24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

“Vorbulla” hap sezonin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar

vorbullaTeatri Kombëtar i Kosovës është gati për premierën e parë për këtë vit. “Vorbulla” titullohet shfaqja që artikulon krizën e raporteve të një familjeje shqiptare në prag të luftës së vitit 1999, të një familje e cila, e ndodhur para ankthit të fatit të vajzës së tyre, e përçarë nga dhembja dhe pasiguria ballafaqohet me krizën e shpërbërjes.

Rreth 22 mijë euro i ka kushtuar TKK-së, shfaqja që zgjatë 1 orë e 15 minuta, e në të cilën rolet i portretizojnë aktorët Ismet Azemi, Aurita Agushi, Afrim Kasapolli dhe Agim Selimi.

Detajet janë bërë me dije në një konferencë për media që është mbajtur të hënën në mesditë në TKK, një ditë para premierës. Aty është folur edhe për rrëfimin e shfaqjes.

Të pushtuar nga ankthi i të papriturës lidhur me fatin e vijës së tyre, e cila zhduket pa gjurmë, Sokol Gruda (Ismet Azemi) dhe Drita (Aurita Agushi) si bashkëshortë pushtohen nga ankthi i fajita dhe shfajësimi dhe duke u ballafaquar me ashpërsinë e situatës së tyre të tashme familjare e ekzistenciale, ata e ballafaqojnë njëri – tjetrin dhe vetveten me të kaluarën e tyre dhe me mungesën e vizionit për të ardhmen,transmeton Koha net.
Të vërtetat e dhembshme të jetës së tyre, atë hendek dhe përplasje të përhershme në jetën e tyre, të heshtur të zbutur, në një situatë të skajshme ekzistenciale, i nxjerrin në gjithë vrazhdësitë e tyre.

Kësaj situate i kontribuon edhe Agroni (Afrim Kasapolli), psikiatri e miku i familjes, i cili e artikulon të vërtetën për vetveten dhe të vërtetën për miqtë e tij e për të gjithë, për rëniet dhe ngritjet, për dështimet dhe krizën e mashtrimit e të vetëmashtrimit, për vorbullën, në kthetrat e së cilës përpëliten.

Më Shumë

Prizreni ndan rrugët me trajnerin Samuel Nikaj

Prizreni ka ndarë rrugët me trajnerin Samuel Nikaj, duke e falënderuar me mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në historinë e...

Ujkani rinovon me Grapelandin: “Air Kujta” vazhdon fluturimin në Superligë

Klubi basketbollistik Grapeland nga Rahoveci ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Kujtim Ujkanin për sezonin e ri. Lajmi është bërë i ditur përmes një...

Lajmet e Fundit