15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8727

Krasniqi nuk flet për dorëheqjen

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk ka bërë me dije nëse do të jap dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit, pas paralajmërimeve për themelimin e një partie të re.

Megjithatë, edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk kanë ndonjë arsye për ta kërkuar dorëheqjen e Krasniqit.

I pari i Kuvendit ka thënë se lidhur me dorëheqjen e tij do të njoftoj me kohë kur dëshiron ai. “Ky është vendim që varet nga unë dhe unë kam obligime edhe për zhvillimet politike edhe për deputetët që më kanë votuar në seancën kur është zgjedhur kryesia e Kuvendit. Unë ju informoj me kohë. Jo kur doni ju por kur dua unë”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Adem Grabovci nga PDK, ka thënë se nuk e kanë si pikë të diskutimit dorëheqjen e Krasniqit. “Nuk kemi ndonjë arsye për të kërkuar dorëheqjen, nuk e kemi pas pikë të diskutimit. Çdo gjë është duke shkuar në Kuvend sipas planit”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shtuar se PDK-ja nuk frikohet për mocionin e mosbesimit të qeverisë. Grabofci shtoi se PDK sërish do të dalë fituese dhe e ka bërë të qartë se do të bëjë koalicion me secilën parti që do t’i jap ofertën më të mirë dhe më të qëndrueshme duke mos e përjashtuar as Vetëvendosjen.

“PDK nuk është udhëhequr nga politika e përjashtimit të askujt jemi të përcaktuar të bashkëveprojmë me të gjitha partitë politike cila i jep ofertë dhe bashkëpunim më të mirë, do të jenë të gatshëm të bashkë qeverisim me të”, ka pohuar Grabovci.

Ndërsa, Ardian Gjini, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se dita e enjte dhe premte do të jetë e rëndësishme për t’u ditur nëse është nënshkruar mocioni i mosbesimit, i iniciuar nga AAK-ja.

Gjini ka shtuar se disa deputet të Kuvendit janë duke hezituar që t’ia shkurtojnë mandatin vetes, prandaj nuk po e nënshkruajnë mocionin.

Sipas tij, nëse ky mocion nuk i merr nënshkrimet e duhura ka metoda të ndryshme për t’u shpërbërë kuvendi. Ai ka thënë se edhe nëse krijohet Partia e re e Krasniqit mund ta bëjë shpërbërjen e Kuvendit.

“Nëse nuk e arrijmë numrin e duhur nuk do të procedojmë me mocion nuk ka çfarë të ndodh tjetër. Ka metoda të ndryshme për shpërbërjen e kuvendit nuk është mocioni i mosbesimit për qeverinë është edhe një vendim vet i kuvendit. Po e them edhe një herë disponimin që e kanë disa deputet është që të vazhdojnë të paguhen dhe mos ta shkarkojnë vetveten mirëpo do të ketë ngjarje që do ta determinojnë”, ka thënë Gjini.

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e AAK-së, edhe pse ende mendojnë se kjo qeveri nuk ka punuar mirë asnjëherë.

Ai ka thënë se LDK nuk ka asnjë marrëveshje me Thaçin për bashkëqeverisje, duke thënë se PDK-ja do të mbetet opsioni i fundit i tyre për të bërë koalicion.

“Për çdo çështje që ka të bëjnë me zgjedhjet ne i debatojmë në Këshillin e Përgjithshëm edhe për koalicione. PDK është e fundit nëse LDK-ja nuk ka asnjë zgjidhje atëherë veç nëse mbështetemi për muri sepse PDK-ja nuk është alternativë e bashkëqeverisjes me LDK-në. Dhe unë jam ndër ata që nuk jam dakord. Besoj se LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet dhe pasi t’i fitoj zgjedhjet vendos për partner të koalicionit ”, ka shtuar Beqiri.

Edhe Visar Ymeri, kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së, ka theksuar se nuk do ta nënshkruajnë një mocion të tillë.

“Vetëvendosja po të mos kishte dashur nuk e kishte nisur iniciativën në vitin 2011. VV-ja mendoj se në këtë drejtim ka qenë e para dhe e vendosur por nuk ka gjetur rrugën e njëjtë te partitë e tjera opozitare për ta nënshkruar një opsion të tillë”, ka thënë Ymeri.
(KosovaPress)

Begaj, priti komandantin e jugut të KFOR-it, kolonelin Topalo?lu

0

kfor malishevvvKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, kolonelin Zorlu Topalo?lu.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimi e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe diskutuan rreth problemeve që ka komuna e Malishevës.

Begaj, falënderoi për vizitën, dhe u shpreh për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, në fushën e sigurisë dhe çështje tjera

”Ne si komunë kemi probleme, por brenga më e madhe për ne janë ethet hemorragjike, ngase tani kemi 5-së raste që fatmirësisht, janë vetëm të pickuar , por jo edhe të infektuar, dhe në këtë aspekt kërkoj bashkëpunimin dhe ndihmë më të madhe nga të gjithë, që të jemi sa më aktiv rreth parandalimit të sëmundjes me ethet hemorragjike” .

Po ashtu kryetari Begaj, e njoftoi ushtarakun , me rrjedhat e përgjithshme në Malishevë, si dhe me problemet me të cilat përballet komuna e Malishevës.

Nga ana tjetër, koloneli turk, Topalo?lu tha “ Ne jemi këtu që te ju dalim në ndihmë, në mënyrë që Kosova të i arrin qëllimet, mirëpo çështja kryesore është ajo e sigurisë, dhe që po arrin të jetë shumë e qetë dhe e sigurt”.
Begaj dhe koloneli Topalo?lu, u shprehen të gatshëm për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe në fusha tjera./PrizrenPress.com/

 

Qytetarët e Kosovës do të mund të marrin vizë amerikane brenda ditës

0

VizatQytetarët e Kosovës do të mund të marrin vizat për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të njëjtën ditë kur mbahet edhe intervista e tyre për tu pajisur me leje të udhëtimit. Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, përmes një komunikate për media njofton se ka ndryshuar procedurat në procesimin e vizave në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

Më parë nga banorët e Kosovës kërkohej që të kenë intervistën e tyre në ambasadën e SHBA-ve në Shkup në një ditë dhe, nëse kërkesa aprovohej, të kthehen ditën e nesërme të punës për të marrë vizën.

“Procesi i ri do t’iu mundësojë shumicës së banorëve që kualifikohen për vizë që të njëjtën ta marrin në të njëjtën ditë kur edhe janë intervistuar, edhe pse në ditët kur ka tepër shumë kërkesa nga disa aplikues ende mund të kërkohet që to vijnë prapë në ditën pasuese të punës.

Aplikuesit të cilëve u është aprovuar viza mund ta maksimizojnë gjasën për procesim po të njëjtën ditë nëse sigurohen që informatat në aplikacionin e tyre elektronik për vizë janë të plota dhe të sakta. Aplikuesit që bëjnë gabime në emrat e tyre, datat e lindjes, apo numrat e pasaportës, nuk do të kualifikohen për procesim po të njëjtën ditë”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij njoftimi, ndryshimet procedurale do të prekin vetëm banorët e Republikës së Kosovës dhe nuk do të ndikojnë në shërbimet që Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

“Për më shumë informata ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë: http://pristina.usembassy.gov/visas.html”, thuhet në fund të komunikatës.

EULEX: Garantuam sigurinë gjatë zgjedhjeve

0

EULEX-kosoveSipas vlerësimit fillestar nga terreni lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunës në pjesën veriore të Mitrovicës, të organizuara më 23 shkurt, të tre ofruesit e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës (PK) si reagues i parë, EULEX-in dhe KFOR-in si reagues të dytë dhe të tretë, i kanë përmbushur detyrat e veta në mënyrë profesionale dhe kanë kontribuar në sigurimin e një mjedisi të qetë gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kështu thuhet në një kumtesë të EULEX-it.

“Jam shumë e kënaqur që zgjedhjet për kryetar të komunës janë mbajtur në mënyrë të rregullt dhe pa incidente. Unë dua të theksoj profesionalizmin e PK-së, dhe të përsëris se bashkërendimi në mes të EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së ka qenë i shkëlqyeshëm”, tha Joelle Vachter, ushtruese e detyrës së shefit të Misionit EULEX.

