13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8726

Kurti: Kosova ka mungesë sovraniteti

0

AlbinKurti-Strasburg me studentKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti në takim një delegacion i përbërë nga profesorë dhe studentë të Universitetit të Strasburgut.

Gjatë takimit, sipas një kumtese të VV-së, Kurti i njoftoi profesorët dhe studentët për aktivitetet dhe punën e Lëvizjes Vetëvendosje, strukturën e saj organizative, metodat me të cilat vepron duke vënë në theks te moskufizimi i demokracisë vetëm te demokracia përfaqësuese.

Duke folur në këtë takim Kurti tha se Kosova ka mungesë të sovranitetit për shtetin, mungesë të prodhimit për ekonominë dhe zbërtheu shkaqet strukturore të korrupsionit të lartë që kanë penguar zhvillimin dhe drejtësinë në Kosovë.

Kurti iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve për dialogun Kosovë-Serbi dhe pasojat e tij, për mungesën e sundimit të ligjit dhe mënyrën e integrimit të pakicës serbe në shoqëri, si dhe për sfidat drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjini: Deputetët po hezitojnë t’ia shkurtojnë mandatin vetes

0

KuvendiKosoves5-27Të enjten dhe të premten do të dihet nëse është nënshkruar ose jo mocioni i mosbesimit, i inicuar nga AAK-ja. Kështu ka bërë me dije sot shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Ardian Gjini, i cili tha se disa deputetë të Kuvendit janë duke hezituar që t`ia shkurtojnë mandatin vetës, prandaj nuk po e nënshkruajnë mocionin.

”Nëse nuk e arrijmë numrin e duhur nuk do të procedojmë me mocion nuk ka çfarë të ndodh tjetër. Ka metoda të ndryshme për shpërbërjen e kuvendit. Nuk është mocioni i mosbesimit për qeverinë. Eshtë edhe një vendim vet i kuvendit. Po e them edhe një herë disponimin që e kanë disa deputet është që të vazhdojnë të paguhen dhe mos ta shkarkojnë vetveten mirëpo do të ketë ngjarje që do ta determinojnë”,tha Gjini për RTK.

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e AAK-së, edhe pse mendojnë se kjo qeveri nuk ka punuar mirë asnjëherë.

”Për çdo çështje që ka të bëjnë me zgjedhjet ne i debatojmë në Këshillin e Përgjithshëm edhe për koalicione. PDK është e fundit. Nëse LDK-ja nuk ka asnjë zgjidhje atëherë veç nëse mbështetemi për muri sepse PDK-ja nuk është alternativë e bashkëqeverisjes me LDK-në. Dhe unë jam ndër ata që nuk jam dakord. Besoj se LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet dhe pasi t’i fitoj zgjedhjet vendos për partner të koalicionit”, tha Beqiri.

Edhe Visar Ymeri, ka theksuar se `Vetëvendosje` nuk do ta nënshkruaj një mocion të tillë.

”Vetëvendosja po të mos kishte dashur nuk e kishte nisur iniciativën në vitin 2011. VV-ja mendoj se në këtë drejtim ka qenë e para dhe e vendosur por nuk ka gjetur rrugën e njëjtë te partitë e tjera opozitare, për ta nënshkruar një opsion të tillë”, tha Ymeri.

E ndërkaq, Adem Grabovci i PDK-së, thotë se Partia Demokratike nuk i frikësohet mocionit dhe se sipas tij, PDK-ja sërish do të dal partia e parë fituese.

”PDK nuk është udhëhequr nga politika e përjashtimit të askujt jemi të përcaktuar të bashkëveprojmë me të gjitha partitë politike cila i jep ofertë dhe bashkëpunim më të mirë, do të jenë të gatshëm të bashkë qeverisim me të”, pohon Grabovci.

AAK-ja, javën e kaluar ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë. Thuhet se nisma deri tash është nënshkruar nga deputetët e Aleancës dhe disa deputetë të pavarur në Kuvend.

Pas qershorit LDK-ja e braktis Kuvendin

0

ArbenGashi-LDKDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se deputetët e partisë së tij do ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës në rast se vendi nuk shkon në zgjedhje deri në qershor të këtij viti.

“LDK-ja duhet të braktisë Parlamentin në rast se zgjedhjet nuk mbahen në qershor”, ka shkruar Arben Gashi në profilin e tij në Facebook.

PDK-ja nuk ia kërkon dorëheqjen Krasniqit

0

AdemGrabovci6-05Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka ndërmend që të kërkojë nga Jakup Krasniqi që ta lë postin e kryeparlamentarit, edhe nëse ai e zyrtarizon partinë e re bashkë me Fatmir Limajn.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar nga kryeparlamentari Krasniqi që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk kemi ndonjë arsye për të kërkuar dorëheqjen, nuk e kemi pasur pikë të diskutimit këtë çështje. Mund të them se gjithçka është duke shkuar sipas planit”, ka thënë Grabovci, shkruan Epoka e re, derisa i është përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth largimit të mundshëm të disa deputetëve të PDK-së në drejtim të partisë së re të Limajt dhe Krasniqit, që pritet të themelohet brenda kësaj jave.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion se dikush nga deputetët e PDK-së mund të kalojnë në partinë e re të Limajt.

Borchardt: Nuk kemi listë për arrestimin e 5 mijë serbëve

0

BerndBorchardt-EULEXShefi i EULEX, Bernd Borchardt mohuar sot se ka ndonjë listë me emrat e pesëmijë serbëve që duhet arrestuar.

“Unë mund të them kategorikisht se një listë e tillë nuk ekziston”, tha ai për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Duke komentuar disa nga akuzat sipas të cilave arrestimi i Oliver Ivanovic u bë për të krijuar një ekuilibër me të arrestuar shqiptarët, Borchardt tha se EULEX-i nuk ka statistika mbi përkatësinë etnike të personave të dënuar ose liruar.

”Pse duhet të arrestohej Ivanovic në qoftë se ne duam një ekuilibër, pse atë? Edhe shumë shqiptarë besonin se Ivanovic ishte një politikan i moderuar, pra, kjo nuk ka kuptim”, tha Borchardt.

Rugova: Nuk bëjmë qeveri me PDK-në

0

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka theksuar se nuk do të ishte mirë nëse pas zgjedhjeve nacionale LDK-ja do të hynte në koalicion me PDK-në, për shkak të dështimeve të PDK-së, që kur ka filluar ta udhëheq ekzekutivin e vendit.

Rugova tha për Telegrafin se LDK-ja është duke u angazhuar që në zgjedhjet nacionale të dalë partia më e madhe në vend.

“Për mua, për kryesinë e partisë dhe për anëtarësinë e gjerë do të ishte e papranueshme hyrja në koalicion me një parti, e cila në historinë e saj të udhëheqjes me qeverinë kosovare, ka dështuar”, ka thënë Rugova, për Telegrafin.

Njëri nga figurat kryesore të LDK-së, Lutfi Haziri, kishte deklaruar për media se nuk e sheh të arsyeshme koalicionin e mundshëm të partisë së tij me PDK-së, për shkak që sipas tij, partia në pushtet nuk ka çfarë ti jap vendit.

“Nëse i japim dimension të integrimit kombëtar, LDK-së i konvenon koalicioni me Vetëvendosjen, për shkak të përputhjeve të planprogrameve”, ka thënë Haziri.

“Vorbulla” hap sezonin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar

0

vorbullaTeatri Kombëtar i Kosovës është gati për premierën e parë për këtë vit. “Vorbulla” titullohet shfaqja që artikulon krizën e raporteve të një familjeje shqiptare në prag të luftës së vitit 1999, të një familje e cila, e ndodhur para ankthit të fatit të vajzës së tyre, e përçarë nga dhembja dhe pasiguria ballafaqohet me krizën e shpërbërjes.

Rreth 22 mijë euro i ka kushtuar TKK-së, shfaqja që zgjatë 1 orë e 15 minuta, e në të cilën rolet i portretizojnë aktorët Ismet Azemi, Aurita Agushi, Afrim Kasapolli dhe Agim Selimi.

Detajet janë bërë me dije në një konferencë për media që është mbajtur të hënën në mesditë në TKK, një ditë para premierës. Aty është folur edhe për rrëfimin e shfaqjes.

Të pushtuar nga ankthi i të papriturës lidhur me fatin e vijës së tyre, e cila zhduket pa gjurmë, Sokol Gruda (Ismet Azemi) dhe Drita (Aurita Agushi) si bashkëshortë pushtohen nga ankthi i fajita dhe shfajësimi dhe duke u ballafaquar me ashpërsinë e situatës së tyre të tashme familjare e ekzistenciale, ata e ballafaqojnë njëri – tjetrin dhe vetveten me të kaluarën e tyre dhe me mungesën e vizionit për të ardhmen,transmeton Koha net.
Të vërtetat e dhembshme të jetës së tyre, atë hendek dhe përplasje të përhershme në jetën e tyre, të heshtur të zbutur, në një situatë të skajshme ekzistenciale, i nxjerrin në gjithë vrazhdësitë e tyre.

Kësaj situate i kontribuon edhe Agroni (Afrim Kasapolli), psikiatri e miku i familjes, i cili e artikulon të vërtetën për vetveten dhe të vërtetën për miqtë e tij e për të gjithë, për rëniet dhe ngritjet, për dështimet dhe krizën e mashtrimit e të vetëmashtrimit, për vorbullën, në kthetrat e së cilës përpëliten.

