florent Boshnjaku.

Është bërë kohë që kur grupi nuk ka ardhur me diçka të re, dhe edhe pse titulli nuk është bërë i ditur, kjo pritet të jetë një këngë e veçantë.

Jo që këngët tjera nuk i kanë pasur të veçanta, si në tekste ashtu edhe në muzikë, pasi Jericho njihen si të tillë, si grup që ka sjellur një frymë të re roku në mbarë Shqiptarinë.

Dhuna e ekstremistëve serbë, problem kryesor

0

Departamenti-i-ShtetitProblemi më i rëndësishëm i të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2013, është përqendruar në përpjekjet e ekstremistëve serbë për të bllokuar normalizimin, përfshirë vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit dhe kufizimet e të drejtave themelore, të tilla si liria e lëvizjes së personave dhe mallrave, thuhet në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut më 2013.

Sipas raportit, ekstremistët dhe elementet kriminale kanë përodrur dhunën dhe frikësimin kundër kundërshtarëve të brendshëm dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it në muajin shtator, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Gjatë zgjedhjeve komunale të nëntorit, sulmuesit kanë hyrë dhe kanë rrënuar tre qendra votimi në veri, duke e bërë të domosdoshëm rivotimin dy javë më vonë”, thuhet në raport.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar si shqetësim të dytë dhunën dhe diskriminimin shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarëve të komunitetit lesbike, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT).

Raporti thekson se problemet e tjera me të drejtat e njeriut kanë përfshirë keqtrajtimin e raportuar policor të të burgosurve, dhunën në mes të burgosurve, korrupsionin dhe favorizimin në burgje, paraburgimin e gjatë dhe mungesën e efikasitetit gjyqësor, frikësimet e mediave nga zyrtarët publikë dhe elementet kriminale, kufizimet në liritë fetare, përparimin e kufizuar në kthimin e të zhvendosurve, korrupsionin qeveritar dhe retorikën antisemitike.

Raporti citon organizata dhe OJQ ndërkombëtare të kenë thënë se korrupsioni mbetet problem serioz. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kanë kontribuuar problemit, vlerëson raporti.

“Në shtator, Zyra e Prokurorit ka njoftuar se ka trajtuar 2,307 raste të korrupsionit, përfshirë zyrtarë publikë, në mes të janarit 2012 dhe shtatorit 2013. Gjykatat kanë dënuar 187 individë me burgim”, kujton raporti i DASH’it.

Ai thekson se kushtetuta dhe ligjet e Kosovës sigurojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit, thotë se qeveria përgjithësisht i ka respektuar këto të drejta, por vë në pah se zyrtarë individualë, politikanë dhe biznesmenë kanë bërë përpjekje të trembin përfaqësuesit e mediave.

“Mediat po ashtu kanë hasur në vështirësi në marrjen e informacioneve nga institucionet qeveritare dhe publike. Këto janë shoqëruar edhe me dështimin e qeverisë për të emëruar një zëdhënës qysh në vitin 2010”, thuhet në raport.

I njëjti thekson se pakicat etnike, të cilat përfshijnë serbët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, turqit, boshnjakët, goranët, kroatët dhe malazezët, janë përballur me nivele të ndryshme të diskriminimit institucional dhe shoqëror, në fushat si: punësimi, arsimi, shërbimet sociale, përdorimi i gjuhës, liria e lëvizjes e të tjera, raporton Radio Evropa e Lirë.