Mustafa: Me Thaçin u pajtuam për datën e zgjedhjeve

0

Isa Mustafa LDKTakimi që u mbajt ditën e Shën Valentinit në mes të kreut të PDK-së, Hashim Thaci dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, u raportua se rezultoi me dicka të veçantë për të dy të lartpërmendurit, ndarjen e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare.

Mirëpo kreu i LDK-së, Mustafa ka reaguar duke thënë se e vetmja gjë për të cilën kanë arritur pajtim në parim më 14 shkurt ishte data e zgjedhjeve.

“Takimi ka qenë kryekëput për datën e zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë 8 qershori, apo më së largu 15 qershor. Kryeministri Thaçi është pajtuar në parim”, i ka thënë Zërit, Isa Mustafa. /Zëri/

Java e fatit politik për Ramadan Mujën

0

ramadan muja 333Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, këtë javë do të përballët me momentin më të vështirë të jetës së tij politike. Të enjten planifikohet që të shpallet aktgjykimi ndaj tij, dhe pesë drejtorëve të tjerë të Ekzekutivit të Prizrenit.
Muja dhe drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Për një vit rresht, ai është përballur me procesin gjyqësor të ngritur nga EULEX-i.

Muja në seancat gjyqësore ka deklaruar se është i pafajshëm,ndonëse ka pranuar se ka bërë shkelje procedurale në dy raste,atë të caktimit të ndërtimit të Fabrikës së Cokollatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

“Gjithçka që km bërë ka qenë në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Muja.
Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura gjatë javës së kaluar, në dy raste ka përmendur 27 shkurtin si datë të mundshme për shpalljen e aktgjykimit.

“Nëse çdo gjë shkon si duhet dhe nuk ndodhë diçka e paparashikueshme ,mendoj se aktgjykimin mund ë shpallim në mëngjesin e 27 shkurtit”, ka thënë Mikula.

Ramadan Muja me gjithë pëballjen me këtë proces gjyqësor në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, ai nuk ka arritur të formojë qeverinë e re në këtë qytet.

Sipas burimeve të PrizrenPress-it, fati politik i Ramadan Mujës dhe formimit të qeverisë së re, do të varet nga verdikti përfundimtar i gjykimit të Mujës.

”Nëse shpallet i pafajshëm menjëherë do të formohet qeveria e re,por nëse ndodhë e kundërta atëherë sigurisht që duhet të shkojmë në zgjedhje dhe Muja në shtëpi”.

Prokurorja e EULEX-it,Natasha Vicary, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

Forcohet Eqa

0

Eqrem KryeziuuËshtë forcuar kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu. Ai ka marrë përkrahjen e liderit të partisë, Isa Mustafa, që të qëndrojë në postin aktual, së paku deri pas zgjedhjeve nacionale.

“Zgjedhjet brenda partisë do të mbahen pas atyre qendrore”, ka thënë Mustafa, gjatë një takimi që ka zhvilluar dje me Forumin e Gruas në Prizren.

Anëtarët e nëndegët e LDK-së dhe disa delegatë kanë nënshkruar një peticion me të cilin kërkojnë shkarkimin e Eqrem Kryeziut nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ata fajësojnë Kryeziun për humbjen e tri palë zgjedhjeve në Prizren.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ndërkaq thotë se ka ikur koha e peticioneve në LDK.

“Ka ikur koha e peticioneve. Tash do të punojmë për fitoren e zgjedhjeve nacionale për të fituar pastaj edhe Prizrenin”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu,nuk është shqetësuar për peticionin e nëndegëve dhe delegatëve, që kërkojnë shkarkimin e tij. Ai, madje ka injoruar një iniciativë të tillë./PrizrenPress.com/

Çeku: Qeveria e vendosur të themelojë Forcën e Armatosur

0

AgimCeku5-30Qeveria e Kosovës është e vendosur që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu deklaroi ministri i FSK-së Agim Çeku i cili bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat dhe janë identifikuar nevojat e sakta për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë.Ai hodhi poshtë spekulimet e mediave vendore lidhur me kompetencat e NATO-s në këtë drejtim dhe u shpreh optimist në mbështetjen që Aleanca do të jap edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Pas procesit të rishikimit të sektorit Strategjik të Sigurisë, një ndër rekomandimet është që Kosovës i nevojitet një forcë ushtarake, në bazë të të të cilave kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i vendosur që kjo të jetësohet.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku deklaroi për Radio Kosovën se vendimi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, i takon sovranit.

”Kemi një partneritet me NATO-n , Nato nuk mund të marr vendim të shëndrrohet apo jo, mund të merr vendim që a do ta mbështes apo jo Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne fuqishëm besojmë se ky zhvillim është në interes të NATO-s sepse Kosova tani është në gjendje të marr përgjegjësi për mbrojtjen e vendit”.

Sipas ministrit Çeku, projekti për Forcat e Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, kontribut në operacionet paqëruajtëse dhe anëtarësim në NATO në një të ardhme jo të largët.

”Besoj fuqishëm që NATO-ja do ta mirëpres një zhvillim të till dhe do të vazhdoj ti mbështes FAK-un ashtu siç e ka mbështetur deri më tani FSK-në”,transmeton rtklive.

FSK-ja do të punoj me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm derisa të aprovohet Ligji për FAK-un në Kuvendin e Kosovës, tha për Radio Kosovën, ministri i FSK-së Agim Çeku.

Ergi triumfon në “X Factor Albania”

0

Ergi DiniKëngëtari nga Shkodra, Ergi Dini, është fitues i edicionit të tretë të ‘X Factor Albania’, ndërsa është hera e dytë që një konkurrenti i Tunës shpallet fitues i këtij spektakli talentesh.

Garën e finales e hapi Sarah Memmola me këngën “Gli uomini non cambiano”. Senadi erdhi me “Bed of Roses” të “Bon Jovi”, ndërkohë që Ergi performoi këngën e tij të preferuar “Man’s World”.

Në raundin e parë të eliminimeve, Ergi që kishte mentore Tunën, u kualifikua direkt në dyshen e fundit finale, ndërsa nga konkurrentët e Alban Skënderajt u kualifikua Senadi. Italiania Sarah u eliminua.

Më pas u erdhi radha dueteve të dy finalistëve. Ergi dhe Tuna kënduan “Ain’t No Sunshine”, kurse Senadi dhe Albani interpretuan këngën “Heaven”. Dhe në fund fituesi i ‘X Factor Albania 3’ u shpall Ergi Dini.

Në mbrëmjen finale në skenë u kthye fituesja e edicionit të dytë, Arilena Ara, e cila performoi këngën e saj të parë. Po ashtu, të ftuara speciale ishin edhe Miriam Cani dhe Elhaida Dani.

Juria e edicionit të tretë të ‘X Factor Albania’ përbëhej nga Pandi Laço, Altuna Sejdiu, Soni Malaj dhe Alban Skënderaj.

Dëshmori amerikan: “Nënë, uromë fat!”

0

ushtari amerikannPas datës pesë maj, 1999, në derën e shtëpisë së familjes Gibbs në Montgomery të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të trokitnin zyrtarë të ushtrisë amerikane. Me flamurin e palosur trekëndësh, ata do ta t’ua kumtonin lajmin…
Pas datës pesë maj, 1999, në derën e shtëpisë së familjes Gibbs në Montgomery të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të trokitnin zyrtarë të ushtrisë amerikane. Me flamurin e palosur trekëndësh, ata do ta t’ua kumtonin lajmin për vdekjen e zotit të shtëpisë.

Mbase zonja Jean Gibbs, nuk ka dashur ta pranojë se ata kanë ardhur në derën e saktë për ta kumtuar lajmin e keq. Megjithatë ajo dhe dy vajzat e saj, Allison dhe Megan, do t’i pranonin ngushëllimet për vdekjen e bashkëshortit, respektivisht babait të tyre, David Gibbs.

Ky i fundit, nënoficer, ka ndërruar jetë më 5 maj 1999 afër kufirit Kosovë-Shqipëri, bashkë me Kevin Reicher, kur helikopteri i tyre ‘Apache’ u rrëzua në rrethana të panjohura. Ngjarja ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë, teksa pilotët ishin nisur në mision.

Rreth dy javë para se të vdiste, më 24 prill, Gibbs do t’i shkruante letër nënës së tij. /Tribuna