Brodi i Shtërpcës, pa mjek

0

mjekFshati Brod i komunës së Shtërpcës, që ka mbi 300 shtëpi, tash sa muaj nuk ka mjek. Zyrtarët komunal thonë se po punojnë që ta zgjidhin këtë problem. Sipas drejtorit të shëndetësisë Sabri Murseli, është hapur konkursi dhe së shpejti banorët e këtij fshati do të kenë mjekun e tyre.Që nga fundi i tetorit të vitit të kaluar, fshati Brod i komunës së Shtërpcës, ka ngelur pa mjek. Mjeku që kishin më parë, ka shkuar në specializim në Prishtinë. Tani banorëve të fshatit Brod, po i shërben Katër orë në ditë , mjeku i fshatit Drajkovc. Banorët thonë se, për rastet urgjente, kërkojnë ndihmë mjekësore në Ferizaj.

Drejtori i drejtorisë së shëndetësisë, Sabri Murseli, thotë se kështu e ka gjetur gjendjen në këtë fshat. Ai tha se, po punohet që të bëhet një zgjidhje afatgjate për Brodin, shkruan rtk.

Mjeku i Drajkovcit, punon në këtë fshat nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 14:00, ndërsa puna në Brod fillon nga ora 15:00 deri në orën 19:00. Përveç banorëve të Brodit, ndihmë mjekësore në këtë ambulancë, për katër orë punë, sa është mjeku aty, kërkojnë edhe banorët e Ferajës.

Poezi për Fatmir Limajn, ‘Lider lind’

0

Fatmir LimajNjerëzit nganjëherë janë të çuditshëm kur adhurojnë ndonjë lider, politikanë, apo njeri të artit. Ata, në raste të caktuara, iu kushtojnë atyre edhe poezi e këngë. Kështu ka ndodhur edhe me Visar Zogun, i cili i ka kushtuar…

Njerëzit nganjëherë janë të çuditshëm kur adhurojnë ndonjë lider, politikanë, apo njeri të artit. Ata, në raste të caktuara, iu kushtojnë atyre edhe poezi e këngë.

Kështu ka ndodhur edhe me Visar Zogun, i cili i ka kushtuar një poezi Fatmir Limajt, ish-deputetit të PDK’së që pritet që këto ditë ta formojë partinë e tij politike.

Duket se edhe liderëve, në këtë rast, Fatmir Limajt iu pëlqen pozitë dhe adhurimi që kanë njerëzit për të. Kështu, Limaj ka postuar në profilin e tij në Facebook poezinë e Zogut me titull “Lidet lind”.

“Të nderuar miq, Me kërkesë të z.Visar Zogut po e postoj këtë poezi të shkruar nga ai. E falënderoj z.Zogu për vargjet e shkruara”, shkruan Limaj.

LIDER LIND!

Me solle lajmin se shpresa, po zgjohet nga vdekja

Pika gezimi, rinon ne shpirtat e djaleris se neperkembur

Me zgjimin tend jam par ne krismen e 98-es

Fat i mire lind….!

Zgjohu nga kujtesa e furishme i dashuri i drejtesis

Ofsham e nje rruge te gjate…Betejash!

Viktim e tradheties se miqve te vjeter

Bashkona siq na bashkove

Ne komventen me emrin Jete…

I lindur per Beteja…kerkoje zgjimin tend.

LIDER LIND!

Visar Zogu,

Me 23,02,2014 Prishtine

Kushtuar Fatmir Limaj

Edhe parlamentarët kundër Tribunalit për UÇK-në

0

KuvendiKosoves5-27Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket Tribunalit ndërkombëtar për krime lufte të kryera në Kosovë.
“Te ne nuk ka ardhur asgjë. Me mua nuk ka biseduar askush për këtë çështje. Në Kuvend nuk ka ardhur asgjë zyrtarisht. Unë nuk kam asnjë arsye të merrem me këtë çështje, meqë zyrtarisht nuk e kam asnjë informacion”, ka thënë Krasniqi, raporton KTV.

As Ardian Gjini nuk di më shumë për këtë punë. Thotë se nuk ka marrë asgjë deri tash me shkrim.

Ndërkohë Visar Ymeri nga Vetëvendosje thotë se duhet të dihet qartë nëse ky tribunal krijohet vetëm për luftën e UÇK-së, atëherë është e papranueshme, nga se, sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare dhe Kosova duhet ta mbrojë atë.

“Është një lloj shkelje dhe imponimi nga jashtë. Nëse këto janë parimet themeluese të këtij organi, atëherë është i papranueshëm për ne”, ka thënë Ymeri, duke thënë se kjo do të shkonte në dëm të shtetësisë së Kosovës.