Në Prizren, 200 nxënës janë prekur nga ”Parotiti”

Gjimnazi Gjon BuzukuRreth 200 nxënës të komunës së Prizrenit, janë prekur nga “Parotiti”. Mjeku infektolog, Behran Karanezi thotë se rastet e para janë paraqitur në nëntorin e vitit të shkuar, kurse tashmë ajo ka kaluar në epidemi pasi janë prekur të gjitha shkollat, si dhe në disa familje prizrenase. Sëmundja ka ardhur si pasojë e mos vaksinimit.

Nga rreth 200 nxënës sa janë të infektuar me sëmundjen e “Parotitit”, 21 prej tyre janë të shtrirë në repartin e infektologjisë në Prizren, për trajtim të mëtejshëm.

Shefi i këtij reparti, Behran Karanezi thotë se në dy muajt e fundit ka pas një fluks të madh të të infektuarve, por thekson se gjendja shëndetësore është nën kontrollë. Karanezi thotë se sëmundja është endemike dhe paraqitet zakonisht në këtë stinë, ndërsa pohon se më të rrëzikuarit janë personat që nuk janë vaksionuar, sipas kalendarit të vaksinimit.

Nxënësit e shtrirë në Repartin e infektologjisë, në Prizren, të cilët edhe po mjekohen flasin për simptomat e sëmundjes. Kjo sëmundje është virale dhe ngjitëse e cila përhapet më shumë nga spërkatjet e pështymës dhe përcillet me temperatura të larta.

Ndërkohë i shqetësuar me gjendjen shëndetësore të nxënësve është edhe Drejtori komunal i Arsimit, Nexhat Çoçaj. Ai thotë se sëmundja e cila është shfaqur në nëntorin e vitit të kaluar në shkollën fillore “Zenun Çoçaj “ të Hasit, tashmë ka përfshirë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme përfshirë edhe gjimnazin gjerman “Loyola” ,transmeton RTK.

Ai tha se ditëve në vijim do të kenë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e shëndetit publik me qëllim të marrjes së masave tjera për parandalimin e “Parotitit”.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit