Ukë Rugova dyshohet se futi telefon në burg

uk rugovaUkë Rugova ka provuar të vazhdojë kotrabandimin edhe në qelinë e paraburgimit
Ukë Rugova nuk heq dorë nga kontrabanda. Ka provuar që edhe në burgun e Lipjanit të kryejë vepër të tillë. Por është zënë nga gardianët në tentativë për të futur një telefon në qelinë e paraburgimit – shkruan Koha Ditore.

Pesë ditë pas arrestimit nga policia e EULEX-it, nën dyshimin se drejton një grup kriminal që merrej me kontrabandë me emigrantë, deputeti i Kuvendit të Kosovës dyshohet se ka provuar të fusë një telefon të mençur në paraburgim.

Telefoni në burgje është ndaluar, me rregullat e brendshme. Kualifikohet si vepër penale e kontrabandës me mallra.

Gjetja e telefonit në dhomën e Ukë Rugovës është përdorur si argument shtesë në Gjykatën e Apelit që të dyshuaritër kontrabandë me emigrantë, krim të organizuar, falsifikim e vepra të tjera, të mos ia heqë masën e paraburgimit. Masë e vetme e domosdoshme për të është konsideruar paraburgimi.

“Nga informacioni dhënë në prokurori nga policia, autoritetet e Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Lipjan, më 10 shkurt 2014, zbuluan një telefon celular, i cili ishte paracaktuar të kontrrabandohej në qelinë e burgut të Ukë Rugovës”, ka thënë prokurori special Allen Cansick.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit