17 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025
Home Blog Page 8738

Vizita e Edi Ramës dhe tradita amerikano-kanadeze

0

Shqiperia-Kosova-flamujtVizita e sotme e kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama, padyshim Fillon një traditë të bashkunimit vëllazëror dhe fqinjësor midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dy vende të pavarura.

Ekziston një traditë e ngjashme edhe tek dy vende fqinje këtej Atlantikut, në mes të SHBA dhe Kanadasë. Vizita e parë që bëhet jashtë Amerikës nga një president amerikan është në Kanada. Këtë traditë e kanë respektuar të gjithë presidentët në tri dekadat e fundit, përveç George W. Bush (i riu) i cili ‘prishi’ rregullin dhe vizitoi fqinjin jugor, Meksikën, transmeton RTK.

Presidenti Barack Obama një muaj pas marrjes së mandatit të parë vizitoi Kanadanë, duke nënvizuar me këtë gjest rëndësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë dekadave të historisë dhe fqinjësisë presidentë të ndryshëm do t’i referohen Kanadasë dhe kanadezëve jo si qytetarët të një vendi të huaj, por thjesht si kanadezë. Ngjashëm edhe kanadezët do t’i quajnë amerikanët, vetëm si amerikanë, e jo të huaj. Për shkak të kësaj afërsie në të gjitha fushat, kanadezët dhe amerikanët që ashtu kanë një prejardhje të përbashkët, pavarësisht kufijve që i ndajnë nuk do ta konsiderojnë njëri-tjetrin si një vend i huaj.

Si dy vende krenare dhe të pavarura, Kosova dhe Shqipëria kanë gjëra që i dallojnë, por kanë shumë më tepër gjëra që kanë të përbashkëta: lashtësinë, historinë, gjuhën, zakonet, traditën kulturën, të tashmen dhe të ardhmen. Vizita e parë në Kosovë e Edi Ramës si kryeministër e kultuvon dhe forcon këtë nismë që duhet të bëhet traditë.

“Agon”, filmi i vetëm që përmbush kriteret për “Oscar”

0

Agon-filmËshtë i dyti vit që nuk dëgjohet ndonjë zhurmë për përfaqësimin në listën e gjatë të kandidatëve për çmimet më të lakmuara kinematografike. Kjo jo thjesht për shkak të periudhës transitore të ndërrimit të pushteteve (edhe nga kjo), por më së shumti se nuk ka një garë mes kineastëve dhe prodhimeve.

Prej tetorit të vitit të shkuar e deri më tani, i vetmi film shqiptar që u shfaq në ekranin e madh të kinemasë ishte “Agon”, me regji dhe skenar të Robert Budinës. Edhe pse gjatë viteve të fundit janë përmendur shumë tituj filmash, ata ende nuk kanë arritur të jenë gati për publikun. Një ndër ta është edhe filmi i Spartak Pecanit që pritet të shfaqet brenda këtij viti. Gjithashtu pritet të jetë në kohë për t’u shfaqur, në muajin dhjetor, filmi me regji të Namik Ajazit, “Amaneti”. Ka përfunduar xhirimet filmi i Fatmir Koçit dhe shumë shpejt pritet të nisë xhirimet Gjergj Xhuvani e Iris Elezi. Siç mësojmë nga kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Artan Minarolli, i vetmi film shqiptar që përmbush kriteret e vendosur nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences, për t’u përfaqësuar në çmimet “Oscar” është “Agon”, shkruan Panorama.

Sipas Minarollit, këto ditë pritet të mblidhet bordi i QKK-së, i cili vendos përfundimisht. Por, në fakt, në mungesë të kandidaturave të tjera, ky takim do të jetë thjesht formal. Përpara se të vendoset nëse “Agon” do të shkojë ose jo për “Oskar”, në kategorinë e filmave të huaj, do të bëhet më parë edhe një bisedë paraprake me producentët dhe regjisorin e filmit, duke qenë se përfaqësia e një filmi në këtë garë ka edhe një faturë financiare. Nga ana tjetër, emrat e anëtarëve të bordit seleksionues nga pala shqiptare tashmë janë dërguar pranë Akademisë, brenda afateve të kërkuara. Një vit më parë, producentët do të shpreheshin se nuk ushqenin ambicien për të garuar për “Oscar” dhe se do ta “linin” filmin që të bënte rrugën e vet, në kinematë e huaja dhe festivalet ndërkombëtare. Dhe në fakt, ende pa u shfaqur në kinematë shqiptare, “Agon” u seleksionua në Festivalin e Filmit në Çikago, për të vijuar në të tjera aktivitete të këtij lloji, në Shën Peterburg, Shangai, Vjenë, Poloni, Bari, Paris etj. Në disa syresh është vlerësuar edhe me çmime, si filmi më i mirë në “Bloody Hero International Film Festival” në Arizona, SHBA, ndërkohë që aktori protagonist, Guljem Kotori, u vlerësua si aktori më i mirë i festivalit. Ndërsa në Festivalin e Filmit të Europës Juglindore SEE në Paris u vlerësua me çmimin për skenarin më të mirë.

FILMI
“Agon”, i xhiruar më së shumti në Greqi, është një rrëfim mbi emigracionin dhe dritëhijet e tij. Në qendër të filmit janë dy vëllezër, që gjejnë mënyra krejt të ndryshme “integrimi” në vendin fqinj. Filmi tregon ca të vërteta të hidhura mbi fitimin e shpejtë, bandat, prostitucionin, shfrytëzimin e shqiptarëve nga vetë shqiptarët. Një film tragjik, me shumë viktima dhe me një fije shprese në fund. Kasti i aktorëve është kryesisht i ri, madje ka edhe debutues në të. Interpretojnë Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Antonis Kafetzopoulos, Isavela Kogevina, Laert Vasili etj. Një vit më parë, Shqipëria u paraqit me filmin e Joni Shanajt “Pharmakon”, i cili gjithashtu nuk kishte konkurrentë të tjerë që synonin të futeshin në listën e kandidatëve. Më parë kanë provuar “fatin” filma të Minarollit, Xhuvanit, Milkanit etj.

Walker: Është e trishtueshme çfarë bëri VV me ambasadoren Jacobson

0

WilliamWalkerIsh ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës, duke thënë se serbët e veriut duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos vazhdojnë të ndikohen nga Beogradi.

“Unë jam në favor të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, siç jam edhe në favor të jetesë së tyre në Kosovë. Problemi me serbët e veriut është se ata në një farë mënyre nuk e kuptojnë se janë duke i jetuar në Kosovë këto ditë dhe janë duke u ndikuar shumë nga Beogradi. Mendoj se që nga lufta Beogradi ka luajtur një rol duke i shfrytëzuar serbët e veriut për qëllimet e tyre dhe jo për mirëqenien e serbëve të veriut”, ka thënë Walker.

Ndërkohë Ambasadori Walker nuk është shprehur i kënaqur me joshjen e investitorëve dhe punësimin në vend.

“Kam pasur dëshirë të shoh potencialin, të rritet potenciali i Kosovës, të tërheqë investimet e huaja, të krijojë punësim, të përmirësoj çështjen e punësimit që nuk është përmirësuar, në realitet është vështirësuar. Kam qenë i përfshirë në 10 vjetët e fundit në sektorin e energjisë dhe ekziston një nevojë dëshpëruese për energji të re ndërsa qeveria flet për planet e energjisë. Keni humbur më shumë se një dekadë dhe Kosova shihet si diçka për të cilën njerëzit flasin. Nuk e di pse keni humbur kaq shumë kohë”, ka thënë Walker në një intervistë për RTK.

Sa i përket situatës politike Walker ka folur edhe për incidentin ku u lëndua ambasadorja amerikane në hyrje të Kuvendit.

“Për dallim prej asaj çfarë kam thënë për procesin e negociatave i cili nuk mbulohet mirë në Washington ky tregim ka pasur jehonë kaq të madhe. Ambasadorja amerikane është kapur për dore. Ky ka qenë një dëmtim shumë i madh për Vetëvendosjen. Kam qenë i trishtuar, kjo nuk është demokraci, nuk ndërhyni që të mos lejoni njerëzit që të hynë në parlament, qoftë nëse i përkrahni apo jeni kundër, nuk mund ti ndalni parlamentarët që të bëjnë punën e tyre. Ata janë zëri i qytetarëve, në të njëjtën kohë nuk mund ti ndaloni ambasadorët e huaj të cilët dëshirojnë të vijnë dhe të shohin se çfarë po ndodh dhe mendoj se është shumë fatkeqësi e madhe. Siç e dini ju edhe unë Vetëvendosja nuk ka pasur përkrahje shumë të madhe në mesin e ndërkombëtarëve, se a ka rënë kjo përkrahje apo jo nuk e di por me siguri kjo gjë u ka ndihmuar. Çfarë ka ndodhur atë ditë është shumë trishtueshme”, ka thënë ai.

Ish shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ka vlerësuar ngecje në zhvillimin ekonomik duke kërkuar më shumë punë nga vendorët.

Krasniqi: Më mirë ta shesim Qeverinë, se pasurinë e popullit

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Kuvendit të Kosvoës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar ashpër mënyrën e shitjes së 75 për qind të aksioneve të PTK-së, duke e quajtur të pistë, të paligjshëm dhe jo demokratik. Privatizimin e aksioneve të PTK-së e kanë kundërshtuar edhe partitë opozitare, madje LDK e VV nuk kanë qëndruar në seancë për ta bërë kuorumin dhe për të qenë pjesë e votimit. Seanca u dashtë të ndërpritet për shkak të mungesës së kuorumit.
Kreu i Kuvendit ka thënë se, kohë me parë, blerësit, të gjitha bankave ku ka menduar të marr kredi, ambasadave dhe BE-së, u ka dërguar një letër me 18 pika, të cilat, sipas tij, tregojnë për procesin e parregullt dhe të paligjshëm të privatizimit të PTK-së. Ai ka shtuar se ky vendim i komisionit për rikthim në Kuvend është sa për të pastruar diçka të pistë. Krasniqi ka thënë se nëse Qeveria dëshiron ta legjitimojë shitjen e PTK-së duhet ta kthejë procesin në pikën zero dhe duhet të merret vendimi në Kuvend për t’u shitur, pasi vendimi për t’u shitur nuk është dhënë në Kuvendin e Kosovës.

“Hajde ta qesim një tender për ta shitur Qeverinë dhe të vijnë njerëz që dinë me qeverisë me këtë vend. Më e nevojshme është me qitë në shitje qeverinë e këtij vendi, sesa pasurinë e këtij vendi. Së paku pasuria ruhet dhe një ditë e shfrytëzon populli. Ato të holla që pretendohet të merren, ku do të shkojnë? A do të hyjnë më shumë në xhepat e njerëzve, apo do t’i shkojnë publikut? Mjetet dhe paratë publike vazhdojnë të keqpërdoren çdo ditë. Ne si përfaqësues të qytetarëve duhet ta legjitimojmë. Nëse Qeveria do legjitimitetin e Kuvendit, duhet ta mbyllë këtë proces, se edhe ashtu është vonuar”, ka thënë Krasniqi, transmeton KP.

Mirëpo, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismaili ka thënë se çmimi i dhënë për privatizimin e aksioneve të PTK-së, është më i larti në rajon dhe kjo ka “treguar atraktivitetin e PTK-së si kompani, por edhe si mundësi investuese të shteteve në Kosovë”.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ata, si subjekt politik, asnjëherë nuk kanë qenë kundër privatizimit, por gjithmonë janë kundër privatizimit në mënyrën se si po bëhet kjo me PTK-në pa vendimin e Kuvendit të Kosovës.

“Besoj se kjo mjafton për të treguar se nuk keni bazë ligjore për të proceduar me tutje. Këtu ka bazë për hetuesi, për t’i ndjekur, ata që kanë gisht këtu. Këtu ka bazë Prokuroria dhe publikisht po them: lirisht le të hetojnë, ta shohim se kush ka gisht në këtë plaçkitje që po i bëhet një aseti të vendit tonë”, ka thënë Beqiri.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke kundërshtuar ashpër këtë raport, ka thënë se ky proces është antiligjor, shumë i dëmshëm dhe jashtëzakonisht i korruptuar. Ndërsa, Ardian Gjini nga AAK-ja ka thënë se informatat që i kanë tregojnë se ky proces ka dështuar.

Edhe deputeti, Muhamet Mustafa, ka thënë se shitja e aksioneve të PTK-së nuk është proces transparent, kur së paku tre investitorë janë të tërhequr. Mustafa i ka bërë thirrje Qeverisë që mos të sillet në këtë mënyrë jashtëligjore.

Edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni, ka kritikuar ashpër mënyrën e shitjes së aksioneve të PTK-së, e cila, sipas tij, është e paligjshme dhe nuk duhet të bëhet. Sipas tij, dilema e tij kryesore është se nuk po kupton kush po shet e kush po blenë këtu.

“Nuk ka perspektivë për PTK-në? Po kush e ka bërë atë analizë që nuk ka perspektivë. Asgjë te ne s’ka perspektivë. E pse për të tjerët po ka perspektivë”, ka thënë Hyseni.

Lista zgjedhore e Bashkimit Demokratik në Prizren

0

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik (BD) në zgjedhjet e 3 nënntorit do të garojë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale. Bartës i listës do të jetë kandidati Osman Hajdari.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha se kjo listë do të jetë lista e fitores. “Ne po vijmë! Dhe atë sigurt”, tha Berisha për “PrizrenPress” .

1 Osman Hajdari
2 Mitat Karahoda
3 Dashurije Beqaj
4 Ehat Oreshka
5 Sabri Micaj
6 Bajramshah Gruda
7 Skender Susuri
8 Blerim Neziri
9 Arife Muji
10 Sadik Sallauka
11 Shani Berisha
12Lirija Bytyqi
13 Rizan Ademaj
14 Maxhun Krasniqi
15 Fitore Lutfiu
16 Eroll Bego
17 Abdullah Etemi
18 Delvina Hoti
19 Gani Germizaj
20 Leart Batusha
21 Shqipe Bytyqi
22 Daut Buduri
23 Haki Gutaj
24 Rezarta Gashi
25 Abdullai Qeko
26 Arben Muqaj
27 Ganimete Hoxha
28 Selajdin Xhoxhaj
29 Kasam Berisha
30 Refije Berisha
31 Nehat Gashi
32 Besim Qafleshi
33 Njomza Durmishi
34 Ramadan Tarashaj
35 Hajri Berisha
36 Gentiana Kasolli
37 Ilijazi Ilijazi
38 Edmond Fishekqiu
39 Albana Balaj
40 Selajdin Selmanaj
41 Shasivar bajra
42 Elhame Shala
43 Verim Fazliu
44 Gafurr Karanezi
45 Belkis Lalosh

Çantat e nxënësve, të mbingarkuara

0

Cantat e nxenesveDeputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të shumë prindërve për çantat shkollore të stërngarkuara me libra, të cilat po u shkaktojnë nxënësve deformime të shtyllës kurrizore.

Sipas Haxhiut, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka përcaktuar se ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të tyre. “Dua të potencoj shqetësimin tim dhe të shumë prindërve, e që ka të bëjë me rritjen e peshës së çantave të fëmijëve tanë, e cila nga viti në vit po mbingarkohet, po bëhet çdoherë e më e rëndë dhe kjo është një çështje serioze për shëndetin e nxënësve e brengë për prindërit dhe mësimdhënësit. Si pasojë e mbingarkesave të çantave të nxënësve, po krijohen deformime të shtyllës kurrizore te fëmijët, i njohur si problem shëndetësor i skoliozes idopatike”, është shprehur Haxhiu, shkruan Epoka e re. Në këtë kontekst Haxhiu ka kërkuar nga MASHT-i që të hartojë një planprogram të ri dhe bashkëkohor, një planifikim profesional edukativ, duke iu mundësuar nxënësve që një pjesë të librave të mos e bartin në shtëpi, por ta lënë në raftet e klasave, duke e harmonizuar orarin nga mësimdhënësit.

“Rrobaqepësja”, fitues i Festivalit të Filmit “9/11”

0

Rrobaqepsja-ninelevenKa përfunduar edicioni jubilar i Festivalit të Filmit të Shkurtër “Nine Eleven”. Juria ka shpërblyer më të mirët e këtij edicioni.

Çmimin kryesor për “Filmin më të mirë” e fitoi filmi “Rrobaqepësja” i Arlinda Morinës, i cili është shpërblyer edhe me tri çmime tjera.

Regjisorja e filmit është shprehur e kënaqur me përkrahjen që ka marrë filmi. Regjisorja tha se çmimet, të cilat i ka fituar, do të jenë motiv shtesë për të filluar filmin e radhës, por me dëshirën që të bëhet bashkë me kolegët e saj.

Ndërsa, filmit të cilit i takuan 2 çmime ishte “ Agonia”. Filmi ka marrë çmimin për regjinë më të mirë, që i takoi Esat Fejzës, dhe atë për aktoren më të mirë, që ka shkuar për Fatlume Bunjakun. Nga ana tjetër, çmimi që mori si aktroja më e mirë, Fatlume Bunjaku thotë se e motivon që në të ardhmen të punojë edhe më shumë. Aktori më i mirë u shpall Musa Isufi, për rolin e protagonistit në filmin “Rrëfimi i fundit”.

Kurse, Aktori Musa Isufi fitoi çmimin aktori më i mirë, me rolin e tij të shkëlqyer në filmin “Last Confession” me skenar dhe regji të Ibrahim Dearit dhe producentin Arben Fejzullahu, produksioni Frame In Production.

Juria, e përbërë nga Princi Leka Zogu II, Kumrie Hoxha, David Baugh, Arbëresha Grabovci-Nixha dhe Agim Sopi, çmimin për muzikën më të mirë kishte ndarë për muzikën e filmit “Rrota”, një vepër e Valton Beqirit. Çmimin e ndau këngëtari Blero Muharremi.

Festivalin “Nine Eleven”, krijuesit e cilësojnë si një nga festivalet më të mirë të filmit dhe artit skenik në Kosovë.

Blerim Gjoci, drejtor i festivalit “Nine Eleven”, ka thënë se këtë vit “9/11” e karakerizojnë shumë gjëra, dhe veçon se ka “pjekuri” në krijim të filmit, pastaj organizimi është më i mirë.

“Prurjet në këtë festival sivjet janë shumë më të larta artistikisht dhe ato po shfaqen në një ambient që nuk mbetet anash aspak festivaleve të mëdha tradicionale botërore”, ka thënë Gjoci.

AKR-ja mbështet Kilajn për kryetar Komune

0

IsniKilaj-pdkKryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Isni Kilaj, njëherit kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, nga dje, zyrtarisht ka marrë edhe mbështetjen e degës së AKR-së. Kilaj dhe kryetari i degës së AKR-së në Malishevë, Alban Kastrati, kanë nënshkruar një marrëveshje për mbështetjen e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

AKR-ja në Malishevë, do të garoj e vetme në garën për Asamble Komunale.

“Po ashtu, ju njoftojmë, se Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, z.Kilaj, ka vazhduar me aktivitetet paraelektorale, nëpër nëndegë, ku vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të kandidaturës për Kryetar të Komunës. Takime janë zhvilluar në nëndegët e Temeqinës, Janqishtit dhe Maralisë, ndërsa takimet tjera do të vazhdojnë në ditët në vijim, në kuadër të përgatitjen për fushatën elektorale, për zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti”, thuhet në kumtesë të PDK-së.

Sipas PDK-së, përderisa mbështetja është e madhe dhe fitorja e kandidatit të PDK-së, Isni Kilaj, është e sigurt në zgjedhjet e 3 nëntorit, qysh në rrethin e parë. Po ashtu, PDK do t’i fitojë bindshëm edhe Asamblenë Komunale.

“Gjatë këtyre ditëve, ka vazhduar edhe rritja e anëtarësisë së PDK-së në Malishevë, ku qindra anëtar të rinj, kanë aderuar në PDK, pothuajse nga të gjitha subjektet apo lëvizjet politike që veprojnë në Malishevë”, thuhet në kumtesë./PrizrenPress.com/

Hoxha: LDK-ja është kapluar nga frika e humbjes së radhës me 3 nëntor

0

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenZëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha ka akuzuar LDK-në se po jep deklarata të pamatura në drejtim të kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. “E ndjej për obligim të reagoj ndaj zëdhënësit të LDK-së, i cili pa fije turpi e ndërgjegjeje në momentet në të cilat janë kapluar nga frika e humbjes së radhës, jep deklarata të pamatura dhe fyese për kryetarin aktual dhe të ardhshëm të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja”, tha Hoxha.  Sipas tij, Ramadan Muja i ka besuar dhe do të vazhdojë t’i besojë organeve të drejtësisë.

“Më duhet t’ia bëjë me dije z. Gashi se kryetari aktual dhe i ardhshëm i Prizrenit Ramadan Muja dhe Partia Demokratike e Kosovës, ju ka besuar dhe vazhdon t’ iu besojë organeve të drejtësisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare dhe në ç’do kohë është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me to, sepse ai dhe ne jemi të bindur thellë se asnjëherë në asnjë moment nuk ka punuar në dëm të interesave të qytetarëve të komunës së Prizrenit, por përkundrazi me punët e ndershme dhe investimet që janë bërë është përmisuar dukshëm mirëqenia e qytetareve të komunës sonë”, tha Hoxha.

Sipas tij, për punën që ka bërë Muja qytetarët e Prizrenit i janë mirënjohës qeverisjes aktuale dhe Ramadan Mujës . Kjo do dëshmohet edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti. Unë i bëj thirrje zëdhënësit Gashi, që të mos i jep vetës atë drejt dhe luks të tepruar që ta paragjykojë para kohe verdiktin e drejtësisë dhe rezultatet e 3 nëntorit, sepse zhgënjimi i tij dhe i të ricikluarit “Eqa”, do të jetë i thell”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

 

Krasniqi: Do të vërtetohet pafajësia për ‘Kleçkën’

0

HalitKrasniqi-pdkDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Halit Krasniqi, ka thënë se më 17 shtator pret që të gjithë të pandehurit në rastin “Kleçka” të shpallen të pafajshëm.

“Më 17 shtator me gjasë do të vërtetohet pafajësia. Në rastin “Kleçka” të akuzuarit nga Malisheva, kryesisht ne si opinion, si qytetarë edhe si familjarë presim që me këtë datë edhe një herë drejtësia ta thotë fjalën e drejtë dhe të saktë, ashtu siç do të duhej dhe ashtu siç pritet”, ka deklaruar Krasniqi, shkruan Epoka e re.

Ai ka thënë se në maj të vitit 2012 një gjyqtar i shkollës prestigjioze evropiane ka shpallur të pafajshëm të gjithë të pandehurit në këtë proces gjyqësor. Po ashtu, Krasniqi ka thënë së gjatë këtyre viteve kanë ndodhur shumë procese gjyqësore politike, mbi figura të caktuara.